E vërteta për kufirin e vjetër Çakorr - Hajlë - Zhleb - Opinione - Kosova Sot
E vërteta për kufirin e vjetër Çakorr - Hajlë - Zhleb

E vërteta për kufirin e vjetër Çakorr - Hajlë - Zhleb

Nuk janë marrë parasysh kufijtë administrativë dhe as hartat topografike

Enciklopedia është "Bibla" e një shteti për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Shteti i nxjerr edhe jashtë, në mënyrë që shtetet mike përmes brendisë së tyre, të njihen më saktë me veçoritë e shtetit dhe kufijtë e tij të brendshëm dhe të jashtëm

SHKRUAN: ALI KELMENDI

Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi mori me vete një topsekret shtetëror, të panjohur për opinionin e gjerë, ku më 8 prill 2013, në Podgoricë, mes ministrave të Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe të Kosovës, z. Konjeviq dhe z. Rexhepi, kanë deklaruar: "Konfirmohet pajtimi dypalësh që përcaktimi i kufirit shtetëror mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës do të jetë konform kufirit administrativ, i cili ishte përcaktuar në ish- RSFJ, në vitin 1974". Me këtë parim kuptohet së kufijtë e një shteti, të cilët kanë pasur natyrë të kufijve administrativë, siç ishte rasti me shtetet e dala nga ish - Jugosllavia, transformohen në kufi ndërkombëtarë. Andaj Komisioni shtetëror i Murat Mehës nuk ka marrë parasysh kufijtë administrativë dhe as hartat topografike me kufij të qartë administrativë për territorin e Kosovës që janë me dhjetëra harta nga viti 1945 e këtej. Nuk është marrë asnjë nga dhjetëra dokumente që tregojnë kufirin në ?akorr, as juridiksioni i Gjykatave, por është marrë si kriter vetëm kufiri "kadastral - administrativ". Kriteret për përcaktimin e kufijve administrativë (1945-46) kanë qenë kryesisht etnikë, historikë dhe ekonomikë, ndërsa kadastra, si kriter as që ishte përmendur; Kadastra nuk është kriter e vërteton edhe Vendimi i Arbitrazhit (PCA CASE NO. 2012-04) në mes të Sllovenisë dhe Kroacisë, ku qartë konstatohet se kufiri administrativ është përcaktues në raport me atë kadastral.( Shih raporti Bulliqi). Pra, nëse kemi kufij administrativë nuk ka pse të merret fare si kriter kufiri kadastral. Pra, vetëm kur mungon ky kufi me fakte të tjera, ndër kriteret mund të jetë edhe kadastra, por kur ka harta zyrtare, dokumente ky kriter nuk vjen dot para tyre. Aq më keq akoma që për këtë zonë Mali i Zi nuk ka kadastra fare, por ka shfrytëzuar disa të Kosovës dhe aty ku nuk ka kadastër, ky territor prej 8230 hektarësh i është dhënë Malit të Zi.

Komisioni pa mandat e në mënyrë të padrejtë u ka hequr shqiptarëve të Kosovës mbi 8.230 hektarë tokë

Komisioni i Murat Mehës ka shkelur ligjin ndërkombëtar kur kadastrën e ka pranuar si kriter të vetëm (ekskluziv) për përcaktimin e kufirit, e kjo është absolutisht e pasaktë. ( Raporti Bulliqi e ka përcaktuar qartë). Ky Komision pa mandat e në mënyrë të pa drejtë i ka hequr shqiptarëve të Kosovës mbi 8.230 hektarë tokë dhe ia ka falur Mali të Zi.

Konkluzion

1. Komisioni i Mehës pa mandat që ka përcaktuar kufirin është në tejkalim kompetencash dhe si e tillë kjo marrëveshje është absolutisht e pavlefshme.

2. Komisioni ka shkelur ligjin ndërkombëtar për përcaktimin e kufirit dhe kriteri kadastër është i pavlefshëm para kriterit administrativ.

3. Deputetët duhet të votojnë kundër për këto dy shkaqe të mësipërme, por sidomos i pari.

4. Të ngrihet një Komision i ri dhe ti jepet mandat i qartë për Demarkim mbi bazën e kufirit administrativ dhe jo Delimitim, pasi kufiri midis Malit të Zi dhe Kosovës ekziston.

Këto shkelje të rënda juridike t'u shpjegohen shumë qartë Përfaqësuesve Ndërkombëtarë dhe jam i sigurt që kur të sqarohen, as ata nuk do të pranonin një shkelje kaq të rëndë të ligjit Kombëtar dhe Ndërkombëtar." P.S Autorja: Prof.dr. Elena Kocaqi është e doktoruar në marrëdhënie ndërkombëtare, ligjëruese në Universitetin e Durrësit, avokate, dhe njëkohësisht një nga studiueset më të artikuluara të çështjeve për lashtësinë e shqiptare. Po ashtu është Kryetare e Kuvendit të Republikës së ?amërisë. ( Marrë nga portali- Gazeta Shqiptari.com.)

