Edhe të sëmurët psikikë janë bërë politikanë

Edhe të sëmurët psikikë janë bërë politikanë
  • 04 August 2015 - 08:07

Shkruan: Flora Morina 

Kësaj skene politike i ka dalë fala

Këtyre partive në Kosovë u ka dalë fala. Përplot skandale. Qytetarët janë të pashpresë se një ditë do të bëhet mirë, veçmas për këtë rini. Në Kosovë po dalin njerëz të politikës që marrin para dhe duken të mençur e në Zvicër ishin të sëmurë mentalë. Sot marrin pensione. Shumë interesante. Marrin pensione ndërkombëtare për sëmundje mendore e këtu janë deputetë. Disa hajna të dyshimtë janë bërë ambasadorë të shtetit të Kosovës. Problemi nuk është veç të bëhet një gjykatë që të ndjekë njerëz të dyshimtë për trafikim, por edhe mashtruesit dhe abuzuesit e parasë publike. Secila parti në Kosovë ka bërë dhe po bën kapital për vete. Më e keqja është se qytetari nuk di as kë ta përkrahë. Askush s'po merr guxim prej klasës intelektuale që të bëjë parti. Pse nuk ka guxim askush të themelojë parti? Disa intelektualë po thonë se parti pa pare s'ka, e ata janë të varfër dhe kanë problem që të mbajnë familjet e tyre. Duhet një parti e re për t'i dërguar në pushim të përjetshëm dhe në histori këta politikanë.