Emisionet e TV- ve po e shkatërrojnë vendin

Emisionet e TV- ve po e shkatërrojnë vendin
  • 19 May 2018 - 09:51

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Baton Haxhiu e ka vendin në burg për punën antikombëtare që ka bërë dhe informatat që ia ka dhënë pushtetit serbomadh. Pyeteni Batonin se çka ka punuar dhe për kë ka qenë informator ai dhe babai i tij para dhe gjatë lufte? Ndoshta edhe sot e kryen detyrën! Bashkëpunëtorët nuk harrohen

Ka kohë që shkohet te Baton Haxhiu, Berat Buzhala e Blendi Fevziu për t'u rrëfyer  dhe këndej po i bëhet dëm shumë i madh kombit dhe shtetit. Politikanët në Prishtinë dhe në Tiranë po i shërbejnë këtyre mediumeve. Tamam sikurse të ishin Batoni, Berati e Blendi shpëtimtarët e vendit. Por, në fakt ata vetëm konflikte po kryejnë nëpërmjet emisioneve të tyre.

Krijimi i konflikteve

Mendimet e veta politikanët shumë qartë mund të paraqiten nëpër televizionet publike ose në ato private, ku roli i tyre, sidokudo është nacional e jo konfliktuoz. Ata nuk duhet shkuar në emisionet e tilla, prej nga po rriten në shikueshmëri dhe këtej edhe konfliktet po marrin në fuqi në kuadër të subjekteve. Mosshkuarja në ato emisione i bënë ata të pavlerë dhe si të tillë nuk emitohen më. Ndërsa, shkuarja atje, kuptohet esubjekteve politike e ushtarake i rrit ata dhe e dëmton mu çështjen tonë. Ja shikoni ku i kanë sjellë vlerat e UÇK-së mu emisionet e tilla. Ose çfarë po ndikohet në popull me këta njerëz, përveç thellimit të konflikteve. Ata kane për detyrë të sjellin emisione që e thyejnë unitetin e popullit dhe të ardhmen e vendit. Thjesht: Për të krijuar konflikte. Shikoni kontradiktat që kanë në emisione; thirrjet që bëhen dhe dëmet që po u shkaktohen vlerave pozitive të popullit shqiptar.

Batoni është turpi i kombit

Po, nëse me të vërtetë, duam një shpjegim të drejtë, ka mjaft sot vende. Në Kosovë janë me dhjetëra shtëpi televizive. Kështu është edhe në Shqipëri. Mjafton ato të futen në veprim. Mendoj se edhe ato me atë punë rriten në shikueshmëri...! Në fund dua të them: Baton Haxhiu e ka vendin në burg për punën antikombëtare që ka bërë dhe informatat që ia ka dhënë pushtetit serbomadh. Pyeteni Batonin se çka ka punuar dhe për kë ka qenë informator ai dhe babai i tij para dhe gjatë lufte? Ndoshta edhe sot e kryen detyrën! Bashkëpunëtorët nuk harrohen. Ata shfrytëzohen deri në pafundësi. Ai është turpi i kombit.

(Kosova Sot)