Teknologjia dhe demokracia

Teknologjia dhe demokracia
  • 06 March 2018 - 11:11
Gjetjet e Muellerit padyshim që ngrenë pyetje të rëndësishme rreth transparencës dhe mbrojtjes së institucioneve demokratike në epokën digjitale. Pavarësisht se a e kanë lejuar veten të bëhen mjete të posaçme të operacioneve të Kremlinit, platformat kryesore të mediave sociale kanë hezituar t'iu japin informacione qeverive demokratike dhe publikut. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, deputeti Damian Collins ka nisur një hetim për ndërhyrjen e Rusisë në referendumin Brexit të vitit 2016, por ai ka pasur vështirësi në bashkëpunimin me kompanitë 'Facebook' dhe 'Twitter'. Në dhjetor, ai i përshkroi përgjigjet e 'Twitter'-it ndaj pyetjeve të tij si "plotësisht joadekuate". Kjo është për të ardhur keq. Kur vetë demokracia është në rrezik, platformat e mediave sociale kanë përgjegjësinë të jenë transparente. Për më tepër, nëse Rusia mund të ndërhyjë kaq thellësisht në procesin demokratik të SHBA-së, vetëm imagjinoni atë që ka bërë në Evropë, ku ende nuk dimë se kush i ka financuar disa nga fushatat reklamuese në internet në zgjedhjet e fundit kombëtare dhe referendumet. Unë mendoj se vetëm kemi gërvishtur sipërfaqen, kur bëhet fjalë për ekspozimin e ndërhyrjeve të huaja në institucionet dhe proceset tona demokratike. Me zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që pritet të mbahen në maj 2019, duhet të jemi më të përgatitur. Gjigantët e teknologjisë, nga ana e tyre, do të vazhdojnë të pohojnë se ata thjesht shpërndajnë informacion. Në fakt, ata veprojnë si botues, dhe ato duhet të rregullohen në përputhje me rrethanat - dhe jo vetëm si botues, por edhe si shpërndarës që janë gati monopol. Për të qenë të sigurt, censura dhe manipulimi i informacionit janë aq të vjetra sa vetë lajmet. Por lloji i luftës hibride që sponsorizohet nga shteti sot është diçka e re. Fuqitë armiqësore e kanë kthyer internetin tonë të hapur në një pellg të dezinformimit, ku shumica e dezinformatave përhapen nga "botët" e automatizuar, që platformat kryesore mund t'i pastrojnë pa e dëmtuar debatin e hapur - domethënë nëse do të kishin vullnet për ta bërë këtë. Kompanitë sociale-mediale kanë fuqinë për të ushtruar ndikim të rëndësishëm në shoqëritë tona, por nuk kanë të drejtë të vendosin rregullat. Ky autoritet i takon institucioneve tona demokratike, të cilat janë të detyruara të sigurojnë që kompanitë e mediave sociale të sillen shumë më me përgjegjësi sesa tani.  

NDËRHYRJA RUSE NË RRJETET SOCIALE

Rusia ka kërkuar nga 'Facebook'-u për të larguar postimet e liderit të opozitës, Alexey Navalny, gjoja për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj zëvendëskryeministrit Sergei Prikhodko.

Shkruan: Guy Verhofstadt

Në një video të postuar në "YouTube", e cila deri më tani është shikuar rreth 6 milionë herë, Navalny tregon sesi Prikhodko ishte shoqëruar me oligarkun Oleg Deripaska në një jaht në Norvegji, ku mendohet se është bërë dhënia e ryshfetit.

'Instagram', një platformë për shpërndarjen e fotove, që është në pronësi të 'Facebook'-ut, tash vonë u dorëzua para kërkesës së qeverisë së Rusisë, për të larguar postimet e liderit të opozitës, Alexey Navalny, gjoja për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj zëvendëskryeministrit Sergei Prikhodko. Në një video të postuar në "YouTube", e cila deri më tani është shikuar rreth 6 milionë herë, Navalny tregon sesi Prikhodko ishte shoqëruar me oligarkun Oleg Deripaska në një jaht në Norvegji, ku mendohet se është bërë dhënia e ryshfetit. 

