Si mund të çojë marrëzia e Putinit deri te një luftë në Lindjen e Mesme

Si mund të çojë marrëzia e Putinit deri te një luftë në Lindjen e Mesme
  • 18 April 2018 - 13:25

INTERVENIMI I RUSISË NË SIRI E KA SJELLË REGJIONIN BUZË KATASTROFËS

Për Iranin, Siria ishte çelësi i dominimit rajonal

Shkruan: JONATHAN SCHANZER

Donald Trump duhet të pushojë me një qëndrim të paqartë rreth Sirisë dhe të përfitojë nga dështimet e presidentit rus Vladimir Putin në Siri. Putini, i cili papritmas e futi Rusinë në Luftën civile në Siri, në shtator të vitit 2015, në fillim thoshte se gjendej atje në një mision të kundërterrorizmit për ta luftuar Shtetin Islamik. Pasi që kaluan dy vjet e gjysmë, Putini tani është në pozitën e vështirë të tentimit të përmbajtjes së shpërthimit të asaj që do të ishte lufta më e shëmtuar në Lindjen e Mesme në shekullin XXI, midis Iranit dhe Izraelit. Ishte i tëri i parashikueshëm momenti kur Putini nisi të bashkohej me Iranin dhe filialin e tij vdekjeprurës, Hezbollahun. Ata ndanë informacionet, patrulluan së bashku dhe luftuan së bashku kundër xhihadistëve sunitë dhe rebelëve të tjerë që luftonin kundër regjimit të Assadit. Motivet e Iranit për këtë martesë të pamundur ishin të qarta: Regjimi e shihte Sirinë si një territor vendimtar për të mbajtur një urë tokësore nga kufijtë e tyre në Mesdhe. Për Iranin, Siria ishte çelësi i dominimit rajonal. Ishte gjithashtu çelësi për mbajtjen e rrugëve ushtarake të furnizimit me Hezbollahun në Liban.

Sulmet ajrore dërguan dy mesazhe të rëndësishme

Rusia, nga ana tjetër, kishte më shumë ambicie globale. Së pari, Putini po e fuste gishtin në syrin e administratës së Obamës. Mesazhi ishte se Rusia mund të dominonte territorin i cili dikur shihen si territor nën ndikimin amerikan. Putini gjithashtu donte të përcillte te pjesa tjetër e botës arabe se Rusia është një aleat i fortë dhe i besueshëm për rajonin dhe se Rusia ishte e gatshme të ofronte armë të avancuar me çmimin e duhur dhe pa burokracinë dhe mbikëqyrjen e stilit amerikan. Deklarimi i pushtetit të Putinit u pranua shpejt nga izraelitët, të cilët filluan të bëjnë vizita të rregullta në Moskë, gjatë së cilave ata ngritën shqetësimet e tyre rreth pranisë në rritje të iranianëve në Siri, si dhe pajisjeve ushtarake dhe militantëve shiitë që Teherani i kishte vendosur atje për të mbështetur regjimin e dobësuar të Asadit. Ata paralajmëruan se Irani po përgatiste infrastrukturë të re ushtarake për të synuar Izraelin. Siç shpjegojnë zyrtarët izraelitë, vizitat nuk përfshinin kërkesa për të sulmuar objektivat iraniane dhe të Hezbollahut. Përkundrazi, izraelitët thjesht deklaruan qëllimin e tyre për të arritur këto objektiva. Një linjë komunikimi u hap dhe ka mbetur e hapur pasi Izraeli ka kryer më shumë se 100 sulme ndaj pozicioneve iraniane në Siri. Izraeli kurrë nuk mori përgjegjësinë për këto sulme dhe Rusia nuk i njohu kurrë ato. Kremlini dukej se mendonte se mund të luante me të dyja palët kundër njëra-tjetrës derisa mbeti në Siri nën pretendimin e një misioni kundër terrorizmit. Por kjo u rrëzua më 9 shkurt, kur Irani dërgoi një avion në hapësirën ajrore izraelite nga baza ajrore T4 në perëndim të Palmirës. Izraelitët u përgjigjën duke dërguar tetë avionë luftarakë F-16 në Siri për të shkatërruar bazën, si dhe një numër të baterive antiajrore. Sulmi thuhet se u zhvillua pa paralajmërim për Rusinë. Nga perspektiva izraelite, sulmet ajrore dërguan dy mesazhe të rëndë- sishme. Së pari, ishte një paralajmërim i mprehtë për Iranin për shkeljen e hapësirës ajrore të tij. Dhe së dyti, duke goditur thellë brenda Sirisë, izraelitët gjithashtu përcollën se mund të vepronin brenda vendit me pandëshkueshmëri relative (ata humbën një avion luftarak në luftim). Irani tani kuptoi se Rusia nuk mund të mbrojë domosdoshmërisht pasuritë e saj brenda vendit. Gjatë dy muajve pasues, mbizotëroi një heshtje e shqetësuar midis Izraelit dhe Iranit.

