Këta janë pushtuesit dhe sunduesit e Kosovës?!

Këta janë pushtuesit dhe sunduesit e Kosovës?!
  • 15 March 2018 - 08:09

Janë në gjendje ta fundosin vendin për ta shpëtuar lëkurën e vet

SHKRUAN: RAGIP GURAZIU

Krizën politike në Kosovë, munden ta zgjidhin vetëm vendorët, pushtetarë me duart e pastra dhe në bashkëpunim me Amerikën dhe aleatët e saj. Para 4 viteve Stejt Departamenti Amerikan e ka vërtetuar se në veri të Mitrovicës përfiton SHIK-u famëkeq 200 milionë euro në vit në tregun e zi me serbët. Në këtë përfitim edhe haraçi ka përqindjen e vet. Shqiptarët që merren me krim janë në gjendje edhe Kosovën ta fundosin vetëm për ta shpëtuar lëkuren e vet. Kjo është ajo që po e pengon Kosovën edhe nga qytetarët e vet duke bashkëpunuar me Rusët dhe serbët. Politikanët vetëm bëjnë lojëra fëmijësh. E gjithë kjo, sepse jemi të pakuptueshëm. Për 3 vite s'po mundemi të merremi vesh për Demarkacionin, sepse për 3 vite po luftojmë mes veti, sepse për shumë vite po luftojmë për karriget tona të cilat po i zumë, si lëshojmë më ...Kjo është situata të cilën Serbia e shfrytëzon edhe do ta shfrytë- zojë. 

Vrasja e Ivanoviqit, derisa nuk zbardhet paraqet rrezik për destabilizimin e Kosovës nga Rusia dhe Serbia

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq mund të jetë vrarë nga një klan serb në veri për qërim hesapesh ose për ta eliminuar atë si dëshmitar për krimet që ai dyshohet t'i ketë kryer menjëherë pas luftës në veri të vendit, serbët dhe rusët atypari po sillen për t'i bërë trysni Kosovës, zgjidhni këtë problem ose ne hymë brenda dhe e zgjidhnim vetë. Unë mendoj se pa një sherr të madh në këtë vrasje luajnë rol shumë faktor. Faktori i parë është ajo tendenca e Serbisë dhe Rusisë për të paraqitur Kosovën si vend jo stabil, e më pas të lobojë për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës nga disa shtete që na kanë njohur. Madje, këtë e tha hapur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq se shteti i tij po punon për të zbritur njohjen e pavarë- sisë së Kosovës ndër 100 shtete. Një (dreq), i madh nuk po na lë rehat, ju është futur në palcë qeverisë dhe institucioneve tona më të larta shtetërore të Kosovës. Siç jemi në dijeni të gjithë ne kosovarët që nga niveli i lartë shtetërorë e deri te ai lokal se "Janë dy kushte të cilat duhet të plotësohen për para se të bëhet liberalizmi i vizave… I pari është se, Kosova duhet ta përmirësojë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe këtu është arrit progres siç e përmendi kryeministri, porse është edhe vlerësimi ynë për këtë. Kushti i dytë është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Mirëpo, këtu fatkeqësisht që nga viti vitit i kaluar nuk ka pasur progres dhe dëshiroj t'ju them shumë qartë dhe nuk kam nevojë me bërtit, sepse mediat prezentë këtu do ta përçojnë këtë mesazh. Është koha e fundit që të ecim përpara, është koha që të votoni ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, andaj kjo do të zhbllokojë liberalizmin e vizave për Kosovën", theksoi përfaqë- suesja e BE-së Frederica Mogherini. Populli i Kosovë e meriton liberalizmin e vizave , ajo çka nuk e meritojnë, është mungesa e këtij konsensusi politik për të çuar përpara Kosovën dhe për të pasur zhvillim ekonomik. Se partitë politike, liderët politikë, forcat politike, grupet parlamentare do t'i mbajnë dallimet e tyre politike që janë të natyrshme, sepse,qytetarët e Kosovës gjithmonë presim që këto ndarje politike të jenë shumë ta qarta dhe evidente. Por, besoj gjithashtu se partitë politike e kanë të qartë se kur të vijë çështja tek interesat e popullit për diçka që është shumë konkrete siç është liberalizmi i vizave. Partitë e kanë përgjegjësinë që t'i tejkalojnë debatet politike dhe së bashku në mënyrë konstruktive të kërkojnë rrugën e pajtimit që të përparojë vendi,që kjo tani donë përkrahjen nga ne te gjithë.... Ndryshe, fuqia e Serbisë dhe ajo e Rusisë është evidente në Kosovë.

