Arbitrazhi detyron rinegocimin e Demarkacionit me Malin e Z

Arbitrazhi detyron rinegocimin e Demarkacionit me Malin e Z
  • 20 January 2018 - 10:10

SHKRUAN: ALI KELMENDI 

Kompromisi eventual i politikanëve tanë "kosmopolitanë"

Pala malazeze po deklarohet se nuk do të rinegociojë marrëveshjen, por ajo është e detyruar të rinegociojë, në mënyrë që mos të shkojë në arbitrazh. Nëse do të pranonte për arbitrazh, ajo mirë e di se ku është kufir

Mosratifikimin i delimitimit - vijës së re kufitare; Kuqishtë - Savina Vodë, e komisionit të Murat Mehës do të ndodhë. Mirëpo, sipas asaj që dëgjohet nëpër media dhe nëpër kuloaret e Prishtinës dhe të opinionistëve dhe analistëve, tellallëve, agjitatorëve e më gjerë do të ndodhë ndonjëfarë kompromisi i dhimbshëm me një marrëveshje në mes të palës kosovare dhe asaj malazeze. Në mënyrë diplomatike do të thosha në mes të kosmopolitanëve kosovarë dhe palës malazeze. Pala malazeze po deklarohet se nuk do të rinegociojë marrëveshjen, por, ajo është e detyruar të rinegociojë, në mënyrë që mos të shkojë në arbitrazh. Nëse do të pranonte për arbitrazh, ajo mirë e di se ku është kufiri, dhe tentimi i saj për uzurpimin të tokave tona, do ta komprometojë atë skajshmërisht, si anëtare të NATO-s dhe përpjekjet e saj për inkuadrime të tjera në BE. Kompromisi përfundimisht duhet të prodhojë demarkimin e vijës kufitare:; Çakorr - Mokne - Zhleb - Kullë, dhe pikë. Lidhur me këtë po jap një shembull: Pas vitit 1982 nga Eximkosi kalova në Jugoinspekt- Prishtina, si drejtor teknik për kontrollimin e cilësisë së pajisjeve teknike-fabrikave dhe mallrave tjera nga importi. Për Bardhin e Madh u blenë pajisje metalo-përpunuese të ndryshme për mirëmbajtjen e bagerëve dhe ekskavatorëve nga firma "Stankoimport" e Minskit të Bjellorusisë. Konstatova se pajisjet ishin të vjetra - të përdorura për shumë vite më parë. Importues ishte Eximkosi Prishtinë me njëfarë Ristiqin nënshkrues të kontratës, dhe ndërmjetësuese Intertehna e Beogradit. Sipas kontratës dhe kushteve të kontratës ndërkombëtare për shitblerje në mes palëve e bëra refuzimin e pajisjeve si të vjetra, dhe kërkova që t'i kthehen palës bjelloruse. Nëse bjellorusët nuk to të përgjigjeshin për t'i kthyer ato pas, atëherë lënda në bazë të refuzimit tonë duhej të dërgohej në arbitrazh ndërkombëtarë, ku ishte paraparë me kontratë. Bjellorusët duke e ditur tentimin e tyre për të na shitur makina të vjetruara" si macen në thes" e për të mos shkuar në arbitrazh për t'u kompromentuar në arenën ndërkombëtare, në fund vendosën dhe kërkuan të vijnë në Bardh të Madh dhe të ri-bisedojmë. Biseduam gjatë, dhe nuk bëra kurrfarë kompromisi, atëherë drejtori i fabrikës bjelloruse deklaroi si vijon: Pajisjet tona nuk janë të vjetra, mirëpo pasi këto nuk po i pëlqyekan inxhinier Kelmendit, urdhëroj që pajisjet të kthehen për Minsk, dhe se inxhinier Kelmendi duhet të vijë patjetër personalisht në kontrollin e pajisjeve të reja gjatë prodhimit. "Vallahi bilahi", boll jam frikësuar të shkoj në Minsk, por në fund më duhej të shkoj tri herë në kontroll dhe në fund, bjelloruset dërguan makinat e reja. Kam refuzuar më së 22 raste të pajisjeve dhe fabrikave të vjetra.

