Fati elektoral i bankave të Italisë

Fati elektoral i bankave të Italisë
  • 29 January 2018 - 10:51

THESARI I ITALISË POSEDON RRETH 70% TË BANKAVE

Bankat e Italisë mishërojnë të gjitha problemet, të cilat i solli kriza financiare 

Shkruan: PAOLA SUBACCHI

Derisa Italia iu afrohet atyre që premtojnë të jenë njëra prej zgjedhjeve më kontroverse të përgjithshme që nga viti 1945, bankat janë problemi për të cilin askush nuk dëshiron që të flasë. Një problem tepër i madh dhe i papërshtatshëm për t'u injoruar ato paraqesin një burim të përhershëm të turpërimit për partitë, të cilat kanë qenë në qeveri që nga kriza financiare globale e vitit 2008, sidomos për ish-kryeministrin, Matteo Renzi, i cili shpreson që ta përtërijë karrierën e tij politike në mars. Bankat janë po ashtu edhe një cak anti-establishment për populistët e Lëvizjes Pesë yjet. Në fakt, bankat e Italisë mishërojnë të gjitha problemet, të cilat i solli kriza financiare në vend dhe nga të cilat janë duke përfituar populistët: një recesion me dy thellime, i pasuar nga një rritje e ngathët e GDP-së, papunësia e lartë, sidomos në mesin e të rinjve, si dhe kolapsi i kërkesës vendore. Bankat po ashtu mishërojnë lëmshin e konflikteve të interesave, praktikave të këqija dhe bile edhe të korrupsionit i cili, bashkë me "la dolce vita", zakonisht shoqërohen me emrin e Italisë. Përkundër 'dorëzanisë së brendshme' (bail-in) të katër bankave lokale, si dhe 'dorëzanisë së jashtme' (bailout) të "Monte dei Paschi" (njërës prej bankave italiane me rëndësi sistematike), likuidimit të dy bankave regjionale, si dhe shpëtimit të grupit mesatar bankar "Carige" - që të gjitha në kuadër të dy vjetëve - sistemi bankar ende mbetet që të stabilizohet. A do të ndikojë rimëkëmbja ekonomike (këtë vit dhe vitin e ardhshëm prej 1%) në ofrimin e ndihmës ndaj sektorit bankar italian? Apo duhet që rimëkëmbja për të pastruar balancën e bankave jostabile? Para krizës financiare globale, Italia përshkruhej si vend i bankave solide, të cilat ishin të rrënjosura në ekonominë lokale dhe kurrë nuk luanin me instrumente ekzotike financiare, sikur që janë derivatet. Italia po ashtu konsiderohej si vend i kursimtarëve të vëmendshëm, të cilët mbështesnin sektorin plëngprishës publik dhe borxhin e madh të tij. 

