Shpend zezës nuk ia mbajti të matet me Albin Kurtin

Shpend zezës nuk ia mbajti të matet me Albin Kurtin
  • 12 January 2018 - 07:52

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Parmbrëmë u mbajt një meslisht me dyer të mbyllura në dry, që të mos dëgjojë mileti se çka po zihet në vorbën e këtij klubi kusarësh. Por ishte e kotë, se tashmë vorba ka shpërthyer dhe nuk mund të mbante kapaku marren e të zezat e këtij klubi kusarësh që kishin mashtruar dhe dredhuar popullatën e Prishtinës dhe të Kosovës. Iknin një nga një. Por, mos mendoni se kanë dalë të gjitha. Akoma nuk kanë dalë mashtrimet, rrenat, blerja e votave, tradhtitë kundër popullit, vjedhjet dhe shitjet e tokave qindra hektarësh, lejet e dhëna sallamadi, tenderët me shumë afera korruptive dhe të dyshimta, lidhjet me bandën mafioze të mafio-oligarkëve Devolli, se si u takuan në ujërat e thella të Malit të Zi, larg syve të popullit që të mos shihen. Vetëm shikoni ato fotot, ku është duke bërë Shpend zeza sallamadi dhe dyzen ahengu në jahtin disa milionësh, jo ditën po natën e errët pa hënë. Dallaveret e tyre, se i kanë marrë thasët me para!? Askush të paktën nuk i mori në pyetje dhe as që i trazoi për këtë dallavere antishtetërore. Edhe këtu ka për të lindur sherri dhe ka për t'u bërë nami. Se kush janë hajnat, kush i mori thasët me para, kush janë këta piratë që dëmtuan qytetarët dhe u pasuruan si sheikët që deri dje nuk kishin as brekë për të veshur se ne i njohim të gjithë.

Albini kandidoi për barjraktar

Kur shkruanim ne në "KOSOVA SOT", kjo gazetë lidere dhe e vetmja që lufton korrupsionin pa pasur frikë fare, sepse ishin të sigurt, pak kush besonte se në këtë klub kusarësh do të shpërthejë dhe disa qyrraves nja dy a tre nuk ia mori mendja. Nejse, ne nuk u morëm me ta, se a merr magari vesh në muzikë aq këta në politikë, por e kishin edhe vraponin të shkretit si gjynah, vetëm për një asht që kishte mbetur një fije mish për ta gërryer... Sido që të jetë, parmbrëmë, më 10 kallnor 2018, paria e këtij klubi thirri mezlishtin se të shpallen kanditaturat për kryetar klubi të 'Vetëvendosjes'. Albini kishte bërë me dije se ai do të jetë njeri që donte të kandidojë për bajraktar. Albini iu çoj fjalë dhe selam, se ejani edhe ju që keni ikur si kurvat një nga një, të dalim në pazar. Duke parë se plani i tyre, i këtyre kusarëve, piratëve dhe mafio-oligarkëve të bandës serbiane Devolli do të dështojë, se këta e kishin bërë hesapin se për çdo ditë të ikin një nga një, e dërgojnë spiunin e bandës mafioze të mafio-oligarkëve Devolli dhe të grupit të cubave të Molliqëve, sepse këta kusarë dhe kjo bandë kontaktet nuk i kishin humbur në shtëpinë e tyre që e kishin bërë si han. Po jo në shtëpinë e mafio-oligarkut Shpend Jahti; që e ka në emër të tetës së vet, por në odën e tij, kinse është publike. Shpend Jahti hyri me marre dhe me marre doli i pari dhe shihej se ikte me bishtin ndër vegë, sepse kishte frikën se do të humbin si shurra e pulës dhe pastaj Albini me ata shokët që i ka rrotull do t'i zbardhin të zezat e Shpend Jahtit dhe sejmenëve të tjerë aty rrotull, se cilat ishin lidhjet me mafio-oligarkët Devolli, se kush i shiti tokat në zemër të Prishtinës, kush dha tenderë dhe leje ndërtimi, kush u pasurua dhe u bë milioner që deri dje nuk kishin gjë pas shpirtit.

Albini shpeshherë i ka luajtur pykat

 Sakaq, do të dalin të gjitha në sipërfaqe dhe do të vijë dita që të prangosen ky grup kusarësh, edhe pse tani janë të lidhur disa prej tyre me sistemin e kalbur gjyqësor dhe ia kanë futur thellë e thellë edhe shokëve të tyre. Mbajeni mend se këtu ka tradhti tinëzare se kush ndikoi dhe kush dha informata kundër shokëve të tyre që u burgosën. Këtë nuk e ka menduar askush, mbajeni mend mirë edhe kjo do të dalë. Pa merak fare. Këtu është sherri dhe hilja më e madhe se këta ia kanë kaluar edhe klanit 'Pronto' dhe SHIK-ut!!! Duke parë se do të humbin shumë turpshëm, sepse e kanë frikën nga populli që do t'i përbuzë, askush nuk i doli në mejdan Albinit dhe vazhdojnë me planin e tyre të ikin si kurvat një nga një. Mos mendoni se unë po e mbroj Albinin e Vladimirit, këtë robot që edhe ky shpeshherë i ka luajtur pykat dhe se ka luajtur rolin e Mata Harit, dikur me kopilin e Titos, Isa Mustafën, dhe SHIK-un që e lanë Kosovën gjashtë muaj pa institucione. Pra, Shpend Jahti parmbrëmë nuk vajti për të dalë në mejdan dhe lidhur kijet me Albinin, se kush do të jetë bajraktar, por ishte spiun i mafio-oligarkëve Devolli dhe cubave të Molliqëve...

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)