Kadri, Ramush, shikoni çka ju bëri juve dhe Kosovës këlyshi i UDB-së, Baton Haxhiu!

Kadri, Ramush, shikoni çka ju bëri juve dhe Kosovës këlyshi i UDB-së, Baton Haxhiu!
  • 10 January 2018 - 07:58

Nuk e kuptuan hilen e bishtdredhurit

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI 

Me shumë të drejtë thuhet kur një i marrë e gjuan një gur në ujë njëqind të mençur nuk e nxjerrin. Kësaj radhe e gjuajti një spiun i UDB-së me librezë zyrtare dhe kumbara i kryeudbashit Jovica Stanishiqit, që paguhet për këtë punë, BATON FAZLI HAXHIU, murtaja dhe kolera e zezë antishtetërore dhe antikombëtare i futi në sherr të madh halabakët e parisë sonë shtetërore. Shih për ketë Rambo, që u bë kryeministër nga lakmia e madhe ose do të vdiste dhe Kadri Topuzi, po ashtu, u bë kryeplak i katundit, por po i thonë kuvend kukull, ranë në karremin që ia kishte përgatitur dyzenxhiu, shushunja dhe karafili serbian, Baton Haxhiu. Dhe, jo vetëm që e përtypën këta të dy ushqimin e kuzhinave të Beogradit, punë e madhe për bildibildingun që ngrinte pesha të rënda, thasë me miell në mulli Rambo dhe Kadri Topuzi, por e tërë Kosova dhe qytetarët e saj po e pësojnë nga këta njerëz të paditur dhe pa tru. Merreni me mend, dylberi dhe karafili i UDB-së serbe. Baton Fazli Haxhiu i ndërseu për të na armiqësuar edhe me Amerikën që bashkë me Ushtrinë e lavdishme të UÇK-së çliruan vendin, pra me Amerikën, më meritorja e çlirimit të vendit dhe PAVARËSISË SË KOSOVËS dhe akoma rojtare më e fuqishme në botë që askush nuk guxon të na prek kufirin.

Krahasimi i viktimës me xhelatin

Sherri i shushunjës serbe, Baton Fazli Haxhiu, e turbulloi ujin dhe Amerika ia zuri bishtin me derë Rambos sa e kishte bëre gati torbën me Anitën për t´ia mësyrë Amerikës. Foli edhe një herë dhe i tha: JO, për ty nuk ka vizë, që e detyroi tani, inshallah merr koha me diell e të mrizojë, në hijen e pishave të Deçanit e Kadri Topuzi të flladitet, e te ura e Ibrit. Më besoni se nuk është e kuptueshme se si mund të bien paria, ndonëse nuk kane dalë me votën e lirë të qytetarit, sado kudo këta po flasin në emër të Kosovës, të mos e kuptojnë hilen e këtij bishtdredhuri të UDB-së serbe, që paguhet për këtë punë për të turbulluar vendin dhe të mos e kuptojnë. Atëherë shtrohet pyetja ku ishit ju që e sollët Gjykatën Speciale në Kosovë, nuk e solli askush pos jush. Kush e ngriti dorën lart për të ardhur në Kosovë kjo gjykatë. Kuvendi kukull e tradhtar të të gjitha kohërave, ju do të hyni në koshin e plehrave. Kush ju ndërsente ditën e natën derë më derë për të pranuar këtë gjykatë ? Jeni ju! Po si pranuat që kjo gjykatë të merret vetëm me kinse vrasjet që kanë bërë shqiptarët dhe jo edhe me çetnikët serbë që kanë bërë masakra të papara që nuk i njeh as bota e civilizuar, nuk e njohin as kmerët e kuq të pol potit. Si pranuat që kjo gjykatë të krahasojë viktimën me xhelatin? Ju ishit! Dhe, kur e patë se juve do t'ju digjet bishti, dolët e vajtoni me lot krokodili dhe këndoni si bibani në pleh. Dhe, spiuni i UDBsë serbe, i lindur dhe paguar që të veprojë kundër shqiptarëve dhe kombit në përgjithësi që vepron në momentet më dramatike kundër Kosovës, këlyshi i UDB-së serbe ju futi në telashe me Amerikën dhe vendet e tjera. Ne nuk e kemi hallin e njerëzve të paditur dhe hajnave me renome evropiane, ne e kemi hallin e Kosovës. Ne nuk e kemi hallin as të UÇK-së, se nuk ka mundësi jo vetëm kjo gjykatë, por nuk ka forcë që mund ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së, se kjo ka bërë luftën më të pastër në Botë, nga të gjitha luftërat që janë bërë në planet. UÇK-ja luftoi në trojet e veta, luftoi në pragun e vet nga bishat e egra çetnike-serbe dhe mercenarëve rusë që kishin ardhur për të vrarë, prerë shqiptarët, dhunuar, djegur tokën me njerëz të gjallë brenda dhe bërë hell dhe se nuk mund të njolloset lufta jonë se do të njolloset edhe NATO-ja, se kanë zhvilluar luftën bashkërisht me UÇK-në kundër barbarëve serbo-rusë që zotëronin makinerinë më moderne të luftës... Dhe, për këtë ju do të duhej të jeni krenarë që në fund të fundit ju vetë keni marrë dyfekun krahut për të vdekur për këtë tokë dhe për këtë atdhe, për lirinë nga gjakësorët serbianë dhe kundër tradhtarëve dhe spiunëve të kombit si Baton Haxhiu që ju të bëheni hise dhe t´iu ngre për veshi një këlysh i UDB-së, Baton HAXHIU, DHE TË NA FUSË NË SHERR me Amerikën. Merrni abdes dhe luani vendin ore maskarenj. Mos u bëni horë, ore horra! Ju nuk keni drejt më të flisni në emër të KOSOVËS, ju keni të drejtë të flisni vetëm në emrin tuajin dhe familjeve tuaja të ngushta. Kadri Topuzi, parmbrëmë dreqi na futi në gjynah, i ra pishman se nuk tutet arusha me shoshë, nuk ndalet dielli me sitë dhe nuk shtyhet bjeshka me gjoks. Nuk keni takat ju t'i vëni dry Gjykatës Speciale që ju vutë imza dhe ia hapet dyert kësaj gjykate, kurse tani vajtoni. Na futi në gjynah dhe u dorëzua. Të gjithë ju do të fusni bishtin ndër vegë. Kujdes se spiuni i UDB-së, këlyshi i Jovica Stanishiqit dhe argati serb me tradita të moçme kundër kombit, Baton Haxhiu, paguhet për këtë spiunim, se i hyn akoma në punë Serbisë, kthejani shpinën, mos e ndiqni më tej se do t'ia shihni sherrin, të gjithë këtë muhabet që ia keni treguar këto marifete këlyshit dhe zagarit serb, Baton Haxhiut, kanë për të dalë në gjykatë, ndërroni udhë, kthehuni në udhën e kombit, Kosovës dhe popullit të saj. Ikni nga ky këlysh që leh sertë kundër Kosovës, se për atë punë paguhet. Mbajeni mend! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)