Banditët e politikës ndihmuan me miliona euro hajnat e diasporës e të Sreten e Boguljub Kariqit, ndërkaq jo Adem Demaçin

Banditët e politikës ndihmuan me miliona euro hajnat e diasporës e të Sreten e Boguljub Kariqit, ndërkaq jo Adem Demaçin
  • 17 February 2018 - 07:51

Simboli i rezistencës shqiptare, i lënë pas dore nga pushtetarët

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

* Hashimi i Brojës dekoron me Mirënjohje ETC-në (Elektricki Teknicki Center), pronë e kriminelëve serbianë, Sretenit dhe Dragoljub Kariqit, që kishin formuar partinë antishqiptare,

"SNAGA SERBIJEFORCA SERBIE", por në Kosovë është udhëheqës i kësaj bande kumbara i tyre, Ramiz Kelmendi, ishzv/kryeministër në Qeverinë kuislinge.

* Kadri Topuzi, kryetar i Kuvendit kukull në Kosovë, dekoron me këshilltar në ketë meslisht spiunin e UDB-së me librezë zyrtare, këlyshin e kryeudbashit serbian, ka bërë hata dhe kasaphanë në Kosovë, Jovica Stanishiqi, Baton Fazli Haxhiu, tani drejtor i kanalit televiziv "KLAN SERBIJA", që financohet nga qarqet shoviniste serbe dhe banda serbiane që quhet "DEVOLLI". * Ramush Haradinaj bën këshilltar antikombëtarin,njeriun e dështuar politikisht,njeriun që i ka ndërruar partitë, Halil Matoshin, ndërkaq, heroi ynë kombëtar,Baca i Madh Adem Demaçi, ndihmohet me një kilogram banane, kur shkojnë në vizitë vetëm për të bërë shou

Kjo që ndodhi në Kosovë, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës,bile në Afrikën e Jugut ndodhi mrekullia. Kjo që ndodhi në Kosovë, juve mos ju raftë ta shihni e dëgjoni, mos i raftë gurit e drunit! Kur isha i ri lexoja Gjergj Fishtën dhe Faik Konicën dhe me vinte çudi, se si kanë mundur të nxjerrin nga goja ato thëniet e tyre të famshme, të "Homerit" shqiptar dhe Faik Konicës:"A ti je Gjergj Fishta, që i ngjet miletit bishta?-Unë jam o xhaxhi kroç, vetë shkruaj e vetë vulos. Le ta dinë gjithë bota mbarë se Gjergj Fishta s´është më shqiptar... Ju rrugaca sallahana vagabonda shakllabana rricna t'ndyet, mikrobe të kqi qi të mjerës moj Shqipni dhe përdor fjalën zuzarët..." dhe Faik Konica:"Me mirë me shit m.t nëpër botë, sa me u marrë me politikanë shqiptarë..." (kërkoj falje për ndonjë gabim në origjinal) dhe më besoni se nuk më kapte truri fare dhe pyesja vetin: Si kanë mundur të thonë këtë, këta kolosë? Eh, vërtet koha po dridhka e përdridhka, tamam si kurva në shtrat. Kur nuk e mendoja se ne do të çlirohemi pas luftërave shekullore që na kishin futur ÇIZMEN NË QAFË dhe të bëhemi pikërisht si tha "Homeri" shqiptar dhe Faiku i madh. Nejse, për të mos u futur thellë në histori dhe të mos përplasem atje larg, ku u përplasën këta me tradhtarë, zagarë dhe langonj të kombit tonë. -Po kthehem në luftën tonë në Kosovë, që nuk rreshti kurrë për të fituar lirinë nga hordhitë çetnike-serbe dhe kundër tradhtarëve dhe spiunëve shqipfolës. Serbia fashiste,kurrë nuk i la shqiptarët për të ngritur krye dhe mu për këtë, në Ballkan shpërndau mbi 2200 spiunë, ndërkaq vetëm në Kosovë 720 dhe atë më të besueshmit dhe më të devotshmit dhe për fatin tonë të zi, ishin shqipfolës dhe ku? Në fshatrat ku ishin etnikisht te pastra, pa asnjë serb apo ndonjë minoritet tjetër. Këta langonj, zagarë e kishin përqafuar kriminelin e pestë në listën botërore që quhej JOSIP BROZ TITO, po këta tradhtarë dhe qen shqipfolës ishin te shitur dhe i thoshin shoku Tito dhe bënin konkurrencë se kush po ia jep, dëgjonin edhe frymë- marrjen e atdhetarëve dhe turr e vrap shkonin në milici e spiunonin, këta qen e dërgonin në prokurori dhe prite pastaj gjyqtarët e dënonin me burg të rëndë dhe i përplasnin nëpër kazamatet e ishJugosllavisë, pa i vizituar familjet e tyre. Pra, deshëm apo s´deshëm të pranojmë, është e vërtetë, por e hidhur langonj dhe zagarët ishin shqipfolës. U dënuan me montime politike jo më pak se 700.000 mijë shqiptarë, ndërsa u dënua edhe SIMBOLI I REZISTENCËS SHQIPTARE, ADEM DEMAÇI. Heroi ynë i gjallë u dënua disa herë dhe u dënua atë që thashë më lart nga tradhtarët shqipfolës. Bile, këta zagarë dhe langonj, pasi e dënonin bënin dyzen ahengu nga gëzimi me def,violinë dhe harmonikën serbe ngek,ngek,ngek. Këta ecnin me fodullëk rrugës dhe konsideronin vetin si të mëdhenj. 

