Fantazma vrasëse serbe po sillet vërdallë mbi Kosovë - Opinione - Kosova Sot
Fantazma vrasëse serbe po sillet vërdallë mbi Kosovë

Fantazma vrasëse serbe po sillet vërdallë mbi Kosovë

Kosova është i vetmi vend në botë sot që qytetarët e një vendi ua paguajnë shpenzimet e rrymës dhe të ujit 18 vjet të një etnie, e cila paraqitet si viktimë, edhe pse është e privilegjuar në punësim, në paga, megjithëse e lufton Kosovën dhe është armiqësisht e orientuar ndaj të gjitha etnive të tjera që jetojnë në Kosovë 

SHKRUAN: HALIM HYSENI 

P ër ta kuptuar më qartë fantazmën, e cila po i sillet vërdallë Kosovës në pika të shkurta do të prezantojmë disa konstatime dhe propozime të dhëna në një raport hulumtimi të financuar nga KFOS-Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur i realizuar dhe i hartuar nga Branslav Nesoviq dhe Riccardo Celeghini/ KFOS(2015) që mbanë një titull metaforik dhe satanik "Bashkësia/Asociacioni i Komunave Serbe: shuma e të gjitha frikësimeve tona/. Hulumtimi është zhvilluar kryesisht mbi analizën e dokumenteve politike dhe të opinioneve të shprehura në fokus grupet të përbëra nga qytetarët serbë. Qytetarët shqiptarë të kësaj pjesë si duket me qëllim nuk janë përfshirë në hulumtim, andaj është i njëanshëm, provokues dhe qëllimkeq. Unë vetë, duke e lexuar këtë raport jam ndier i fyer dhe i trishtuar, sepse ai i nxiste komunitetin serb që të jetojë jo së bashku me shqiptarë, por pranë shqiptarëve, ashtu siç fliste Koshtunica, dhe siç është politika e aparteidit etnogjeografik e qeverisë së tashme neomiloshieviane. Qëndrimet dhe propozimet e dhëna në këtë raport te populli shqiptar nxisin frikë, pakë- naqësi dhe revoltë, sepse studimi rekomandon, jo vetëm përfshirjen e "organeve paralele" të Serbisë në bisedime, por që ato të vazhdojnë të funksionojnë derisa të miratohet AKS/ZSO, apo Bashkësia e Komunave Serbe siç i quan qeveria fashiste dhe neomilosheviqiane e Vuçiqit dhe Daçiqit dhe të epigonëve të tyre anëtarët e Listës "Srpska" . Viktimizimi satanik Vetë emërtimi i raportit është i frikshëm, meqë Asociacioni i komunave serbe përkufizohet si: Shuma e të gjitha frikësimeve të serbëve", që në nëntekst nënkuptohet se pa Bashkësinë e Komunave Serbe, serbët e Kosovës nuk kanë jetë. Prapa këtij viktimizimi satanik qëndron kërkesa e lidhjes vertikale dhe horizontale e të gjithë serbëve me Beogradin. Me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe realizohet edhe kërkesat e parapara me Projektet gjenocidale të Branislav Kërstiqit dhe e Vojislav Koshtunicës për lidhjen e drejtpërdrejtë të serbëve të Kosovës me Beogradin. Në anën tjetër, me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe ruhet edhe Provinca Jugore e Serbisë e banuar me shqiptarë që do të gëzojnë të drejtat si minoritete, por nën një regjim të fuqizuar policor dhe ushtarak që të para-pengohet rebelimi i shqiptarëve dhe destabilizimi i gjendjes në Provincën Jugore të Serbisë. Projekti të cilit i referohem është hartuar në vitin 1994, nga Branislav Kërstiq, djali Gjorgje Kërstiqit, i cili në vitin 1928 ka shkruar veprën: "Kolonizimi i Kosovës". "Këtë projekt e pranojnë Nebojsha Qoviqi dhe Vojilav Koshtunica. Mbi bazën e këtij në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe heshtjen e udhëheqësve shqiptarë formohet: Qendra Koordinuese për Kosovë dhe Metohi, kur Kosova objektivisht ndahet në atë shqiptare dhe serbe, edhe pse në Rezolutën 1244 thuhet se Kosova është një " ... tërësie e historike dhe gjeografike e pandashme". Në këtë strukturë janë futur njerëz, të cilit po të kishte pasur drejtësi vendore dhe ndërkombëtare do të duhej të ishin në burg për shkak të masakrave të bëra mbi popullin shqiptarë, që nga viti 1981 deri në vitin 2000, të cilat ishin dhe janë tentakula të Serbisë për zhdukjen biologjike të shqiptarëve. Për fat të keq të shqiptarëve, këto struktura paralele, jo vetëm që financohen nga Serbia, por edhe nga "organet" e Kosovës të udhëhequra nga njerëzit e papërgjegjshëm dhe pa ndjenja kombëtare dhe humane. Që të jem konkret dhe i argumentuar, Kosova është i vetmi vend në botë sot që qytetarët e një vendi ua paguajnë shpenzimet e rrymës dhe të ujit 18 vjet të një etnie, e cila paraqitet si viktimë, edhe pse është e privilegjuar në punësim, në paga, megjithëse e lufton Kosovën dhe është armiqësisht e orientuar ndaj të gjitha etnive tjera që jetojnë në Kosovë. 

