Spiun i kujt është Fisnik Ismaili?

Spiun i kujt është Fisnik Ismaili?
  • 27 February 2018 - 08:58

Bandat politike 

Fisnik Ismaili, pasi ndërron disa parti politike, që unë i quaj banda politike, së fundi nga FERI shkon në seksklubin, ku kishte pasur NGACMIME SEKSUALE, por jo nga Fisniku, por nga disa të tjerë, që ata vetë e bënë publike dhe nga ky seks- klub bëhet edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Por, Fisniku edhe këtu nuk zë vend si duhet dhe fillon të gjuajë me shqelma edhe në kryetarin e tij Albin Kurtin, i cili edhe ky është me faj deri në fyt

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Deputeti i seks- lubit që quhet "Vetëvendosje", Fisnik Ismail, është djali i Muharrem Ismailit, mikut të ngushtë të kasapit të shqiptarëve, që vrau mijëra shqiptarë të pafajshëm,dhunoi mijëra femra dhe dogji çdo gjë të gjallë në tokën e Kosovës, Slobodan Milosheviqit. Muharrem Ismaili ishte drejtor i Bankës Popullore të Kosovës, të viteve 80-ta, që të njëjtin zanat kishte edhe Slobodan Milosheviqi dhe këta të dy janë takuar shpeshherë nëpër metropole të botës. Slobodan Milosheviqi, ky kriminel që ishte në bankë të zezë, në HAGË,si kriminel lufte në luftërat e përgjakshme në ishJugosllavi, lufta më e përgjakshme që nuk njeh bota e qytetëruar, publikisht kishte thënë dhe kishte pyetur për babanë e Fisnik Ismailit, Muharremin se a e njeh dhe a kishte dërguar për të biseduar me të Mahmut Bakalli. Ky i fundit kishte thënë se e njeh Muharremin, por Mahmuti nuk kishte kërkuar që të takohej më të... Fisnik Ismaili, pasi ndërron disa parti politike, që unë i quaj banda politike, së fundi nga FERI shkon në seks-klubin, ku kishte pasur NGACMIME SEKSUALE, por jo nga Fisniku, por nga disa te tjerë, që ata vetë e bënë publike dhe nga ky seks-klub bëhet edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Por, Fisniku edhe këtu nuk zë vend si duhet dhe fillon të gjuajë me shqelma edhe në kryetarin e tij Albin Kurtin, i cili edhe ky është me faj deri në fyt.  

Plasja e sherrit

Kur plasi sherri dhe përplasjet në këtë seks-klub filluan të dalin në dritë marrëzitë e këtyre axhamive dhe Fisnik Ismaili,mbështetet te gangsteri Dardan Mulliqaj, e te Shpend Jahti, që kishte bërë hata në Prishtinë duke falur toka në zemër të Prishtinës bandës serbiane Devolli, duke dhënë leje ndërtimi dhe çdo gjë që i vinte përdorësh si të ishin pronë e babait të tij, Aliut. Shpend zeza ishte me fat, sepse i lindur bishtdredhur dhe dallaveraxhi ,tinëzar dhe një natë ikën, në terrin e shkon thellë në ujërat e Malit të Zi,kushedi se sa milje larg dhe takohet në Jahtin disamilionësh të kësaj bande fatzezë kundër Kosovës, për të marrë bakshishin me thasë nga Devollët, mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale...Fisnik Ismaili, kohëve të fundit ka filluar vazhdimisht duke i zgogërdhuar sytë, bile nga njëherë i bënë sa safa duke i akuzuar të gjithë me rend burra e gra dhe çdo gjë që i vjen për gojë, duke i harruar dhe duke menduar se populli është thes me KASHTË, SE KINSE askush nuk di se kush është ai dhe babai i tij. Ne tani për tani do t'i bëjmë vetëm ca pyetje publike këtij cubi. Pra, kam vendosur t´i lidh kijet publikisht me çunin e Muharremit, mikun e Milosheviqit dhe i çoj fjalë që të ngrejë padi penale kundër meje ose të heshtë. Pra, Fisniku që nuk e njihni ju, hiqet cub, por ju nuk e dini se ky "elefant" se i kujt spiun është. Kur them i kujt spiun është, ky ka dy rrugë të tjera:Të ngrejë padi penale ose ta marrë kalemin dhe të demantojë shkrimin tim. Po gaboj ky dhe i hyri thellë kësaj pune, do t'i dalë gjizë dhe nuk do të guxojë të dalë më kurrë sa të jetë jeta, sa të jetë toka e qielli në qendër të Prishtinës.... Ne së pari do t'i bëjmë ca pyetje publike djalit të Muharremit, që nuk i di as seksklubi "Vetëvendosje",as Albin Kurti, këtë ndoshta mund të dinë disa cuba të vegjël, që janë rrotull tij dhe me të. Nejse, do të shohim se cilën do ta zgjedhë Fisniku. Është puna e tij. Zoti Fisnik Ismaili, a jeni spiun i disa shërbimeve të huaja dhe me cilin agjent jeni në kontakt? A jeni në kërkim të pasurisë së z. P. dhe për të ndihmuar fushatën politike të Yelcinit, nga "Trinlo Infesment"? Me kë keni biseduar për raportin e CIA-S DHE PËR Z. VIKTOR STOLPOFSKIH ,rusin që jetonte dikur në kantonin e TICINOS? Me kë keni kërkuar të takoheni dhe keni pasur frikë se nuk guxojnë t´ju shohin bashkë nga frika e popullit? Kush ju ftoi të takoheni në rrugën "Ali Kelmendi", në Aktash, afër OSBEsë, tani "GAZMEND ZAJMI", PËR TË PIRË KAFE DHE PËR TË BISEDUAR? Shifra:"E sheh një lepur,logo e karotës..:DROPET PINN,42,39,22,3N22..."?

