Për dëbimin me dhunë të shqiptarëve në Anadoll, mijëra shqiptarë terrorizohen pa asnjë arsye

Për dëbimin me dhunë të shqiptarëve në Anadoll, mijëra shqiptarë terrorizohen pa asnjë arsye
  • 23 March 2018 - 09:08

Kundërshtues i planeve për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi(3)

SHKRUAN: GANI QARRI

Aktivistët e Organizatës Besa dolën me idenë që Ramë Bllaca si përfaqësues i denjë i popullit, të niste një shtëpi të re në fshatin e tij në Bllacë, kurse përveç ndikimit që duhej të bënin në popull Musa sheh Zade dhe Sheh Hasani edhe këshilltarët personalë të Ramë Bllacës, morën për obligim që kudo mundnin e arrinin, tek të njohur, shokë e miqësi, të përçonin porosinë dhe bindnin shqiptarë, që të mos e lëshonin atdheun e tyre, sepse Ramë Bllaca jo vetëm se nuk do të shpërngulej në Turqi, por ai as nuk do ta linte tokën e të parëve për asnjë çmim

Sipas Tahir Zajmit, në Kuvendin themelues të Lidhjes së dytë të Prizrenit,morën pjesë 42 delegatë. Me vota të fshehta Kuvendi për Kryetar zgjodhi dijetarin Sheh Musa Shehzade me 38 vota, kurse për nënkryetarë: Aqif Blutën dhe dr. Rexhep Mitrovicën, me nga 17 vota.... anë- tarë të kryesisë ishin edhe Asllan Buletini, sheh Hasani, Qazim Bllaca etj. Kontributin për çështjen kombëtare, (siç shprehet edhe i nipi i Ramë Bllacës-Zani Bllaca), nuk do ta ndalonin për gjallje të vet, asnjëri nga kolosët e përmendur të shqiptarisë, deri në pushkatimin pa gjyq të Musa sheh Zades më 1946, nga komunistët jugosllav të cilët qysh atëherë, zhdukën pa gjurmë edhe trupin e tij duke mos i lënë kund shenj as varrë, si dhe mbytjen në burg të sheh Hasanit më 1955 nga agjentët e Rankoviqit, pa harruar me këtë rast të përmendim edhe burgosjen pothuajse gati të përjetshme të Qazim Bllacës, fillimisht nga regjimi jugosllav në Kosovë e më vonë edhe nga ai shqiptaro-komunist i Enver Hoxhës, në Shqipëri, për mese 30 vite me radhë. ........"në fillim të vitit 1946, komunistët do t'i binin në gjurmë vendqëndrimit të Musa Shehzades, dhe ai do të arrestohej e do të likuidohej. Ai u ekzekutua në moshën 76-vjeçare, pa vendim të gjyqit, në grykën e Lumbardhit të Prizrenit. As sot e kësaj dite, me gjithë përpjekjet e shumanshme të pasardhësve të tij, varri i këtij patrioti nuk dihet". ardhmeriaonline.com/artikull/article/ulemate-dhe-kryengritjet Veprimtarinë e filluar për çështjen kombëtare, njëjtë si Ramë Bllaca e Musa sheh Dade, do ta vazhdonte edhe sheh Hasani i cili që nga viti 1912, vet ishte vënë në krye të qindra luftëtarëve të Prizrenit, Hasit e Anadrinisë në luftën e Lumës, i priu personalisht aksionit për heqjen e mbulesave turko-arabe në Dukagjin e më gjerë, si dhe u angazhua me mish e me shpirt për hapjen dhe vazhdimësinë e shkollave në gjuhën shqipe edhe pas Luftës së Dytë Botërore në qytete dhe fshatra të Kosovës. Madje, ai vijoi pareshtur dhe me shumë vendosmëri përpjekjet për pengimin e riaktivizimit të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, pas nënshkrimit të Traktatit turko-jugosllav më 1953 në Split, ndërmjet Titos dhe ministrit të Jashtëm turk Kyperli.