Kërcënimi nga ISIS mund të frenohet

Natyrisht, pjesa tjetër e Sirisë nuk ishte e qetë. Mizoritë e regjimit të Assadit vazhduan të pandryshuara dhe bashkësia ndërkombëtare nuk bëri asgjë në këtë drejtim, edhe pse koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja goditi kalifatin gjithnjë e më të zvogëluar të Shtetit Islamik. Rrëmuja në Siri është karakterizuar nga përkushtimi i fundit i presidentit Trump që tërhiqet tërësisht nga Siria "shumë shpejt". Për izraelitët, deklarata e Trumpit ishte sa alarmante, aq dhe sqaruese. Projekti ushtarak i Iranit ishte gati të zgjerohej në mënyrë eksponenciale. Dhe pa mbrojtjen e nënkuptuar nga aleatja e saj më e fuqishme, planifikuesit e luftës të Izraelit me sa duket ndiheshin të autorizuar për t'i marrë gjërat në duart e tyre. Kjo është pikërisht ajo që Izraeli bëri të dielën natën. Baza ajrore T4 ishte edhe një herë objektivi i sulmit. Edhe një herë, Rusia duket se është lënë jashtë ngjarjes. Dhe, gjithashtu duket se mbrojtja ajrore e saj ishte e pamjaftueshme për të parandaluar një sulm mbi bazën ajrore iraniane. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, kritikoi izraelitët të hënën, duke e quajtur sulmin "një zhvillim të rrezikshëm". Lavrov ka të drejtë në lidhje me këtë. Izraelitët kanë treguar se ata mund të veprojnë në mënyrë të përsëritur brenda Sirisë, me ose pa pëlqimin rus. Dhe, në kohën kur Trump është duke sinjalizuar indinjatën rreth sulmeve me armë kimike, të dielën në Damask, Shtetet e Bashkuara nuk kanë të ngjarë të frenojnë izraelitët nga mbrojtja e interesave të tyre. Putini tani është ulur në një kuti të vogël. Kërcënimi nga ISIS mund të frenohet. Por, një 'shfaqje' po afrohet midis Izraelit dhe Iranit në terrenin e kontrolluar nga Rusia. Duke pasur parasysh historinë e gjatë të Iranit për sponsorizimin e grupeve terroriste që synojnë Izraelin, së bashku me thirrjet e rregullta për shkatërrimin e shtetit të Izraelit, kjo ka shumë kohë që pritet. Mbështetësit iranianë në Siri dhe Liban, të armatosur deri në dhëmbë me deri në 250,000 raketa, po përgatiten për të luftuar ushtrinë më të përparuar në Lindjen e Mesme. Kjo premton të jetë lufta më e keqe që rajoni ka parë në dekada të tëra. Putini me siguri mund të përpiqet të ndërhyjë dhe të gjykojë këtë konflikt. Por, kjo nuk është ajo për të cilën ai ka nënshkruar. Ndërmjet këtij sulmi dhe sulmeve me armë kimike, udhëheqësi rus më në fund mund të arrijë të kuptojë se veprimet e Iranit në Siri nuk janë në përputhje me interesat ruse. Ky është një moment të cilin Trump ka kohë që e kërkon, në një konflikt që ka dhënë shumë pak. Më e rëndë- sishmja, ekziston një dritare e mundë- sisë që në fund të krijojë një politikë të Sirisë që punon për të margjinalizuar Rusinë dhe Iranin - drejtuesit kryesorë të një masakre masive që ka kaluar në vitin e shtatë të saj.

(Jonathan Schanzer është zëvendës president i Fondacionit për mbrojtje të demokracive)

(Kosova Sot)