Deri tani mbështetja e BE-së për Kosovën është katastrofale

Se Rusia e Serbia janë fajtore për mosavancimin e Kosovës në të gjitha sferat, u vërejt me të madhe pasi 20 vite pas luftës,dhe 10 vite pas pavarë- sisë së Kosovës,nuk ka një vullnet të mirë të pesë shteteve të BE-së, të cilat ende nuk e njohin Kosovën dhe të vërtetën e saj të pakthyeshme, që i bie shtetin e Kosovës. Ballkani ka qenë gjithmonë në vëmendjen e fuqive të të huajve dhe në veçanti në orbitën e diplomacisë dhe të shërbimeve sekrete ruse. Rusia ka qenë gjithmonë e pafuqishme në këtë zonë gjeopolitike por nuk ka reshtur së financuar projekte të ndryshme kulturore, krijimin e qendrave gjoja me pretekstin humanitar, si Qendra e spiunazhit në Nish të Serbisë. Sidomos gjatë viteve të fundit përpjekjet ruse kanë pësuar një ndryshim rrënjë- sor duke kaluar nga modus operandi "soft" me joshjen e politikëbërësve me anë të ndihmave, investimeve në fushën të ndryshme të ekonomisë duke kaluar vit pas vit në atë që quhet "Hard way" dhe "hard espionage manners", "aggressive attitude". Mënyrat e evidentuara si vegla të shërbimeve sekrete ruse nxjerrin në pah dobësinë dhe pafuqinë e Moskës për të depërtuar dhe për të manipuluar zgjedhjet, mënyrën e vetëqeverisjes në vendet demokratike dhe gjithmonë me objektivin e krijimit të situatave të Kaosit në vende si Maqedonia. Shqetësimi i ri shprehur kohët e fundit nga Departamenti i Shtetit Amerikan, por edhe nga partnerët evropiane është se Rusia po shpenzon shumë energji, buxhet shtetëror për financimin e OJF, NGO, NPO, qendrave të Spiunazhit në Nish dhe në Sofie të Bullgarisë me të vetmin synim rritjen e pranisë ruse dhe të rusofolësve në vendet e Ballkanit. Rusia e ka humbur tashmë betejën e saj në Ballkan dhe përpjekjet e viteve të fundit dëshmojnë një dështim total të diplomacisë së jashtme ruse në përgjithësi dhe të Shërbimeve Sekrete SVR dhe GRU në veçanti. Ekonomia ruse është zhytur në një krizë të thellë dhe letargjia ka kapur çdo aspekt të ekonomisë ruse e cila gulçon në agoni si ujku i plagosur keq të cilit i kanë mbetur edhe pak ditë jete dhe nuk mund të ndalojë të pakthyeshmen. Rusia e ka humbur Ballkanin dhe e vetmja patericë mbështetëse është Serbia, e cila nuk i përmbush dot nevojat e theksuara të Rusisë për të kontrolluar Ballkanin. Rusia nuk e ka më në kontroll Ballkanin dhe faktet dëshmojnë që edhe rritja e numrit të agjentëve sekretë rusë, të cilët veprojnë në kamuflim si biznesmenë, gazetarë- si në rastin e gazetarëve të arrestuar në Kroaci dhe të dëbuar nga Kosova, Mal i Zi, pasi u dokumentua se ishin pjesë e SVR-së që mbanin lidhje me Ambasadën ruse në Tiranë, evidenton dështimin e aktivitetit të diplomacisë ruse në Ballkan. Në këtë kuadër, lidhur me pozitën e Rusisë në raport me Ballkanin, analistë të shquar, gjeopolitika serioze vlerësojnë se " Gjeopolitika është rikthyer në Ballkan". 