Aksioni famëkeq i mbledhjes së armëve

Për dëbimin me dhunë të shqiptarëve në Anadoll, mijëra shqiptarë terrorizohen pa asnjë arsye, rrihen, burgosen e vriten pa shkas dhe tmerrohen edhe në shtëpi, përfshi edhe familje të tëra, për të ikur në Turqi, e keqe të cilës në ditët më të vështira për kombin, mori guximin ti dilte përpara me mundësitë që kishte, pothuajse i vetëm sheh Hasani i Prizrenit, duke kundërshtuar me forcë keqtrajtimin dhe shpërnguljen e serishme të shqiptarëve në Turqi. Ndaj, përveçse do të survejohej dhe do të përndiqej e shantazhohej në vijimësi për disa vjet me radhë nga sigurimi famëkeq serb, në korrik të vitit 1955, në emër të fushatës së trishtë të mbledhjes së armëve dhe akuzën se mbante lidhje me Komitetin Shqiptar si dhe sigurimin e Shqipërisë, sheh Hasani do të burgosej bashkë me 13 bashkëmendimtar e bashkë-idealist dhe pas torturave të ushtruara mbi të, ku thuhet se më në fund edhe u helmua nga agjentët e antishqiptarit Aleksandër Rankoviqi, vdiq në "rrethana enigmatike" në burgun e Prizrenit. ....."Në fakt Procesit të Prizrenit i parapriu një proces tjetër politik(korrik 1955) i ashtuquajtur "grupi i shehlerëve" prej 14 vetash, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptarë. Në këtë proces qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili në rrethana enigmatike vdes)"... www.pashtriku.com "Ndjekjet,burgosjet dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi i Titos gjatë viteve 1948- 1968*.Shqiptarëve asokohe, përmes një aksioni shtetëror, të ashtuquajtur "Grumbullimi i tepricave" për "nevojat e shtetit-jugosllav", jo vetëm se do tu merrej edhe buka e gojës nga magjet familjare në shtëpi, por në dimrin e ashpër të viteve 1955-56,do të zhvillohej edhe aksioni famëkeq i mbledhjes së armëve, kur qindra bashkëkombës tanë do të gjenin vdekjen, kurse mijëra të tjerë do të sakatoheshin përgjithmonë nga torturat policore nëpër burgjet serbo-sllave. Vetëm gjatë viteve sa Aleksandër Rankoviqi qëndroi në pushtet, në Turqi u dëbuan pothuajse një e treta e popullsisë së atëhershme të Kosovës, apo 283 mijë shqiptarë të shpërngulur me dhunë. Pikërisht këtë kriminel dhe kryevrasës të shqiptarëve, më 1946 gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd, për çudi, udhëheqësi i atëhershëm i Shqipërisë Enver Hoxha, do ta dekoronte me Urdhërin Ylli Partizan i Klasit të Parë, e përkundër të gjithave sa ai bëri mbi shqiptarët, edhe pas shkarkimit të tij nga posti në sistemin shtetëror jugosllav, dhe vdekjes së diktatorit komunist shqiptar, Shqipëria kurrë nuk e tërhoqi dekoratën dhënë Rankoviqit. Takimet ilegale Por le të kthehemi edhe një herë, tek veprimtaria historike e Ramë Bllacës, miqve më të mirë të të cilit në Prizren dhe Dukagjin, Musa sheh Zade dhe sheh Hasani, në kohët më të vështira rekrutonin edhe anëtarë të ri për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe lidhnin ata me heroin Ramë Bllaca, ndihmonin në mënyrë aktive edhe personalisht mbrojtjen dhe avancimin e çështjes kombëtare si dhe bashkë me aktivistët e