Ministria e diasporës me show aksione

Ministria e diasporës me show aksione
  • 04 August 2015 - 20:01

Shkruan: Sabri Maxhuni (Novosella)

Ministria bën show aksione dhe nuk thërret biznesmenët shqiptarë të investojnë në Kosovë

Lajmi se u themelua Ministria e Diaspores, ne si të diasporës shumë na gëzoi. Kishim bindjen se, kjo Ministri do të kontriboj që të ndikoj që mos të shtohen radhët e diasporës e mbi të gjitha, ne të diasporës, që kaluam me dhjetra vite në diasporë, ta kemi një organ shtetëror, siç do të ishte Ministria e Diasporës, në mënyr që të na ndihmonte, që dëshirat e flakta, për tu kthyer në vendëlindje të na i plotësonte.
Por, jo vetëm ne mërgimtarëve që jemi me dhjetar vite në mërgim, por edhe atyre që kanë qenë të detyruar të depërtoheshin në Turqi dhe shumë vende të botës, nga terrori sërbo-sllav, por edhe grek, dhe pasardhësve të tyre, t'u krijohen mundësit që tu kthehen vendeve të veta, e mbi të gjitha, mërgimtarëve që ishin të detyruar t'ia kthejn shpinën vendlindjes, nga terrori millosheviqian.
Në trojet e veta, do duhej tu mundësohej kthimi të gjithë mërgimtarëve, por mbi të gjitha, do të duhej tu mundësohej që të kthehen, mërgimtarët që kanë kapital, në mënyrë që atë kapital ta investojnë në vendlindje të tyre. Kjo, mbi të gjitha do të ndikonte, përveç në shtimin e pasurive të tyre, edhe për të krijuar vende pune, për punëtorët e Kosovës, dhe të krijoheshin vende pune edhe për mërgimtarët që do të ktheheshin nga diaspora, të cilët atje nuk kanë arritur të krijojnë ndonjë bazë ekonomike. 
Është për tu habitur, se si arrin konspiracioni sërbo-sllav të manipuloj me të gjithë, si me pushtetarët që morën pushtet, pas çlirimit të Kosovës, si më mërgimtarët, pra edhe me Ministrin e Emigracionit !!!  
Para çlirimit të Kosovës, ideal mbi çdo ideal i mërgimtarëve shqiptar ishte kthimi i tyre posa të çlirohej Kosova. Mërgimtarët kanë punuar, kanë kursyer, duke shpresuar se, posa të çlirohet Kosova, do të kthehen dhe do të vendosen në Kosovë dhe do të investojnë në Kosovë.
Edhe unë me tërë familje jemi nga ata, që posa u çlirua Kosova, pa e parë Kosovën 20 vite, u ktheva dhe filluam nga puna. Kuptohet se, rezultatet nuk munguan. Edhe se kishim probleme dhe pengesa të vazhdueshme, nuk u zmbrapsëm. Vazhduam punën dhe vazhdojmë.
Shumë mërgimtarë, iu drejtuan Kosovës, edhe me investime të mira;
- Filluan të ndërtojnë shtëpia,
- Filluan të blejnë banesa,
- Filluan të blejnë prona të serbëve,
- Filluan të ndërtojnë objekte prodhuese dhe të inkuadrojnë punëtorët në punë.
- Filluan të marrin pjesë në tenderë të ndryshme të AKM-së, ne blerjen e tokave, fabrikave, hoteleve etj, etj.
Që në hapin e parë, dolën forca të nëndheshme dhe u vërsulën, për t'i penguar, për t'i kërcënuar, për t'i frikësuar, dhe mbi të gjitha, për të krijuar një atmosferë pasigurie në çdo drejtim !!!
Nuk kishte kush të na dalë në mbrojtje !!!
Në diasporë, shoqatat, klubet dhe formacionet e ndryshme që vepronin, para se të çlirohej Kosova, filluan ta humbin kuptimin e para çlirimit të Kosovës !
Parulla:
Mirë u pafshim në Kosovën e lirë, filloi të zëvendësohej:
- Në Kosovë nuk kishte asgjë.
- Kosovën e kishte mbuluar korrupsioni;
- Prej Kosovës nuk kishte asgjë, 
- Krejt pasurit që i kanë blerë mërgimtarët,  po i shesin etj, etj...
Ndihej nevoja për :
Ministrinë e Emigracionit !
Në fillim kishim njëfarë shprese se kjo Ministri do të tregohet në nivelin e përgjegjësisë dhe do të bëjë shumë për t'ua kthyer mërgimtarëve vullnetin për tu kthyer në Kosovë. Mbi të gjitha, për të investuar në Kosovë.
Pra, në diasporë shoqatat, klubet, formacionet e ndryshme të organizuara e humbën kuptimin e më hershëm të para çlirimit të Kosovës, filluan të krijohen disa shoqata, klube, formacione të ndryshme shqiptare, për të INTEGRUAR shqiptarët, në ato shtete ku ishin vendosur !!!
Faktikisht, u shndërruan në show Shoqata, show klube, show formacione të organizuara për INTEGRIMIN e shqiptarëve.
Të gjitha këto show formacione qëllimit të tyre ia arrinin: për ti bindë shqiptarët e Kosovës, se në diasporë është lumturia "janë" shkollat në gjuhën shqipe, ansamblet kulturore, etj, etj.
Filloi me të madhe të bëhej një shpërngulje, nëpërmes martesave. Unë e botova një shkrim me titull: "Dasmat lamtumirëse" 
Përfaqësuesit e këtyre shou formacioneve të organizuara, kohë pas kohe, vinin dhe vijnë në Kosovë, për ta reklamuar "patriotizmin" e tyre, për të promovuar libra se, si në shtetet ku janë vendosur mërgimtarët, është parajsa-xheneti.
Mjetet e informimit, luanin dhe po e luajnë një lojë tepër destruktive, duke u bërë vend show veprimeve të badihavaxhinjëve të mërgatës shqiptare, të cilët, vetëm një rezultat e arrinin dhe po e arrijnë, nxitjen e shpërnguljeve të shqiptarëve, nga trojet e veta.
Thënia: Mirë u pafshim në Kosovën e lirë !
U zëvendësua me:  Kosovë, kurrë mos të pafsha;
- Kosovë, kurrë mos u kthefsha në ty;
- Kosovë dhjefsha në ty !!!
Ministria e Emigracionit u shndërrua në bashkëpunëtore e show formacioneve të organizuara, të lartpërmendura !!!
Ju lutem, na tregoni; me çka kontribuoj në frenimin e shpërnguljeve nga Kosova ?!
E ç' është me shumë rëndësi, do të doja të më tregoni: Ku u tregua e suksesshme Ministria e Emigracionit në organizimin e mërgimtarëve, për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë ?!
Mërgimtarët e larguar, ta zëmë, të vendosurit në Turqi, për ta rikthyer nënshtetësinë, ose ju duhet të vijnë shumë herë nga Turqia dhe të maltretohen me vite të tëra, ose nuk arrijnë ta marrin fare !