Heqja e fjalimeve të urrejtjes 

Pas publikimit të postit të Navalny-t, Deripaska shkoi te rregullatori rus i komunikimeve, Roskomnadzor, për të kërkuar që 'Facebook' ta hiqte këtë përmbajtje, gjë që ai e bëri menjëherë. Ky veprim tani ka marrë vëmendje të madhe, sikur që janë të shumta edhe kritikat ndaj 'Facebook'- ut. Dhe, përkundër kësaj, ka pasur edhe me mijëra raste të tjera, sikur ky. Në një epokë kur njerëzit marrin shumicën e informatave nga mediat sociale, shtetet mafioze nuk e kanë pasur të vështirë të censurojnë përmbajtjen e mediave sociale, e cila nga liderët e tyre është vlerësuar si e dëmshme për interesat e tyre. Por, për demokracitë liberale, rregullimi i mediave sociale nuk është aq i drejtpërdrejtë, meqë kërkon që qeveritë ta sulmojnë balancën midis parimeve konkurruese. Në fund të fundit, mediat sociale nuk luajnë një rol të rëndësishëm vetëm si mundësuese të rrjedhjes së lirë të informacioneve, por ato kanë marrë edhe kritika të mëdha për shkak se kanë dështuar në heqjen e fjalimeve të urrejtjes dhe propagandës ekstremiste. Këto dështime kanë nxitur veprime nga shumë qeveri evropiane dhe nga vetë Bashkimi Evropian. BE-ja tani ka lëshuar udhëzime për kompanitë e internetit dhe ka kërcënuar të ndjekë legjislacionin formal nëse kompanitë nuk binden. Sikur që vërejti tash vonë Robert Hannigan, ish-drejtori i Agjencisë së inteligjencës britanike GCHQ, hapësira për kompanitë e teknologjisë për t'u reformuar vullnetarisht, po mbyllet me të shpejtë. Në fakt, Gjermania tashmë ka miratuar një ligj që do të vendosë gjoba të rënda ndaj platformave që nuk i heqin përmbajtjet e paligjshme të përdoruesve në kohën e duhur. Këto masa të vazhdueshme janë një përgjigje ndaj 'armatimit' të platformave të mediave sociale nga agjencitë joliberale të inteligjencës shtetërore dhe grupet ekstremiste që kërkojnë të ndajnë shoqëritë perëndimore me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimit. Në mënyrë të veçantë, ne e dimë tanimë se "Agjencia e Kërkimit të Internetit", që ka lidhje me Kremlinin, zhvilloi një fushatë në shkallë të gjerë në Facebook dhe Twitter për të rritur shanset e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Sipas një aktakuze të kohëve të fundit ndaj 13 individëve rusë dhe tri organizatave të SHBA-së, të ngritur nga Robert Mueller, një ushtri e trollëve (mashtruesve) rusë, gjatë muajve para mbajtjes së zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, nxiti tensione racore midis amerikanëve, duke dekurajuar votuesit e pakicave, për shembull, që të votonin për kundërshtarin e Trumpit, Hillary Clinton.

Gjigantët e teknologjisë 

Gjetjet e Muellerit padyshim që ngrenë pyetje të rëndësishme rreth transparencës dhe mbrojtjes së institucioneve demokratike në epokën digjitale. Pavarësisht se a e kanë lejuar veten të bëhen mjete të posaçme të operacioneve të Kremlinit, platformat kryesore të mediave sociale kanë hezituar t'iu japin informacione qeverive demokratike dhe publikut. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, deputeti Damian Collins ka nisur një hetim për ndërhyrjen e Rusisë në referendumin Brexit të vitit 2016, por ai ka pasur vështirësi në bashkëpunimin me kompanitë 'Facebook' dhe 'Twitter'. Në dhjetor, ai i përshkroi përgjigjet e 'Twitter'-it ndaj pyetjeve të tij si "plotësisht joadekuate". Kjo është për të ardhur keq. Kur vetë demokracia është në rrezik, platformat e mediave sociale kanë përgjegjësinë të jenë transparente. Për më tepër, nëse Rusia mund të ndërhyjë kaq thellësisht në procesin demokratik të SHBA-së, vetëm imagjinoni atë që ka bërë në Evropë, ku ende nuk dimë se kush i ka financuar disa nga fushatat reklamuese në internet në zgjedhjet e fundit kombëtare dhe referendumet. Unë mendoj se vetëm kemi gërvishtur sipërfaqen, kur bëhet fjalë për ekspozimin e ndërhyrjeve të huaja në institucionet dhe proceset tona demokratike. Me zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që pritet të mbahen në maj 2019, duhet të jemi më të përgatitur. Gjigantët e teknologjisë, nga ana e tyre, do të vazhdojnë të pohojnë se ata thjesht shpërndajnë informacion. Në fakt, ata veprojnë si botues, dhe ato duhet të rregullohen në përputhje me rrethanat - dhe jo vetëm si botues, por edhe si shpërndarës që janë gati monopol. Për të qenë të sigurt, censura dhe manipulimi i informacionit janë aq të vjetra sa vetë lajmet. Por lloji i luftës hibride që sponsorizohet nga shteti sot është diçka e re. Fuqitë armiqësore e kanë kthyer internetin tonë të hapur në një pellg të dezinformimit, ku shumica e dezinformatave përhapen nga "botët" e automatizuar, që platformat kryesore mund t'i pastrojnë pa e dëmtuar debatin e hapur - domethënë nëse do të kishin vullnet për ta bërë këtë. Kompanitë sociale-mediale kanë fuqinë për të ushtruar ndikim të rëndësishëm në shoqëritë tona, por nuk kanë të drejtë të vendosin rregullat. Ky autoritet i takon institucioneve tona demokratike, të cilat janë të detyruara të sigurojnë që kompanitë e mediave sociale të sillen shumë më me përgjegjësi sesa tani.  

(Guy Verhofstadt, ish kryeministër i Belgjikës, është president i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Grupin Evropian -ALDE, në Parlamentin Evropian) Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për Project Syndicate, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot