Ja pse duhet urgjent një ligj VETTING-u në Kosovë - Opinione - Kosova Sot
Ja pse duhet urgjent një ligj VETTING-u në Kosovë

Ja pse duhet urgjent një ligj VETTING-u në Kosovë

Degradimi i sistemit të drejtësisë 

SHKRUAN: SKËNDER S.KAPITI  

Ky sistem drejtësie është në shërbim të krimit kryeministror e qeveritar, abuzimit me ligjin dhe me pushtetin, në shërbim të krimit dhe të korrupsionit të vetë gjyqësorit, në shërbim të korrupsionit bashkiak apo komunal dhe në shërbim të krimit ordiner

Duke lexuar shumë shkrime të opinionistëve të shumtë që kanë dalë në Kosovë, duke lexuar edhe shumë komente të ndryshme, vërehet se ato më së shumti nuk qëllojnë dhe nuk preokupohen në thelbin dhe në atë që është kryesore dhe domosdoshmëri bashkëkohore për perspektivën moderne shtetërore dhe integrimin e Kosovës, por shumë nga ata merren me probleme të parëndësishme dhe me punë egoizmash dhe inatesh personale, merren me historicizma sharjesh e shpifjesh, me ankesa historike pseudopatriotike trilluese, përçarëse, siç bëjnë p.sh. turkofobët, siç bëjnë urrejtësit e luftës së UÇK-së, gjykatospecialofilët shqipfolës, nostalgjikët dhe mediatikët e komunizmo-titizmit, mjeranët e paaftë për të bërë karrierë politike, dështakët etj. Por, përkundër këtyre fatmirësisht ka dhe shumë intelektualë të vërtetë, të aftë, profesionistë, eruditë, patriotë, të cilët bëjnë kritika reale dhe pozitiviste dhe që shquhen edhe për guximin patriotik dhe intelektual prej të cilëve ka se çfarë të mësojë lexuesi, politika, shoqëria dhe madje edhe akademia. Por mjerisht është për ta cekur faktin se pikërisht këta të duhurit, këta lexohen shumë pak.

Shtrirja e gjerë e krimit dhe e korrupsionit

Problemi më i madh që ka sot shoqëria kosovare është problemi i drejtësisë, për të cilin interesohet dhe e trajton si kryeproblem kombëtar është vetëm gazeta "Kosova Sot". Problemi i drejtësisë është problemi më i madh sepse ka të bëjë me faktin e shtrirjes së gjerë të krimit dhe të korrupsionit në 4 nivele: është krimi dhe korrupsioni qeverisës apo qeveritar e kryeministror, ai i gjyqë- sorit(prokuror,gjykatë), ai i pushtetit vendor (rangu Bashkiak apo komunal) dhe ai ordiner. E keqja më e rëndë Kosovës, shtetit dhe shoqërisë kosovare i vjen pra prej tërë këtij sistemi mirëfunksional dhe bashkëveprues i këtyre 4 niveleve, rangjeve apo shtrirjeve të krimit dhe të korrupsionit, të cilët kanë bërë të mundur instalimin e këtij sistemi kriminalo-korruptiv, ku më kryesori është korruptimi, kriminalizimi dhe degradimi i sistemit të drejtësisë.  

Çmontimi i krimit

Pra ky sistem drejtësie është në shërbim të krimit kryeministror e qeveritar, abuzimit me ligjin dhe me pushtetin, në shërbim të krimit dhe të korrupsionit të vetë gjyqësorit, në shërbim të korrupsionit Bashkiak apo komunal, dhe në shërbim të krimit ordiner. Ky gjyqësor është pasojë simbiotike i ardhur si rezultat i kriminalizimit të kësaj klase politike në çdo aspekt dhe qelizë të saj. Prandaj, duhet vepruar urgjentisht dhe se shpëtimi Kosovës i vjen vetëm nga miratimi dhe zbatimi i një Ligji VETTING si ky në Shqipëri, sepse VETTING-u në gjyqësor, pra në drejtësi e çmonton dhe e dekriminalizon politikën, administratën, qeverinë qendrore dhe atë lokale si dhe e ndëshkon edhe krimin ordiner. Kur sundon dhe kur qeveris ligji i VETTING-ut nuk ka më shanse që të mbrojë veten politikisht as politika, as pushteti dhe as krimi ordiner dhe as ta destabilizojnë shoqërinë dhe as shtetin dhe as t'i manipulojnë ato. 

(Kosova Sot)

9 orë e 47 minuta më parë
18/09/18