Jo marrëveshjes grekosllavomaqedone,jo zgjerimit të ujërave detare të Greqisë në kurrizin e territorit të Shqipërisë! - Opinione - Kosova Sot
Jo marrėveshjes grekosllavomaqedone,jo zgjerimit tė ujėrave detare tė Greqisė nė kurrizin e territorit tė Shqipėrisė!

Jo marrėveshjes grekosllavomaqedone,jo zgjerimit tė ujėrave detare tė Greqisė nė kurrizin e territorit tė Shqipėrisė!

Barometri diplomatik

SHKRUAN: PROF.DR. MEHDI HYSENI 

Shqiptarët të mos pranojnë ndryshimin e emrit të FYROM-it sipas Marrëveshjes së Shkupit, të Athinës dhe të Sofjes, e as Referendumin e paralajmëruar të kryeministrit Zoran Zajev, sepse nuk ka të bëjë as me Greqinë, as me Bullgarinë e as me OKBnë, mbase thjesht është çështje e marrëveshjes mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonëve. Këto dy entitete duhet të vendosin për emërtimin e Republikës së tyre, sepse janë elementë konstituivë, edhe pse këtë status mbi 50% de jure shqiptarët nuk e gëzojnë sipas Kushtetutës në fuqi të "Maqedonisë". Mirëpo, kjo është gjendja faktike se në FYROM jetojnë mbi 50% e shqiptarëve, që kurrsesi nuk mund të injorohen as nga Kushtetuta ekzistuese, as nga qeveria sllavomaqedone e as nga bashkësia ndërkombëtare. Ndryshimin e emrit të FYROM-it kanë të drejtën historike dhe ligjore ta kërkojnë vetëm shqiptarët, jo grekët, as bullgarët, sepse nuk kanë kurrfarë "hiseje" historike mbi territorin e Republikës së FYROM-it. Këtë e dinë edhe grekët, edhe bullgarët se territori i sotëm i FYROM-it historikisht u përket vetëm shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike, duke qenë se Maqedonia antike e Lekës së Madh është pronë vetëm e pasardhësve të saj, e këta janë shqiptarët pellazgo-ilirë, që gëzojnë të drejtën historike, jo vetëm mbi territorin e FYROM-it, por edhe mbi tërë territorin e Epirit deri në "Boka kotorska" të Malit të Zi të sotëm, i cili, gjithashtu, është krijuar mbi territorin e Shqipërisë etnike dhe të kombit shqiptar (Ulqini, Tivari, Podgorica, Tuzi, Plava, Gucia… etj.). 

Jo, as referendum, por pikësë- pari ndryshimin e Kushtetutës antishqiptare, pastaj ndryshimi i emrit të Republikës!

Politika dhe diplomacia vasale e Edi Ramës dhe e Ditmir Bushatit nuk duhet t'i mësojë prapthi, duke i detyruar shqiptarët në FYROM, që të bëjnë kompromis të keq dhe të dëmshëm politik me sllavomnaqedonët, që të pajtohen me arritjen e ndonjë marrëveshjeje eventuale të Shkupit dhe të Athinës për ndryshimin e emrit të FYROM-it. Por, duhet t'i sugjerojnë dhe t'i ndihmojnë, që patjetër shqiptarët, pikësëpari, të kërkojnë NDRYSHIMIN E KUSHTETUTËS ekzistuese, e cila nuk i njeh 50% të shqiptarëve si element konstituiv shtetëror, por vetëm si pakicë!!! Kjo është padrejtësi, diskriminim dhe mohim i së drejtës kombëtare, shtetërore dhe historike të shqiptarëve në shtëpinë e tyre pellazgoilire. Prandaj, 50% e shqiptarëve në FYROM kurrë nuk duhet pranuar që për ndryshimin e emrit të atij shteti artificial të "muratorëve" jugosllavë: Tito-Kardel-Rankoviq-KolishevskiCrvenkovski etj., të pajtohet me lidhjen e ndonjë traktati greko-bullgar-sllavomaqedon, sepse do të jetë në kundërshtim flagrant me të drejtën historike dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Iliridës së Shqipërisë etnike. Ajo farë diplomacie "qimelëmuese" (Edi-Bushati) e interesave dhe e pretendimeve territoriale të Greqisë dhe të FYROM-it në dëm të interesit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike (duke ndërtuar varre të reja ushtarëve pushtues grekë në Shqipëri, duke ia falur 12 milje territor të ujërave detare, si dhe duke e betonuar zgjidhjen e çështjes së Epirit shqiptar, duke përfshirë edhe Çamërinë), vërtet duhet të përfundojë në ujërat e Detit Jon dhe të Detit Adriatik, sepse duke favorizuar interesat koloniale dhe imperialiste shekullore greko-sllave nuk ka të bëjë me mbrojtjen e së drejtës historike, territoriale dhe shtetërore të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike në Ballkan. Çfarë politike dhe diplomacie "kombëtare" është ajo, që njeh kolonializmin dhe gjenocidin e huaj mbi territoret e Shqipërisë dhe mbi 2 milionë shqiptarë (1878-2018)?! Dhe, për më keq, ajo farë politike dhe diplomacie, pa fije sensi dhe, pa asnjë turp i "mëson" dhe u dikton shqiptarëve të kolonizuar dhe të robëruar, që të pajtohen, të heshtin dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët me vrasësit dhe me shtypësit kolonizatorë të tyre?! 