organizatës studentore "Besa",studionin të gjitha variantet e mundshme mbi gjetjen e një ideje efektive për pengimin e shpërnguljes së mëtejme masive të bashkëkombësve shqiptar që përditë e më tepër dhe në numër gjithnjë e më të madh, detyroheshin të iknin nga Kosova në Anadoll. E në mënyrë që edhe Ramë Bllaca pa nxitur dyshime në sy të xhandarmërisë dhe pa u hetuar nga spiunët dhe bashkëpunëtorët e pushtuesit serb, të mund të merrte pjesë në tubimet e fshehta të aktivistëve të "Besës" të cilët tuboheshin dhe mbanin takimet ilegalisht, sa herë kishin nevojë, të kamufluar si "myhyb",në teqetë e sheh Hysenit dhe sheh Hasanit në Prizren, sipas asaj që më ka rënë të dëgjojë shpesh nga më të vjetrit në ndeja të ndryshme burrash, nëpër oda të Hasit dhe Dukagjinit, anëtar i teqesë ishte bërë edhe ai, ndërsa dëshmitë më bindëse për këtë, vijnë veçanërisht, nga tregimet e plakut tanimë rreth të nëntëdhjetave, Rrahman Baldedaj nga qyteti i Prizrenit, i ati i të cilitAdemi, ishte po ashtu "myhyb" dhe përveç miqësisë personale me Ramë Bllacën, ata të dy, kishin edhe një mik të përbashkët familjar, në Astrazub, ku Ademi kishte motrën të martuar ndërsa Ramë Bllaca të bijën. Madje, pikërisht me qëllim të mbrojtjes së heroit Ramë Bllaca dhe aktivistëve të Organizatës "Besa", sipas porosisë së udhëheqësve të teqeve, ku mbaheshin takimet, Ademi ishte punësuar xhandar, në mënyrë që, veprimtarët e çështjes kombëtare në Prizren e rrethinë ti mbante të informuar dhe ruante ata nga intervenimet e mundshme të organeve pushtuese serbe, sidomos gjatë tubimeve që mbante Organizata "Besa" sipas të cilit Ramë Bllaca pasi ishte bërë anëtarë i teqesë, kishte marrë si dhuratë nga Sheh Hasani edhe një "taxhë" (kësul apo qeleshe e dervishësh e mbështjellë anash me mushama të zezë dhe lartësi të bardhë) si dhe një shkop të veçantë për ecje, që shihen edhe në foton fillestare,vendosur në krye të shkrimit, me të cilat heroi do të hynte e dilte i veshur si besimtar në tubimet që mbaheshin për çështjen kombëtare aty, dhe mbante ato, deri në vrasjen e tij. Ademi si njeri i mirë- informuar për kohën, për gjallje të vet, jo vetëm se e kishte diskutuar shumë herë vrasjen tragjike të heroit Ramë Bllaca me Musa sheh Zaden dhe sheh Hasanin, por i kishte folur shpesh edhe të birit me dhembje, se fatkeqësisht vrasësit e heroit, ishte vërtetuar që ishin shqiptar, e për aq më keq, ata nuk ishin as të largët dhe as të pa njohur edhe për vetë Ramë Bllacën. Ndërsa, projektet kobzeza të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, nuk ishin të parat as të fundit, ato datonin qysh me "Naçertanjen " e Garashaninit dhe bazoheshin në luftën speciale kundër shqiptarëve për dëbimin masiv të tyre nga trojet e veta, projekte gjenocidale me të cilat u shërbyen që nga Nikola Pashiqi e krajl Nikola i Malit të Zi, deri te Çubriloviqi, Andriqi, Rankoviqi dhe vet Milosheviqi, si krimineli i fundit që edhe në kohën moderne dhe fund të shekullit XX, provoi edhe një herë shfarosjen e shqiptarëve dhe aneksimin e tokave të tyre nga Serbia. 

