Deputetët vagabondë e hajna, në Kuvendin e Kosovës!

Deputetët vagabondë e hajna, në Kuvendin e Kosovës!
  • 19 May 2018 - 09:49

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Shpejt i erdhi dita që publikisht të pranojë këtë konstatim timin, kryeplaku i këtij meslishti, KADRI TOPUZI. Pra, nga goja e tij, ditë më parë Kadri Topuzi tha:"...Në Kuvend ka deputetë që marrin pjesë sa për të nënshkruar, për të marrë rrogën dhe kur ka drejtpërdrejt emision televiziv nga Kuvendi...". Uesli Klark tha: Nëse doni një shtëpi në Monacco, një anije të shpejtë, një shtëpi të dytë në mal, pushime njëmujore të skijimit, mos hyni në qeveri, por filloni një biznes, bëjini paratë tuaja, bëjeni në mënyrën e duhur. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme të arrihet sot në Kosovë, krenaria në sektorin publik, krenaria në sakrificën e të qenit në shërbimin publik"

Shpeshherë në gazetën më të lexuar në tërë Ballkanin, fjalën e kam në gjuhën shqipe e që quhet "KOSOVA SOT", kam shkruar, pa pasur frikë fare, as nga reagimet e as nga ligji i xhunglës në Kosovë, që është vetëm në letër dhe nuk respektohet fare Kushtetuta e vendit. Kur thosha se në Kuvendin kukull të Republikës së Kosovës ka vagabondë, hajna, gjysmë analfabetë dhe idiotë që deri në këtë kolltuk këta matrapazë, dilenxhinj, rrenacakë, kanë ardhur me vjedhje të votave, me mashtrime, me blerje të tyre dhe assesi me votën e lirë të sovranit. Shih për këtë, shumë shpejt i erdhi dita që publikisht të pranojë këtë konstatim timin, pos kryeplakut të këtij mesllishti, KADR TOPUZI. Pra, nga goja e tij, ditë më parë Kadri Topuzi tha:"...Në Kuvend kadeputetë që marrin pjesë sa për të nënshkruar,për të marrë rrogën dhe kur ka drejtpërdrejt emision televiziv nga Kuvendi...". Tani po del se paskam pasur shume të drejtë se, tani po analizojmë disa gjera me gjakftohtësi për këta idiotë shkuar idiotëve, për këta vagabondë shkuar vagabondëve, për këta hajna e matrapazë: Përse vidhni popullin ju idiotë e hajna, por ju hiqeni dhe rrihni gjoks se ju ka zgjedhur populli dhe ju nuk mbroni interesat e popullit? Ju zagarë dhe langonj, gjakprishur, nëpër fushata parazgjedhore keni mashtruar, keni gënjyer, keni premtuar shumë dhe ku mbeten premtimet tuaja, ju sallabanda e mafiozë...? A e dini ju se po e vidhni djersën e popullit e haram e paçi? A e dini se ju hajna dhe langonj po vidhni djersën e popullit fukara dhe merrni rrogën nga ata që nuk kanë as bukë t´u shtrojnë fëmijëve në sofër, nuk kanë lekë as për të blerë ilaçe për t´i pushuar dhimbjet dhe njëmijë e një pyetje të tjera.

Surratin e përmirësojnë me zgërdhirje

Pra, doli se këta mashtrues, të pafytyrë, me mashtrime dhe rrena, kanë ardhur qëllimisht sa për të vjedhur popullin dhe të pasurohen për njëzet breza dhe të bëhen më të kamur se sheikët e Dubait dhe atë brenda natës. Dhe këta langonj dhe zagarë, po e përsëris dhe ripërsëris, përse këta langonj, zagarë e hajna e keni blerë votën nga qytetarët fukarenj që fukarallëku i ka prekur mish e asht. Dhe, më besoni se këta edhe mund të thonë:"Jo, ne nuk e kemi blerë votën, por, na ka zgjedhur populli". Këta nuk e dinë se u del edhe më keq, sepse nuk kanë fare fiqir dhe nuk e kuptojnë. Atëherë, juve për çka ju zgjodhi popull? Për të mbrojtur interesat e qytetarëve,për të dërguar fjalën e tyre më larg, për një jetë më të mirë të tyre apo për të vjedhur, vetëm për të nënshkruar dhe për të marrë rrogën nga djersa e tyre? Luteni shumë që dikush t´ua zbërthejë këtyre mangupëve, se nuk kuptojnë dot. Janë të trashë në kokë dhe se në gjak e kanë vetëm hajninë dhe mu për këtë e kam përsëritur shpeshherë fjalën pa ia ndarë se këta vrapojnë pas hajnisë si zagarët pas kockave dhe lehin si qentë pas Hënës. Këtë kuptim kishte. Këta zagarë çuditërisht, a keni vënë re se kur transmetohet mbledhja drejtpërdrejt se si pispillosen, bile edhe me kollare, si dikur kur i shponim qentë nga tërbimi dhe sa shohin që është kamera e drejtuar nga këta, rregullohen dhe surratin e përmirësojnë me zgërdhirje. Kot e keni!

Nuk skuqen fare në fytyrë

Pra, populli im i dashur, herëve të tjera duhet pasur shumë kujdes se kujt po ia shitni, ose jepni votën, sepse vagabondët dhe hajnat, ju tradhtojnë, ju rrejnë, ju vjedhin, ju mashtrojnë dhe në fund të fundit, e shihni se asgjë nuk vendos vota juaj, por paratë shkojnë në xhepin e këtyre hajnave dhe pasurohen dhe bëhen supermilionerë, ketë po e them se e njoh mangupin se derdje ecte me çizme gome deri ne gju, të "Kongrapit" të Biligradit, në Gjermani ishte dembel, ka jetuar me shtesa të socialit dhe tani ka hotelin që nuk e ka askush në Ballkan. Ku i mori paratë ky bandit dhe ky hajn? Dhe, për të mos zgjatur shumë për sot, sepse për këta banditë jemi duke përgatitur libër diku me 700 e ca faqe, po e përfundoj me atë se erdhi dita, që kryeplaku i këtij meslishti, KADRI TOPUZI e pranoi dhe nga goja e tij nxori fjalët:" ... Ka deputetë që vijnë vetëm sa për të nënshkruar dhe marrin rrogat..." Dhe, krejt në fund fare po e mbylli, për ju populli im i dashur, jo për këta hajna dhe banditë me një thënie shumë të fuqishme të mikut tonë të madh Uesli Klark:" Nëse doni një shtëpi në Monacco, një anije të shpejtë, një shtëpi të dytë në mal, pushime njëmujore të skijimit, mos hyni në qeveri, por filloni një biznes, bëjini paratë tuaja, bëjeni në mënyrën e duhur. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndë- sishme të arrihet sot në Kosovë, krenaria në sektorin publik, krenaria në sakrificën e të qenit në shërbimin publik". A thua a do ta kenë kuptuar këta vagabondë, sepse nuk u skuqën në fytyrë fare, sepse nuk kanë gjak shqiptari, këta janë hajna që vjedhin djersën e popullit e mos qofshin! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)