Kush ishte mik me Borislav Milosheviqin, vëllain e Slobodan Milosheviqit?

A keni deklaruar se raportin e keni ju dhe deri ku kanë mbërri hetimet dhe me cilin agjent keni biseduar dhe jeni takuar? Dhe, nga frika keni pyetur mos është rrezik dhe i keni thënë dërgo vetëm tekstin e jo raportin? Agjenti të pyet ty: a ty po të përcjellin a mua? Dhe kush të thotë se këta nuk guxojnë te takohen me "Vetëvendosjen" dhe ti a je në "Vetëvendosje"? Dhe se thotë se këta kanë dalë prej rruge...? Kush ishte mik me Borislav Milosheviqin, vëllain e Slobodan Milosheviqit dhe çka është folur për Kremlinin? Borislav Milosheviq, a ishte pronar i firmës "GENEX"? CILI ISHTE SKANDALI PËR 62 MILIONË DOLLARË? Skandalet në Rusi, Gjermani, Zvicër,Gana...? Përse patët frikën nga përgjimet dhe hetimet...? Nga kush keni kërkuar raportin se si është likuiduar familja e SHABAN JASHARIT NË PREKAZ DHE KUSH IA DËRGON NË CIRILIC? Kush është në listën e zezë nga amerikanët, POR, SI NJERI PRORUSË? Kush kontaktoi me një RUMUN DHE ME NJË RUS DHE KUSH JANË 37 PERSONAT E TJERË? Kush e organizoi takimin me Slobodan Milosheviqin, keni pyetur dhe jeni interesuar? Po për një festë a jeni takuar diku me ketë agjent? Ju jeni interesuar edhe për lidhjet me Jasharët,në vitin 1997/98 PËR LIDHJEN MOSKË- BEOGRAD...? Pra, z. Fisnik Ismaili, ju dhe seks-klubi i "Vetëvendosjes", e keni rasti të rrëfeheni publikisht dhe ju ftoj të dilni në pazar me mua t´i lidhim kijet dhe në të njëjtën kohë jam i gatshëm t´ju përgjigjem rrufe si ia kam zanat unë, ose ngreni padi penale se unë personalisht, jo gazeta, jam i gatshëm të përgjigjem moralisht, penalisht, juridikisht si të doni, vetëm t´i tregojmë popullit se kush është fytyra e vërtetë djallëzore e Juaja. Duhet zbardhur të gjitha krimet,hajnitë të kriminelëve, spiunëve,mafio-oligarkëve, kundër popullatës shqiptare në përgjithësi, që nga majat e larta të shtetit,qeveria kuislinge,kuvendit kukull, banditëve dhe kryebanditëve të bandave politike, sistemit të kalbur gjyqësor, mafio-oligarkët që e morën në qafë dhe po e shkatërrojnë vendin pa mëshirë...

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)