Si po rrëshqasin në grackën e tradhtisë kombëtare, me faljen-shitjen e 8230 ha të tokave tona? - Opinione - Kosova Sot
Si po rrëshqasin në grackën e tradhtisë kombëtare, me faljen-shitjen e 8230 ha të tokave tona?

Si po rrëshqasin në grackën e tradhtisë kombëtare, me faljen-shitjen e 8230 ha të tokave tona?

Dallimi në mes të Kuvendit gjithëpopullor te Verrat e Llukës, dhe të Kuvendit me të zgjedhurit e të njëjtit popull

SHKRUAN: ALI KELMENDI

Kjo se çka po ndodh me ju deputetët e zgjedhur nga vota e popullit do të mbetet një ditë e kobshme për ju, dhe liderët tuaj. A pak po ju duket që na morën që nga Kongresi i Berlinit, 1878, dhe më pas në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, ku e rritën territorin e Malit të Zi prej 4.400 Km2 në 13.812 Km2, sa kanë sot, pra 9.400 Km2 të marra nga tokat shqiptare. Sa e dhimbshme dhe histori tragjike për ne si komb. Kuvendi - Tubimi të Verrat e Llukës i mbajtur në vitin 1990, ishte Tubim i përmasave epike dhe konsiderohet si tubimi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave në historisë tonë të re, ku morën pjesë rreth 500 mijë veta, nën udhëheqjen e Prof. Anton ?ettës, Prof. Zekeria Canës - historian, avokatit Bajram Kelmendit, Dom Lush Gjergjit, Nismës së të rinjve nga Lumëbardhi i Deçanit,"Aksioni i ishtë burgosurve politikë dhe Lëvizja për pajtimin e gjaqeve". U lëshua kushtrimi për domosdoshmërinë e ringjalljes kombëtare. Nga ajo kohë populli shqiptar do të ruajë gjoksin e jo edhe shpinën, ishte "motoja" përfundimtare. Në të gjitha trevat tona u falën më së 1000 gjaqe. Nga ai Kuvend dolën të bashkuar për një ideal të madh mbarëkombëtar drejt ardhmërisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kjo besë e dalë nga ai Kuvend nuk zgjati më shumë së shtatë - tetë vite, gjersa filloi lufta për t'iu kundërvënë luftës serbomalazeze dhe masakrave dhe gjenocidit serbomadh që u krye ndaj popullatës sonë në trojet e veta etnike. Gjatë kësaj lufte dhe krahas saj u vranë shumë luftë- tarë shqiptarë që luftonin për liri, jo vetëm nga ushtria, paramilitarët serbomalazezë, por, edhe nga vetë shqiptarët faqezinj. U vranë shumë djem e trima të devotshëm shqiptarë, gjatë dhe pas luftës. Ata ishin aktivistët e palodhshëm të LDK-së dhe luftëtarët e FARK-ut, me një fjalë bashkëpunëtorët e ngushtë të dr. Ibrahim Rugovës. U vranë nga krahu majtist i luftës me militantët e tyre nga të cilët dolën liderët e sotëm që janë në pushtet dhe udhëheqin një regjim diktatorial të centralizuar gjerë në maksimum.

Deputetët nuk janë të lirë të shprehin mendimin e tyre të lirë

Në organet shtetërore nuk ka pluralizëm politik. Ka hierarki shtetërore, e cila domosdo duhet respektuar, e sidomos nga të zgjedhurit e popullit-deputetët. Parlamenti është i uniformuar. Deputetët nuk janë të lirë të shprehin mendimin e tyre të lirë! Nuk ka pluralizëm politik në mesin e tyre. Janë të varur nga kryetarët e partive të tyre. Ata diktojnë, dhe deputetët duhet patjetër t'i zbatojnë urdhrat e bosëve të tyre. Ekziston dhe zbatohet një indokrinim i paparë teposhtë në të gjitha rangjet, duke filluar nga zëvendësministrat, ministrat, deputetet, me një fjalë në të gjitha strukturat politike e shoqërore deri të votuesit e thjeshtë. Për indokrinim kam shkruar në vitin 2002 në librin: Klementia e Presidentit Rugova, dhe jam përpjekur ta zhvesh kultin e autoritetit majtist p.sh. "Kjo është e vërtetë, pasi kështu na mësonte xhaxhi Enver, shkruante Qosja, dhe tani kështu thonë Thaçi, Veseli, Ramushi, pasi autoriteti në PDK, AAK dhe LPK mendojmë dhe veprojmë njëjtë… Këtyre lidershipëve u bashkëngjit edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit dhe Nisma e Fatmir Limës. Asnjëri nga liderët partiakë të përmendur nuk iu kundërvu Hashimit, kur i anashkaloi të gjithë, dhe kuvendarët, dhe nënshkroi në Vjenë më 2015, Marrëveshjen për delimitim të kufirit me Malin e Zi, në vend të demarkacionit për kufirin e vjetër administrativ: ?akorr - Hajlë dhe Kullë të Zhlebit. Askush s'e mori parasysh se Hashimi shkeli Kushtetutën e vendit dhe shpëtoi pa u ndëshkuar. I shiti 8230 hektarë të trevave të Rugovës, Deçanit dhe të Podgurit. Po ta kishte falur do të mundte t'i binte pishman. Kur është fjala te shitja, pitja ishte hëngër nga Hashimi me militantët e tij partiakë, dhe kishin mbetur vetëm duqit (strajcat) e zbrazëta. Malazezët nuk janë të interesuar t'i marrin duqit e zbrazët. Ata e detyruan Hashimin t'ua vërtetojë edhe njëherë me një deklaratë marrëveshjen e Vjenës, duke mos i pyetur të zgjedhurit e popullit - deputetët, mu në ditën e 10 -vjetorit të pavarësisë. Ku mos me e nënshkruar kur kryeministri malazez, Markoviq erdhi me hu në krah duke thënë së Mali i Zi e ka ratifikuar demilitimin në Kuvendin e vet, dhe s'ka më kthim prapa? Tani po i besoj Krajl Nikollës kur kishte thënë së Ulqinin e kishte marrë më luftë, por pasardhësit e tij, si: (Gjukanoviq, Markoviq dhe kryetari Filip Vujoviq) e detyruan Hashimin e ndoshta edhe kuvendarët, t'ia japin tokën tonë me votën e tyre në Kuvend në emër të Republikës së Kosovës, në prag të 10- vjetorit të pavarësisë. E festojnë pavarësinë nga njëra anë dhe nga ana tjetër i humbim 8230 hektarë tokë dhe njëkohësisht e cungojnë sovranitetin e shtetit të Republikës së Kosovës. Absurd dhe idiotizëm i llojit të vet nga lidershipi kosovar. A ishte kjo pavarësi e Malit të Zi apo e jona e Kosovës. Nëse edhe kjo ndodh si pavarësi e përbashkët, atëherë këtu kemi të bëjmë me tradhtinë e Hashim Thaçit dhe indoktrimimin e tij. 