Keqpërdorimi i imamëve për veprime antikombëtare

Por Greqia as Serbia, përkundër përpjekjeve të pareshtura antishqiptare, pa ndihmën e Turqisë, kurrë nuk do të arrinin, që për kohë aq të shkurtër të kryenin deportime aq të mëdha dhe zbrazje kaq masive, të trojeve tona etnike, sikur shteti turk me keqpërdorimin e imamëve për veprime antikombëtare të mos u vinte në ndihmë shtetit grek dhe atij serb si dhe të mos shndërrohej në Lokomotivë të tyre, për shpërnguljen e miliona shqiptarëve në Anadoll. Përveç takimeve në Prizren, në kërkim të opsioneve për ta thyer trendin e rrezikshëm të shpërnguljes së bashkëkombësve nga Kosova, që kishte marrë përmasa shqetësuese dhe kërcënonte me zhbërjen e elementit shqiptar në këto troje, me arsyetimin se ai vizitonte të birin Qazimin si student, Ramë Bllaca takonte, konsultohej dhe zhvillonte diskutime të vazhdueshme me anëtarët e "Besës" edhe në banesat e tyre në Beograd, sa herë që shkonte të merrte pjesë në tubimet parlamentare si deputet i parlamentit të SKS. Ndaj, pas takimeve të mbajtura dhe shqyrtimit të kujdesshëm të gjendjes së krijuar në vend, për ndalimin e shpërnguljes së mëtejme të shqiptarëve, aktivistët e Organizatës Besa dolën me idenë që Ramë Bllaca si përfaqësues i denjë i popullit, të niste një shtëpi të re në fshatin e tij në Bllacë, kurse përveç ndikimit që duhej të bënin në popull Musa sheh Zade dhe Sheh Hasani edhe këshilltarët personal të Ramë Bllacës, morën për obligim që kudo mundnin e arrinin, tek të njohur, shokë e miqësi, të përçonin porosinë dhe bindnin shqiptarë, që të mos e lëshonin atdheun e tyre, sepse Ramë Bllaca ,jo vetëm se nuk do të shpërngulej në Turqi, por ai as nuk do ta linte tokën e të parëve për asnjë çmim, do të qëndronte përgjithmonë në vend të vet dhe kishte filluar të ndërtonte edhe shtëpi të re në Kosovë. Posa Ramë Bllaca filloi ndërtimin e shtëpisë së re, dhe anëtarët e organizatës "Besa", shpërndanë porositë gjithandej, me thirrjet drejtuar shqiptarëve kudo, për të mos e lëshuar vendin e vet, përhapja e këtyre lajmeve dhe thirrjet e vazhdueshme të heroit për qëndrimin e bashkëkombësve në atdhe, jo vetëm se bënë bujë të madhe, por ndikuan aq shumë për të mirë tek shqiptarët, sa që ata, pothuajse ndaluan shpërnguljet dhe filluan të zmbrapseshin gjithnjë e më tepër nga planet për të lënë Kosovën dhe ikur në Turqi. Por një efekt kaq i fuqishëm dhe tejet pozitiv i veprimtarisë së Ram Bllacës, sado që ishte i mirëseardhur për Kosovën dhe shqiptarët, nuk do tu pëlqente edhe autoriteteve pushtuese serbe, ndaj pasi që me ndihmën e hoxhallarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre nën petk fetar, për kohë të shkurtër, kishin arritur ti regjistronin një numër të konsideruar shqiptarësh si turq dhe kishte promovuar edhe elaboratin e Çubriloviqit , aty nga fundi i muajit korrik të vitit 1937,pra rreth pesë muaj pas hyrjes në fuqi të Memorandumit të Çubriloviqit, Serbia tanimë kishte përgatit edhe një vendim në formë të ligjit zyrtar, enkas për dëbimin masiv dhe të organizuar të shqiptarëve në Turqi. Ndaj kur po afrohej data e paraparë që mbretëria jugosllave, ta nënshkruante edhe një traktat të ri ndërshtetëror me Turqinë, për dëbimin masiv të shqiptarëve në Anadoll, në mënyrë që vendimi zyrtar për dëbim të bëhej i plotfuqishëm dhe i zbatueshëm në terren, qeveria e SKSsë, kishte ftuar përfaqësuesit e shqiptarëve në kuvendin e mbretërisë së asokohshme të serbëve, kroatëve dhe sllovenëve në Beograd, që ta nënshkruanin këtë akt famëkeq, i cili duhej të paraqitej si dëshmi para botës dhe shitej para syve të opinionit ndërkombëtar, si vullnet i vet shqiptarëve për zhvendosjen e tyre me "vetëdëshirë" në Turqi.

