PLASI SHERRI NË DRENICË, KRISMA DO TË DËGJOHET! - Opinione - Kosova Sot
PLASI SHERRI NË DRENICË, KRISMA DO TË DËGJOHET!

PLASI SHERRI NË DRENICË, KRISMA DO TË DËGJOHET!

Përplasjet për interesa personale

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Të flasësh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e të mos e përmendësh Drenicën nuk ka fare kuptim. Është e njëjta gjë sikur të flasësh për luftën shumëshekullore kundër bimbashëve dhe dërgutëve turq e të mos e përmendësh Gjergj Kastriotin -Skënderbeun, të flasësh për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e të mos i përmendësh Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, nuk ka kuptim të flasësh për Shpalljen e Pavarësisë së shtetit Shqiptar e të mos zësh në gojë emrin e Ismail Qemalit, Isa Boletinit, s´ka fare kuptim dhe të flasësh për çlirimin e Kosovës nga bandat dhe hordhitë çetnikeserbiane, për Pavarësinë e Kosovës, që ishte okupuar padrejtësisht dhe copëtuar me gërshërë hartash nga Evropa dhe të mos përmendësh emrin Drenicë dhe emrin e komandantit legjendar, Adem Shaban Jashari, po ashtu nuk ka fare kuptim. Pra, këto katër epoka i njeh historia shqiptare, epokë tjetër nuk ka. Para se të kriste lufta, kundër Serbisë gjakatare që zotëronte makinerinë më moderne të luftës që ndihmohej edhe nga nëna e saj Rusia dhe këlyshët shqipfolës, spiunët dhe tradhtarët e kombit është kërkuar një krahinë ku KA TRADITË TË KRYENGRITJES (jam i sigurt dhe kam fakte nga burimet më të afërta) dhe u gjet Drenica dhe askush tjetër, ama askush tjetër. Dhe, mos dëgjoni pallavra të tjera të sokaqeve dhe të tradhtarëve.

I prishi hajnia dhe pushteti

Nga viset e mia, nga vij unë, nga Zhuri i krahinës së Lumës, thuhet:"Trimin vrite, ama hakun mos ia ha", pra dua të them se celulat e para të lirisë që po gëzojmë tani janë shkrepur në Drenicë. Nejse, ka pasur spiunë dhe tradhtarë sa të duash, si gjithkund tjetër, dhe nuk thuhet kot se "mal pa thi nuk ka". Tashti është punë tjetër se sa e mbajtën me nder ketë luftë të shtrenjtë. Mjerisht, në Kosovë, pas luftës, nuk e merituan ata që është dashur të mos harrohen kurrë dhe nuk do të harrohen, të gjithë ata që vdiqën për atdhe dhe liri. Këta trima e trimëresha kurrë nuk u harruan, përkundrazi u përkujtuan me pietetin më të madh njerë- zor e moral. Por, u harruan pikërisht nga shokët e tyre. Jo vetëm që u harruan, por edhe u tradhtuan, duke shkelur gjakun e tyre me të dy këmbët. Shokët e tyre të luftës, e them me përgjegjësinë më të madhe morale, penale dhe juridike, se u shndërruan në kriminelët, vagabondët, kryebanditët dhe hajnat më të mëdhenj jo vetëm në Kosovë e Ballkan, por në tërë Evropën nuk mund t´ua gjesh shoqin. Pra, banditët dhe kryebanditët, që para lufte nuk kishin bukë të mjaftueshme për të ngopur barkun, pas luftës iu turrën Kosovës si llavë ujqish për të coptuar copë-copë, duke plaçkitur deri ne palcë, banditët dhe kryebanditët vërshuan nëpër qytete duke uzurpuar tokat e shtetit që ikën nga fshatrat që edhe shejtani nuk bën ve, ndërtuan shtëpi shumëkatëshe si në Amerikë, që deri dje flinin nëpër kolibe si të ishin në stane, bile ndërtuan shtëpi me basene që të fusësh 100 kuaj të lumit Nil humbasin kokë e bisht, ndërtuan hotele si në Dubai, siguruan pasuri për dhjetë-njëzetë breza: Kjo është që po dihet publikisht nga populli se mos të flasim pasuritë e fshehura nga banditët dhe kryebanditët në Kosovë, e hairin mos ia pafshin! mSe a është kjo e vërtetë apo jo krejt kollaj është të deklarohen seç´kishin këta vagabondë dhe banditë para luftës? Vetëm kaq dhe do të shihni se si kanë ecur me këpucë të shqyera,opinga dhe e HANIN SAPUNIN PËR DJATH. Perse e shkrova këtë? Sepse të gjithë këta banditë shkuar banditëve i prishi hajnia dhe pozita, lufta për pushtet e jo për shtet...

