Berisha, Rama, Meta dhe "drejtësia" e tyre nën VETTING - Opinione - Kosova Sot
Berisha, Rama, Meta dhe "drejtėsia" e tyre nėn VETTING

Berisha, Rama, Meta dhe "drejtėsia" e tyre nėn VETTING

SHKRUAN: SKËNDER S. KAPITI 

Një ligj VETTING-u duhet miratuar si një urgjencë kombëtare edhe në Kosovë

Duke u përballur si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja me këtë realitet kriminal dhe korruptiv të politikanëve kryesorë në Shqipëri dhe të sistemit të saj të drejtësisë, e cila përbënte pamundësinë absolute për ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik në Shqipëri, si dhe bënte të pamundur integrimin e Shqipërisë në BE, atëherë si të vetmen mundësi për ta ndihmuar popullin shqiptar dhe integrimin e tij në BE
V ETTING-u është antikrimi, ligji dhe drejtësia ligjore dhe ajo demokratike, i cili do ta mposhtë anti-VETTING-un e krimit dhe të politikës e të drejtësisë së kriminalizuar në Shqipëri. Një ligj VETTINGu duhet miratuar si një urgjencë kombëtare edhe në Kosovë. Ky titull ka domethënien se gjithkush duhet dhe do t'i nënshtrohet VETTING-ut dhe gjithkush është më i vogël dhe nën autoritetin e ligjit dhe të parët që të përgjigjen para tij duhet të jenë ata të cilët e çuan në falimentim ligjin dhe drejtësinë në Shqipëri, por edhe në Kosovë, dhe që janë: politika, politikanët dhe drejtësia shqiptare, të cilat në Shqipëri e Kosovë identifikohen me kryetarët pronarë të partive politike më të mëdha, vullnetit autoritarist të të cilëve prej 25 vitesh u bindën dhe u nënshtrohen partitë, deputetët, pushteti, drejtësia, ligji, shteti dhe demokracia, por edhe krimi e korrupsioni. Pengesa kryesore për miratimin e ligjit të VETTING-ut në Shqipëri ishte politika shqiptare e privatizuar dhe sunduar nga Berisha, Rama dhe Meta. Të tre këta akuzojnë ashpër njëri-tjetrin për krim, korrupsion, abuzim, vjedhje dhe shpërdorime të rënda me pushtetin, si dhe për kapje të shtetit dhe të drejtësisë. Të tre propagandojnë se janë për VETTING-un dhe njëkohësisht akuzojnë po njëri-tjetrin se e pengojnë dhe nuk e duan VETTINGun.

