Si mund ta ndërrojë mendjen Britania në lidhje me Brexitin

Si mund ta ndërrojë mendjen Britania në lidhje me Brexitin
  • 31 January 2018 - 10:39

NEGOCIATAT PËR LARGIM

Politikanët do të flasin haptazi vetëm nëse ndjejnë ndryshimin e opinionit publik

Shkruan: Anatole Kaletsky 

A do të jetë 2018-ta viti kur Britania do ta ndërrojë mendjen rreth largimit nga Bashkimi Evropianë Mençuria konvencionale thotë se nuk është e mundur ndalja e Brexitit. Por, çka thotë mençuria konvencionale në lidhje me Donald Trumpinë Apo Emmanuel Macroninë Apo edhe për referendumin origjinal të Brexititë Në kohë revolucionare, ngjarjet mund të shkojnë nga të pamundura, në të paevitueshme, pa kaluar fare nëpër të pabesueshmen. Brexiti ishte një ngjarje e tillë dhe, zhbërja e tij mund të jetë një tjetër. Pyeteni Nigel Faragen, ish-liderin e Partisë Britanike të pavarësisë, i cili papritmas deklaroi se referendumi Brexit i qershorit të vitit 2016 mund të zhbëhet. "Kundërshtarët e Brexitit janë duke bërë të gjitha përgatitjet", ua tërhoqi vërejtjen Farage mbështetësve të tij ekstremistë gjatë kësaj fundjave. "Ata e kanë shumicën në Parlament dhe, nëse ne nuk organizohemi, atëherë rrezikojmë që ta humbim fitoren historike, sikur që është Brexit." Votat pro Brexitit dhe Trumpit shpesh sot përshkruhen si rezultat i pashmangshëm i faktorëve të thellë socioekonomikë, sikur pabarazia apo globalizimi. Në disa aspekte, ky përshkrim është i drejtë. Kryengritjet politike të ndonjë lloji duhej të ishin të pritura pas krizës ekonomike të vitit 2008, sikur që kam thënë me vite të tëra.  

Urrejnë Brexitin

Por, nuk kishte asgjë të paevitueshme rreth trazirave specifike që ndodhën. Brexit, sikur edhe Trump, ishte një rezultat i përbashkët i turbullimeve të vogla në sjelljen e votuesve. Sikur vetëm 1.8% të britanikëve të kishin votuar ndryshe, Brexiti tani do të ishte shaka e harruar. Sikur shumica e votave popullore prej 3 milionë votash, që i mori Hillary Clinton të ishte shpërndarë pak më ndryshe midis shteteve, atëherë shprehja "President Trump" do të ishte tani qesharake, sikur që ishte edhe në janar të vitit 2016. Nëse dëshirohet që të ndalet Brexiti në vitin që e kemi përpara, atëherë duhet të bëhen katër ndryshime modeste në sjellje. Opinioni publik duhet të shkasë lehtazi kundër vendimit Brexit. Politikanët të cilët privatisht urrejnë Brexitin, duhet të deklarohen publikisht. Një opozitë e arsyeshme ndaj politikave qeveritare përsëri duhet të njihet si vulë e demokracisë, e jo si vepër tradhtie. Dhe, po ashtu duhet të largohet ndjenja se Brexiti është i paevitueshëm. Këto kërkesa janë të ndërvarura. Politikanët do të flasin haptazi vetëm nëse ndjejnë ndryshimin e opinionit publik; por, opinioni publik do të ndryshojë vetëm me një lidership të besueshëm politik. Politikanët do të heshtin nëse tërë opozita cilësohet si antidemokratike. Dhe, nëse Brexiti duket i paevitueshëm, atëherë pse votuesit duhet ta marrin përsëri mundin që të mendojnë përsëri rreth kësaj çështjeje? Ndjenja e domosdoshmërisë, sipas anketave, është pengesa më e rëndësishme për zhbërjen e Brexitit. Rreth 30% të votuesve britanikë kundërshtojnë BE-në me aq zell, sa që ata në çdo rast do ta mbështesnin largimin, pa marrë parasysh kostot ekonomike, sikur baza e Trumpit që vazhdimisht mbështetë presidentin, pa marrë parasysh sjelljet e tij. Por, këta euroskeptikë të përbetuar kurrë nuk do ta kishin fituar shumicën, pa rreth 20% të votuesve, të cilët nuk mërziteshin fort për Evropën, por e trajtonin referendumin si votë proteste. Shumë prej këtyre votuesve jo fort të bindur, tani janë të tmerruar për faktin që Brexiti ua kishte larguar vëmendjen nga problemet e tyre të vërteta rreth shëndetësisë, pabarazisë, rrogave të vogla, strehimit, si dhe çështjeve tjera. Por, mu për këtë shkak, ata duan që largimi i paevitueshëm nga Evropa të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që vendi të kthehet në gjendje normale. Tani, supozoni sikur këta votues, në vend se të besojnë se Brexiti është i paevitueshëm, të fillojnë që të besojnë se Brexiti mund të mos ndodhë kurrë. Që të ndodhë një gjë e tillë, politikanët duhet që të ndalin sharjet ndaj Evropës dhe të fillojnë të merren me shqetësimet e vërteta të njerëzve. 