Nami në seks-klubin

Nejse, të futemi në temë. Kjo që plasi në Drenicë, që krisma do të dëgjohet patjetër më vonë, sepse akoma nuk është bërë "dasmë", se pushka nuk dëgjohet pas dasmës, nuk është njësoj që kur u rrahën ish-jugosllavët, udbashët, sabotuesit e luftës, tradhtarët dhe spiunët, ish- titistët e qenit plak Titos, që quhet LDK, me karrige kokës se i kishte zënë harami. Kur jemi këtu, burri që është burrë nuk e fsheh të vërtetën dhe nuk duhet të fsheh atë që është e vërtetë, si bëhet tinëzar i keq. Kur u rrahën me karrige ish-udbashët e LDK-së, unë, Reshat Badallaj-Zhuriani, iu luta Zotit kështu: "Ehu, i madhi Zot asnjë i gjallë mos daltë...", sepse nuk ishin shqiptarë dhe njerëz që me dhimbseshin... Po ashtu, kjo që do të krisë në Drenicë dhe dhashtë i madhi Zot që të mos ndodh nuk është si ajo që ndodhi në seks klubin e 'Vetëvendosjes', sepse në ketë seks klub janë kopilë, axhaminj, kopukë, hajna të lidhur mbas mafio-oligarkëve që u intereson vetëm paraja e vjedhur, se si të plaçkitet vendi. Kurvëria, mashtrimet, dallaveret, pra si i thonë fjalës janë kopilë të fëlliqur. E keni vënë re se si këta kopilë dhe axhami që loznin si fëmijët qurravec, sot një ik, nesër edhe një, pasnesër edhe një tjetër, paradite një, pasdite një dhe pasdarke edhe një tjetër. Pra, kopilhane hesapi që të ngrejë gërdinë, po a do të bënin ndonjë subjekt i shëndoshë politik? Jo, kurrën e kurrës, po kjo ndodhi vetëm në ketë seks klub, po edhe në këtë zeje ishin të papërvojë, nejse këtu nuk e shoh problem të madh se kanë kohë për të mësuar pozat se si dilet në "syret", sido që të jetë, u bënë horë dhe gazi i botës... Në Drenicë janë kapur dhe do të byrytën tjetër fare, sado që mundohen t´i fshehin këto zënka. Zënkat e kanë ndërskamcën te Hashimi i Brojës dhe Kadri Topuzi. Këtu, sipas burimeve të mia nga atje, kanë filluar të armiqësohen edhe familjarisht. Në Drenicë nuk njihet as ligji e as Kushtetuta. Atje besohet "I mbledhin 20 pleq kënd e gjejnë rrugës dhe bëjnë be në tokë e në qiell", s´ka gajle që jemi në vitin 2018. Pra, këto përplasje që po ndodhin në Kosovë, po ndodhin vetëm për interesa të tyre personale, për ndarjen e pazareve të hajnisë dhe të pozitave, por me fajin e këtyre banditëve dhe kryebanditëve po e pëson populli. Hashimi i Brojës dhe Kadri Tupuzi do të duhej të qetësonin gjakrat e jo t´i ndërsejnë secili për hesapin e vet. Edhe te Lushtaku edhe Bekim Haxhiu. Ose te gangsteri Lushtaku dhe Haxhiu, profesor, por me fjalor dhe sjellje rrugaçesh, rrugaç shkuar rrugaçëve, shikoni se si e shan ky idiot shkuar idiotëve Flora Brovinën... Pra, pozita dhe paraja këtyre do t'ua hanë kokën...! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. 

(Kosova Sot)

2 orë e 22 minuta më parë
21/08/18