Macron shndërron Francën në ndërmjetëse evropiane të fuqisë

Macron shndërron Francën në ndërmjetëse evropiane të fuqisë
  • 26 April 2018 - 09:57

Shkruan: Atika Shubert

Ndoshta Macron e teproi në përshkrimin e ndikimin e tij në procesin e vendimmarrjes së Trump-it. Por, marrëdhënia e tyre e patundur nuk ka asnjë dyshim dhe mesazhi i tij ndaj Moskës dhe të tjerëve është i qartë: Franca është ndërmjetëse e fuqisë në Evropë

Nga takimi në takim, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë ndërtuar një marrëdhënie të fuqishme. Këta dy liderë kanë telefonata të rregullta dhe, pas disa ditësh, Macron do të bëhet lideri i parë i jashtëm që bën një vizitë zyrtare shtetërore në SHBA, që nga koha kur Trump mori postin. Prandaj, nuk ishte ndonjë surprizë e madhe kur, në një intervistë dy orëshe nga dy gazetarë francezë të profilit të lartë, Macron u paraqit si faktor vendimtar prapa politikës së Presidentit Trump në Siri. "Dhjetë ditë më parë, Presidenti Trump tha se vullneti i SHBA-së është t'i japë fund angazhimit në Siri. Ne e bindëm atë se ishte e nevojshme të qëndronte", tha ai. "Ne bindëm atë se ishte e nevojshme të kufizoheshin këto sulme te armët kimike, pavarësisht faktit se mediat kishin filluar të merreshin me postimet në rrjete sociale". Macron paraqiti veten, si 40- vjeçar, në rolin e burrështetasit më të moshuar, duke këshilluar një president gjaknxehtë amerikan. Shtëpia e Bardhë nuk ishte e lumtur me këtë konstatim dhe nuk vonoi shumë një përgjigje nga ajo, duke minimizuar ndikimin e Macronit. Misioni i SHBA-së në Siri "nuk kishte ndryshuar", tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders. "Presidenti ka qenë i qartë se dëshiron që forcat amerikane të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne jemi të vendosur të shkatërrojmë plotësisht ISIS-in dhe të krijojmë kushtet që do ta parandalojnë kthimin e tij", tha ajo.

Mjeshtër i optikës

Megjithatë, fjalët e Macronit tërhoqën vëmendjen nga problemet e tij të brendshme, të cilat përfshijnë disa greva të punës. "Macroni në gjendje lufte" ishte titulli i përshkruar në të gjithë gazetënfranceze "Liberation" - e cila me siguri dukej më shumë presidenciale sesa titulli në "Le Figaro": "Macron mbron hapat e tij në një debat konfuz". Intervista kishte për qëllim të shënonte një vit që nga fitorja e rëndësishme e zgjedhjeve nga Macron. Por koha, vetëm një ditë pas goditjeve të Sirisë, do të thoshte se ajo gjithashtu ishte bërë një platformë e mirë për t'i shpjeguar publikut francez se pse presidenti i tyre kishte urdhëruar avionët francezë dhe anijet luftarake të gjuanin një duzinë raketash mbi Siri. Deri të hënën në mëngjes, Macron ishte duke u përpjekur të dilte nga sulmi diplomatik, duke rënë dakord me Shtëpinë e Bardhë dhe duke zbutur deklaratat e tij. "Nuk thashë se as Shtetet e Bashkuara, as Franca do të vazhdojnë përkushtimin ushtarak në Siri", këmbënguli në një konferencë shtypi me Kryeministrin e Zelandës së Re Jacinda Ardern. "Po, Shtëpia e Bardhë ka të drejtë të thotë se angazhimi ushtarak është kundër ISIS-it dhe do të ndalojë ditën kur lufta kundër ISIS-it do të përfundojë. Franca ka të njëjtin qëndrim. Por po, kam të drejtë të them se Shtetet e Bashkuara - sepse ato vendosën ta bëjnë këtë ndërhyrje me ne - kuptuan se përgjegjësia jonë shkon përtej luftës kundër ISIS ". Macron dëshiron të vendosë në qendër të Francës çështjet botërore. Në ditët përpara sulmit, Macron me guxim tha se Franca kishte "dëshmi" se regjimi sirian kishte kryer një sulm me armë kimike ndaj vetë popullit të vet, edhe pse ai ende nuk ka detajuar këtë. Pallati Elize kishte lëshuar gjithashtu një video patriotike të pazakontë që premtonte se vendi "do të mbante përgjegjësinë e tij". Macron është mjeshtër i optikës dhe si Trump, ai përdor 'Twitter'-in për efekt më të madh. Në vend që të jepte një deklaratë të ashpër nga Elize duke paralajmëruar sulmet, ai postoi fotot e tij dhe komandantëve të tij ushtarakë duke dhënë urdhër për të sulmuar Sirinë për "kalimin e vijës së kuqe".

Injoroi kritikët e tij të brendshëm

Përpjekja e Macronit për t'u paraqitur si person i ndikimit të nivelit të lartë te Trumpi, ndjek një model, në të cilin Macron duket të jetë udhëheqësi më i suksesshëm në Evropë - veçanërisht kur vjen puna për të udhëhequr ngarkesën diplomatike të Perëndimit ndaj Rusisë. Kryeministrja britanike Theresa Maj është e bllokuar në një betejë diplomatike me Moskën mbi helmimin e një ish spiuni rus në Britani. Ajo gjithashtu u përball me zemërimin e ligjvënësve britanikë për dështimin e konsultimit me parlamentin përpara se të kryente forcat britanike. Macron, nga ana tjetër, thjesht injoroi kritikët e tij të brendshëm, pasi ata mbajtën një debat koti, pa asnjë votim në Asamblenë Kombëtare. Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, që e flet rusishten, ka luajtur rolin e ndërmjetësit midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Por Merkel, e preokupuar me ofrimin e mbështetjes ndaj koalicionit e saj të dobësuar pas zgjedhjeve dëmprurëse, është zëvendësuar nga përpjekjet energjike të Macronit. Disa orë përpara se të urdhëronte sulmet, Macron kishte biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, duke përsëritur planin e tij për të vizituar Moskën në maj. Ndoshta Macron e teproi në përshkrimin e ndikimin e tij në procesin e vendimmarrjes së Trumpit. Por, marrëdhënia e tyre e patundur nuk ka asnjë dyshim dhe mesazhi i tij ndaj Moskës dhe të tjerëve është i qartë: Franca është ndërmjetëse e fuqisë në Evropë.

(Atika Shubert është korrespodent ndërkombëtar i CNN-it)

(Kosova Sot)