Ra hajnia dhe u pamë

Ra hajnia dhe u pamë
  • 25 May 2018 - 08:29

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIAN

Vendin e morën në dorë banditët dhe kryebanditët, hajnat, matrapazët, mafiooligarkët, kriminelët më të rrezikshëm jo vetëm në Ballkan, por në Evropë. Kosovën e morën në dorë tradhtarët që disa kishin mrizuar në hotelet më të shtrenjta të botës dhe me paratë e popullit bridhnin nëpër shtëpi publike

Pas një lufte të përgjakshme që bëri populli shqiptar, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të prirë nga komandanti legjendar Adem Shaban Jashari, kundër armikut më të fëlliqur shekullor, që ishte dhe do të mbetet Serbia, që zotëronte makinerinë më moderne të luftës dhe kundër tradhtarëve të saj, natyrisht me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, sidomos Aleancës Veri Atlantike NATO erdhi dita që kohë pas kohe vendi iu la kosovarëve të udhëheqin në duart e tyre. Dhe, të gjithë mendonin se tani Kosova do të lulëzojë dhe do të jetë shembull në Evropë se si do të zhvillohet shumë shpejt, do të zhduket papunësia dhe qytetarët nuk do të kenë nevojë më të degdisen nëpër dhe të huaj, se kishin dhënë mijëra jetë njerëzish për të mbrojtur vendin, nderin, kombin dhe zhvillonin luftë në trojet e tyre që ia kishte lënë Zoti hise. Kosova e pagoi më së shtrenjti në Evropë lirinë e saj, sepse edhe toka u dogj e u bë shkrumb e hi me qindra-mijëra shtëpi të djegura, me mijëra gra të dhunuara nga bishat serbo-çetnike.

Allishverishet me tokat serbe

Kështu të paktën mendonin njerëzit që i kanë vetëm dy fije mend në kokë, se do formohen Qeveri e përbashkët se do i lënë inatet dhe për të mirën e vendit do të bëjnë çdo gjë, do të punojnë ditë e natë dhe Kosova me pasuritë e saja nëntokësore dhe që shihen me sy do të bëhet Zvicër, për hatër të mijëra viktimave, për hatër të trupave të djegur dhe të pagjetur edhe sot, që nuk kanë varrë për të çarë e lotuar familjet e tyre, për hir të jetimëve që ia kishin humbur çetnikët trupat e vdekur pa shenjë e pa dokë. Kjo nuk vihej në dyshim se përpos pasurisë natyrore, populli kishte ndarë jo qindra miliona, por miliarda, përpos popullit, kishin dhënë ndihma edhe shtetet mike të botës dhe qytetar të kombeve tjera. Shih për këtë, për habinë e Zotit të madh, vendin e morën në dorë banditët dhe kryebanditët, hajnat, matrapazët, mafio-oligarkët, kriminelët më të rrezikshëm jo vetëm në Ballkan, por në Evropë. Kosovën e morën në dorë tradhtarët që disa kishin mrizuar në hotelet më të shtrenjta të botës dhe me paratë e popullit bredhnin nëpër shtëpi publike-PUF-a, pas kurvave serbe e ruse për t´i shfryrë epshet. Ky soj banditësh, hajnash e kriminelësh flisnin në emër të luftës, bile flisnin në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Cilit i ka vajtur mendja se këta do të vrapojnë pas hajnisë si qentë pas mercinave, kujt i ka vajtur mendja që ky soj banditësh shkuar banditëve do bashkëpunojnë edhe me kriminelet serbianë për toka të blera e allishverishe, cilit i ka vajtur mendja se Kosovën do e marrin gjysmë analfabetet e do të blinin diploma deri në gradën, apo titullin akademik dhe nuk dinë të shkruajnë pa gabime, ose nuk dinë të shkruajnë emrin, mbiemrin dhe katundin dhe a duhet aty shenjë e pikësimit. Cilit i ka vajtur mendja se pas këtij gjaku të derdhur lumë të shqiptarëve, duke mbrojtur pragun e shtëpisë, do të dalë një soj banditësh e hajnash që do të formojnë klane mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale për të shkatërruar buxhetin e shtetit, për të keqpërdorur dhe vjedhur djersën e popullit, kujt i ka vajtur mendja se do ta vjedhin popullin deri në palcë, në arsim, në asfalt, në bujqësi. Kujt i ka vajtur mendja se këta leckamanë dhe hajna që deri dje nuk kishin as bukë për të ngopur barkun e do të bëhen supermilionerë dhe do të sigurojnë pasuri jo më pak se njëzet breza, kujt i ka vajtur mendja që edhe rrospive te tyre do t'u blejnë dhe do t'i mbajnë në trup ari, orë dore, gëzofë e çizme mbi 20 mijë euro e deri dje nuk kishte kjo qyqe as brekë.

