Ju tregoj se kush është spiuni i UDB-së Baton Fazli Haxhiu

Ju tregoj se kush është spiuni i UDB-së Baton Fazli Haxhiu
  • 16 January 2018 - 08:05

Ka tradita të moçme kundër kombit tonë

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Origjina antikombëtare i familjes së Fazli Haxhiut ka tradita të moçme kundër kombit tonë, se kjo familje i ka rënë kambanave të mortit kundër shqiptarëve për interesa serbo-çetnike. Kjo çerdhe antishqiptare kanë gisht edhe në vrasjen e Shaban Polluzhës, përse OZNA i ndan banesë në Prishtinë Fazli Haxhiut? Përse iku nga Drenasi, këlyshi i OZN-as, Fazli Qeli?Çfarë krime bëri Fazli Haxhiu në Drenas, në kohën e krajlit? Cilët ishin lidhjet e Baton Haxhiut me Zoran Stijeviqin? Vjehrri i Baton Haxhiut, deri kur ishte bashkëpunëtor i Zoran Dragojeviqit? Zorani ç ?lidhje kishte me Drago Dragojeviqin, kriminelin antishqiptar (Faximil)? Si u fut shushunja serbe, këlyshi i UDBsë,Baton Haxhiu të bëhet këshilltar dhe i bëra thirrje publike Edi Ramës dhe Kadri Veselit, që sa më parë të largohen nga këlyshi i Beogradit, Baton Haxhiu, që është ngjitur si shushunja në trupin e kombit tonë. Ky këlysh i UDB-së me librezë zyrtare, me urdhër të Jovica Stanishiqit, është futur në Qeverinë e Tiranës të udhëhequr nga Edvin Kristaq Rama dhe kryetari i katundit të Parlamentit kukull të Kadri Veseli, që unë nga ajo kohë e quaj Kadri TOPUZI dhe më besoni shumë shpejt ka për t´ia hëngër kokën ky shqipfolës, Baton spiuni. Populli tashmë e ka kuptuar se ky langua serbian, Batoni, tani mbahet dhe ushqehet nga këlyshët e vëllezërve Kariq, vëllezërit Devolli, se si ka vjedhur shokët gjatë kohës së UÇK-së, se si hynte në Beograd, gjatë protestave, ku nuk guxonte asnjë shqiptar të hynte dhe t´i shkelte këmba atje, se si ka shëtitur nëpër dhomat e UDB-së, më shume se dhomat e tij, se kush erdhi, cilët serbianë e kërkuan kur ishte në "Koha Ditore", për të bashkëpunuar me kriminelët dhe kur u kap me pelë për dore, thashë e kanë ardhur të ndërmjetësojë me Mahmut Bakallin dhe se spiunët e UDB-së nuk janë politikanë dhe pse pikërisht te ky. Se si gjatë kohës se luftës iku në hotelin e Brezovicës, me Jovica Stanishiqin kur ishte kryeudbash i Serbisë, si e shpalli veten të vrarë, si i telefonoi TANJUG-ut, si e mori MUP-i SERBIAN ME VETURË DHE KU E ÇUAN, SI BUJTI NË HOTELIN GRAND GJATË BOMBARDIMEVE TË NATO-s DHE I RUAJTUR NGA UDB-ja SERBE, SI U BË AKSIONAR PAS LUFTËS NË SPITAL...