Akt i trimërisë dhe atdhetarisë së çiltër e burrërore

Dhe në momentin që kishte mbetur më pak se një vit, për nënshkrimin e Konventës famëkeqe jugosllavo-turke të 11 qershorit të vitit 1938, e cila për Serbinë paraqiste një shans të papërsëritshme për spastrimin përfundimtar dhe të tërësishëm etnik të shqiptarëve nga këto troje, në fund të korrikut të vitit 1937,qeveria serbe ftoi në Beograd edhe Ramë Bllacën, që ta nënshkruante vendimin e saj zyrtar, për dëbimin e bashkëkombësve të tij nga Kosova. Marrëveshja parashikonte shpërnguljen më masive të deriatëhershme, e cila për fillim do të niste me 40.000 familje shqiptare dhe 300.000 anëtarë të tyre, ndërsa grumbullimi për deportimin e planifikuar në Turqi, sipas idesë së Tito-s, me arsyetimin se edhe adoptimi për shpërngulje do bëhej më lehtë, në një vend të banuar me shumicë shqiptare si Shkupi, pikërisht aty, u vendos të bëhej grumbullimi i tyre, prej nga transferoheshin me tren në Selanik, ku ngarkoheshin në vaporët turq dhe dërgoheshin për në Turqi. Vendimin e tillë, sado i rëndë e i papranueshëm që ishte, sipas këngës së rapsodëve popullor, asokohe e kishin nënshkruar të gjithë deputetët tjerë, me përjashtim të Ramë Bllacës, i cili ditën e nënshkrimit, nuk kishte qenë i pranishëm në punimet e parlamentit të mbretërisë së SKS-së. Ndaj Ramën, do ta ftonin me xhandar që edhe ai të shkonte urgjentisht në Beograd, pa i shpjeguar arsyen se për çfarë kërkohej atje. E pasi që përfaqësuesit tjerë, pa bërë shumë zhurmë, kishin vënë nënshkrimet e veta mbi atë vendim shfarosës për shqiptarët, pushtetarët serb shpresonin se të njëjtin, tanimë do të detyrohej ta nënshkruante, pa ndonjë kundërshtim të fortë edhe Ramë Bllaca vet. Madje të trimëruar nga moskundërshtimi i kolegëve të tij deputet, për miratimin e ati akti të turpshëm, sapo Rama futet në parlament, ata fillimisht bëjnë sikur po e prisnin me dashamirësi, i urojnë "mirëseardhje" dhe ofrojnë edhe kafe, e tek pastaj i vendosin me delikatesë mbi tavolinë, të njëjtin vendim, që edhe ai ta nënshkruante, pa kundërshtim e zhurmë të madhe, por Rama i shqetësuar për fatin që Serbia po i përgatiste popullit të tij, nuk e pi kafenë e tyre, as nuk e nënshkruan vendimin e qeverisë serbe, për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta. Përgjigja e Ramë Bllacës ishte një-Jo e madhe! Një kundërshtim i palëkundur dhe i vendosur deri në fund, akt që hidhte poshtë me përbuzje vendimet gjenocidiale të Serbisë kundër qenies shqiptare. Hero i kombit që nuk u thye kurrë, atë ditë as më vonë dhe mbeti i palëkundur deri në fund para pozicionit të tij të njohur historik, me gjithë çmimin e lartë të cilin ai u desh ta paguante, duke flijuar edhe jetën për vendin dhe popullin e vet. Ndaj veprën e heroit në origjinal, që nga ajo kohë, e ruan të paprekur përgjithmonë historia, kurse përgjigjen e vulosur të Ramë Bllacës me aktin heroik të trimërisë, fjalë për fjalë e rikujton përjetësisht kënga e popullit të tij:

