Ka ardhur koha që të ndahemi nga egoizmi dhe tradhtia,të cilat po na shoqërojnë prej shekujsh

Ka ardhur koha që të ndahemi nga egoizmi dhe tradhtia,të cilat po na shoqërojnë prej shekujsh
  • 03 February 2018 - 08:58

Shqipërinë e sundojnë prej 100 vjetësh joshqiptarët(1)

SHKRUAN: SKËNDER S.KAPITI

Po filloj pjesën e parë të këtij shkrimi, këtë hyrje të shkurtër në formë pyetjesh sepse lexuesi shqiptar nuk lexon gjatë dhe nuk studion thellë, dhe si pasojë edhe mashtrohet lehtë. Politikës së Tiranës gjithnjë nuk i ka interesuar interesi kombë- tar por vetëm ai personal dhe pushteti. Çdo veprim e sjellje e kujtdo qoftë, shqiptar apo joshqiptar, si dhe çdo indiferentizëm dhe neglizhencë, krim e korrupsion prej politikës, politikanëve dhe e pushtetit të cilat sjellin pasoja të rënda për individin, për kombin dhe për shtetin shqiptar janë njëlloj si veprimet e armiqve shoviniste joshqiptarë si dhe të tradhtarëve të shqiptarëve. Ka ardhur koha që të ndahemi nga egoizmi dhe tradhtia të cilat po na shoqërojnë prej shekujsh. Politika dhe regjimet politike të pushtetit në Tiranë gjithnjë si rrezik dhe si "armik" të tyre më shumë kanë konsideruar nacionalizmin, kombëtarizmin dhe intelektualizmin patriotik shqiptar se sa shovinizmin dhe antishqiptarizmin sllavogrek. A nuk ishte regjimi i Mbretit Zog i cili erdhi në pushtet pasi vrau patriotët shqiptarë, si dhe erdhi edhe me ndihmën e Beogradit , dhe si shpërblim ai regjim i fali Serbisë troje të Shqipërisë në një kohë që Serbia e mbante Kosovën të pushtuar nën terror dhe nën gjenocid? A nuk ishte regjim antishqipar, politika dhe ideologjizma e komunizmit enverist, regjim i cili shkatërroi nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar, e proletarizoi atë, dhe i shërbeu nacionalkomunizmit sllav, serb dhe rus, regjim i cili i varfëroi tejskajshëm shqiptarët,e izoloi dhe e rrënoi Shqipërinë, si një regjim antishqiptar pasi ishte thellësisht edhe një regjim antiamerikan? A nuk vazhdoi edhe pas rënies së komunizmit në Shqipëri vazhdimësia antishqiptare e regjimit të Berishës ,Nanos dhe Ramës; a nuk janë regjimet e tyre antishqiptare kur kërkuan dhe vazhdojnë e kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga Greqia për të marrë pushtetin kur janë në opozitë, ashtu si dhe për të vazhduar dhe mbajtur pushtetin kur janë në pozitë , ku si ish-regjimi i Berishës ashtu edhe sot Rama i japin, falin apo i shesin për këtë qëllim si shpërblim Greqisë edhe detin edhe token, në një kohë kur Greqia ka kryer pastrimin etnik të Çamërisë dhe gjenocid mbi popullin shqiptar të saj? 

Antishqiptarizmi dhe antikombëtarizmi

Nuk ka pasur Shqipëria vetëm një Esad Toptan, sepse a nuk është për Kosovën Fatos Nano si Esadi kur deklaroi se Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi, po ashtu si në prag të shpalljes së Pavarësisë kur ministri i jashtëm i PD kërkonte Pavarësi të kushtëzuar për Kosovën; dhe kur kryetari i saj deklaronte se e kishte mik armikun më të madh të shqiptarëve ,Presidentin e Maqedonisë ,Gligorovin dhe atë të Greqisë Micotaqis;po Enver Hoxha si miku dhe vëllai i Miladin Popoviqit ,Mugoshës e Stojniqit dhe i Stalimit; po Mbreti Zog miku dhe mercenari i Pashiqit dhe së fundi sot ,Kryeministri Rama ,miku i Vuçiqit dhe i vizionit të tij për neoJugosllavinë e tregut të përbashkët ballkanik dhe i pajtimit të shqiptarëve me serbët pa pyetur dhe duke injoruar vullnetin dhe autoritetin e shtetit shqiptar të Kosovës. (Shumë shpejt do të dalë studimi 60 vëllimësh i studiuesit Ilir Malindi me titull "United States of Albania"ku publiku mes të tjerash do te mësojnë edhe shumë të vërteta mbi bëmat e politikanëve dhe të pseudoheronjve shqiptarë.) A keni dëgjuar ndonjëherë që Athina dhe Beogradi politik , si opozita dhe pozita politike atje, të kenë kërkuar ndihmë e mbështetje nga Tirana përveçse në të kundërt, kanë bërë gjithnjë propagandë, diversionizëm, veprimtari dhe retorikë politike të egër antishqiptare dhe shoviniste, dhe se atje votuesi grek dhe serb e voton atë politikë e cila është më shumë agresive antishqiptare, ndërsa PD dhe PS në Shqipëri integrimin e Shqipërisë për në BE e shikojnë se rruga atyre u kalon nga Athina dhe me pazaret e marrëveshjet e nëntokës me Beogradin në dëm të Kosovës. A nuk ishte antishqiptarizëm dhe antikombëtarizëm furnizimi dhe shkelja e embargos së naftës nga regjimi i Berishës për makinerinë vrastare dhe gjenocidiste të Millosheviçit?

