Të kontrollohet pasuria e bandës serbiane Devolli, udbashit Baton Haxhiu dhe banditëve të bandave politike

Të kontrollohet pasuria e bandës serbiane Devolli, udbashit Baton Haxhiu dhe banditëve të bandave politike
  • 17 March 2018 - 08:10

Sistemi i kalbur gjyqësor nuk vepron

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Shpeshherë është vërtetuar se kjo kolerë dhe murtajë e zezë shtetërore, pra, Devolli ka uzurpuar Kosovën, duke mbyllur në dry shumë ekonomi të vogla, duke rritur tej mase papunësinë dhe tërë pasurinë e paligjshme e haram e bart jashtë vendit, po dikush ndoshta të pyet ku? Si ka mundësi të mos e di Prokuroria këtë bandë që ka përmasa evropiane

Edhe pse dihet se në Kosovë është sistemi i kalbur gjyqë- sor, edhe pse dihet se në Kosovë,politika është e përzier në këtë dikaster të turpit, edhe pse dihet se në Kosovë është i kapur për fyti nga mafio-oligarkët e nëntokës kriminale, i bëjmë thirrje publike që sa më parë të kontrollohet pasuria marramendëse e bandës më të rrezikshme në Ballkan, që quhet Devolli, që është dëshmuar publikisht se dëmtuan shtetin me qindra,qindra miliona dhe duke i ikur tatimeve që në vendet ku zbatohet ligji quhet KRIM EKONOMIK. Shpeshherë është vërtetuar se kjo kolerë dhe murtajë e zezë shtetërore, pra, Devolli ka uzurpuar Kosovën, duke mbyllur në dry shumë ekonomi të vogla, duke rritur tej mase papunësinë dhe tërë pasurinë e paligjshme e haram e bart jashtë vendit, po dikush ndoshta të pyet ku? Si ka mundësi të mos e di Prokuroria këtë bandë që ka përmasa evropiane, apo janë të kapur në të njëjtën valle me këta.

Janë mijëra raste të keqpërdorimit dhe hajnisë nga kjo bandë serbiane

Mafio-oligarkët Devolli kanë bërë dhe janë duke bërë kërdi të paparë në vend, por natyrisht të mbështetura fort nga bandat mafioze që nga majat e shtetit e deri ne këtë sistem të ndyrë gjyqësor që askush deri më tani nuk di perse e kanë dhënë betimin dhe ushqehen nga djersa jonë, dhe jo të kapen gisht për gisht në vallen e krimit të organizuar nga ky rrjet kriminal të nëntokës kriminale. Janë mijëra raste të keqpërdorimit dhe hajnisë nga kjo bandë serbiane Devolli, si: rasti i krundeve që u dënuan me 50000 euro nga Doganat dhe nga gjyqësia as që u mor në pyetje dhe as që u trazua, raste i tenderëve, marrjeve të lejeve sallamadi, 'Z-Mobile', Amortizatorët, gëlltitjen e qindra hektarëve tokë në zemër të Prishtinës, te stacioni i autobusëve, me dallaveret e këlyshit të tyre, Shpend Zezës, aferën e jahtit e si thashë mos t´i numëroj një nga një se do mbulohet e tërë territori i Kosovës me fleta të shkruar për këtë bandë që është kanceri i Kosovës... Prokuroria dhe atë në qoftë se ka, atëherë nuk do të ishte keq që të trazojë edhe arkitektin e kësaj bande për shkatërrimin e vendit, udbashin me librezë zyrtare, këlyshin e Jovica Stanishiqit, që në kohën e luftës u zu në hotelin e Brezovicës duke bërë dyzen ahengu, kur rrugët, malet, fushat e Kosovës, ishin lumë gjaku. Ky këlysh serbi që ka shëtitur lokalet e UDB-së serbe në Beograd më shumë se dhomat e tij, të rrëfehet para Prokurorisë, se si ndikoi te Edvin Kristaq Rama, që t´i lërë shqiptarët të ushqehen me krunde kafshësh, qensh e derrash, që pastruan stallat e derrave në Serbi, krejt me qëllim për të vrarë shqiptarët me simptome kancerogjene dhe të tredhen, për aksionet që ka në spital e shumë hajni të tjera, të këtij hajni që e ka në gjak. Ky hajn dihet se vrapon pas hajnisë si zagarët pas kockave...

Image

 

Humbën besimin në popull

Prokuroria nuk do të ishte keq, që te kontrollojë pasurinë marramendëse të banditëve dhe kryebanditëve që nga majat e shtetit, të bandave politike e deri në sistemin e kalbur gjyqësor për të cilën shpeshherë e përsërisin edhe faktori ndërkombëtar, ambasadorët e vendeve mike botërore, se duhet luftuar krimin ekonomik si i thonë fjalës hajnin. Këta banditë shkuar banditëve dhe mafio-oligarkët se si e kanë të lëshuar rrjetin kriminal tamam si te merimangës, duke u pasuruar dhe kaluar edhe sheikëve të Dubait, u pasuruan për dhjetë- njëzet breza dhe se të hetohen shtëpitë e tyre dhe tokat e uzurpuara në Prishtinë dhe qytete të tjera qindra- milionëshe që para luftës nuk kishin as brekë për të veshur dhe me hajni u bënë super-milionerë e haram e paçin! Të hetohet e dhe pasuria e Shpend Ahmetit dhe lidhjet mafioze me bandën serbiane dhe dallaveret në jahtin e kësaj bande milionëshe tinëzisht, në detin e hapur të Malit të Zi, të hetohet në tërësi pasuria e tij dhe në emër të kujt janë, të hetohen pasuria dhe tenderët me bandën serbiane Devolli që kanë bërë hata në Kosovë dhe jo të hetohet një hallexhi që ka vjedhur një gomar dru ne mal. Në të kundërtën nuk do t'ju besoj kush dhe se e keni humbur besimin në popull, ose jeni të lidhur në këtë krim ekonomik që do të vijë koha dhe do të zbardhen të gjitha. Kjo do të ndodhë. Nuk duhet harruar për të hetuar edhe klanet mafioze të kanaleve të nëntokës, adresat nuk janë të gabuara. Trokitni në derën e tyre, sepse këtu strehohen hajnat e vendit që ia kanë zënë frymën dhe e kanë kapur shtetin për fyti që është në derexhe të vdekjes...

TË HETOHET EDHE PASURIA E SHPEND AHMETIT DHE LIDHJET MAFIOZE

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. 

(Kosova Sot)