U kthyen të premtet e LDK-së

U kthyen të premtet e LDK-së
  • 24 May 2018 - 08:23

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Krimi dhe korrupsioni, vjedhjet dhe kapja e pushtetit kanë ardhur nga PDK-ja dhe LDK-ja. Në këto qeveri nuk ishte Ramush Haradinaj, Kryeministër. Avdullah Hotit nuk i "kujtohet", ndonëse e di, se dukuritë kriminale për çka ka ardhur deri te mosliberalizimi i vizave janë krijuar nga ministrat e LDK-së dhe të PDK-së

Ishte një kohë kur z. Ibrahim Rugova mbante çdo të premte konferenca për shtyp dhe në çdo ditë të tillë e përsëriste sloganin e dëgjuar me mijëra here, atë: "LDK-ja është për zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës(...). Ne jemi kundër luftës. Ata që janë për luftë janë një grup i perëndimit. LDK-ja do marrëveshje për zgjidhjen e problemit(...). LDK-ja është që Kosova të jetë e pavarur dhe e hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë (...)". Këto slogane u përsëritën nga viti i formimit të LDK-së deri në çlirimin e vendit. Nuk kishte të premte që ose z. Rugova ose z. Fehmi Agani nuk e deklaronin këtë qëndrim të LDK-së. Dhe tash, Avdullah Hoti e riaktivizoi të premten dhe po deklaron: (...) Kosova po vuan nga kjo qeveri e Haradinajt. Si qeveri është shumë e zgjeruar dhe e paafte në zgjidhjen e problemeve që i ka vendi (...). Liberalizimi me këtë qeveri dhe me këtë krim nuk bëhet. E vetmja zgjidhje e çështjes janë zgjedhjet e jashtëzakonshme". Ky marifet të çon në mendimin e një p.rdhe të madhe që po del nga goja e LDK-stëve, kryesisht nga Lutfi Haziri, Avdullah Hoti etj., të cilët në cilësi vazhduese të Ibrahim Rugovës po përpiqen të mashtrojnë masat, me ajrin e kontaminuar mu nga ata,e, që vetëm kontaminim bëjnë. Me këtë nuk dua ta mbroj z. Haradinaj. Natyrisht se z. Haradinaj e ka fajin e vet. Po, ky ka faj dhe ato rrjedhin nga rezultatet e zgjedhjeve. Këtij iu imponua kjo formë e qeverisjes. Dhe, për këtë jep përgjigje. Por të shohim këtë. Pse e premte dhe pse po them për LDK-në këtë: 1. Është mu LDK-ja që nga viti 2008 kur u shpall pavarësia që është në pushtet dhe të gjitha dëmet janë krijuar nga LDK-ja dhe PDK-ja e AKR-ja. 2. Më 2008 ishte President i vendi Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi ishte kryeministër i Republikës. 3. Qeverinë e dytë e bënë LDK-ja ( Isa Mustafa) dhe PDK-ja ( Hashim Thaçi) Behgjet Pacollin, President. 4. Edhe në Qeverinë e tretë ishte mu kryetari i LDK-së kryeministër i Kosovës ( Isa Mustafa), ndërsa Hashim Thaçin e bënë President. 5. Nëpër këto qeveri ishin si Skënder Hyseni, Avdullah Hoti, Arsim Bajrami, Hajredin Kyçi e shume kuqa tjerë të LDKsë dhe të PDK-së, ministra dhe atë, në fushat kryesore të qeverisjes. 6. I tërë kriminaliteti është trashëguar nga këto qeveri. Thjesht: Krimi dhe korrupsioni, vjedhjet dhe kapja e pushtetit ka ardhur nga PDK-ja dhe LDK-ja. Në këto qeveri nuk ishte Ramush Haradinaj, Kryeministër. Avdullah Hotit nuk i "kujtohet", ndonëse e di, se dukuritë kriminale për çka ka ardhur deri te mosliberalizimi i vizave janë krijuar nga ministrat e LDK-së dhe të PDK-së. Kriminaliteti dhe korrupsioni nuk krijohen brenda ditës. Ato krijohen me vite. E këtë kriminalitet duhet punë e madhe për ta luftuar. Këta LDKista ngarkojnë Kryeministrin aktual me dukuritë kriminale në qeveri të krijuara nga LDK-ja dhe PDK-ja. A nuk mjafton për konferencgjiun Avdullah Hoti vetëm dëmi prej 60 milionëve ndaj "Bektel-Enkës". Nëse kjo nuk mjafton, është atëherë papërgjegjësi totale. Por, njerëzit pa ide dhe të kapur nga karriera dhe pasuria, nuk shikojnë gjë tjetër. Me rëndësi është t' i ngjajmë z. Rugova dhe z.Agani, nëse jo me aktivitet, atëherë me të premte. Dhe këtu ka të drejte Avdullah Hoti. E premtja është ditë e shenjtë dhe natyrisht se mendon në suksese. Por p.rdha që del nga goja nuk ka suksese. Ajo bënë vetëm kontaminimin e masave dhe krijon çrregullime. Sukseset do të mungojnë. Avdullah Hoti dhe Lutfi Haziri nuk janë Ibrahim Rugova.

(Kosova Sot)