Reagimi i ashpër politik

Pas kolapsit të "Lehman Brothers" në shtator të vitit 2008, ministri i atëhershëm italian i Financave, Giulio Tremonti, kishte vlerësuar 'shëndetin' e sistemit bankar. Si rezultat i kësaj, një rekapitalizim i madh i bankave italiane dhe krijimi i një 'banke të keqe' për të absorbuar 'NPL'-të (huat jo performuese), ishte vlerësuar si e panevojshme. Dhjetë vjet më vonë, Italia më nuk është ajo tokë e imagjinuar e bankave të zhvilluara dhe e kursimtarëve të lumtur. Recesioni i zgjatur dhe problemet ekonomike dëmtuan shkallën e kursimeve individuale, derisa bankat nuk i kanë më burimet për ofrimin e paqes së mendjes për shumë investitorë, besimi i të cilëve është dëmtuar dukshëm. mPakti implicit midis bankave dhe kursimtarëve ishte thyer në fund të vitit 2015, kur u shpëtuan katër banka lokale me anë të 'dorëzanisë së brendshme', me ç'rast aksionarët paguan çmimin më të madh. Me vite, ky pakt kishte mbështetur represionin financiar të stilit italian. Reagimi i ashpër politik i cili pasoi nga dorëzania e brendshme, shkaktoi një 'lojë të fajit' midis qeverisë dhe partive opozitare, bile edhe midis politikanëve dhe rregullatorëve, ku që të gjithë fajësonin BE-në dhe rregullat e saj bankare. mQeveria e cila do të dalë më 4 mars duhet që sektorin bankar ta bëjë prioritet të lartë. Me qëllim të rikthimit të besimit te kursimtarët dhe investitorët, asaj do t'i duhet që ta gjejë një zgjidhje për pastrimin e balancave të bankave nga NPL-të, të cilat janë duke rrezikuar kreditë, duke e bërë kapitalin më të shtrenjtë dhe, si rrjedhim, duke vepruar si fre ndaj ekonomisë. Zgjidhja duhet të kërkohet te tregu, derisa volumi i NPL-ve është tepër i madh dhe rimëkëmbja tepër e ngadalshme, në mënyrë që ky borxh të absorbohet gradualisht. Për këtë shkak, qeverisë së re do t'i duhet që t'i identifikojë rastet e tilla. Në të njëjtën kohë, procedurat e falimentimit civil duhet të reformohet. Nëse dëshirohet që të kthehet besimi dhe kredibiliteti, atëherë një qeverisje e qëndrueshme duhet të vendoset në qendër të planeve të qeverisë së re rreth bankave. Përgjatë viteve, gabimet rregullatore, mungesa e pavarësisë së bordit, si dhe një dozë e madhe e represionit financiar, i shndërruan shumë banka në kanale të financimit të anëtarëve të familjes, miqve dhe shokëve politikë. Për shembull, "Monte dei Paschi" për një kohë të gjatë shoqërohej me Partinë demokratike të qendrës së majtë, e cila është në qeveri që nga viti 2013. Ky shoqërim politik mund ta ketë zgjatur sagën e kësaj banke për disa vjet, derisa ajo u bë aq e dëmtuar nga intervenimet jo të qëndrueshme, sa që një zgjidhje e tregut u bë e pavarur. Pas dorëzanisë së jashtme të vitit të kaluar, Thesari i Italisë posedon rreth 70% të bankave.

Kostoja eventuale

Rikthimi i kredibilitetit të tregjeve po ashtu nënkupton qartësimin e roleve të bankave në ekonomi. Nëse ato ofrojnë një të mirë publike - kredi për ekonominë reale - atëherë a duhet që ato të jenë pjesë e një strategjie afatgjatë politike me bazë të gjerë për vendin? Dhe, në një vend me gati 600 banka të vogla të pavarura, me tepër degë, a duhet që të mbështetet dhe inkurajohet konsolidimi? Çdo përpjekje për vendosjen e sektorit bankar të Italisë në një bazë më të qëndrueshme, do ta kërkojë një qeveri stabile të shumicës, një përkushtim të qëndrueshëm për ta vendosur rritjen ekonomike në qendër të agjendës politike dhe një gatishmëri për të konfrontuar konfliktet e shumta të interesave. Fatkeqësisht, asnjëra nga partitë deri më tani nuk ka dalë me një agjendë gjithëpërfshirëse dhe kredibile ekonomike. Dhe, askush deri më tani nuk duket i aftë për ta fituar një shumicë parlamentare. Për këtë shkak, skenari më i mundshëm është që bankat italiane, të shndërruara në 'zombi', të vazhdojnë që ta ushqejnë narrativën populiste zgjedhore. Dhe, nëse ajo narrativë stimulon një fitore populiste në mars, atëherë reformat e sektorit bankar përsëri do të shtyhen, duke e rritur koston eventuale edhe më shumë.

(Paola Subacchi është bashkëpunëtore e lartë e "Chatham House" dhe profesoreshë në Universitetin e Bolonjës)

Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për Project Syndicate, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot"  

(Kosova Sot)