BE-ja sikur është e kënaqur me rrymat politike të prodhimit të krizave në Ballkan?

BE-ja sikur është e kënaqur me rrymat politike të prodhimit të krizave në Ballkan?
  • 20 March 2018 - 09:36

Stagnimi i proceseve 

SHKRUAN: SKËNDER MULLIQ

Në emër të pushteteve liberale e kanë shndërruar qytetarin në të dëgjueshëm të sloganeve politike të tyre të rrejshme. Shteti kur është i pavarur nga elitat gjoja demokratike, e kontrollon më mirë interesin e përgjithshëm. Demokracia si sistem thirret në të drejtat e përgjithshme të qytetarëve

Shtetet e Ballkanit jo që kanë stagnim të proceseve, por kanë tendenca të kthimit mbrapa në vitet e 90-ta. Ngjashmëria me atë kohë po shihet dhe po përjetohet si me kriza politike, ekonomike, me kërcënime për luftë nga sistemet e instaluara më shumë autokratike sesa demokratike. I ka goditur kriza e migrimeve duke mbajtur gjendje të tensionuar si me rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Bashkësia ndërkombëtare sikur është e kënaqur me rrymat e tilla politike të prodhimit të krizave, sepse me këto struktura politike edhe më lehtë e kanë të veprojnë. Kemi një gjendje ku strukturat politike në pushtet janë struktura, të cilat për shumë vite janë komprometuar duke abuzuar me të madhe me të mirat materiale shoqërore, duke u implikuar në krim të organizuar e veçmas në korrupsion galopant. Brukseli sikur po shpreh gatishmëri që t'i përqafojnë këta politikanë kontrovers të rajonit në emër të gjoja të mbajtjes së stabilitetit në këtë pjesë të Evropës. 

NJERËZIT QË JANË INSTALUAR NË KRYE TË KËTYRE SHTETEVE PO SHKELIN RENDIN KUSHTETUES 

Demokracia u lëndua rëndë

BE-ja më shumë verbalisht sesa praktikisht po interesohet për sistemet autokratike të kurdisuara në Ballkanin Perëndimor. Njerëzit që janë instaluar në krye këtyre shteteve po shkelin rendin kushtetues dhe ligjet e shteteve të tyre. Mbajtja e dy arshineve të strukturës së BE-së karshi këtyre udhëheqjeve shtetërore , është duke i dëmtuar rëndë proceset demokratike zhvillimore dhe janë duke i varfëruar popullatën në mënyrën më brutale të mundshme. Në Ballkan janë krijuar rrjete të përbashkëta kriminale, të cilat po bashkëpunojnë mirë me njëra -tjetrën. Po shfrytëzohen pikat kufitare për trafikim dhe kontrabanda duke i dëmtuar kështu rëndë interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve. Në shtetet e rajonit elitat po ngjasojnë shumë në diktatura, të cilat kanë instaluar "Stabilokracinë" duke lënduar kështu rëndë Demokracinë. 

Qytetarët trajtohen si robër

Partnerët politikë të cilët premtojnë stabilitet e sjellin autokracinë janë shumë të rrezikshëm. Kështu që partnerë të BE-së në Ballkan ishte dashur të jenë demokratet e jo stabilokratët. Këta stabilokrat janë duke i trajtuar qytetarët si rob. Këto shtete të rajonit janë shndërruar në shtete autokratike, ku elitat politike të tyre nuk po hezitojnë fare të sillën dhe të veprojnë brutalisht. Edhe Kosova bashkë më disa shtete të rajonit gjithnjë e më shumë është duke e humbur kuptimin e vendit të lirë. Politikat pushtetare janë duke diktuar gjithç- ka dhe janë infiltruar në çdo pore të jetës, e që nuk ndodh në shtetet me demokraci të zhvilluar. Ne emër të pushteteve liberale e kanë shndërruar qytetarin në të dëgjueshëm të sloganeve politike të tyre të rrejshme. Shteti kur është i pavarur nga elitat gjoja demokratike, e kontrollon më mirë interesin e përgjithshëm. Demokracia si sistem thirret në të drejtat e përgjithshme të qytetarëve. Zgjedhjet e ndershme dhe të lira janë elementet fundamentale te demokracisë , ku shteti funksionon për popull…

(Kosova Sot)