Hajni e theu qafën!

Hajni e theu qafën!
  • 09 March 2018 - 08:06

Largimi i Shpend Jahtit nga "Vetëvendosje" 

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Shpend Ahmeti dha dorëheqje vetëm nga "Vetëvendosje", sepse tashmë kaloi lumin dhe tash pelën, por ky hajn, matrapaz, dilenxhi, mashtrues nuk dha dorëheqje edhe nga komuna, ku është kryetar, se aty është grazhdi i tij. Gazeta më e lexuar në terë Ballkanin në gjuhen shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", dhe autori i këtij shkrimi, Reshat Badallaj-Zhuriani, në shtator dhe tetor të vitit që iku, ka shkruar se do te copëtohet ky seksklub dhe se pandashëm ka shkruar se ky dilenxhi është i pabesë dhe se t'i lë krushqit në rrugë

S hkrimin sot po e nisi për këtë derdimen, dabiç, hajn, mashtrues dhe i pabesë, për Shpend Ahmetin, me thënien:" U mbars miu e polli një mal". Kjo punë u bë zhurmë vetëm për ata shkurtpamës që nuk e kanë njohur këtë dabiç dhe se e kanë paguar shumë shtrenjtë. Shpend Ahmeti, pjella e titistit të privilegjuar, Ali Ahmetit, pasi bredhi si korb shëtitës prej partie në parti, si politikan i dështuar, se fundi erdhi nga një grup i vogël bande që quhej FER dhe erdhi e u ngul te seksklubi që quhet 'Vetëvendosje'.

Axhamiu, Albin Kurti, ia hapi dyert kujtdo si dikur njëfarë Ibrahim Rugova, një njeri me shall, që disa ish-udbash, ish-jugosllavë, pa përtesë e quajnë edhe kryetari HISTORIK, sepse ishte çerdhe e tradhtarëve dhe spiunëve të qenit plak Titos. Te Albini u futën të njëjtit soj e sojsëzë dhe ky i largoi të gjithë atdhetarët dhe i afroi aty rrotull spiunët, tradhtarët, hajnat, matrapazët dhe të pabesët që t´i lënë krushqit në rrugë. Ndër ta me mjeshtëri u fut edhe ky dilenxhi, që hajnin e ka në gjak dhe jo vetëm këtë, por edhe futjen e pykave dhe përçarjes. Pasi zuri vend në ketë PUF klub, filloi zanatin e tij që e ka profesion, për të shembur me themel këtë kështjellë pa themel.

I zunë priten Albinit të pabesët

Së pari, ai e di ku të kapej. Kapej me mafiooligarkët më të rrezikshëm në Ballkan, të kanaleve të nëntokës kriminale. U lidh me mafiozët dhe miqtë me tradita të moçme serbiane, që quhet DEVOLLI, që pasurohen paligjshëm dhe me para të pista, duke dëmtuar shumë rëndë buxhetin e shtetit me qindra miliona euro. Ky hajn dhe tradhtar jo vetëm i elektoratit, por edhe i kombit, ditën bërtiste:"Duaje tënden, duaje tënden", kinse kundër mallrave të Serbisë. Ndërkaq, natën ky harambash takohej me bandën mafioze mafio-oligarkësh dhe atë larg syve të popullit, larg Kosovës, larg dritës, larg tokës dhe diku shumë thellë kushedi sa milje larg, në ujërat e thella të Malit të Zi, në natën pa hënë dhe se një Zot e di se sa para me thasë kanë marrë në jahtin disa milionësh, sesa për sallamadi e dyzen ahengu nuk bëhet fjalë, se u kap me pelë për dore.

