Popull, banditët po na shesin tokën!

Popull, banditët po na shesin tokën!
  • 28 February 2018 - 09:05

Interesin e tyre personal dhe të familjeve të tyre e vunë mbi interesin shtetëror

Mbajeni mend se ky soj vagabondësh, si soji i Esat Pashës e Ahmet Zogollit, do të damkosen tradhtarë si Hashimi i Brojes, kopili i Titos, hajni i Diasporës, argati i Rrahmanzinjve, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, tyxhari, që për lakmi hajnie e fotele ky dyfytyrësh jo që i ndërron fjalët, por jep jo vetëm tetëmijë hektarët, por e jep edhe Deçanin deri te pragu i Kullës që nuk e ndërtoi me djersë, as shtëpinë e tij në Prishtinë

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ-ZHURIAN

Shkrimin sot po e nis me të qeshura. Më shkakton të qeshura se shpeshherë kam thënë se populli ynë nuk duhet t´i besojë asnjë banditi që nga majat e shtetit, Qeverisë kuislinge që ishte e mbushur plot e përplot me hajna, banditë,kriminelë, mafio-oligarkë, kopilë të qenit plak Titos, Kuvendit kukull me rrugaçë, gjysmanalfabetë, udbashë, mashtrues, rrenacak, kopuk... Bile, akoma tamam nuk jam esëll që e fillova shkrimin dhe nuk më ndalen të qeshurat kur në gazetën me të lexuar në tërë Ballkanin në gjuhen shqipe që quhet "Kosova Sot", i pari publikisht shkruaja dhe thosha se populli ynë liridashës nuk duhet besuar aspak banditëve dhe kryebanditëve të bandave politike, nuk duhet besuar fare hajnave dhe mafio-oligarkëve, langonjve të pozitës dhe opozitës, sepse janë njësoj të gjithë pa dallim tradhtarë, spiunë, kriminelë të dalë nga kanalet e nëntokës kriminale, sepse të gjithë i vunë interesat e tyre personale mbi interesat kombëtare, që e vodhën Kosovën më zi se nipat e Drazh Mihajlit, pastaj jo që dua, por jam i detyruar t´iu përkujtoj për këta langonj kur shkruaja se këta në fushatat parazgjedhore premtonin, mashtronin, vidhnin dhe kanë blerë vota nga populli fukara, se nuk duhet besuar fare këtyre kur shaheshin, mallkonin njëri-tjetrin,janë sharë edhe në gra shtrati dhe më pas për punë pazaresh, për hajni, u bënin bashkë. Jam i gatshëm të përballem edhe me gjyq me këta vagabondë, edhe pse këta kriminelë e kanë gjyqin në dorë që qëllimisht i kanë instaluar në Prishtinë përgjithë- sisht qentë e Josip Broz Titos dhe langonjtë të gjakut të Rrahman Zezës, që në historinë shqiptare ka hyrë si epoka e Rrahmanzinjve, që u vranë shumë shqiptarë rrugëve, u burgosën e u maltretuan mijëra sosh.

Votat e blera

Këta banditë formuan një bandë fatzezë për fatin e zi të Kosovës, që quhej 'Pronto' dhe bëri kërdi dhe batërdi në Kosovë, vraponin pas hajnisë si ZAGARËT PAS KOCKAVE, vidhnin në arsim, vidhnin në asfalt, vidhnin në çdo dikaster, punësonin lloj-lloj tyxharësh e kusarësh. Kjo bandë u bë me e rrezikshme se banda e klani i Zemunpoljes, Sicilisë e Kolumbisë. Banditët e kësaj bande punonin në katër-pesë vende pune, e shkatërruan vendin pa dhimbje, pa mëshirë më zi se ata të gjakut të Drazh Mihajlit, mbështesnin dhe bashkëpunonin me bandën serbiane Devolli, që kishin lëshuar rrjetin tamam si të merimangës për të kapur prenë dhe të mos trazuar dhe për të mos burgosen nga prokuroria, Devollët merrnin mallra nga Serbia fashiste për të helmuar dhe për t´i tredhur shqiptarët, dëmtonin buxhetin e Kosovës me qindra miliona euro. Ky grup banditësh, udhëhiqej nga banditët shumë të rrezikshëm të kanaleve të nëntokës kriminale, nga njerëz maskarenjsh dhe kishin mësuar një fjalë:"Ç´KEMI,Ç´KEMI..." dhe me thoni a nuk është për të qeshur me këta majmunë shkuar majmunëve... Banditët me vota të blera, te vjedhura e benë këshilltar edhe spiunin dhe udbashin me librezë zyrtare, këlyshin e Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiun, që ky u printe bandave për të zezën e Kosovës dhe kombit në përgjithësi, duke bërë hata në vendin tonë dhe më gjerë.

Tradhtarët do të hyjnë në koshin e plehrave

Pra, këto banda interesin e tyre personal dhe të familjeve të tyre e vunë mbi interesin shtetëror dhe të qytetarëve të saj, duke u pasuruar për njëzet breza, kurse në Kosovë vepronin qarqet të ndryshme antikombëtare, shërbime të rrezikshme spiunazhi, hynin e dilnin sallamadi në vendin tonë si vend pa zot shtëpie. Ky soj vagabondësh për të shpëtuar lëkuren e tyre shumë të zeza i bënë Kosovës, por lëkura e tyre nuk kushton sa Kosova. Kosova nuk është mall i këtyre banditëve dhe matrapazëve. Kosova u ka përjetuar shumë fortunave të stuhive që kanë fryrë sert veriu i egër. Dëm të madh i kanë bërë soji i këtyre zagarëve; por nuk duhet harruar se kanë përfunduar si është më zi ky soj tradhtaresh. Po u shit toka e Dukagjinit, do t'i hiqet një gjymtyrë dhe një krah Kosovës. Por këta duhet ta kenë të qartë se nuk do të kenë as vend për varr në këtë tokë, nuk do të kenë as gur varri për të shkruar epitaf. Do të kenë varr që do t´ia pshurrin qentë me lezet. Zotin dorëzanë! Shpresoj se sot e mërkurë, ku do të mblidhen në Kuvendin kukull të Kosovës, do ta lexojnë këtë shkrim dhe mos po ndërron udhë dikush, të mos shitet toka që na ka lënë ZOTI HISE, përndryshe do hynë në koshin e plehrave të tradhtisë kombëtare. Mbajeni mend. 

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)