Pengimi i ndërtimit të shtetit ligjor

A nuk janë antishqitarizëm edhe qëndrimet dhe veprimtaria mosmirënjohëse, e pabesë , e hapur por edhe djallë- zore kundër SHBA-së, kur SHBA -të janë ato të cilat kanë garantuar dhe e kanë mbrojtur shtetin shqiptar të Shqipërisë kundër synimeve serbo-greke për copë- timin e saj, dhe po prej SHBA-së shqiptarët kanë sot shtetin shqiptar të Kosovës? A nuk është antishqiptarizëm edhe antiamerikanizmi i politikës së Tiranës SOT kundër Reformës ne Drejtësi dhe kundër VETTING-ut të ndërmarrë nga SHBA- ja që i hapin rrugën integrimit të Shqipërisë në BE? A nuk është antishqiptarizëm politika e politikanëve të Tiranës që pengojnë ndërtimin e shtetit ligjor, demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë? A nuk është antishqiptarizëm fakti se prej këtyre politikanëve joshqiptarë dhe të politikanëve shqiptarë por pa shpirt shqiptari, përderisa prej krimit, korrupsionit dhe të tradhtisë së tyre shqiptarët marrin arratinë dhe largohen nga Shqipëria si dje ashtu edhe sot? Kur këto regjime politike në Shqipëri u kanë bërë gjithë këto të këqija e të zeza vetë Shqipërisë dhe shqiptarëve në Shqipëri, prandaj, dhe për më tepër akoma, kurrë dhe asnjë regjim politik në Shqipëri nuk është interesuar për gjendjen dhe për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni,Mal të Zi dhe as për Çamërinë, dhe jo vetëm kaq por shqiptarët të cilët të përndjekur, të persekutuar dhe të dëbuar prej trojeve të tyre të cilët lanë trojet dhe shtëpitë e tyre dhe u strehuan në Shqipëri,në Shqipëri ata janë parë si refugjatë dhe janë penguar në çdo formë me qëllim që ata të mos integrohen në pushtet, në politikë, në diplomaci, në akademi etj. Në këto kushte prandaj edhe shqiptarët e Çamërisë krijuan Partinë e tyre ,atë të Integrimit , me qëllim që të integrohen edhe ata në politikë në Shqipëri, në shtetin Amë. Këtë duhet ta bëjnë edhe shqiptarët me origjinë nga Kosova të cilët janë mbi 300 mijë në Shqipëri , por që partitë kryesore politike të Shqipërisë gjithnjë tregohen shumë të kujdesshme dhe "vigjilente" që të mos lejojnë integrimin politik të shqiptarëve me origjinë nga Kosova të cilët jetojnë në Shqipëri, as në partitë e tyre dhe pastaj as në strukturat shtetërore , ku sidomos si më antikosovare në këtë drejtim dallohet Partia Socialiste e Shqipërisë, aktualisht kjo "Rilindja" socialiste e sotme dhe E.Rama, kreu i saj. Këto kanë ndodhur dhe vazhdojnë akoma të ndodhin pasi politikën në Shqipëri e kanë sunduar dhe vazhdojnë ta sundojnë prej 100 vjetësh joshqiptarët dhe shqiptarët injorantë dhe pa shpirt shqiptari. Politika dhe regjimet politike në Tiranë gjithnjë kanë përdorur tradhtinë dhe retorikën patriotike për në favor të interesave te pushtetit, ata kane manipuluar me substancën kombëtare shqiptare, kanë spekuluar dhe manipuluar me Kosovën sidomos për imazh personal politik dhe sa për t'u dukur dhe për t'u paraqitur te ndërkombë- tarët si faktorë, aktorë dhe persona politik kinse kanë respekt dhe influencë te të gjithë shqiptarët në Ballkan në trojet e tyre. Pra politika e Tiranës e ka përdorur dhe e ka trajtuar Çështjen kombëtare shqiptare deri aty dhe ashtu siç ia ka dëshiruar interesi dhe qëllimi i ngushte personal politik dhe i pushtetit të tyre. Po kështu politika e Tiranës ka vepruar edhe me diasporën shqiptare. Vetëm këto fakte të cilat dihen do të ishin të mjaftueshme për ta argumentuar titullin e këtij shkrimi,apo jo. Vazhdon… 

(Kosova Sot)