Lidhja financiare e serbëve të Kosovës me Serbinë

Është e sigurt se shumica e popullit serb dhe Kosova në tërësi janë peng të politikës ekspansioniste dhe gjenocidale serbe të tashme përgjegjëse për gjenocidin e zhvilluar ndaj myslimanëveboshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve. Por t'i kthehemi raportit të përmendur! Në hyrje të këtij Raporti thuhet se Asociacioni i Komunave Serbe ka qenë guri themeltar i bisedimeve në Bruksel, që nuk ka të bëjë me të vërtetën, sepse qëllimi i bisedave në Bruksel ka qenë dialogu teknik për rregullimin e raporteve Serbi - Kosovë, e jo i rregullimi i raporteve brendapërbrenda Kosovës/ bisedat janë zhvilluar që Serbia të mos mbështesë strukturat paralele dhe të mos manipulojë me serbët e Kosovës për interesa territoriale dhe në funksion të krijimit të Serbisë së Madhe, por krijimi i mirëqenies për qytetarët e Kosovës/. Në Raport, po ashtu thuhet se në mënyrë të veçantë është shqetë- suese gjendja për serbët. Sidomos është shqetësues prolongimi i zbatimit të Marrëveshjes. Të detyruar ta pranojnë të vërteten, të cilin nuk mund ta fshehin aty shkruan: " Për zyrtarët e Beogradit, AKS, (apo BKP - Bashkësia e Komunave Serbe, siç pretendon Beogradi- H.H) do të duhej të ishte instrument i kohezionit dhe i unitetit të bashkësisë serbe në Kosovë, dhe mekanizëm i fuqizimit të autorizimeve politike dhe të lidhjes me Beogradin siç ka qenë motoja e partisë " Srpska" në zgjedhjet për pushtet lokal :" Sot votojmë për Srpskën, nesër ndërtojmë Srpskën". Përkthyer në realitet, ky slogan ka kuptimin: Sot votojmë për Serbinë, nesër ndërtojmë Serbinë". Kuptohet për Serbinë e Madhe. Kjo parti në vitin 2016 e pranoi haptas se krijimi i partisë "Srpska" është projekt për ta mbajtur Serbinë në Kosovë! Në Raport apostrofohet qëndrimi maksimalist i Serbisë:" Këta përpos autorizimeve ekzekutive në katër fusha: zhvillim ekonomik, arsim , shëndetësi, planifikim hapësinor dhe urban, kanë edhe pritshmëri tjera që AKS t'i marrin nga të ashtuquajturat "organet paralele" që këto komuna të kenë të drejtën të formojnë agjenci, institucione dhe ndërmarrje publike etj. Sipas këtij raporti, del së çështja kyçe për zhvillimin e mëtejmë të Bashkësisë së Komunave serbe që duhet të merret parasysh është lidhja financiare e serbëve të Kosovës me Serbinë. Financimi i punëve në sektorin publik në kuadër të sistemit( këshillat e përkohshëm, ndërmarrjeve publike, subvencioneve në arsim dhe shëndetësia ). Sipas tyre këto janë gjërat thelbësore për mirëmbajtjen e paqes sociale dhe sigurisë( këtu mund të përfshihet edhe armatosja e serbëve- H,H) si dhe të parandalimit të emigrimit të serbëve në brendësinë e Serbisë. Beogradi parasheh që puna paralele e organeve të tashme ilegale, të legalizohet me formimin e AKS apo BKS. Shëndetësia dhe arsimi serb në Kosovë janë vija e kuqe që nuk mund të kalohen

