I ndërruan fjalët si kurvat!

I ndërruan fjalët si kurvat!
  • 03 February 2018 - 09:01

Pushtetarëve s'u pret sëpata në një vend

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Mjerë ne, mjerë Kosova, që nga pas lufta pameritueshëm e morën vendin njerëzit e paditur, të korruptuar, hajna deri në fyt, uzurpatorë, banditë e kryebanditë të lidhur me bandat e mafio-oligarkëve të dala nga kanalet e nëntokës kriminale. Asnjë Qeveri, as Kuvend dhe as kryetar shteti kurrë nuk dolën nga vota e lirë e sovranit, dolën vetëm me anë të pazareve, ndonëse populli dilte në votime për të kryer borxhin qytetar,por ç´e do kur kurrë kjo votë nuk u respektua, ajo u tradhtua, edhe pse e marrë me para të blera, me mashtrime dhe me rrena që bënin banditët e kryebanditët nëpër fushata parazgjedhore që kanë lehur si qentë pas hënës dhe pastaj kurrë nuk u realizuan ato premtime që i kanë lehur. Bile, janë sharë në rrënjë e në degë dhe në gra shtrati dhe kur ka ardhur interesi personal për të ndarë pazaret e hajnisë dhe pozitat i kanë harruar sharjet dhe janë shtrënguar dorë në dorë.

Tradhtarë si Esat Toptani

Banditët dhe kryebanditët e bandave politike, sa herë që nuk binin në ujdi për punën pazareve, nga PUFAT ose kafenetë merrnin vendim për divorcin e tyre, prishje të martesës. Sërish në të njëjtën kulturë, i përsëritnin sharjet e tyre. Poenta kryesore e këtyre banditëve dhe kryebanditëve nuk ishte se si të zhvillohet vendi që Zoti i Madh i ka falur mjaft pasuri tokësore dhe nëntokësore dhe një mori resursesh të tjera që pak vende i kanë, të zvogëlohet papunësia, me një fjalë të zhvillohet vendi. Por, jo, synimi i këtyre bandave të mbushur plot e përplot me banditë e hajna iu turrën Kosovës për ta vjedhur pa mëshirë deri në palcë dhe e bënë copë-copë. U lidhen me banda të mafio-oligarkëve më të rrezikshëm jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, duke bashkëpunuar me Serbinë fashiste, me anë të grupeve kriminale të kanaleve të nëntokës. Merreni me mend sa që edhe toka shiten si të ishte malli i babës dhe u pasuruan leckamanët e deridjeshëm që nuk kishin as brekë për të veshur dhe u bënë të kamur si sheikët e Dubait, e hairin mos ia pafshin për jetë të jetëve...! Shitën tokat tona si dikur Esat Toptani dhe Ahmet Zogolli, nënshkruan me dorën e vet, sollën "ZAJEDNICËN" në zemër të Prishtinës, sollën banditët dhe kryebanditët edhe Gjykatën Speciale, që as që menduan fare se kjo Gjykatë ka të bëjë vetëm me shqiptarët dhe jo me kriminelet serbo-çetnik, që kanë bërë kasaphanë në Kosovë duke vrarë mijëra shqiptarë të pafajshëm në pragun e tyre, dhunuan mijëra femra shqiptare, dogjën jo vetëm tokën që na kishte lënë Zoti hise, por dogjën çdo gjë të gjallë dhe si i thonë fjalës banditët dhe kryebanditët nënshkruan me dorën e tyre dhe krahasuan xhelatin me viktimën...

Urdhrat e udbashit

Shih për ketë, u vërtetua se këta banditë shkuar banditëve e shiten dhe tradhtuan vendin vetëm për interesa të tyre personale, për para të majme me thasë. Jo vetëm kaq, por këta zagarë dhe langonj edhe shkuan më larg duke përçarë popullin, duke e futur në ngatërresë dhe në hasmëri me miqtë tanë, sidomos me Amerikën dhe Gjermaninë e deri te Bashkimi Evropian dhe në anën tjetër fërkonin duart Rusia dhe Serbia, bashkë me këlyshin e tyre Baton Haxhiun, që zbatonte urdhrat me përpikëri nga Rusia cariste dhe Serbia fashiste e gjakut të Drazh Mihajlit. Batoni i UDB-së serbe, bashkë me bandat e mafio-oligarkëve Devolli e kapën edhe banditin Shpend Ahmeti dhe e dërguan natën në ujërat e thella të Malit të Zi. Për Gjykatën Speciale, i ndërsyen disa banditë që deri dje kanë prashitur kollomoq me shat, në pikë të diellit dhe ku dinin këta halabakë se çka vepronin, kinse të zhbëhet Gjykata Speciale, me disa nënshkrime të rrugaçëve që kishin blerë votat me para të vjedhura nga djersa e popullit dhe si e kanë hajnin dhe tradhtinë në gjak, të shesin vendin për një grup hajdutësh, kinse Gjykata fyen UÇK-në. UÇK- në JO KJO GJYKATË PO ASKUSH NË BOTË NUK KA MUNDËSI PËR TA FYER. MJERISHT E KANË FYER TRADHTARËT DHE SPIUNËT SHQIPFOLËS DHE NUK ËSHTË DITA E LARGËT QË DO TË SHIHET. Rrugaçët nuk kuptonin se kur flet ambasadori amerikan flet Amerika dhe këta këlyshë të vegjël natën nëpër pub klube mblidhnin nënshkrime. Ne me kohë i lajmëruam këta qyqarë se nuk shtyhet bjeshka me gjoks, nuk i bie shkëmbit me kokë dhe nuk bëhet politika me dajak në krah. Dhe, nuk shkoi larg, Amerika tregoi dhëmballët, nuk i dhanë viza dhe shëtisnin maleve të Deçanit, për të mbledhur gështenja si qyqet në lis. Kur e panë se sherri i udbashit dhe hajnit, Baton Haxhiu, këlyshi i Jovica Stanishiqit, e ka bëre lëmsh këtë punë filluan t´i hanë fjalët e tyre tamam si kurvat. Po,po, si kurvat! Në fakt, këtë që e bëri katrahurën spiuni dhe langoi i fashizmit, Baton Fazli Haxhiu, e bënte Serbia,por ky kryente argatin e saj, se paguhej majmë nga Serbia...Pra, për të mos e zgjatur më tej dhe për të mos i ra muhabetit rrotull,po e themi shkurt, këta banditë dhe kryebanditë që kishin fjalët e forta, këta që ndërsyen disa deputetë që deri dje kanë prashitur kollomoq me shati, i ndërsyen e i tradhtuan, këta që shumë të zeza i sollën Kosovës për interesa të tyre personale, i ndërruar fjalët si kurvat.

Për këto që flas e shkruar mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)