Marko Gjuriq vjen në Kosovë si në "bahçe të babës"

Marko Gjuriq vjen në Kosovë si në
  • 26 April 2018 - 08:20

SHKRUAN: RAGIP GURAZIU

Behgjet Pacolli nuk e meriton këtë post, derisa po i neverit tej mase qytetarët e Kosovës me punën e tij, me lejet e kriminelëve serbë, siç është Gjuriq, që tani në Kosovë ka shpeshtuar ardhjet e tij dhe dihen deklaratat e tij,që do t'i dëgjojmë shpesh. Me të konfirmuar se shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të qëndrojë në Kosovë, dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dhënë pëlqimin për vizitën e njeriut kryesor të Beogradit për Kosovën, Marko Gjuriqit, që lajmin për vizitën eGjuriqit e konfirmoi për media ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ky i fundit iu duk pak Gjuriqi e i çoi selam, merre me vete edhe Nikola Selakoviqin, sekretarin e përgjithshëm të Presidencës së Serbisë. Marko Gjuriq është politikan serb, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit të Republikës së Serbisë nga muaji qershor i vitit 2012, anëtar i Kryesisë së Këshillit Qendror të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe anëtar i SNS-së që nga fillimi i partisë në vitin 2008 . Gjuriq është i lindur në Beograd më 25 qershor 1983, nga i ati Sava dhe nëna Jasna (vajzërisë Pashiq). Gjuriq nga 26 maji i vitit 2015 është drejtor i të ashtuquajturës "Zyrë për Kosovë dhe Metohi" në Qeverinë e Serbisë. Gjyshi i tij (babai i nënës së tij), Dr. Najdan Pashiq ishte profesor i njohurserb-jugosllav , teoricient social dhe politik, një nga themeluesit e Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd dhe i të javores së famshme "NIN". Axha i Dr. Najdan Pashiqit ishte Nikola Pashiq, i cili zë një nga vendet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore politike të Ballkanit.

Një pyetje për Behgjet Pacollin 

Duke parë se Serbia ende nuk është liruar nga mentaliteti i së kaluarës dhe kursi i tyre nacionalo-shovinist, megjithatë, "të mirat vijnë ngadalë", thotë populli,por këtu kemi të bëjmë me një shtet nga mentaliteti i së kaluarës së tij ndaj shqiptarëve me shekuj. Marko Gjuriq e ka përshëndetur vendimin e një pjese të deputetëve të Listës Serbe që përsëri të largohen nga institucionet e Kosovës dhe pret që ata që ndërkohë kanë marrë poste "kundër politikës sëQeverisë së Serbisë", të japin dorëheqje. Sipas tij, një vendim i tillë i kontribuon unitetit më të madh serb dhe realizimit të qëllimeve prioritare, siç është formimi i Asociacionit të Komunave serbe. Nuk di a to jetë e kuptueshme kjo për ministrin Pacolli?!

Pasojat do të vijnë më vonë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Komisioni Evropian për të shpallur referendumin në Kataloni të paligjshëm në mënyrë të qartë, publikisht dhe haptazi tregon qëndrimin se ajo që vlen për anëtarët e Bashkimit Evropian nuk zbatohet për vendet e tjera në Evropë, e cila paraqet një fakt të ri ndërkombëtar. Me një sjellje të tillë, Brukseli nuk mund të bindë askënd, por mund të inkurajojë procese të dëmshme në vende të tjera në Evropë, tha ai për media. Duke folur për ndryshimet e mundshme në formatin e dialogut të Brukselit, ai deklaroi se pozicioni i Beogradit është i njohur për të gjithë dhe nuk do të ndryshojë. Megjithatë, siç tha ai, "është e rëndësishme të flasësh me shqiptarët dhe të kërkosh zgjidhje për marrëdhënie më të mira në të ardhmen. Pasoja e drejtpërdrejtë e një qasjeje të tillë është një rënie e tensionit në vitet e fundit". Atëherë pse u bë bujë arrestimi i tij, derisa ai ishte brenda objektit të Gjykatës në Mitrovicë? Edhe përkundër faktit se shumë qytetarë ishin mbledhur para objektit të Gjykatës në veri, policia ia doli të futej në objekt duke përdorur shok-bomba, kur edhe e morën Gjuriqin. A thua ishte ky skenim për t'iu lejuar leja e ardhjes në Kosovë këtij farë Gjuriqit, si në bahçe të babës, apo për t'i qetë- suar shqiptarët e Kosovës,dikush e hëngri këtu që pasojat do të reflektojnë më vonë. Marko Gjuriq prapë erdhi në Kosovë, me lejen e ministrit të Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Siç po shihet, nuk di si po i merr këto guxime apo ky farë Pacolli fare nuk po merr vesh,''Shkurt e shqip'',derisa po i lejon kriminelët të vijnë në Kosovë si në bahçe te babës.

(Kosova Sot)