Jo në Turki na nuk mujmë me shkue Pesëqind vjet me ta kem luftue

Serbët fillimisht bëjnë sikur po ndjeheshin të "fyer" me kundërshtimin e tij, pastaj përpiqen ta bindin Ramën, duke ia kujtuar me "dëshpërim", se si kinse ai, bukën e tyre, ishte duke ngrënë.

Mos kështu or axha Ramë Se Bukën tonë je duke ngranë

Por heroi Ramë Bllaca, ishte aq i paluhatshëm në qëndrimet e veta, saqë jo vetëm se nuk pranoi ta nënshkruante, një vendim të tillë, por në një çast zemërimi kur kryeministri serb Milan Stojadinoviq, do ta kërcënonte me fjalët se; o do ta nënshkruante edhe ai si gjithë të tjerët, o do të vdiste, Ramë Bllaca si burrë që nuk i trembej syri as në rastet si këto, edhe pse, siç thotë fjala popullore, gjendej mu para "gojës së ujkut", ai pa menduar dy herë, do ta griste e bënte copë-copë dhe hidhte pjesët e grisura të vendimit para këmbëve të kryeministrit Stojadinoviq duke i thënë

: -Ja ku e ke.. vendimin! -Merre-ky është nënshkrimi im! -Unë e bëra timen, tani ti bëre tënden!

Ishte fundi i korrikut të vitit 1937, kur ndodhi ky akt i bujshëm i heroizmit të kreshnikut Ramë Bllaca. Akt që shkroi histori, dëshmoi përkushtimin e pafund kombëtar dhe të një- mendët të tij, ndaj atdhetarizmit, bashkëkombësve dhe mbrojtjes së trojeve amtare nën pushtim. Madje, këtë veprim burrëror ai nuk e bëri fshehtas, larg nga rreziku për të personalisht, as prapa shpinës së pushtuesit, por hapur dhe para syve të armiqve, të gjithë ministrave dhe deputetëve, midis parlamentit të SKS, në Beograd dhe Serbi. Ngjarja që më tepër tingëllon si legjendë se sa si realitet i një- mendtë, në fakt ishte një e vërtetë e madhe dhe e pamohueshme që u shfaq, si dramë e papritur dhe ëndërr e keqe,mu para hundëve të vet kryeministrit të atëhershëm të mbretërisë jugosllave, serbit Milan Stojadinoviq i cili ishte edhe zyrtar i lartë i partisë radikale të Serbisë. Kjo ndodhi, ditën që ai arriti në parlamentin jugosllav, i ftuar si deputet, e ndoshta edhe si udhëheqës i grupit të asokohshëm parlamentar nga Kosova, që të nënshkruante vendimin e qeverisë së Serbisë, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, vendim të cilin heroi Ramë Bllaca jo vetëm se nuk e nënshkroi, por e bëri copë-copë, e hudhi në tokë dhe shkeli me këmbë, gjë që e tërboi edhe më tepër kryeministrin dhe nxori tërësisht nga kontrolli ministrin e brendshëm, i cili, sipas vargjeve vijuese të këngës rapsodike edhe iu kërcënua hapur Ram Bllacës.

 Fort ministri ish kanë idhnue

Hajt ore Ramë se ki mem pa mue Ky akt i trimërisë dhe atdhetarisë së çiltër e burrërore të tij, do të bëhej shkas, që trimi Ramë Bllaca, ta paguante shtrenjtë, duke flijuar edhe jetën e vet. (Vijon)

(Kosova Sot)