Britania e ka mundësinë ligjore që ta ndërrojë mendjen rreth largimit

Ndjenja e të paevitueshmes mund të largohet nga shkarjet e kohëve të fundit në politikën e brendshme, si në qeverinë konservatore, po ashtu edhe në opozitën laburiste. Laburistët kanë filluar që të kuptojnë se, mënyra e tyre e vetme e mundshme për t'u kthyer në pushtet, është duke kundërshtuar Brexitin. Një analizë e detajuar e zgjedhjeve të vitit 2017 ka treguar se fitimi i papritur i laburistëve ishte arritur kryesisht falë votuesve të rinj, motivimi i të cilëve ishte shpresa e pengimit të Brexitit. Sikur të mos ishin këta votues anti-Brexit, atëherë kryeministrja Theresa May do ta korrte një fitore mbresëlënëse. Nëse Jeremy Corbyn, lideri i laburistëve, tani bëhet "rrogë- tar i Brexitit", sipas shprehjes së paharrueshme të Tony Blairit, duke u larguar nga një opozitë efektive, atëherë këta votues të rinj do të ndiheshin të tradhtuar, partia do të ndahej midis marksistëve dhe centristëve, dhe shpresat e saj për të fituar ndonjëherë zgjedhjet e përgjithshme, do të ishin shuar. Nëse, në anën tjetër, laburistët vendosin që ta luftojnë Brexitin, atëherë opinioni publik do t'i pasonte me të shpejtë. Kundërshtimi i Brexitit do të fillonte të trajtohej si tipar natyror i politikave demokratike. Laburistët do të fillonin të përfitonin nga gabimet negociatore të qeverisë dhe, ndjenja e domosdoshmërisë së Brexitit do të zhdukej. Kjo, në anën tjetër, do t'i inkurajonte konservatorët pro-evropianë. Deputetët konservatorë nuk kanë të ngjarë që të votojnë kundër lidershipit të tyre partiak, nëse mungesa e opozitës laburiste ia mundëson qeverisë që të fitojë, në këtë, apo në mënyrën tjetër. Por, nëse opozita e përqendruar nga laburistët do ta krijonte një mundësi të vërtetë për ndaljen e Brexitit, atëherë deputetët konservatorë që vendosin interesat nacionale para besnikërisë ndaj partisë, do të lavdëroheshin për guximin e tyre, në vend se të përqesheshin për marrëzi. Ky zinxhir i ngjarjeve tani duket se ka filluar. Në dhjetor, May humbi betejën e saj të parë të rëndësishme në lidhje me Brexitin, kur deputetët laburistë u bashkuan me 12 rebelë konservatorë për ta miratuar një amendament që kërkonte miratimin e një Akti të veçantë të parlamentit, pa marrë parasysh marrëveshjen që do të dakordohej me BEnë. Kjo d.m.th. se çdo plan Brexit që shkakton kundërshtim serioz, qoftë nga nacionalistët apo konservatorët proevropianë, do të mund të përdorej si shkak për mbajtjen e një referendumi të ri. Në këtë kuadër, kampanja e parë serioze ndërpartiake, që në mënyrë eksplicite kërkon ndaljen e Brexitit, do të lansohet më vonë, gjatë këtij muaji. Për të pasur sukses, kjo kampanjë do të duhet t'i bindë ithtarët e zhgënjyer të Brexitit se ai nuk është i paevitueshëm. Ajo duhet t'iu tregojë votuesve protestues se, pa marrë parasysh problemet e tyre, Brexit nuk ofron zgjidhje. Po ashtu edhe politikanët laburistë do të duhej që të bindeshin se, bashkëpunimi me mbështetësit e Brexitit, paraqet vetëvrasje zgjedhore, derisa rebelët konservatorë pro evropianë duhet të binden se një rebelim nuk do të ishte i kotë. Përfundimisht, liderët evropianë duhet të deklarojnë njëzëri se Britania e ka mundësinë ligjore që ta ndërrojë mendjen rreth largimit. Këto kërkesa janë sfiduese, por jo të pamundura. David Davis, konservatori pro-Brexit, i cili tani kryeson negociatat britanike rreth Brexitit, në një rast tha se, "Nëse një demokraci nuk mund të ndërrojë mendjen, atëherë ajo pushon së qeni demokraci". Britania vazhdon që të jetë demokraci dhe ajo mund ta ndërrojë mendjen rreth Brexitit. 

(Anatole Kaletsky është ekonomist kryesor dhe bashkëkryesues i "Gavekal Dragonomics") Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për Project Syndicate, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot" 

(Kosova Sot)