Heroi i gjallë, Adem Demaçi u dënua disa herë me burg të rëndë

Nejse Ademit, Bacës së Madh të kombit i kishin dalë edhe dëshmitarë edhe disa shokë të tij,ndoshta ju kujtohet, një historian PIJANEC, që quhej ZEKERIA CANA, ky shumë të zeza ka thënë, pranë organeve të hetuesisë serbe kundër Adem Demaçit. Më gjerësisht lexo në google origjinalin nga Reshat Badallaj-Zhuriani. Heroi i gjallë, Adem Demaçi u dënua disa herë me burg të rendë dhe dergjej prej kazamatit në kazamat tjetër,nga qenët e Titos. Zagarët shqipfolës që këndonin këngën jo në shqip,por serbisht:"Druze Tito mi ti se kunemo-da sa tvoga puta ne skrenemo-Shoku Tito, ne të betohemi, se nga rruga jote nuk do të largohemi" dhe më besoni dhe ju betohem për flamur, komb, për tokë e për qiell se ka pasur qen, tradhtarë dhe spiunë që fotografinë e këtij satrapi, e këtij qeni plak Titos, e mbanin të varur nëpër mure të odave me baskinë (gozhdën) 16, aq e fortë që mban trarin kryesor të kulmit të çatisë. E varnin në mure të odave për ta parë mysafirët se ky është langua titist dhe merreni me mend, aq të pamoralshëm ishin dhe janë, asnjëri qen nuk bëri vetëvrasje dhe të lë testament për t´i kërkuar falje popullit. Nuk ishin në gjendje këta të kuptojnë se nuk është mirë kur populli yt të vret e populli serb të mban zi! Kush e di këta qen, ndoshta popull të tyre e konsideronin Serbinë e Drazh Mihajlit dhe Aleksandër Rankoviqit, që besa ka shumë prej tyre që përpos fotos se Rankit kanë mbajtur edhe trabojnicën e tij... Këta e shanin dhe e pështynin heroin tonë të gjallë ADEM DEMAÇIN, këta kanë bërë propagandë të llojllojshme. Merreni me mend, ish- udbashët që iu kishin shitur falas UDB-së serbe, themeluesit kryesorë të LDK, që unë personalisht kurrë nuk i kam konsideruar as shqiptarë, këta spiunë dhe tradhtarë të ndyrë, kanë thënë për Bacën e Madh,heroin e gjallë dhe Simbolin e Rezistencës shqiptare, Adem Demaçin,"Adem Demaçi nuk ka qenë në burg, ka shëtitur me gra nëpër Beograd..." Dëgjoni vetë nga goja e tij, në youtube.

Faqezinj e të pafytyrë

Pra, bandat dhe banditët e dalë me vota të vjedhura, të blera, me pazare të kanaleve të nëntokës kriminale dhe kurrë me votën e lirë të popullit, NELSON MANDELEN E EVROPËS QË QUHET ADEM DEMAÇI, NUK E NDERUAN AS PËR KËSHILLTAR, AS KRYETAR SHTETI, KUVENDI E AS QEVERIE. Simbolin e rezistencës shqiptare; ADEM DEMAÇIN E NDERON POPULLI. Kur bie ndonjëherë sëmur, këta matrapazët, këta tregtar flamujsh, marrin nga një kilogram banane dhe shkojnë në vizitë kinse për ta parë dikush. Këta janë faqezinj, këta janë të pafytyrë. Zagarët e bandave politike nuk e nderuan sa është gjallë, këta janë soj zagarësh e langonjsh. Këta vrapojnë pas hajnisë, si zagaret pas kockave, këta janë kusarë, tyxharë e hajna që deri dje nuk kishin çorapë, sot me hajni janë bërë supermilionerë. Banditët, merreni me mend, ndihmojnë hajnat me renome evropiane, që qindra miliona kanë vjedhur Diasporën dhe kanë hapur banka private, si "DARDANIA BANK", ndihmojnë kopilët e Titos, Isa Mustafën, e dërgojnë me avion privat, me para të taksapaguesve dhe pse ka pare qindra miliona, ju kujtohet afera e djalit të tij, Isa kopili ishte këlysh i Titos dhe krahu i djathë i kryetradhtarit, Rrahman Morina, që në historinë shqiptare njihet si epoka e rrahmanzinjve, që u vranë shumë shqiptarë dhe hajnin tjetër, po ashtu, me renome evropiane Bujar Bukoshin, sabotuesin e luftës... Pra, pyetni banditët dhe kryebanditët, pyetni hajnat dhe faqezinjtë e politikës, se me të kujt para shërohen këta kopilë! Kurse, heroit të gjallë, Mandelës së Evropës me 30 vjet burg për liri e Komb, ADEM DEMAÇIT, ia dhanë një veturë dhe një vozitës, z. Xhelalin. Xhelalit nuk ia harroj emrin se, kur e ftova Bacën Adem për dasmën e djalit tim, Arbërit, bisedova me të se Baca atëherë ishte në Sarandë, duke shkruar libër... Komentimi i mëtejmë është i panevojshëm për këta faqezinj dhe vagabondë që ndihmojnë kopilët e Titos, hajnat e popullit dhe dekorojnë organizate terroriste të Dragoljubit e Sreten Kariqit dhe e lënë në mëshirën e kohës,HEROIN E GJALLË, ADEM DEMAÇIN! Kaq kësaj radhe për sot, kaq nga unë ,RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI,për të vazhduar me: Kush ishin dëshmitarët shqipfolës që e denoncuan Adem Demaçin, kush ishin udbashët, çka tha në gjyq Adem Demaçi, kush e preu në besë, në konakun e tij Adem Demaçin....

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)