Ëndrra ruse e kahershme për të dalë në Detin Mesdhe

Ka edhe dokumente të zbuluara nga Organizata Botërore për raportimin e korrupsionit që sjellin fakte se shërbimi sekret rus në bashkëpunim me serbët ka punuar në mënyrë aktive për destabilizimin e rajonit. E veçanta e fokusit të tyre ka qenë Shkupi i " Vëllezërve Sllavë". Ku prej vitesh është punuar me metoda të ulëta që të krijojnë konflikte etnike dhe politike. Po ti vështrosh me vëmendje ngjarjet e kohëve të fundit arrin në konkluzionin se Moska i ka shtuar tentativat për ndikim në shtetet e ish Jugosllavisë me pikësynimin kryesor që të ndalojë bashkimin e tyre me Aleancën e Atlantikut (NATO). Madje, në një dokument të zbuluar kohët e fundit nga shërbimet maqedonase të inteligjencës synohet që Moska të kontrollojë burimet strategjike të energjisë përmes partneritetit me shtetet e Ballkanit. Veçanërisht me pikësynimin që Maqedoninë ta kthejë në vartësinë e saj. Jo rastësisht gjejmë aty tre agjentë të shërbimit sekret rus SVR, të vendosur në Shkup. Të cilët mbikëqyreshin nga stacioni i këtij shërbimi në Beograd. Gjithashtu Ambasada e Rusisë në Shkup kishte 4 agjentë të GRN-së që me veprimet e tyre koordinoheshin nga Baza e GRN-së së Sofjes. Aty kjo agjenturë punoi me nge, se kishte mbështetjen e Nikola Gruevskit. Njëherësh më vjen në kujtesë edhe një kërkesë e Ambasadës ruse në Tiranë që kërkonte të sillte 20 agjentë rusë ( patjetër ustallarë) me pretekstin se rrezikohej nga grupet kriminale, thua ti se ne nuk i kemi siguruar Ambasadat. E kjo kërkesë vjen tamam në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit. Është më se e qartë se me ardhjen e Putinit, ustait të KGB-së Ruse në krye të Kremlinit u ngjall me një oreks të paparë ëndrra ruse e kahershme për të dalë në Detin Mesdhe. Ky ekspansion në Ballkan e ka zanafillën me "Vëllazërinë Sllave" malazeze e më pas me atë maqedonase, ku në pararojë ishin shërbimet inteligjente që mbështeteshin në biznesmenë e që përpiqeshin të vinin nën kontroll ekonominë malazeze. Bënë të pamundurën atje por megjithatë Mali i Zi sot është Anëtar i NATO-s. Për ta ilustruar po sjell një argument. Në fund të tetorit të vitit 2016 shefi i sigurimit të Federatës Ruse Nikolai Patrushev bëri një vizitë në Serbi pikërisht në ditët kur në Mal të zi diskutohej skandali i pucit politik, tentativa për të rrëmbyer ish kryeministrin e shtetit të vogël ballkanik. E tamam në këtë vizitë Patrushev nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Brendshëm të Serbisë, me qëllim që të kishte kanale të drejtuara komunikimi në çështjet e sigurisë. Pra Rusia po përdor një strategji të një lloji propagande, madje jo rrallë në ato vende ku ka interes. E kjo lidhet me glorifikimin e Rusisë duke shfaqur forcën e saj ushtarake, pa lënë në hije problemet ekonomike në rajon. Disa nga format më të zakonshme të përdorura nga shërbimet sekrete ruse që operojnë në Rajonin e Ballkanit janë: Rusia nuk ju beson elitave lokale Ballkanike, por preferon paranë dhe kërcënimin, duke