Në librin tim të ri në mënyrë shkencore kam dhënë argumente të pakontestueshme mbi vijën e vjetër kufitare administrative në mes të Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi. Në këtë shkrim do t'i përsëris të dhënat kryesore mbi vërtetësinë e të dhënave të marra në arkivat e Evropës juglindorë në Universitetin e Bernit, libraritë e mëdha, e gjetiu. Kam filluar hulumtimet në Enciklopeditë jugosllave, bleni 1 me 7 libra dhe bleni 2 me 8 libra të përpiluara në Entin leksikografik " Mirosllav Krlezha" të Zagrebit, dhe të botuara në Lublanë. Po ashtu kam shfrytëzuar edhe Enciklopeditë ushtarake jugosllave të vitit 1972 - 78 të botuara në Beograd. Atllaset e mëdha botërore, Hartat rrugore evropiane dhe dokumente të tjera. Në enciklopedi, ndër të tjera, janë të përfshira komplet hartat e shteteve me përshkrimin e vendeve dhe shprehjeve të huaja me një indeks të detajuar nga historiografitë, bibliografitë ilustrimet, listat e shkurtesave etj. Me një fjalë enciklopedia është "Bibla" e një shteti për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.

Shteti i nxjerr edhe jashtë, në mënyrë që shtetet mike përmes brendisë së tyre, të njihen me saktë me veçoritë e shtetit dhe kufijtë e saj të brendshëm dhe të jashtëm. Po filloj më të dhënat më karakteristike që e vërtetojnë saktësinë e kufirit dhe pikëkalimet e përhershme kufitare Çakorr dhe Kullë.

- Harta ushtarake e vitit 1944; Lufta për Kosovën me pikëkalim kufitar ?akorrin.

- Preambula me stemë e shtetit malazez nga enciklopedia; Bleni 1, libri 2 i datës 15.11.1956 me kryeartikullin " Crna Gora " Mali i Zi, faqe 398 I. Të dhënat e përgjithshme mbi shtetin malazez. EMËRI DHE KUFIJTË. Po e citoj vetëm pjesën për Kosovën:

- Kufiri i shtetit malazez në drejtim të Republikës Popullore të Serbisë (KSAK), përshkon Majat( Qafat) e Bogiqeviqe - ?akorrit - Hajlës dhe Zhlebit.

Çakorri si pikë kufitare

Ky përshkrim i kufiri është argumenti më i rëndësishëm për vetëndodhjen e kufirit administrativ në mes të dy shteteve. Po e përmendi rastin me Preambulën e shtetit të Serbisë ku ajo e ka të përfshirë Kosovën si pjesë në përbërjen e saj. Lufta diplomatike e BE -së ndaj Serbisë është që Serbia ta fshijë Kosovën nga përbërja e Kushtetutës së saj. Kur te ndodhë kjo, atëherë Kosovës do t'i hiqet edhe kjo pengesë dhe më nuk do të jetë e varur nga Serbia dhe njohja e saj do të vijë edhe nga ajo.

- Nga renditja alfabetike nga enciklopedia, Botimi 2, Libri 3 faqe 185, viti 1984 shkruan:?akorri, bjeshkë në mes të Malit të Zi dhe KSA të Kosovës.

- Hartat nga enciklopedia ushtarake e vitit 1975 e botuar në Beograd, e shënon ?akorrin si pikë kufitare. Këto enciklopedi ushtarake, pra, janë të botuara pas vitit 1972 dhe ribotuar në vitin 1978, kur janë bërë ndryshimet kushtetuese të Kosovës, dhe se kufijtë as që janë ndryshuar fare. Një ndryshim i tyre do të duhej të aprovohej patjetër edhe në Kuvendin e Krahinës së atëhershme tonën. - Në hartat e Jugosllavisë të viteve të mëvonshme, prapë ?akorri është pikëkalim kufitar. Në atllaset e shumta botërore si pikëkalime kufitare janë ?akorri e më vonë edhe Kulla. - Pastaj Zhlebi është bjeshkë në kufirin e Serbisë me Malin e Zi, në veri të Pejës (marrë nga një Atllas që e ka hulumtuar z. Avni R. Arifi, Shef i stafit në zyrën ë kryeministrit të Kosovës).

- Në hartat rrugore shënohet edhe Kulla si pikëkalim kufitar. - Në enciklopedinë e vitit 1984.07.XII. në librin I janë publikuar nenet "Albanci" (Shqiptarët, faqe 72 - 85) dhe Marrëdhëniet jugosllavoshqiptare faqe 86-98,. Meqë redaksia qendrore më vonë ka bërë ndryshime të caktuara dhe plotësime në ato nene, deklaron se: shtojcat kartografike dhe ilustrimet në nenet e theksuara, kanë ngelur të pa ndryshuara. Pra, nuk ka fare ndryshime të hartave në kufijtë shtetërore dhe atyre të dy krahinave. - Në fund po e citoj Profesoreshën Kocaqi: Komisioni që ka nënshkruar këtë marrëveshje, duhet të çohet për ndjekje penale dhe kushdo deputet që do ta votojë një marrëveshje të tillë, e shkel rëndë Kushtetutën e vendit. Kjo marrëveshje sipas ligjit është Nul. Pse? - 1. Mandati i Komisionit nuk ishte për përcaktimin e kufirit (delimitim), por ishte vetëm për caktimin e tij në terren (demarkim), ndërsa nga ana malazeze mandatet e Komisionit janë për të dyja. Çdo përcaktim kufiri nga një Komision pa mandat është Nul, dhe nuk ka asnjë pasojë juridike dhe duhet anuluar. Miratimi i kësaj marrëveshje nga Parlamenti është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës dhe çdo deputet do të këtë deri përgjegjësi penale nëse e miraton. Komisioni ka vepruar Ultra Vires, përtej mandatit që ka pasur. Pra, një Komision që duhej të vinte vetëm piramidat në terren ka marrë përsipër të vendosi kufirin e ri, dhe kjo është shkelje shumë e rëndë nga ana juridike.

(Kosova Sot)

16 orë e 38 minuta më parë
21/06/18