Kafshimet hajnisht

Shpeshherë kemi shkruar për spiunët e familjes Haxhiu me tradita të moçme antishqiptare dhe se kanë bërë hatanë në kombin tonë. Çuditërisht, ka pasur ndoshta ndonjë këlysh që ndër dej ka gjakun serbian dhe ka pyetur veten: A thua është e vërtetë? Nuk shkruhet pa fakte, sepse, përpos që njollosja është e dënuar me ligj, njeriu me shpifje humb edhe burrninë. Dhe, mu për këtë arsye këlyshi serbian, Baton Haxhiu, nuk ia mban të rrëfehet, t'i lidhë kijet me mua dhe nuk ngre padi penale... Jam i gatshëm që për gjithçka që shkruaj të përballem kurdo para çdo organi të akuzës. Familja e Fazli Haxhiut, me origjinë është nga Drenasi (Gllogovci) i Drenicës. Trungu i kësaj familje shumë të zeza i kishte bërë popullatës të kësaj ane. Babagjyshi i tij kishte lidhje të ngushtë me Krajlin Serb dhe më vonë me kasapin e shqiptarëve, Aleksandër Rankoviqin, ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe. Aleksandër Rankoviqi, që njihej si LEKA, ishte betuar se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe vërtet kështu ndodhi e zeza e kombit të kësaj zeznaje të ndihmuar nga familja Haxhiu. Kjo familje e ndyrë antishqiptare dhe me damkë të zezë spiunazhi për interesa serbe, i kishte rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë dhe kishte dëgjuar edhe frymëmarrjen e shqiptarëve për t ?i burgosur dhe për t'i vrarë prapa kurrizit dhe më pas për t ?i humbur në natën pa hënë, pa shenjë e pa dok dhe të gjithë ata shqiptarë të kësaj ane, që me kohë e kishin nisur vallen e lirisë, argatët serbianë të kësaj familje i kishin maltretuar pamëshirshëm. Këta qen serbianë kishin kafshuar hajnisht dhe kishin sharë e poshtëruar shqiptarët në degë e në rrënjë. Djali i këtij babagjyshi, Fazli Haxhiu vazhdon udhën e tradhtisë kundër shqiptarëve. Fazli Haxhiu, që në popull dhe në historinë shqiptare njihet si Fazli QELI dhe Fazli Dajaki, vazhdon veprimtarinë e tij antikombëtare kundër shqiptarëve. Betohet dhe me mish e me shpirt që do luftojë deri në vdekje për mbrojtjen e interesave serbiane të Car Dushanit, Sveti Savës, të Drazh Mihajlit dhe Rankoviqit... Fazli Haxhiu për veprimet shtazarake antishqiptare pranohet agjent i organizatës terroriste serbe që quhej OZNA. Kush ka hyrë në dorën e kësaj organizate terroriste nuk ka dalë i gjallë, ishte maltretuar deri në vdekje. Familja Haxhiu pranohen agjentë në OZNA, në kohën e luftës së heroit të kombit SHABAN POLLUZHËS. Ky këlysh serbi bashkë me langoin tjetër jugosllav që quhej FADIL HOXHA, ka gisht dhe nuk ka fare dyshim në vrasjen e SHABAN POLLUZHËS. Fadil Hoxha, për çudi të madhe, shpallet qytetar nderi nga PDK-ja, ose klani i bandës 'PRONTO'. Turp! 

Ikja nga vendlindja

Fazli Haxhiu, në kohën e Aleksandër Rankoviqit, në dimrin e vitit 1955-1956, në aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve të shqiptarëve të Kosovës, kishte bërë kërdi në popullatën e kësaj ane. Kishte futur ujë të ngrohtë në hundën e shqiptarëve, kishte rrahur edhe në "kalemin", organet gjenitale të tyre. Ishte i pamëshirshëm dhe gjakprishur, saqë në odën e tij mbante "trobojnicën" e Rankoviqit... Ky këlysh serbi, Fazli Haxhiu, nga zullumi i madh dhe kishte nuhatur ky langua dhe se përgatitet vrasja e këtij qeni, bie në bela me shumë shqiptarë të kësaj ane. Nga frika që u kishte hyrë në palcë, se tutën e kishin pasur hak, por kishin shpinën e fortë, SERBINË FASHISTE. Aferim! Kjo familje me damkë të zezë, FAZLI HAXHIU, fut bishtin ndër vegë tamam si langonjtë e Zhivkos së Krajlevës dhe ikën në Prishtinë. Aty serbianët e marrin në mbrojtje, që të mos vritej si qen i zgjebosur. Fazli Haxhiu-Fazli Qeli, agjenti i OZN-as dhe më vonë këlysh besnik i UDB-së, punësohet në Sekretarinë e Punëve të Brendshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Dhe shih për këtë, këlyshi i tij, BATON HAXHIU, kjo jashtëqitje e kombit, mundohet të gënjejë paturpësisht duke sajuar dhe duke provokuar popullin tonë, duke thënë se kinse babai i tij, Fazliu, këlyshi i Rankoviqit, është burgosur, maltretuar, krejt me qëllim se a di populli shqiptar për të zezat e këtij langoi, që kishte vrarë e prerë shqiptarët prapa kurrizit me sakicë e hanxhar. Populli nuk harron dhe i di të gjitha krimet e kësaj çerdhe serbiane të Drazh Mihajlit. Kot e ke, o dylber i Serbisë. Edhe toka e Kosovës nuk do t'i pranojë xhenazet tuaja, sepse kurrizin as rrasa e varrit nuk do ta drejtojë kurrë...