Xhentëlmenët e moderuar

Po ndërlidhem me pasusin e parë; Profesori Avdi Baleta i quante kosmopolitanë politikanët shqiptarë, ata të cilët e ndiejnë vetën si qytetarë të Prishtinës njëjtë si të ata të Moskës - Beogradit - Athinës - Podgoricës etj. etj. Edhe vetë fjala kosmopolitan e ka kuptimin e atyre qytetarëve që e ndiejnë veten të njëjtë - të barabartë në rastin tonë me qytetarët e qendrave që u përmendën më lart. Nuk ua ndien se a janë shqiptarë - moskovitë, beogradas apo podgoricas etj.., por, gjoja janë njerëz; "xhentëlmenë, të kulturuar, t'moderuar, politikanë", etj. etj. Jo vetëm kështu, por edhe tokën e konsiderojnë njëjtë tokën shqiptare, si tokë malazeze, serbe, greke etj. Si Kosovën, ashtu edhe Shqipërinë e konsiderojnë dhe deklarohen së do të bashkohen në Bruksel. Kur duan vetë shkoujnë në Bruksel e nëpër qendrat botërorë, dhe liberalizimin e vizave e kushtëzojnë me ndërrim të trevave tona siç është rasti i Çakorrit, Moknës, Zhlebit dhe Kullës. E nëse të njëjtit ngelin në pushtet, atëherë vaj halli për ne, nuk dihet se sa km2 të tokave tona do t'ia japin Serbisë me rastin e demarkimit sipas vijës administrative apo kadastrale…??? Në popull flitej se kur fshatari në ditën e pazarit dilte në " mazgjah" treg të shtazëve p.sh. për të shitur kalin, dhe kur e shitte e blinte shumë më lirë gomarin, dhe i thoshin bashkëfshatarët së çka ke bërë ore pusan ashtu!!! Përgjigjja e tij ishte - kryesore është të luaje " allishverishi" - të tregtohet diçka dhe me të mbetur, bukur do pare xhep!!!. Pra , sot ku farë lloj " allishverishi" në jetën tonë të përditshme është bërë praktikë e liderëve politikë, ministrave dhe kontraktuesve të ndryshëm e në dëm të shtetit dhe klasës punë- tore. Me u pasuruar njeriu aq shpejt si në Kosovë nuk ka askund edhe në shtetet kapitaliste perëndimore!!! Papunësia në Kosovë mbi 50 për qind, dhe ata të punësuarit e tjerë sa fitojnë…!!!???.

Mos i mbështetni marrëveshjet e kobshme për ne

Edhe njëherë kuvendarë dhe kuvendare të nderuara, që e ndieni vetën shqiptarë/e , mos u bazoni dhe mos i mbështetni kosmopolitanët pushtetarë me projektet dhe marrëveshjet e kobshme për ne, dhe Kosovën e mjerë, në duar të kujt e shkreta ka rënë. Mos e shtini vetën dhe familjet tuaja në listën e zezë të përjetshme. Mos ia ngjitni vetës dhe trashëgimtarëve tuaj njollën e zezë të tradhtisë, që nuk do të mund t'u shlyhet kurrën e kurrës. Po e citoj nja dy fjali nga Poema e mjerimit. "Kafshatë që s'kapërdihet është orë vëlla mjerimi Kafshatë që të mbetët në fyt e të zë trishtimi". Ku mos me të zënë mjerimi dhe mos me të kapë trishtimi, me këta që po e cungojnë -zvogëlojnë Kosovën dhe njëkohësisht tentojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale duke ia futur fitilin Kosovës dhe duke rrezikuar humbjen e miqve tanë ndërkombëtarë, që me mund e mençuri i bëri për ne, kryetari historik, i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova.

(Kosova Sot)