KËTA JANË HAJNAT QË VODHËN DIASPORËN, EH MOS E GËZOFSHIN!

KËTA JANË HAJNAT QË VODHËN DIASPORËN, EH MOS E GËZOFSHIN!
  • 09 June 2018 - 09:46

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

*Bashkatdhetarët në Diasporë kanë shtruar batanije rrugës dhe kanë hedhur markat për Kosovën *Xha Murtezi i ndjerë ishte aktivisti shumë i dalluar i rrafshit kombëtar, doli publikisht dhe tha:"Paratë që kam vendosur me shkuar haxhi në Mekë po i jap për Kosovën dhe, këto mjete i vodhën banditët duke blerë shtëpi luksoze dhe duke siguruar pasuri për shumë breza *Do të fillojmë më pashain e madh, matrapazin Hashim Thaçi,Isa Mustafën,Bujar Bukoshin,Xhavit Halitin,përpos që kanë vjedhur miliona, këta banditë kanë prona jashtë shtetit *Banditët e majave të shtetit, edhe pse nuk i burgosin hajnat që vodhën popullin, damllaja që i goditi, që i zu djersa e popullit, sërish me para të shtetit dërgohen në spitalet me të shtrenjta në Evropë, ndërkaq, fukaraja, në Kosovë, mbledh kafshatën e gojës në kosha të plehrave. Kjo jep të kuptojmë se çfarë banditë e vagabondë e kanë shtetin në dorë *Dhe, Hashimi i Brojës, që deri dje shkonte me magarë në pyll sot jep dekorata majtas e djathtas, hajnave,spiunëve, tradhtarëve të kombit. Edhe këtë do ta prekë damllaja se shumë kusure ka Në këtë shkrim, kësaj radhe nuk do të përplasem thellë në histori për shqiptarët se si u degdisen nëpër vende të huaja të botës për disa arsye si; për jetë më të mirë, pra problemi ekonomik i vendit, sepse Kosova në kohen e qenit plak Titos, murtaja edhe kolera e zezë antikombëtare e kishte lënë anash qëllimisht si provincën më të varfër në ish- Jugosllavinë gjakatare dhe e dyta, për ndjekjet që u bëheshin patriotëve shqiptarë që kishin nisur vallen e çlirimit dhe i kanoseshin arrestimet,burgosjet, vrasjet, sepse langonjtë dhe zagarët shqipfolës, informatorët e Serbosllavisë dëgjonin edhe frymëmarrjen e tyre dhe kjo kishte bërë që shumë shqiptarë atdhetarë nuk u kthyen në vendin e tyre mbi 20 deri në 30 vite, me një fjalë deri kur iku në theqafje makineria vrastare e Serbosllavisë që zotëronte ndër më modernet luftarake të kohës, bashkë me ta dhanë shpirt edhe spiunët e organeve të larta shtetërore që i shërbenin kësaj kuçedre. 

Të ishe titist do të thotë se duheshe të ishe spiun, tradhtar, zagar dhe langua

Gjeneratat e reja, që nuk kanë jetuar në atë kohë, po ua´përkujtoj se të ISHE TITIST DO TË THOTË NDRYSHE DUHESH TË ISHE SPIUN;TRADHTAR; ZAGAR DHE LANGUA. Pra, mos i dëgjoni këta zagarë që arsyetohen koha ka qenë ashtu, sepse në të njëjtën kohë kanë jetuar bashkë edhe patriotët, edhe tradhtarët... Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bashkë me NATO-n, e dëbuan Serbinë fashiste, përgjithmonë për të mos u kthyer kurrë më nëkëto troje që na kishte lënë Zoti hise. Kësaj ushtrie të lavdishme i printe Adem Shaban Jashari, që përpos vetes flijoi për ketë truall edhe familjen e tij dhe mbushi livadhet me varre. Për ketë liri të vendit u angazhuan i madh e i vogël, dikush me difekun krahut kundër hordhive çetnike serbe dhe mercenarëve rusë, por si thashë, vallja e lirisë kishte filluar shumë më herët tamam si dikur RILINDJA KOMBËTARE. Serbia fashiste e kishte dorën e gjatë që përpos që vepronte në Kosovë me 700 spiunë më të rrezikshëm, mjerisht shumica shqipfolëse edhe në fshatrat etnikisht të pastra dhe nuk i linin rehat atdhetarët. Kjo është, ku thashë më lartë, se të ishe titist do të thotë spiun, tradhtar, sepse soji i kësaj specie bridhnin mëhallë në mëhallë,fshat në fshat për të dënuar nacionalizmin,shovinizmin,irreden tizmin shqiptar e shkijet bënin sallamadi me gratë e tyre dhe këta langonj bile ecnin me fodullëk rrugëve. Për të dalluar se kush është SPIUNI,TRADHTARI DHE LANGOI MË I MADH TITIST,KËTA NËPËR ODAT E TYRE MBANIN FOTOGRAFINË E QENIT PLAK, TITOS, TË NGULUR NË BASKINË 16-SHE, SE KISHINFRIKË MOS BIE DHE BËHET COPË-COPË.

