A po e dinë këta pushtetarët tanë çka është shteti e çka është pushteti?

A po e dinë këta pushtetarët tanë çka është shteti e çka është pushteti?
  • 02 March 2018 - 08:30

Jeta për qytetarët e Kosovës është bërë e padurueshme

SHKRUAN: BISLIM ALIU 

Këtyre pushtetarëve tanë lakmitarë dhe tejet të inkriminuar vërtet u ka dalë boja. Dhe, me të vërtetë, është koha e fundit që ata vetë të largohen nga politika dhe t'ia lëshojnë vendin shtresës intelektuale, të cilët me padurim po i pret populli. Dhe, nëse ia duan sadopak të mirën këtij vendi, ata duhet të largohen sa më parë! 

Me të vërtetë jeta për qytetarët e Kosovës është bërë e padurueshme. Gjendja ekonomiko-sociale, papunësia e lartë, moszbatimi i ligjit dhe humbja e demokracisë në nivelin më të lartë ia kanë bërë qytetarëve të Kosovës, që t'iu hapet udha dhe të ikin sa më parë nga vendi që e deshën më së shumti. Këtë bizaritet të paskrupullt qytetarëve ua sollën pushtetarët tanë të pandërgjegjshëm dhe të paskrupullt. Ata ua humbën qytetarëve edhe shpresën e fundit për ta vazhduar jetën në Kosovë. Aq pa shpresë ka mbetur populli, saqë shpeshherë edhe po pyetet populli: A thua, çka po bëjnë këta pushtetarë me shtetin e Kosovë dhe, a thua, a po mendojnë fare për shtet apo vetëm për pushtet? Kjo dilemë e atyre asnjëherë nuk po u hiqet nga mendja. Dhe, janë vardisur përherë në mendjet e tyre këto padrejtësi, dhe ato, në vend se të largohen, ato vetëm sa po shtohen e po shtohen?! Nuk funksionon ligji, nuk ka drejtësi, nuk ka vende pune, nuk ka përparim dhe tërësisht ka humbur demokracia në secilin sektor të pushtetit dhe as që pritet ndonjë avancim, tregojnë hapur se jemi larg shtetit ligjor, larg përparimit dhe shumë larg çdo gjëje që do ta shpinte përpara shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. E pushtetarët tanë për këtë situatë fatkeqe as që mërziten. Pse jo, ata kanë bërë miliona, duke e zhvatur këtë popull të mjerë, sa që edhe frymën po duan me ua ndalë! Sa keq dhe sa padrejtësi për këta kapadainj. Flasin e flasin, premtojnë e premtojnë dhe asgjë nuk realizojnë. Që 20 vjet premtojnë pretime të kota. Dhe, deri kur Kosova ime dhe qytetarët e saj duhet të presin që këta pushtetarë, të bëjnë diçka pozitive për shtetin dhe për popullin?

Vetëm një lëvizje e re politike nga intelektualët do ta shpëtojë të ardhmen e Kosovës

Këtyre pushtetarëve tanë lakmitarë dhe tejet të inkriminar, vërtet u ka dalë boja. Dhe, me të vërtetë është koha e fundit, që ata vetë të largohen nga politika dhe tua lëshojnë vendin shtesës intelektuale, të cilët me pa durim po i pret populli. Dhe, nëse ia duan sadopak të mirën këtij vendi, ata duhet të largohen sa më parë! Ata, sigurisht, nuk do të vijnë vetë në udhëheqje. Ata do t'i sjellim ne, duke ua çelur udhën dhe t'i votojmë në zgjedhjet e ardhshme kur do të mbahen. Dhe, gjithsesi qytetarët duhet të jenë shumë më seriozë në votime. A thua, a e kemi pasur gjer më tani seriozitetin e lartë për të votuar dhe t'i sjellim njerëzit e merituar? Sigurisht se jo. I kemi votuar sërish ata që na rropën dhe na zhvatën, ardhmërinë dhe perspektivën tonë dhe të këtij shteti. Pra, ne, qytetarët, pa përjashtim e mbajmë përgjegjësinë pse këta pushtetarë po na udhëheqin duke ua dhënë votën. Ata vetë ne po i mbajmë në pushtet. Vetëm vota e qytetarëve ata do t'i largojë nga pushteti. Atëherë, pse ne ende po hezitojmë?

Është koha e fundit që të bëhen ndryshime

Pa dyshim ndryshimet nuk do të na vijnë nga qielli. Ato duhet t'i bëjmë na vetë. Për këtë, asnjëherë dhe askurrë nuk duhet të hezitojmë. Nëse ia duam të mirën sadopak këtij vendi dhe këtij populli duhet të angazhohemi të gjithë, vetëm e vetëm që të përmirësohen kushtet dhe që vendi të ecë përpara. A po punojmë ne për këtë përparim, më duket se jo dhe jemi larg kësaj iniciative. Ata që duhet më së shumti të angazhohen për përmirësimin e kushteve, pra politikanët, ata fatkeqësisht më së paku angazhohen dhe thuajse fare nuk e kanë për detyrë që këtë edhe ta bëjnë?! Andaj, është momenti i fundit që qytetarët e Kosovës të zgjohen nga gjumi i "thellë", që në zgjedhjet e ardhshme mos t'i votojnë këta pushtetarë të dështuar dhe të papërgjegjshëm, të cilët asnjëherë nuk menduan për shtetin dhe për popullin. Ata menduan vetëm për vete dhe për pushtetin. Vetëm na qytetarët mund t'i largojmë këta pushtetarë nga pushteti. Atëherë, pra, çfarë duhet menduar tjetër përveç asaj, që t'ua çelim udhën pushtetarëve të tjerë; intelektualëve dhe të pakorruptuarve, të cilët do ta donin shtetin sinqerisht dhe me angazhimin e tyre, ky vend i bekuar do të përparonte dhe do të shkonte përpara. Boll më me këta pushtetarë. Jemi lodhur psikikisht. Dhe, a thua, deri kur duhet të vuajmë, nën udhëheqjen e këtyre pushtetarëve, të cilët rrënjësisht ia humbën perspektivën e këtij vendi dhe të këtij populli. Populli do një jetë normale, bile për fëmijët e tyre, të cilëve ua humbën edhe shpresën e fundit që të jetojnë edhe më tej në Kosovën tonë të bekuar. Edhe fëmijët tanë të përlotur po pyesin a thua deri kur kështu?!...

ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË QYTETARËT E KOSOVËS TË ZGJOHEN NGA GJUMI I "THELLË" 

(Kosova Sot)