Vijat e kuqe

Është edhe një pritshmëri që Beogradi e ka krijuar në bashkësi lokale e që është se askush nuk do ta humbasë vendin e punës për shkak të integrimit. Në trupat e bashkësive lokale vetëqeverisës të Serbisë, të cilat akoma a funksionojnë në Kosovë, janë rreth 5 800 punëtorë, thuhet në këtë raport. Numri i njerëzve që punojnë në institucionet e tjera shtetërore kuptohet të Serbisë në Kosovë, sot që varen nga ndonjë lloj e dhënieve publike të cilat akoma funksionojnë ose të ndihmës sociale arrijnë në dhjetëra mijëra njerëz. Komunat dhe ministritë në Prishtinë nuk i kanë mjetet e nevojshme të mbajnë numrin ekzistues të punëtorëve, për këtë arsye Beogradi, banorët lokalë (kuptohet fjala është për punëtorët lokalë serbë), deklarojnë se Beogradi dhe banorët lokalë presin që AKS apo BKS, të këtë të ketë rol të veçantë, thuhet në këtë raport. Plani i realizimit të Marrëveshjes obligon që të gjitha financimet duhet kryer në mënyrë transparente dhe se Serbia duhet të sigurojë pasqyrë të detajuar në financim. Edhe pse gjerësisht i pranuar që serbët e Kosovës mund të pranojnë mjete nga Serbia në mënyrë transparente, ekzistojnë interpretime të ndryshme por kur për këtë flitet në mënyrë të hapur vlen ajo që Beogradi pohon: "...se Prishtina nuk mund të ndalë qarkullimin e mjeteve - parave e as të ndryshojë destinimin e tyre". Shëndetësia dhe arsimi janë një pjesë kruciale e ekuacionit për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe funksionimin e AKS-së apo të BKS-së thuhet në këtë Raport, për të vazhduar:" Për qytetarët të cilit i kemi intervistuar në fokus grupe , shëndetësia dhe arsimi sipas modelit të sistemit serb janë vija e kuqe e cila nuk guxon të kalohet". Sipas KoSSev/ Veriut të Kosovës -hh) ekziston një dallim i madh ndërmjet të punë- suarve në arsim dhe shëndetësi i përfshirë në buxhetin, dhe të atyre që realisht janë punësuar". Për shembull, Komuna në Mitrovicën Veriore i ka paraqitur 319 të punësuar në shëndetësinë primare dhe sekondare dhe 404 të punësuar në arsimin fillor dhe të mesëm. Buxheti i përparshëm, i dorëzuar në janar të viti 2014 ka paraqitur 1481 të punësuar në shëndetësi dhe 2080 në arsim. Prishtina nuk mund t'i premtojë mjetet e domosdoshme këtyre institucioneve në këtë nivel, thuhet në Raport, andaj: "Situata kërkon gjetjen e zgjidhjeve të cilat do të mundësonin që Beogradi të vazhdojë t'i kanalizojë mjetet për funksionimin e tyre". Frikësimet e bashkësisë serbe, rreth integrimit të institucioneve arsimore , po ashtu janë dominonte, thuhet në Raport:"... Pjesëmarrësit e fokus grupeve kanë qenë të shqetësuar se plani mësimor dhe tekstet e Serbisë mund të mos lejohen, nëse korniza e integrimit në sistemin juridik, do të mund përdoreshin vetëm pas lejimit të resorëve të ministrisë së arsimit të Kosovës dhe të revizioneve të komisioneve të pavarura. Shumica kanë deklaruar se nuk dëshirojnë t'i dërgojnë fëmijët në sistemin arsimor i cili zbaton planin mësimor të Kosovës." Në dokumentet ligjore të Kosovës thuhet se: Shkollat në gjuhën serbe mund të përdorin planin mësimor dhe tekste në gjuhën serbe, të cilat i harton Ministria e Arsimit e Serbisë vetëm nëse ato i paraqesin në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë. Në rastin e vërejtjeve eventuale në ndonjë kërkesë të ndonjë plani apo teksti mësimor, do të bartet te komisioni i pavarur, i cili do të shikojë planin apo tekstin e caktuar mësimor, në mënyrë që verifikojë përshtatshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saj. Ky veprim paraqet shembull në të avancuar në Evropë, sepse askund e drejta e një bashkësie pakicë nuk rregullohet në mënyrë me liberale dhe demokratike. Por sipas hartuesit e Raportit për serbët:" Shqetësimi nuk është i pabazuar, shkruajnë autorët e këtij raporti. Sipas Raportit për serbët:" problemi është shumë simbolik dhe emocional, i cili po ashtu ka ndikim në mënyrë se si bashkësia e sheh procesin e tërë- sishëm të integrimit. Pavarësisht nga emocionet, ekziston edhe vërejtja praktike, e cila del nga mundësia që pranimi i planit mësimor të Kosovës do të mund të ndikonte në përshtatshmërinë e të diplomuarve dhe të maturantëve në nivelin akademik në fushën e punësimit në Serbi, thuhet në këtë raport të njëanshëm që në vend se të përafrojë dhe të heqë frikën shton frikën edhe më shumë, por tani te popullata shqiptare, e cila po të kishte pak mend, nuk do të lejonte këtë diskriminim legal me asnjë kusht, ndërsa nga organe kompetente të Kosovës që ishin palë e bisedimeve do të kërkonin përgjegjësi, duke përfshirë këtu Akademinë e Shkencave dhe të Arteve dhe të institucioneve tjera për shkak të gjendjes në të cilën e kanë sjellë Kosovën dhe shtetësinë e saj me veprime apo mosveprime, me dije apo dije me vetëdije apo pavetëdije. Sipas autorëve të këtij Raporti: " Është edhe një problem mosnjohja e diplomave të universitetit shtetëror ( nuk e përmendin shtetin e këtij universiteti!!??) në Mitrovicën e Veriu. Edhe pse jo i drejtpërdrejtë i lidhur me AKS/BKS, ky problem është paraqitur në nivele të tjera të bisedimeve dhe mbetet shumë i rëndësishëm për shkak të faktit se bartësit e diplomave në Universitetin Mitrovicës së Veriut, nuk janë kualifikuar për punë në institucione publike të Kosovës/ose injorancë totale ose gënjeshtër!!!- H.H) sepse universitetin nuk e kanë akredituar organet qeveritare të Kosovës. Ky problem, thonë autorët e këtij studimi, do të duhej të zgjidhej paralelisht me themelimin e AKS/BKS. AKS/BKS do të mund të kishte rol vendimtar në uljen e tensioneve rreth akreditimit të Universitetit në Mitrovicën e Veriut dhe funksionimit e tij të ardhshëm. Zgjidhjet e ndryshme mund të miratoheshin me regjistrime të dyfishta të dy sistemeve deri te themelimi i përkohshëm AKS/BKS. PjesëAKS, sipas këtij do të duhej të ishte edhe themelimi ndërmarrjeve publike në sektorin komunale që do të drejtoheshin nga bashkësia. Këto ndërmarrje do të punonin në fushën e energjisë elektrike, higjienës së qyteteve, ujësjellësit, gjelbërimit etj. Këto ndërmarrje do të mund të punë- sonin ata punëtorë që shpallen tepricë teknologjike, me çka do të bëhej integrimi i plotë i komunave veriore në sistemin juridik të Kosovës. Edhe një temë sipas këtij Raporti është që: "... AKS/BKS që duhet ta shqyrtojë është çështja e politikës ekonomike që ka të bëjë me minierat, që janë shumë të rëndësishme për rajonin. Serbët e Kosovës shpresojnë që AKS/BKS do të ketë mundësi të shqyrtojë këtë problem, por numri i madh i paqartësive ka të bëjë me mënyrën se si ky trup do të duhej themeluar. Shumica e serbëve të intervistuar nga Prishtina me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare nuk do të pranojnë bartjen e kompetencave, andaj si rrjedhojë e kësaj AKS /BKS nuk do të ketë mundësi të ruajë interesat e bashkësisë serbe në Kosovë. 

SHUMICA E POPULLIT SERB DHE KOSOVA NË TËRËSI JANË PENG TË POLITIKËS EKSPANSIONISTE DHE GJENOCIDALE SERBE

22 orë e 50 minuta më parë
25/04/18