luajtur me shtete klienteliste dhe shtetet e kapura. Pikërisht te këto shtete është paraja që hyn më shumë në lojë. E për këtë akordohen më shumë para për Evropën Juglindore. Duke filluar që nga fundi i shekullit të kaluar, kompanitë e fuqishme energjetike ruse, si Lukoil dhe Gazprom, kanë marrë kontrollin dhe kanë depërtuar thellë në Bullgari, Rumani, Serbi dhe Bosnjë - Hercegovinë. Më këto mënyra Moska shfrytëzon pikërisht këtë ndërvarësi ekonomike në fushën e gazit. Kur kjo nuk "ka pirë ujë" sikurse ndodhi në Mal të Zi, atëherë Moska mundohet të nxisë investime në sektorë të tillë, si bankat, pasuritë e paluajtshme, turizmi për të kontrolluar edhe këto sektorë. Ato më sipër janë pjesë e të ashtuquajturës "Doktrina Gerasimov" e cila krahas përtëritjes së fuqisë ushtarake konvencionale, parashikon sidomos përdorimin gjithnjë e më shumë të metodave të njohura ndryshe si "Brezi i Ri" hibrid ose jolinear i kërcënimeve, të cilat përfshijnë operacione të fshehta të shërbimeve inteligjente, si lufta kibernetike, apo përhapja sistematike e lojërave të rreme, denigrimi i figurave të shquara të jetës politiko-sociale, dezinformatat të publikuara në media pro ruse, të cilat proklamohen si të pavarura por financohen në mënyrë të fshehtë nga Moska. Operacione këto, te kombinuara me ato ushtarake, me intensitet të ulët për të mos u shfaqur si të tillë. Pra të gjitha format, metodat, kapacitetet e sipërpërmendura që Rusia përdor për qëllimet e saj strategjike, veçanërisht në rajonin e Ballkanit, janë po ato forma, metoda e kapacitete që përdor edhe në Shqipëri. Sidomos në vitet e fundit kryediplomati rus në Tiranë ka vënë objektiv kryesor të përfaqësisë diplomatike ruse- kapjen e mediave dhe shfrytëzimin e çdo mundësie për të ndikuar sadopak opinionin shqiptar. Përdorimi i mediave është një nga format e përdorura nga shërbimet sekrete ruse edhe në vende të tjera ku janë dokumentuar rastet e përfshirjes së tyre si në Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci dhe Kosovë. Nëse shfrytëzimi i medias, gazetave, publicistëve nuk arrin efektin e dëshiruar atëherë kalohet në masat e tjera pak më të kushtueshme siç janë organizimi i evenimenteve kulturore- OJF- Bota Ruse, shoqatat e bashkatdhetarëve, dhënia e dhuratave apo dekoratave për të tërhequr sa më shumë të rinj. Shtresa sociale më vulnerabël në vendet e Ballkanit janë padyshim njerëzit në nevojë dhe moshat e reja ku dhe synimet e shërbimeve sekrete ruse në Shqipëri janë më të theksuar. Dhe nuk është aspak e rastit,që pothuajse në mënyrë sinkrone ajo i përdor këto edhe me vendin tonë me qëllim që të krijojë situata mbytëse e izoluese. Jo më kot SHBA jep alarmin se Ballkani është i kërcënuar nga ndikimi rus. Duke e parë me vëmendje del se Serbia është natyrshëm plasdarmë nga ku dorëzohen planet e programet ruse në Ballkan. Për këtë është ngritur dhe po aktivizohet gjithnjë dhe më shumë Qendra e spiunazhit rus në Nish në Serbinë Jugore.

(Autori është gazetar-analist i pavarur)

(Kosova Sot)