Dekriminalizimi real i politikës

Pra, vetëm këto do të ishin mjaftueshëm për të vërtetuar se këta janë autorët kryesorë që e penguan dhe nuk e duan VETTING-un në Shqipëri, sepse kanë shumë frikë se ky ligj do t'i dërgojë ata përpara drejtësisë ose minimalisht do t'i detyrojë ata që të largohen nga politika, duke filluar kështu edhe dekriminalizimi real i politikës. Nëse politika është e kriminalizuar dhe e mbushur me individë me rekorde kriminale, pyesim se kush janë autorët, të cilët i zgjodhën dhe i promovuan këta individë në Parlament, në pushtet, në administratë, në polici, në prokurori, në gjykatë dhe kudo prej 25 vitesh?! Dhe jo vetëm kjo, por edhe tjetra që janë akuzat e këtyre të treve dhe të suitave dhe oborreve"besnike" respektive rreth tyre ndaj njëri-tjetrit si të lidhur me krimin, me korrupsionin, me vjedhjen dhe me drogën, atëherë pyesim dhe të mos çuditet askush se a nuk duhet që dekriminalizimi dhe VETTING-u të fillojë me këta?! Këta individë duhet të shkojnë përpara drejtësisë, pasi drejtësia, pra prokuroria dhe VETTING-u, ka fakte për këtë dhe këto fakte janë së pari vetë akuzat e ndërsjella publike që këta të tre i kanë bërë prej vitesh dhe akoma edhe tani kundër njëri-tjetrit për lloj-lloj krimesh, abuzimesh, shpërdorimesh e korrupsion; denoncime dhe akuza të cilat i kanë bërë në media, në Parlament, te ndërkombëtarët dhe nëpër fushata elektorale. Miratimi i Ligjit të VETTING-ut si dhe zbatimi i tij, i cili tashmë ka filluar nga prokurorja e përgjithshme e porsazgjedhur, do të jetë i suksesshëm, sepse do të monitorohet ndërkombëtarisht, nga SHBA-ja dhe BE-ja, gjë e cila tani e tutje do t'ia pamundësojë politikës shqiptare që të mposhtë VETTING-un, ligjin, drejtësinë dhe Kushtetutën. VETTING-u tashmë do të zgjidhë mosbarazimin politika +krimi +korrupsioni> Ligji duke e zëvendësuar atë me politika +krimi +korrupsion < VETTING ose me barazimin se gjithkush do të përgjigjet njëlloj para ligjit dhe askush nuk mund t'i shpëtojë drejtësisë, pavarësisht statusit politik, juridik, pasuror, ekonomik, trashëgimor etj., pasi ligji në një shtet modern dhe në demokraci është i pasfidueshëm, ligji është më i madh se politika, pra VETTING-u mbi politikën dhe jo politika mbi VETTING-un. VETTING-u do ta pastrojë dhe do ta shërojë politikën shqiptare, duke ndëshkuar pandershmërinë, krimin, korrupsionin dhe degjenerimin e saj. Këtë duhet ta zgjidhë edhe Kosova. Ligji (VETTING-u) është ilaçi i demokracisë, i cili lufton virusin e pandershmërisë, krimit, vjedhjes dhe të korrupsionit të politikës, virus i cili e infekton dhe e sëmur demokracinë dhe që e kërcënon shtetin, si dhe sovranitetin e individit dhe të shoqërisë. Këta të tre duhet t'i nënshtrohen VETTING-ut duke u nisur nga fakti se procesi i dekriminalizimit të politikës shqiptare dhe reforma në drejtësi u nxitën nga SHBA-ja dhe nga BE-ja, pas publikimit nga mediat në shtator 2015, të një raporti sekret ndërkombëtar të OSBE-së të lidhjeve kriminale të Ramës, Metës dhe Berishës, si dhe të një grupi mbi 30 politikanë të lartë për dyshime të forta të lidhjeve të tyre direkte dhe indirekte me krimin e organizuar, trafiqet, drogën dhe kontrabandën. Përgjithësisht në atë raport përmenden akuza ndaj Berishës, Ramës dhe Metës, të cilat i kemi dëgjuar edhe nga vetë ata për njëri-tjetrin, gjë që do të thotë se ato janë të vërteta, por që bëhen apo janë bërë prej tyre vetëm për konsum mediatik dhe propagandistik momental, gjë e cila do të thotë se ata në asnjë mënyrë nuk e dëshirojnë VETTING-un, pasi ata së pari duhet të jenë objekt shqyrtimi dhe hetimi nga SPAK dhe nga strukturat e tjera të VETTING-ut po t'i referohemi rasteve tronditëse dhe rrëqethëse për atë se çfarë flitet mbi ta në raportin e OSBE-së( Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë). Duke u përballur si SHBA ashtu edhe BE me këtë realitet kriminal dhe korruptiv të politikanëve kryesorë në Shqipëri dhe të sistemit të saj të drejtësisë, e cila përbënte pamundësinë absolute për ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik në Shqipëri, si dhe bënte të pamundur integrimin e Shqipërisë në BE atëherë si të vetmen mundësi për ta ndihmuar popullin shqiptar dhe integrimin e tij në BE. SHBA-të ndërmorën një veprim të madh historik, atë të Miratimit të Ligjit të VETTING-ut që për nga rëndësia është jetik për shqiptarët, është një çlirim i dytë i shqiptarëve, si një çlirim prej vargonjve të krimit të politikës dhe të padrejtësive të drejtësisë.

(Kosova Sot) 

2 orë e 28 minuta më parë
19/01/18
aaaaaaaa