Dallkaukë, lëreni Gjykatën Speciale, po vdes populli nga ndotja e ajrit!

Dallkaukë, lëreni Gjykatën Speciale, po vdes populli nga ndotja e ajrit!
  • 01 February 2018 - 08:35

Asnjë qeveri nuk është e interesuar për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Që nga pas lufta në Kosovë kanë dalë Qeveri kuislinge dhe asnjë Qeveri, s'është e interesuar për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj. Ç´është e vërteta, këta kishin të drejtë, sepse nuk ishin të zgjedhur me votën e lirë të popullit, por dolën me pazare të kanaleve të nëntokës kriminale. Edhe pse votonin votuesit, këta banditë shkuar banditëve nuk merrnin për bazë dhe nuk respektonin aspak votën e sovranit. Vota e qytetarëve të saj u ble, u mashtrua, u dredhua dhe, këta bashibozukë, për të mashtruar popullin nuk dilnin fare me program zhvillimor të vendit, se si të zhduket papunësia, si të ngritët ekonomia e vendit, si të zhvillohet shteti, si të respektohet Kushtetuta e vendit dhe si të zbatohen ligjet dhe që të jenë të barabartë të gjithë qytetarët, ligjet, por përkundrazi, këta u lidhen me bandat kriminale të nëntokës, me mafio-oligarkët që fusnin mallra nga kanalet e posaçme nga Serbia fashiste, me simptome kancerogjene për të vrarë shqiptarët ngadalë dhe për t´i tredhur që të mos shtohen...

Dënime për interesa serbiane

Gjatë fushatave parazgjedhore shaheshin si qentë e Kralevës në rrënjë e në degë, bile edhe në gra shtrati, sa për të mashtruar popullin dhe të nesërmen gazetat proserbe dhe kanalet televizive si ai Klan SERBIA që ka emrin kamuflazh KLAN KOSOVA, që nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandonin për kopetë e tyre të dala nga stanet e Serbisë, të udhëhequr nga këlyshi i UDB-së serbiane, miku i Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu, ftonte në emision disa laperë që lehnin si qentë pas hënës, për ata që paguheshin, sa për t´i hedhur pluhur syve popullit. Klan Serbia që vepron në Kosovë, e që quhet KLAN KOSOVA, ata që nuk e dinë financohet edhe nga Serbia dhe banda e saj gjysmëshekullore që quhet DEVOLLI. Qeveritë kuislinge, të mbushura plot e përplot me hajna, banditë e kryebanditë, bashkë me bandat e kanaleve të nëntokës kriminale,organizuan rrjete të organizuara mirë kundër shtetit dhe popullatës së saj,lëshuan së pari rrjetin tamam si të merimangës në çdo dikaster, sidomos në Dogana dhe në sistemin e kalbur gjyqësor, që ulën këmbëkryq argatët dhe zagarët më të tmerrshëm të kasapit Slobodan Milosheviq dhe të qenit plak Titos, që pa pikë faji kanë ngritur mijëra aktakuza dhe kanë dënuan mijëra shqiptarë vetëm për interesa serbiane, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.

Vjedhjet e dallaveret e Shpend Zezës

Dhe, jo vetëm kaq, por këta zagarë të qenit plak Titos, pasi i dënonin shqiptarët, bënin festë, dyzen ahengu me def e me violinë dhe më këndonin këngën me harmonikë, ngëk, ngëk, ngëk, duke kënduar "Zikina kolen" dhe këndonin "KO TO KAZE, KO TO LAZE, DAJE SERBIA MALA" dhe këta qenë shqipfolës nuk guxuan të dënonin asnjë serbian, ndërkaq dënonin shqiptarët edhe i etiketonin si nacionalistë, separatistë, shovinistë, E LLOJ-LLOJ EPITETESH TË TJERA! Dhe, për këtë punë i ulën ata, aty qëllimisht që kishin urrejtje patologjike antishqiptare dhe që ndër dej u buronte gjaku pansllavist, kryekëput spiunë dhe tradhtarë të kombit dhe këtyre ia zunë frymën me grazhd dhe t´i kenë duart e lira që të mos i trazon askush, të vrapojnë pa frikë pas hajnisë si zagarët pas kockave dhe pastaj të futen në vallen e krimit të organizuar gisht për gisht. Shikoni tani si erdhi puna me Prishtinën, ah, për pak harrova, shikoni se si e blen pjellën titiste, Shpend Ahmetin, banda serbiane Devolli dhe si bën hata në Kosovë, po shesin tokat në zemër të Prishtinës dhe një mori vjedhjesh e dallaveresh, e morën këtë Shpend zezën, e dërguan larg syve të popullit, diku thellë në ujërat e Malit të Zi, në jahtin disa milionësh, pastaj futën pykën e përçarjes në seks klubin e "Vetëvendosjes" dhe e bën në 25 copë. Pra, qeveritë kuislinge pa dallim kishin bandat e tyre me banditë e kryebanditë kundër interesave të popullit dhe Kushtetutës së vendit dhe u lidhën me grupet e organizuara kriminale. Nuk u morën me interesat shtetërore dhe jetën më të mirë të qytetarëve, shikoni tani si Prishtina u bë qyteti më i ndotur në botë, jo në Ballkan apo Evropë, por në botë. DHE, MERRENI ME MEND ÇKA PO NDODH TANI? Në vend se të merret Qeveria e mbushur me banditë e kryebanditë, me zhvillimin e vendit, me zhdukjen e papunësisë, me përmirësimin e kushteve nëpër spitale, arsim dhe një mal problemesh, shkojnë e risin rrogat më të mëdha në rajon, ngritën ca banditë kundër Gjykatës Speciale dhe Amerikës. Përse po e them banditë, bile jo banditë po shkuar banditëve. Pyesim kush e solli Gjykatën Speciale, kush e miratoi e aprovoi dhe bile duke kërcënuar që domosdoshmërisht të votohet. Pse pranuan këta banditë shkuar banditëve që të krahasohet xhelati me viktimën...? Dhe, krejt në fund fare, Qeveria banditeske, t´i lërë budallallëqet, por të kthehet te interesi i qytetarëve të vendit, që tani nga tymnaja e kolerës dhe murtajës së zezë që quhet QEVERI KUISLINGE. Prishtinën e ka mbuluar edhe terri i zi i ndotjes së ajrit, që janë simptome vdekjeprurëse. Mushkëritë e njerëzve janë më të rëndësishme se rritja e rrogave të banditëve dhe kryebanditëve... Kaq për sot nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI.

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)