Kryeministër Haradinaj, pse hoqe dorë nga Raporti Bulliqi që të jetë pjesë e Projektligjit?

Kryeministër Haradinaj, pse hoqe dorë nga Raporti Bulliqi që të jetë pjesë e Projektligjit?
  • 27 February 2018 - 09:18

Deputetët e Parlamentit të Kosovës do të jenë sovranë në votën e tyre

SHKRUAN: SYLË ARIFI, AVOKAT

Pse, Kryeministër e bëre këtë salto politike, çfarë ndodhi me juve, brenda 24 orëve të heqësh dorë nga qëndrimi juaj i ngutur i prezantuar ditë më parë në seancë parlamentare. Deklaruat, se asnjë pikë apo presë nuk do të ndryshojë Projektligji juaj për kufirin me Malin e Zi. Tani, ju themi se ju keni borxh të gjithë atyre që e kanë kundërshtuar Demarkacionin i-Raportin Meha, dhe njëkohësisht së bashku me juve i kanë dhënë mbështetje Raportit Bulliqi. - Çka do t'u thoni atyre që e nënshkruan peticionin mbi 200.000 qytetarë?! - Çka do t'u u thoni familjarëve tuaj dhe anëtarëve të AAK-së, si dhe qysh mund ta arsyetoni para ish-opozitës së bashkuar që gati për tri vite ta dhanë mbështetjen për ta kundërshtuar Demarkacionin -Meha. - Çka do të bëni me atë hartën e copëtuar dhe atë fyerjen që ia keni bërë ishkryetarit të Komisionit Shtetëror Meha ?!!!- Shpjegona se ku po mbesin ato 8.200 hektarë që ju kishe dhënë besën jo vetëm atyre qytetarëve të Rugovës dhe të gjithë qytetarëve se nuk do t'i humbim a? - Tregoni, publikisht se çfarë presioni kishit që hoqët dorë nga një pjesë e territorit shtetëror, dhe sigurisht se kemi pasur shqiptar që kanë tregtuar territore shqiptare rasti i Esat Pashës, apo jo Kryeministër? Kurrë dhe vetëm kurrë jo vetëm unë, por edhe shumica e shqiptarëve nuk kishin besuar që një hero i gjallë i shqiptarëve, siç ju konsiderojmë dhe jeni juve se pavarësisht kushteve dhe rrethanave që jua ka imponuar qoftë ndonjë skenim vendorët apo ndërkombëtarët se juve do ta pranoni këtë padrejtësi ndaj shtetit të Kosovës dhe hapësirës etnike shqiptare. -Gjithashtu, jam shumë i zhgënjyer me lojën taktizuese të Fatmir Limajt, dhe i rikujtoi atij ish-bashkëpartiakut tim se vite më parë i kishte thënë një shprehje "Skuth" njërit nga liderët partiakë, por unë i them Limajt se ndaj Kryeministrit këto ditë, juve tamam e bëtë detyrën e skuthit dhe harrove partnerin e koalicionit, disi e lë si të vetmuar. - Megjithatë, unë besoi se delegatët e Parlamentit të Kosovës do të jenë sovran në votën e tyre!!! Sepse ata do të kenë përgjigjen historike jo vetëm morale, politike, por shtetërore dhe nacionale.

(Kosova Sot)