Parlamenti Evropian i ra dajak bandës politike në Kosovë!

Parlamenti Evropian i ra dajak bandës politike në Kosovë!
  • 13 May 2018 - 10:16

Premtimet për liberalizim vizash

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Bandat politike në Kosovë që nga majat e shtetit, nga tellallët, si: Hashimi i Brojës, Qeverisë kuislinge, Ramush Gjoko-Haradinaj, Kadri Topuzi, kryetar i Kuvendit kukull dhe kryebanditët e bandave të tjera politike pa dallim, duke fshehur problemet në Kosovë, që janë më të mëdha se një bjeshkë, si korrupsioni, hajnia, papunësia dhe të mos i numëroj një nga një, për t´i hedhur pluhur syve në pikë të ditës popullit nga frika se do të ikë jashtë me dhunë nga fukarallëku që ka prekur mish e asht dhe nga frika që të mos trazohen në protesta, rrenacakët, tellallët banditët e kryebanditët që nga mëngjesi deri në darkë mashtrojnë popullin se do të dalin vizat sot, nesër, pasnesër, për Ramazan, për Bajram, për Krishtlindje, për kanagjegj dhe pa fije turpi këta matrapazë dhe rrenacakë e nxjerrin nga goja këtë rrenë të pakripë. Populli nuk ha kashtë, ore vagabondë,ore idiotë. I kupton hajnitë dhe rrenat tuaja, dhe për të kapur pushtetin, por po hesht nga frika juaj mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale.

Mjaft me rrena e mashtrime

Shih për ketë, kjo rrenë dhe mashtrim i kulluar shkoi deri në Parlamentin Evropian dhe duke parë rrezikun dhe largpamësinë nga frika se çka do të ndodhë në Kosovë, ata erdhën fluturimthi në Prishtinë, për t´iu thënë mjaft me rrena, mjaft me dallavere, mjaft me mashtrime dhe ditë më parë, në zemër të Kosovës, nënkryetari i Parlamentit të Evropës, z. Reiner Uieland iu tha:"MOS JEPNI DATA PËR VIZA" dhe se duhet luftuar korrupsionin. Të njëjtën gjë edhe zonja më e çeliktë në Botë ANGELA MERKEL, i tha po të njëjtat fjalë edhe Hashim Thaçit, se duhet luftuar korrupsionin. Pra, kryebanditë dhe banditët për të mashtruar popullin në pikë të ditës, nuk e zënë kurrë në gojë këtë sëmundje të shkaktuar po nga këta hajna, por fillojnë duke mashtruar se vizat do të bëhen nesër, ose për Bajram, ose për Krishtlindje. Rrenave të tyre tashme u ka dalë boja, edhe pse nuk i ka mbetur një grimë fytyrë, këta janë të pafytyrë. 

Procesi i vështirë

Këta janë të përlyer që nga koka e te thembra me hajni dhe korrupsion pa më të voglin dallim se ne i njohim se çka kishin para lufte, nuk kishin as biçikletë, nuk kishin as shtëpi, nuk kishin as brekë dhe këpucë për të mbathur, tani po këta vagabondë shkuar vagabondëve janë bërë super milionerë dhe kanë siguruar pasuri për dhjetë-njëzet breza, duke punësuar të afërmit e tyre dhe duke ngritur papunësinë më të madhe në Evrope, prandaj këta janë banditë dhe banda politike të dala me anë të pazareve, hajnisë, vjedhje të votave, blerje të tyre me kërcënime. Dhe, më thoni ju mua cila QEVERI E PËRFUNDOI MANDATIN DERI NË FUND? ASNJËRA!Po të dilte nga vota e lirë e popullit nuk do të ndodhte kjo që po ndodh me këta hajna, vagabondë e banditë. Si mund të luftohet korrupsioni kur në krye të korrupsionit janë po këta banditë shkuar banditëve. Këtë Parlamenti Evropian, Amerika dhe faktori ndërkombëtar e di mirë për këta hajna të majave të shtetit, prandaj po ju thotë. Ky proces do të jetë i vështirë, sepse duhet burgosur krerët e lartë të shtetit, këta banditë dhe duhet burgosur edhe matrapazët e sistemit të kalbur gjyqësor. Rrugë tjetër nuk ka. Këtë mbajeni mend dhe do ta shohim a do të dalë! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. 

(Kosova Sot)