Diplomacia antihumane dhe antiligjore

Një politikë dhe diplomaci e tillë është antihumane dhe antiligjore, sepse është në kundërshtim me të drejtën historike, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara ngaqë kolonializmi greko-sllav mbi gjysmën e territorit të Shqipërisë etnike dhe të popullsisë së saj autoktone shqiptare, nuk mund të jetë vetëm "çështje e brendshme" e Serbisë, e FYROM-it, e Greqisë dhe e Malit të Zi, të cilat qe më se 100 vjet shërbehen me gënjeshtra, me mashtrime, me agresione dhe me gjenocide, duke u përpjekur që kolonializimin e tyre ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike, ta kualifiokojnë si "çështje jondërkombëtare". Këtij qëllimi të ndyrë antihuman dhe antiligjor, plotësisht ia kanë arritur kolonialistët greko-sllavë, sepse shqiptarët nuk kanë qenë në gjendje ta internacionalizojnë kolonializmin pushtues gjenocidal të vendeve të theksuara fqinje, duke qenë se kanë qenë të përçarë dhe të armiqësuar mes veti, ashtu sikurse në tri luftërat e fundit të UÇK-së, UÇK dhe UÇPBM-së, politika dhe diplomacia e Shqipërisë nuk i kanë ndihmuar asnjërën si shtet i rioganizuar, por i kanë përçarë deri në vëllavrasje, si dhe i kanë gjobitur, duke u shitur armë të ndryshkura, duke i penguar në grumbullimin, në qarkullimin dhe në livrimin e tyre në Kosovë dhe, në portet e tyre detare kanë penguar dhe pezulluar anijet me armë dedikuar për luftën çlirimtare kombëtare të UÇK-së. Kjo farë politike dhe diplomacie e verbër antikombëtare shqiptare provon se "jemi bagëti, që kullosim ku të gjejmë bar, pa menduar për të nesërmen. Ndërkaq, ndryshe, grekosllavët pushtues gjenocidalë mendojnë se si do ta kenë kullotën edhe pas dy mijë vjetëve". Ky është hendikepi shekullor i liderëve politikë shqiptarë, që kurrë nuk e kanë vrarë mendjen për të nesërmen, por vetëm kanë rrasur, kanë pirë, kanë bërë qejf…, janë pasuruar për vete, ashtu sikurse këta horrat dhe derbederët "demokratë-socialistë", korrupsionistët, plaçkitësit dhe mafiozët milionerë dhe miliarderë në 30 vitet e fundit (1990-2018). Këta kanë "ndërkombëtarizuar" vetëm krimet dhe hajnitë e tyre që ia kanë bërë popullit të vet. Mos i dëgjoni këta horra, që vetëm pushtetin, pasurinë dhe ahengjet shfrenuese i kanë qëllim, jo mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të kombit dhe të Shqipërisë etnike, të gjymtuar dhe të kolonizuar nga partnerët dhe nga miqtë e tyre greko-sllavë, të cilët i presin me lule, me dreka, me darka dhe me lloj-lloj koncesionesh absurde në kurrizin e gjysmës së kombit dhe të atdheut të kolonizuar - Shqipërisë etnike. Këtu nuk është fjala vetëm për "gabime", por për përsëritjen e tradhtisë shekullore dhe të imoralitet despotik të qëllimshëm të politikës dhe diplomacisë antishqiptare, që sa më shumë t'i shkatërrojë interesat dhe vlerat vitale gjithëkombëtare në favorin e politikave kolonialiste dhe neokolonialuste sllavo-greke në Ballkan. Nëse kjo farë politike dhe diplomacie e çoroditur antishqiptare nuk pushon së renduri, përbën rrezikun e madh që shqiptarët të shkojnë drejt shpërbërjes totale me kalimin e shekujve, ashtu siç pretendon edhe "kombi kosovar" i Nexhmedin Spahiut, cili nuk e njeh kombin shqiptar.

(Kosova Sot)

17 orë e 36 minuta më parë
18/02/18