Marrëveshja tinëzare dhe duke i ra sakicë e hanxhar popullit dhe elektoratit që i mashtroi, i gënjeu, për të ndarë pazarin për dhënien e qindra hektarë tokash, dhënie të lejeve, stacionin e autobusëve, tenderëve dhe njëmijë e njëqind të zeza dhe natyrisht se duhej marrë bakshishin. Për këtë bakshish dinte vetëm Shpendi, mafiozët Devolli dhe cubat e këtij seksklubi, por jo të gjithë se këta dëshironin që vetëm për veti të pasurohen për dhjetë-njëzetë breza. Mafiozët dhe banda famëkeqe e mafio-oligarkëve DEVOLLI kanë dashur të korruptojnë edhe ish-milicen, që me vonë amerikanët e prunë si presidente e vendit, pra jo e zgjedhur nga populli. Dhe "nusja" e parë, Atifete Jahjaga, në vend se të bëj kallëzim penal dhe të mbyllen banditët e rrezikshëm hesht!!! Pra, Shpend zeza, i ndërsyer nga kjo bandë mafio-oligarkësh dhe ndërskamsat e SHIKut, formon një grup cubash për t´i ra prapa krahëve Albi Kurtit dhe ia qesin përllakun me një grua, se e paska quajtur m.. Kjo nuk ishte arsyeja e tij, por si thonë: "Behane e çervishit një lugë tëlyen". I zunë priten të pabesët, pikërisht kur Albini ishte në burg.

Nuk ka gjë më të ligë se kur komshiu ka mort e t'i bën dasmë. Por, nejse këta janë axhami, seksklub dhe ku dinë këta se çka është burrnia, besa... Dhe plas sherri. Pas këtij sherri qëndronte ky dilenxhi, Shpend Ahmeti, sepse këtë futje pykash e ka në gjak dhe ndërsen cubin Dardan Molliqaj. Këto poza të këtij seksklubi vazhdonin çdo javë me ndërrimin e pozave, sot një jepte dorëheqje, nesër një tjetër, pasnesër edhe një tjetër dhe deri te ky derdimen që e bëri Shpend zeza apo Shpend jahti që tashmë po quhet në popull.

I pabesi t'i lë krushqit në rrugë

Ky matrapaz, dilenxhi, mashtrues, hajn, shumë përfitoi në seksklub dhe pa fije turpi ia la krushqit në rrugë, ia ktheu shpinën dhe iku. Iku se mjaft përfitoi duke i mashtruar dallkaukët, axhamitë dhe ua ktheu shpinën. Por, ky mjeshtër i kualifikuar hajdutësh nuk ik edhe nga kryetari i Prishtinës se e di se aty është grazhdi i hajnisë. Aty janë mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale, aty është thesari ku merren thasët me para. Ky karafil e di se ku duhet ndenjur dhe tashmë e përdor atë thënien e famshme: "Kalova lumin ta q... pelën". Kështu vepron ky i pafytyrë dhe pesë para nuk i jep për karakter. Në këtë shkrim do të shfrytëzoj rastin edhe për disa kopuk se ne kur thoshim se ky i pabesë t´i lë krushqit në rrugë, u kishte mbetur hatri. Por, jo edhe mua në ta se e dija se janë kokëbosh.

Por, çuditërisht, i kishte rënë të përmend edhe prokurorin dhe kush nipi i Ilia Vakiqit, nipi që i kishte marrë në qafë kushërinjtë e tij duke ia marrë edhe grushtin e miellit në maxhe, i kishte lënë këmbëzbathur në acar që iu kishin bërë këmbët cung, për aksionin e armëve, mbante fotografinë e kriminelit Tito, shokut Tito dhe jo vetëm kaq, por mbanin dhe trabojnicën e Aleksandar Rankoviqit, kasapit të shqiptarëve që kishte dhënë urdhër të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare... Pra, kështu sadopak ishte rrugëtimi i këtij derdimeni, hajni, matrapazi, Shpend Ahmetit, bredhjet nëpër parti dhe kudo i dështuar politikisht, por kudo ka përfituar shumë. Është i lidhur me mafio-oligarkë për interesa të tij personale, shtetit me jahte disa milionëshe, nëpër ujëra të hapura që nuk ta kap syri. Fluturon me avionë private dhe është i lidhur me kanalet më të tmerrshme mafioze Devollët dhe atyre të "COCA COLA ZERO DHE...".

Pra, thashë sadopak rrugëtimi e jo edhe mbarimi. Mbarimit nuk ia di as vetë fundin se kur do ta mbarojmë. Nejse, për sot po e lëmë me kaq, duke vazhduar në ditët në vijim. Por edhe ju ngacmoni trurin përse ky shushunja dhe zuzar dha dorëheqje nga 'Vetëvendosje' dhe nuk dha edhe si kryetar i Prishtinës. Mendoni me kokë esëll! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)