Si duhet ta vlerësojë Perëndimi ngritjen e Kinës?

Si duhet ta vlerësojë Perëndimi ngritjen e Kinës?
  • 23 May 2018 - 09:15

Shkruan: MARTIN WOLF

Kina ka shumë fqinjë, shumë prej të cilëve historikisht janë aleatë të SHBA-së

VENDET E PËRPARUARA ÇALOJNË PËR SHKAK TË PAAFTËSISË SË TYRE PËR TË MENAXHUAR ÇËSHTJET E TYRE

Vendet e përparuara të së sotmes, të dominuara nga SHBA-ja dhe Evropa, kanë një hise dominuese në ekonominë globale. 14% të njerëzimit, që jetojnë në vendet e përparuara, gjeneron 60% të prodhimtarisë botërore me çmime të tregut dhe 41% të fuqisë blerëse. Kjo nuk do të zgjatë: deri në vitin 1990, vendet e përparuara gjeneronin 78% të prodhimtarisë botërore me çmime të tregut dhe 64% të fuqisë blerëse. Perëndimi duhet ta pranojë rënien e tij relative, apo të përfshihet në një betejë thellë- sisht amorale dhe, me gjasë shkatërrimtare, për ta parandaluar atë. Kjo është e vërteta më e rëndë- sishme e kohës sonë. Për këtë arsye, mbi të gjitha, perëndimorët duhet të marrin në konsideratë se si ata në fuqitë në rritje e shohin botën. Ka të ngjarë që Kina, në veçanti, të dalë si ekonomia më e madhe në botë. Duhet të vlerësojmë dhe analizojmë pikëpamjet e atyre që e udhëheqin. Dy javë më parë, unë paraqita atë që kam dëgjuar në takimet e nivelit të lartë në Pekin. Tani, unë do të vlerësoj atë që kam dëgjuar, në të njëjtat takime. Një fakt i rëndësishëm ishte besimi i bashkëbiseduesve tanë se stabiliteti politik kinez është i brishtë. Historia sugjeron se ata kanë të drejtë. Dy shekujt e kaluar kanë parë shumë fatkeqësi të shkaktuara nga njeriu, nga rebelimi i Taipingut të shekullit të XIX deri te "Hapi i madh përpara" dhe revolucioni kulturor. Prandaj është mjaft e lehtë të kuptohet pse anë- tarët e elitës duken të bindur se rinovimi i Partisë Komuniste, nën kontrollin e Xi Jinping, është thelbë- sor. Duhet të kujtojmë se përmbysja e modernizimit dhe urbanizimit përmes të cilës Kina tani po shkon, destabilizoi Evropën në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit të XX.

Rritja e populizmit

Megjithatë, ky shtrëngim kontrolli mund ta shtrembërojë ekonominë ose të gjenerojë një shpërthim politik në një vend që përmban një popull gjithnjë e më të shkolluar, të ndërlidhur dhe të begatë. Kina dëshiron të jetë një Singapor i madh. A mundet? Modelet perëndimore janë diskredituar. Elita kineze ka të drejtë, mjerisht. Pikëpamja mbizotëruese midis të tjerëve ishte se perëndimi ishte intervenist, egoist dhe hipokrit, por kompetent. Pas krizës financiare dhe rritjes së populizmit, aftësia e perëndimit për të drejtuar sistemet e tij ekonomike dhe politike ka ardhur në dyshim. Për ata që besojnë në demokraci dhe në ekonominë e tregut si shprehje të lirisë individuale, këto dështime janë shqetësuese. Ato mund të trajtohen vetëm me reforma. Për fat të keq, ajo që perëndimi po merr, në vend të kësaj, është zemërimi joproduktiv. Kina nuk dëshiron të udhëheqë botën. Në këtë pikë, ne mund të shprehim dyshime. Për herë të parë, Kina do të bëhet një fuqi e madhe brenda një qytetërimi global. Ashtu sikur të gjitha fuqitë e mëdha përpara saj, Kina me siguri do të dëshirojë të aranzhojë rendin dhe sjelljen globale të shteteve të tjera (dhe organizatave private), sipas pëlqimit të saj. Kina gjithashtu ka shumë fqinjë, shumë prej të cilëve historikisht janë aleatë të SHBA-së. Ajo tashmë po përpiqet të zgjerojë ndikimin e saj,veçanërisht në Detin jugor kinez. Po ashtu është duke u përpjekur të ndikojë në sjelljen e studentëve kinezë jashtë vendit. E gjithë kjo përfaqë- son zgjerimin e pashmangshëm të fuqisë kineze jashtë vendit. Elita kineze ka të drejtë që amerikanët gjithnjë e më shumë e konsiderojnë vendin e tyre si një rival, në të vërtetë një kërcënim. Amerikanët, nga ana tjetër, argumentojnë se Kina po i sulmon ata, duke zgjeruar fuqinë e saj ushtarake dhe duke kërcënuar aleatët e SHBA-së, veçanërisht Japoninë. E vërteta është se pushteti është në mënyrë të pashmangshme një lojë me vlerë zero. Rritja e fuqisë kineze do të shihet si një kërcënim nga SHBA-ja, pavarësisht nga synimet e Kinës.

Rezistenca parimore është thelbësore

Për më tepër, shumë amerikanë, në të vërtetë shumë perëndimorë, nuk i pranojnë me të vërtetë qëndrimet kineze në lidhje me Tibetin dhe Tajvanin, janë të dyshimtë për qëllimet e Kinës dhe nuk i gëzohen suksesit të saj. Mosbesimi i tillë i ndërsjellë hap të ashtuquajturin kurthin e Tukididit të dyshimit midis fuqive ekzistuese dhe atyre në rritje. Qëllimet e SHBAsë në bisedimet e tregtisë janë të pakuptueshme. Kina ka të drejtë: ato janë qesharake. Por brenda tyre ka çështje vërtet të rëndësishme, posaçërisht pronësia intelektuale. Kina do t'iu mbijetojë këtyre sulmeve. Kjo është pothuajse sigurisht e vërtetë. Nëse SHBA-ja nuk i thyen të gjitha angazhimet e saj dhe kërkon të vendosë një embargo ekonomike ndaj Kinës, fërkimi aktual nuk do ta ndalojë përparimin kinez, megjithëse mund ta ngadalësojë atë. Një kërcënim më i madh për Kinën do të qëndronte në reagimin e brendshëm ndaj një mjedisi të jashtëm shumë më armiqësor. Përgjigja e mundshme do të jetë një kontroll edhe më i ashpër politik dhe ekonomik, në vend të zhvendosjes së duhur drejt një ekonomie më të orientuar drejt tregut, më shumë të udhëhequr nga sektori privat dhe më shumë të orientuar kah konsumi. Ky do të jetë një vit testimi. Në fakt, do të jetë një shekull testues. Pikëpamja e duhur për perëndimin është se Kina është me të vërtetë një konkurrent i rëndësishëm. Rritja e saj do të krijojë shumë dilema për Perëndimin dhe veçanërisht për SHBA-në. Por, Kina është gjithashtu një partner thelbësor në sigurimin e një bote të arsyeshme bashkëpunuese, të qëndrueshme, të begatë dhe paqësore. Perëndimi duhet të mendojë shumë më tepër rreth asaj se si një botë e tillë duhet të funksionojë. Pikëpamja e administratës amerikane - se ushtrimi i njëanshëm i fuqisë amerikane është gjithçka që nevojitet - do të dështojë. Ajo nuk do të menaxhojë në këtë mënyrë komunitetet globale, jo se administrata e Trump mërzitet për këtë, aspak. Ajo gjithashtu nuk do të arrijë stabilitet: nëse dyshon, duhet të shikojë kazanin e valë, në të cilin është shndërruar Lindja e Mesme pas ndërhyrjeve të pafundme. Është e domosdoshme për perëndimorët të kuptojnë se armiku ynë më i madh është bërë pamundësia jonë për të drejtuar mirë vendet tona. Ndërkohë, e vetmja e ardhme për një botë të ndërvarur duhet të bazohet në respektin reciprok dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Kjo nuk do të thotë të pranosh çdo kërkesë kineze si të ligjshme. Larg nga ajo. Rezistenca parimore është thelbësore. Por, ne po lëvizim nga një e kaluar e dominuar nga perëndimi, në një të ardhme pas perëndimore. Ne duhet të nxjerrim më të mirën nga ajo. 

(Kosova Sot)