Përvjetor i dhembshëm, por edhe krenar i

Përvjetor i dhembshëm, por edhe krenar i
  • 24 March 2018 - 08:23

SHKRUAN: PROF.DR.RIZA SMAKA

Mileu i civilizimit e di fare mirë se, shteti serb, nga Kriza e Lindjes, e veçanërisht pas luftërave ballkanike e tutje deri në 11 qershor të vitit 1999, me intensitete oscilative varë- sisht nga rrethanat politike, kundër popullit shqiptar ka ushtruar akte kriminale deri në ato gjenocidiale të formave më se të ndryshme. Shteti serb, nga marsi i vitit 1989 kaloi në ofensivë të paskrupullt për shpartallimin e elementit shqiptar në Kosovë në funksion të serbizimit përfundimtar të saj. Në vazhdën e zbatimit të politikave hegjemoniste serbe antishqiptare shteti serb ka aplikuar suprimime arbitrare të institucioneve publike, kulturore, edukative për të dëmtuar esencialisht çështjen shqiptare. Në atë vazhdë në Kosovë , për shqiptarët shumicë absolute, ka qenë krijuar një burg masiv i karakterit publik të të gjitha sferave jetësore. Vetëm disa medie informative më të guximshme dhe të përkushtuara çfarë dallonte për të mirë "Kosova Sot" depërtonin në informata aktuale e të njëjtat i plasonin dhe në atë mënyrë e ushqenin shpresën e popullit të nëpërkëmbur për liri politike.  

Në procesin gjyqësor për rimbursim moral e material, "Kosova Sot" nga Gjyqësori i Kosovës në vend të gjykimit efikas e të drejtë për rimbursim të dëmeve morale e materiale deri në këtë etapë, padyshim, i influencuar nga pushtetarë publikë, në vend të aktgjykimit satisfikator, objektiv e të drejtë, ka marrë akt me të cilin gjykata vendore shpallet inkompetente për procesime gjyqësore në këtë çështje

Dënimet arbitrare

"Kosova Sot" pa asnjë dilemë ishte prijëtare e plasimit të informatave referuar dhunës shtetërore serbe të ushtruar kundër shqiptarëve në mënyrat më bizare, monstruoze e kriminale. "Kosova Sot" si e tillë ishte në shënjestër të pushtetarëve serb e cilësuar si oponente e vendosur kundër tyre dhe si e tillë sipas atyre pushtetarëve ajo nuk do të mund të ekzistonte. Rrjedhimisht në procedurë arbitrare gjyqësore "Kosova Sot" , në 11 marsin e vitit 1999 ka qenë dënuar me hiç më pak se 300 000 DM e në 18 marsin e po atij viti ka qenë suprimuar dhe sekuestruar. Në 24 marsin e vitit 1999 "Kosova Sot" e vetmja dritare informative serioze dhe objektive e kohës nga pushtetarë serb ka qenë minuar, kallur deri në themele dhe ashtu i kanë qenë shkaktuar dëme morale e materiale të vlerësuara mbi 5, 000, 000 EURO! Në këtë kontekst për mirënjohje meritore për punën e dobishme të kryer gjatë periudhës kritike për shqiptarët e Kosovës autoritetet publike do të duhej që këtë institucion që vijon të kryejë punë informative korrekte, objektive e të dobishme të proklamonte shpërblim moral por edhe material në një anë dhe ta ndihmonte e të mos e pengonte në procesin e rimbursimit nga dëmtuesi shteti serb.  

Gjyqësori kosovar është kompetent për paditë kundër Serbisë

Në procesin gjyqësor për rimbursim moral e material "Kosova Sot" nga gjyqësori i Kosovës në vend të gjykimit efikas e të drejtë për rimbursim të dëmeve morale e materiale deri në këtë etapë, padyshim, i influencuar nga pushtetarë publikë, në vend të aktgjykimit satisfikatorë, objektiv e të drejtë, ka marrë akt me të cilin gjykata vendore shpallet inkompetente për procesime gjyqësore në këtë çështje. Nga doktrina e praktikat gjyqë- sore të mira vendore e ndërkombëtare dihet fare mirë se në çështje juridike të këtilla, gjykatë kompetente vendore e lëndore është gjykata në territorin e së cilës ka qenë shkaktuar dëmtimi pra në rastin konkret dëmtimi i të përditshmes "Kosova Sot" ka qenë shkaktuar në datën 24 mars 1999 në Prishtinë e së andejmi juridiksioni gjyqësor i Prishtinës ishte, është dhe mbetet kompetent për gjykim të këtij rasti juridik - civil dhe juridik - penal. Shpallja inkompetente e gjykatave kosovare vendore për gjykime të çështjeve të këtilla nuk ka bazë legale pos influencimit inkonsekuent e inkonsistent dhe tërësisht të padrejtë dhe të gabuar të autoriteteve publike të caktuara të vendit tonë.

PRIJËTARE E PLASIMIT TË INFORMATAVE REFERUAR DHUNËS SHTETËRORE SERBE TË USHTRUAR KUNDËR SHQIPTARËVE NË MËNYRAT MË BIZARE, MONSTRUOZE E KRIMINALE