Prishja e marrëdhënieve me fqinjët tuaj grabitës

Pra, deputetët e indoktrinuar do ta votojnë, se kështu po na thonë Hashimi, Veseli, Ramushi, Pacolli dhe Fatmiri ...!!!??? Ramushit po i them shul shqip, dhe e siguroj se, po tradhtove kësaj here, do të pësosh si ti, si partia jote, siç e pësoi Isa Mustafa - pusani. Gabimet e tij e dërguan për shërim në Gjermani. Edhe njëherë po të them, se gabove edhe kësaj radhe, kurrë më votë as ti as partia jote nuk do të merrni. Aleatët e tu do ta rrëzojnë Qeverinë tënde dhe do t'i shpallin zgjedhjet e reja, që do ta kesh veten në pikëpyetje për ndonjë fitore elektorale. Ju liderët e tjerë mendoni se; Albini është ende i ri dhe nuk i kupton allishverishet ndërkombëtare, dhe indoktrinim. Hashimi shpërdoron dhe ju deputetët ( xhemati) të " nderuar " këndojani vullnetarisht talkimin duke e votuar delimitimin - duke e shënuar tinëzisht vijën e re të kufirit me humbjen e 8230 hektarëve. Mos harroni se pa i pyetur rugovasit, deçanasit dhe podgurasit, ratifikimi i kufirit nuk do të ketë fare vlerë juridike. Atëherë, Nyja e Gordit do të zgjidhet, siç e zgjodhi Aleksandri ynë i Madh me shpatë në dorë, e jo si proverbi-përralla juaj, duke ua heq qeve (kieve) kunjingozhdarin e zgjedhës nga biga e qerres), dhe lënë qerren me 8230 hektarë Mali të Zi. Mos harroni, se në ndonjë aksident ndërkufitar, dhe prishjen e marrëdhënieve me fqinjët tuaj grabitës dhe uzurpuas të tokave tona, përgjegjësinë do ta merrni ju puthadorët e malazezve dhe të Evropës. Edhe ju në një kohë jo të largët do t'u vijë dita t'u këndohet talkini. Kjo se çka po ndodh me ju do të jetë një ditë e kobshme për ju të gjithë, dhe turp ju qoftë, dhe ju zëntë mallkimi i popullit. Shpresoj që nuk e keni larg. Së shpejti do t'u vijë edhe Gjykata SPECIALE. " Do ta këndoni këngën; kuku nënë çka i bëmë vetit " Më së shumti po na befason Ramush Ramboja, që i mashtroi rugovasit, deçanasit e tij dhe podgurasit. I mblodhi mbi 200.000 nënshkrime dhe u deklarua publikisht se nuk do ta japë ?akorrin dhe Kullën, por lakmia për pushtet qenka e njëjtë për të gjithë liderët !!! "Këto paradokse, po na bindin, që përmbajtja e këtyre ndodhive të mbrapshta është e vërtetë dhe e marrë. Një dihet se ky është indoktrinim, kur njerëzve nuk u jepej mundësia të gjykojnë vetë duke u bindur se çka ka të vërtetë në kultin e autoritetit dhe çka false, pasi kjo paraprakisht paragjykon gjoja papjekurinë e përhershme të popullit për të bërë vetë vlerësimet e mësipërme. Respektimi i teprueshëm apo i detyruar i autoritetit gjoja të "pagabueshëm" të bëhet dialog i përbashkët e konstruktiv kombëtar, nuk jepen propozime të mirë- fillta kombëtare, por bëhen platforma dhe jepen urdhra të prera, si ato të Hashimit.. Indoktrinimi i masave është bërë ndërmarrje e një makinerie afatgjate duke u shërbyer gënjeshtrave, mashtrimeve, korrupsionit, hajnive dhe ajo çka është me e keqja tradhtive kombëtare. Fuqia sekrete e shtresave e të indoktrinuara si dhe plogështia e atyre burokratike i solli njerëzit në gjendje të besojnë më shumë në atë që propagandohet së sa në atë çka shihet dhe çka ka të vërtetë në to. Dhe në fund "kush i han paratë e krajlit, ja sheh sherrin djalë pas djalit"dhe " tradhtinë tuaj e vulosët në lule t'ballit".

PA I PYETUR RUGOVASIT, DEÇANASIT DHE PODGURASIT, RATIFIKIMI I KUFIRIT NUK DO TË KETË FARE VLERË JURIDIKE

(Kosova Sot)

4 orë e 40 minuta më parë
25/06/18