Ish-ushtarët e UÇK-së bëjnë vetëvrasje nga fukarallëku

Pastaj, kujt i ka vajtur mendja se pas luftës do të marrin vendin spiunët e UDB-së famëkeqe serbiane, që kishin vrarë shqiptarët me pushkë, hanxhar e sakicë prapa kurrizit dhe i humbën pa nishan, mbi tetë qind mijë shqiptarë kanë kaluar nëpër thonjtë e tyre, cilit i ka vajtur mendja se vendin pas luftës do e marrin langonjtë, zagarët e qenit plak Titos, kujt i ka vajtur mendja se Kosova pas luftës do të bjerë në duart e OZNA-s e të KOS-it, që kishin amanet që të lëshohen kosa e vdekjes në kokat shqiptare dhe se asnjë plisbardhë të mos lihet mbi tokë. Këta kopilë të ndërsyer nga Serbia e morën shtetin, duke u futur kudo që nga presidenca e deri te Qeveritë kuislinge dhe në Kuvendin banditësh që kishte dekoruar Borisav Joviqi, për vrasje të shqiptarëve, cilit i ka vajtur mendja se Kosova do të vidhet nga këta shqipfolës banditë shkuar banditëve, nga mafio-oligarkët dhe ish ushtaret e UCK-së të bëjnë vetëvrasje nga fukarallëku e ky soj kurvarësh, hajnash të bëhen më të kamur se sheikët e Arabisë....? Kësaj radhe po e lemë me kaq, për të vazhduar në numrat e radhës me emër e mbiemër se kush janë mafiooligarkët që bashkëpunojnë me serbianët dhe vjedhin buxhetin e shtetit, me spiunët e UDB-së me librezë zyrtare, kush janë banditët që flasin në emër të luftës e janë bërë klanet më të tmerrshme që nuk e ka vjedhur Kosovën as klika e Rankoviqit e Drazh Mihajlit, si këta banditë dhe shumë çka tjetër. Do shkruaj avash, avash për të zbardhur një nga një të zezat e këtij soji banditësh, pa merak fare, do zbardhen edhe këlyshët e sistemit gjyqësor që i kanë shërbyer kopilëve të Titos, që nga koha e krajlit karagjorgjeviqëve, e deri te epoka e rrahmanzinjëve që dënonin shqiptarët me montime dhe nuk guxonin t´i dënonin çetnikët që në zemër të Kosovës këndonin këngët shoviniste: "KO TO KAZE, KO TO LAZE-DAJE SERBIJA MALA"... Dhe, krejt në fund fare po e përfundoj me RA HAJNIA DHE U PAMË SE KUSH JANË HAJNAT, BANDITËT, SPIUNËT,TRADHTARËT... ROFTË KOMBI SHQIPTAR! POSHTË LANGONJTË DHE ZAGARËT E PUSHTUESIT! POSHTË HAJNAT QË VODHËN POPULLIN! Dora e Zotit dhe e mallkimit do t'i ndjekë kudo që të shkojnë. Qentë varrin do t´ia pshurrin me lezet. Zotin dorëzanë! Për këto që flas dhe shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)