Vullnetarët shqiptarë që falin - shesin tokat tona dhe thirren në sovranitetin e shtetit…!?

Vullnetarët shqiptarë që falin - shesin tokat tona dhe thirren në sovranitetin e shtetit…!?
  • 30 January 2018 - 08:45

Tkurrja e territoreve tona

SHKRUAN: ALI KELMENDI 

Për ata që nuk e kanë njohur, ky ishte Krajl Nikolla, që na i uzurpoi, pa hatër, por me zor pa pyetur askënd nga shqiptaret mbi 9.400 km2 të trojeve tona shqiptare, dhe tani stërnipat e tij po duan të na i uzurpojnë edhe 8.230 hektarë të Rugovës kreshnike. Këto ditë një portal, shpërndau një të vërtetë të hidhët për ne, që ndoshta mund të jetë edhe gjenetike, kur, Krajl Nikolla , mbreti i Malit të Zi në vitin 1880 paska thënë: " Unë vërtet e mora Ulqinin me luftë, por, pasardhësit e mi ( kësaj here; Gjukanoviqi me kompani etj.), do ta marrin me votat e shqiptarëve". Por, këta pasardhës të tij malazez nuk u ngopën me 9400 km2 që na i morën pas Kongresit të Berlinit, dhe Luftërave Ballkanike të mbështetura në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1912/13 në Londër dhe i rrumbullakuan në 13812 Km2. Të gjitha këto në dëm të trojeve tona stërgjyshore. Të njëjtët në vijim po tentojnë të na i marrin edhe 8.230 hektarë tokë nga vetë shqiptarët e ligë dhe puthadorët e Evropës. 

Rrenat e kulluara

Po vërtetohet së malazezët, siç kishte thënë Kral Nikolla, do t'i marrin nga faqezinjtë tonë "shqiptarë", duke u thirrur në votat e të zgjedhurve të popullit, çka unë personalisht nuk besoj fare. Njëherësh e bënë vetë bërllok pa i pyetur të zgjedhurit e popullit, në të cilët thirren, dhe të shpëtojnë nga humnera që janë duke rrëshqitur ditë e për ditë thellë e më thellë. Gjykata Specialë ku do t'i lajnë të gjitha borxhet përnjëherë. Ndërsa, nga populli ynë do të etiketohen dhe të mbesin si tradhtarët më të mëdhenj se Esat Pashë Toptani dhe Hamzai që tradhtoi Skënderbeun. Kur u hasi sharra në gozhdë, hajde t'i pyesim, t'u bëjmë presion, t'i detyrojmë deputetët t'ia vënë kapakun kësaj tradhtie dhe ta mbyllin atë që e bënë vetë faqezinjtë. Të merret një shembull për mashtruesit malazezë, se territoret e tyre ose i morën me luftë me ndihmën e Rusisë Cariste dhe aleancës me Bullgarinë në luftërat ballkanike, ose falas, ose i blenë si tani, me para ose me mashtrime e duke u thirrur në fqinjësinë dhe miqësinë më në shqiptarët kosovarë Kush do të mund t'i thoshte kësaj punë të ndyrë miqësi dhe fqinjësi e mirë. Askush nga shqiptarët e ndershëm. Më tutje, që sa vite e mashtruan popullin gjoja me kushtëzimin e liberalizimit të vizave. Pse gënjejnë haptas, që nëse ratifikohet delimitimi i Murat Mehës do të liberalizohen vizat.???. Këto janë rrenë të kulluara. 

Të zgjedhurit e popullit

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj nuk është duke vepruar si këta puthadorët e Evropës, por troç po u thotë si BE-së dhe Apostollovës se ne kemi ekspertë të shkëlqyer e me përvojë si Komisioni i Bulliqit që vërtetuan së kufiri ka lëvizur në dëm tonin, dhe se ai duhet patjetër të përmirësohet dhe të rivendosët atje ku e kishte vendin: ?akorr- Mokne - Zhleb dhe Kullë. Pra, sipas kryeministrit, Kosova ka organet e veta të zgjedhura nga vetë populli dhe do të vendosin për mosratifikimin e vijës delimituese të M. Mehës dhe padronëve të tij. Për këto veprime në kundërshtim me të gjitha rregullat, qofshin tonat apo ndërkombëtare, së pari duhet të përgjigjen aktorët e veprave të tilla në vijë zinxhirore. Po them në vijë zinxhirore, se shumë zëvendëskryeministra, ministra, analistë politike apo apolitikë veç vjellin së çështja e demarkacionit është punë e kryer! Turp u qoftë të gjithëve. Në emër të kujt flasin. Po e marr edhe një shembull; ish ministren e Drejtësisë dhe tani ministre për Integrime Evropiane Dhurata Hoxhën, që u deklarua këtyre ditëve se " Herë po i duam hartat e NATO-s, dhe tani nuk po i duam…!!!??? Nga i mori ajo ato harta që i paska mbështetur që shumë kohë duke propaganduar haptas përmes mediave për interesa të Malit të Zi. " Ata që thirren në hartat e NATO-s, janë vetëm mashtrues, sepse NATO-ja nuk ka krijuar harta. Asnjë hartë të kufijve Kosovë - Mali i Zi, dhe se me ketë asnjë lloj harte nuk mund t'i referohej komisionit Murat Meha, që të argumentojë humbjen e 8.230 hektarëve. " Deklarata e NATOs dhënë mediave është si vijon: Pas deklaratave të James FOGGO, komandant i forcave të përbashkëta të NATO-s për Evropë, i cili zgjodhi që në vizitën e tij në Kosovë të flasë për çështjen e kufirit me Malin e ZI, ku u kërkuan sqarime shtesë rreth asaj që tha ai për demarkacionin. Përgjigja e ushtarakut të NATO-s ka shtuar se aleanca e tyre nuk luan asnjë rol të drejtpërdrejtë në kufijtë e shteteve. Për ta kufiri është një çështje mes palëve të interesuara - Kosovës dhe Malit të Zi. Pra. NATO-ja nuk luan rol të drejtpërdrejtë në çështjet e demarkacionit të kufirit as midis shteteve anëtare , dhe as mes shteteve të tjera. Vija e demarkacionit është çështje midis palëve të interesuara. Ne, presim që të dy vendet të zgjidhin këto çështje në mënyrë paqësore dhe në përputhje me të drejtën ndërkombë- tar, thuhet në përgjigjen e NATO-s. Kjo vlen për të gjithë analistet dhe ekspertët politikë, por edhe për ish-analistin Driton Selmanaj që ua ka turbulluar mendjen shumë deputetëve të LDK-së , dhe pak si shumë po propagandon kauzat e rrejshme të Isa Mustafës.

(Kosova Sot)