Baton Haxhiun e afron Zoran Stijeviqi

Ne kemi shkruar më herët në këtë gazetë, "KOSOVA SOT", se si spiuni i UDB-së serbe, Baton Haxhiu në kohën e luftës, fshehurazi është takuar me kriminelët serbo-çetnikë dhe pikërisht me kryeudbashin gjakësor, nipin e Drazh Mihajlit që quhej JOVICA STANISHIQ. Batoni bashkë me këtë kriminel marrin udhë në bjeshkët e Brezovicës dhe vendosen në hotelin luksoz. Atje pinë raki rrushi të vreshtave serbe "Slivovicë" dhe mish të pjekur në hell e në prush me dru dushku,të derrit të maleve të Shumadisë. Po ashtu, kemi shkruar se si Batoni, këlyshi i Beogradit me tradita të moçme spiunazhi BABË E BABAGJYSH, në bashkëpunim me ideologun e planit famëkeq, "PATKOI" DHE "TOKË E DJEGUR", për të mos hetuar nga shqiptarët, bëjnë planin se kinse është vrarë nga forcat serbe. Marrin telefonin me dorë të vet dhe telefonojnë "TANJUGUN". Ndërkaq, këtë langua të Stanishiqit, MUP-i SERBIAN E FUSIN SI NUSE NË MAQEDONI; pa ferrë në këmbë. Zoran Stijeviqi i jep krah të fortë Baton Haxhiut, mikut të tij të vjetër. Harruam të theksojmë për ata që nuk e dinë. Baton Haxhiu, gjatë bombardimeve të NATO-s ishte në dhomat e hotelit "GRAND" në Prishtinë bashkë me ish-shefin e tij Veton Surroin, djalin e një jugosllavi që quhej Rexhai, ambasador jugosllav në disa vende të Amerikës Latine dhe së fundi në Spanjë. Ekzistojnë dyshimet se Rexhai u vra nga spanjollët si spiun jugosllav e që kishte lidhje me baskët!? Vëllai i Rexhait, Sezairi është hero jugosllav, që ra në luftë kundër shqiptarëve për interesat serbe. Më vonë do të shkruajmë për këtë rast se si i prishi Vetonin dhe Batonin, Jovica Stanishiqi...

Lidhjet e pashkëputura

Dhe krejt në fund fare, Baton Haxhiu, ju nuk i dini se i kujt dhëndër është? Nuk e dini, pra, se dikujt nuk i ka hyrë asnjë ferrë në këmbë nga gjakësorët serbo-çetnikë dhe zagarët e pushtuesit. Që këta këlyshë kërkonin vdekjen time. I kam shkruar me emra dhe mbiemra spiunët. Kam shkruar edhe pesë libra kundër këtyre qenve të krajlevinës serbe dhe deri në vdekje nuk do të ndalem... Vjehrri i tij, i këlyshit BATON HAXHIUT, nga Prizreni (dale-dale, o faqezi, se do të zbardhen fletët e turpit për ty), kishte dhe akoma ka lidhje me Zoran DRAGOJEVIQIN. Po familja e Zoranit, a kishte lidhje me kriminelet; Drago Dragoviq dhe Stanko Cucuroviq? Kësaj radhe po japim faksimilin origjinal të zbuluar për herë të parë nga RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI http:/ëëë.albaniapress.com/fotot/lajme_foto/feb _12/985Scan.jpg. Ky është shkrim i imi. Rrënjët e spiunazhit të kësaj familje të ndyrë antikombëtare me serbianët janë thellë. Ne nuk do të ndalemi, deri në zbardhje të së vërtetës... Tani këlyshi dhe langoi i Beogradit, BATON HAXHIU, mbahet dhe ushqehet nga banda serbiane Devolli për të shkatërruar Kosovën për interesa te Serbisë.

Është hapur kapitull i ri se si Kosovën e ka futur në qorrsokak me urdhër të qarqeve shoviniste serbiane; për shfuqizimin e Ligjit kundër Gjykatës Speciale, kundër Amerikës, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian që mjerisht ca kanë rënë në ndikimin e këtij këlyshi serbian për të cilin paguhet. Po ashtu, kapitull tjetër se si ky hajn është aksionar në spital, se si është njohur me Dragan Raçën përmes bandës Devolli dhe kanë futur krunde qensh e derrash të stallave serbe dhe kanë shitur për miell duke dëmtuar buxhetin e shtetit me qindra miliona euro dhe iu vërsul Panajot Panaritit që t'i lërë shqiptarët të hanë dhe të tredhen dhe të vdesin ngadalshëm, kapitulli ri do të jetë edhe si është spiun ndërkombëtar, do të shkojmë edhe më larg se si babai i tij e burgosi një mësues.... Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI.

Për këto që flas e shkruaj, mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)