Ja një shembull,  Njazi Straja, veprimtar i mirënjohur në diasporë, për çështjen kombëtare , me banim në Stamboll, ish i burgosur politik me Adem Demaçin, i dënuar me nëntë vite burg të rënd, nuk ka mundësi ta gëzojë beneficionin e kompensimit për vitet e kaluara në burgjet jugosllave siç po e gëzojnë të gjithë ish të burgosurit tjerë, për vepra politike, pasi që nuk e ka arritur ta ketë nënshtetësinë e Republikës së Kosovës, pavarësisht se për te kishte luftuar dhe ishte burgosur nga regjimi komunist i asaj kohe.

Shoku im i fëmijërisë Sadik Tullari, me banim në Stamboll vjen në Kosovë tetë herë, për t'ia rregulluar të shoqes nënshtetësinë e Republikës së Kosovës  dhe nuk arrin t'ia rregullojë. Pse? Ec e dije por nuk arrin p[ër fajin e tij por për fajin tonë...
Intelektualet dhe veprimtarët e mirënjohur Ekrem dhe Resmije Kryeziu u kthyen nga mërgimi – Amerika, ku e kishin nënshtetësinë amerikane, dhe i lanë të gjitha benificionet që i kishin atje, dhe u kthyen në Kosovë për ta dhënë kontributin e tyre dhe, e dhanë. Por, pas shumë peripecive dhe vështirësive ekzistenciale, që nuk ditëm t'ua t' ua çmojmë si duhet punën e tyre  prapë shkuan në Amerikë. Por, shpirti i tyre atdhetar dhe frika se mos me largimin e tyre përfundimtar në Amerikë do të ndikojnë negativisht dhe në shtimin dhe se do ta përshpejtojnë në shpërnguljen e shqiptarëve nga Republika e Kosovë, definitivisht u kthyen në Kosovë për tu përballë serish  të gjitha vështirësitë e jetës në Republikën tonë të Kosovës dhe për te ju treguar edhe veprimtarëve tjerë se kush dëshiron t'i ikë asimilimit dhe ta sheh Republikën e Kosovën mirë e më mirë duhet të kthehet në Kosovë, në vendlindjet e tyre, aty të  jetojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e Republikës së Kosovës, për të cilën punuan, luftuan  dhe u flijuan breza të terë.

Shtroj pyetjen publike, unë që erdha nga emigracioni me tërë familjen, dhe jo vetëm unë por edhe të gjithë të tjerët si unë që u kthyen dhe bëmë shumë  punë në të mirë të rrethit që i takojmë  a erdhi të na takojë Ministri i mëparshëm apo edhe Ministri aktual i Emigracionit, dhe të na pyes për hallet që i kemi, apo thjeshtë të na dëgjojë dhe të mësojë për punën tonë shumë të suksesshme dhe në këtë mënyrë t'i bëjë thirrje biznesmenëve nga Kosova në diasporë që të kthehet në trojet e tyre dhe me investime  t'i dalin zot vendit të vet.
A po e bën këtë Ministria e Emigracionit?

Kam frikë se jo.

Fatkeqësisht edhe kjo Ministri, si e më parmja, po kënaqët me Show aksione, me muzikë zhurmuese dhe të pa përmbajtje duke i trajtuar mërgimtarët si turisë !!! Për këso veprime punët i kemi kështu si i kemi !!!