Zbarkimi i spiunëve edhe në Diasporë

Pra, dora e gjatë e kësaj shtrige titiste kishte zbarkuar spiunët edhe në Diasporë deri kur i vrisnin si rasti i Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Enver Hadrit,Ibrahimit dhe burgosja e Remzi Ademajt, krahut të djathtë të Jusuf Gërvallës dhe simbolit të Rezistencës shqiptare, Adem Demaçit. Në historinë shqiptare Remzi Ademaj do të hyjë si komandant "PETRIT KODRA", tani HERO I KOMBIT. Pra, bashkatdhetarët për të ndihmuar vendin e tyre nuk kursenin djersen e ballit dhe kafshatën e gojës dhe jepnin para pamasë. Por, nga anët tona të thella në Zhur të krahinës së Lumës, thuhet se:"UJKU DO MJEGULL". Serbia fashiste kishte njerëzit e tyre që kishte futur në oborrin e organizatorëve dhe filloi burgosjet,arrestimet,vrasjet,por, bashkatdhetarët, edhe pse i dinin rreziqet, nuk u trembeshin fare, edhe pse zagarët informatorë të qenit plak Titos, i ndiqnin si hije. Ky soj spiunësh nuk kishin gjak shqiptari, nuk u buronte nga dejtë gjaku i pastër i Arbërit, u buronte gjaku i zhuganëve,vojvodëve dheKaragjorgjeviqëve dhe u hynte në punë argati i tyre... Kosova u fut në krizë të thellë që e detyroi Serbia fashiste, bashkatdhetarët që nga Zelanda e Re e deri në fund të botës nuk kursenin dhe në ikje u formua një QEVERI E ZEZË ANTIKOMBËTARE, QË QUHEJ QEVERIA NË EKZIL, ME NJERËZIT TITISTË, TË DALË NGA BISHTAT E UDB-së SI I THONË FJALËS KOPILAT E TITOS, TË UDHEHEQUR NGA NJË HAJN I QUAJTUR BUJAR BUKOSHI DHE KOPILI MË I RREZIKSHËM TITIST QË 100 VJET MË TË POSHTËR NUK PJELLË NËNA, ARGATI I RRAHMAN MORINËS, QË QUHET ISA MUSTAFA. KY DERDIMEN ISA MUSTAFA PËR HAJNI,KARRIERIZËM BASHKËPUNON ME SERBINË,RUSINË,GREKUN ,KUBËN,KINËN, VETËM E VETËM TË KETË POZITË SE I SËMURË PËR KËTË ZANAT ËSHTË. Ky dabiç, Isa Mustafa,babëzi, i shërbeu edhe farës së zeze të rrahmanzinjve që u vranë shumë shqiptarë dhe mu për këtë ka hyrë në histori si epoka e rrahmanzinjve, që nuk e harrojnë shqiptarët, që i erdhi fundi dhe vdiq si qen i zgjebosur dhe e futen me një qyp dhe hirin e tij e shpërndan diku në plehrat e derrave të shkijeve, sepse nuk e duronte toka e Kosovës. Pra, kjo bandë e ish- bishtave të UDB-së e formuan një fond që quhej 3%, që është dashur TË PAGUHET MUAJ PËR MUAJ NGA KONTOT E TYRE TË HEQUR DREJTPËRDREJT, QË KONTROLLOHEJ NGA KËTA QEN TË ZGJEBOSUR DHE JO VETËM KAQ, POR KËTA LANGONJ GËNJENIN BASHKATDHETARËT DHE SE DO T'UA KTHEJMË PRAPË PARATË KUR TË ÇLIROHET KOSOVA.

Edhe Fondi i Ahenit kontrollohej nga LDK-ja

Këta hajna dhe banditë me para të vjedhura nga djersa e bashkatdhetarëve e mos e gëzofshin për jetë të jetëve dhe, dolën shenjat që nuk po e gëzojnë, HAPËN BANKËN DHE IA VUNË EMRIN "DARDANIA" DHE NATYRISHT DIHET SE SA QINDRA MILIONA MARKA U DERDHËN ATY. Ata që nuk janë të informuar, ka ekzistuar edhe një FOND TJETËR QË QUHEJ FONDI I AHENIT, PO ASHTU KONTROLLOHEJ NGA ISHUDBASHËT SHQIPFOLËS, QË QUHEJ LDK. Sa bënë para me kamionë KËTA BANDITË FILLUAN TA NDIEJNË "VIÇIN" GJALË DHE U PRISHËN EDHE ME SHALLAXHIUNQË E KISHTE BARAKËN NË PRISHTINË PËRBALLË ME MILICINË SERBIANE DHE ASKUSH NUK E TRAZONTE. FONDI TJETËR, I QUAJTUR "VENDLINDJA THËRRET", U SAKATUA DHE U VODH NGA BANDITËT MË TË RREZIKSHËM NË BALLKAN. BANDITËT,VAGABONDËT DHE HAJNAT DOLI QË NDËRTUAN SHTËPI ME PISHINË, QË NUK KISHTE PARA PËR BUKË, DOLI QË "ZEKA", XHAVIT HALITI VODHI SHUMË MILIONA DHE KA PRONË NË BREGDETIN SHQIPTAR, PO ASHTU, DOLI PUBLIKISHT SE EDHE BUJAR BUKOSHI KA PRONË NË BREGDETIN SHQIPTAR, KOPILI I TITOS, ISA MUSTAFA, NGA GOJA E TIJ THA SE KANË MBETUR 5 MILIONË MARKA. Dhe se ZOTI ËSHTË I MADH, KËTA KOPILË QË VODHËN DJERSËN E POPULLIT PO I SHPENZOJNË NËPËR SPITALE, E MOS QOFSHIN ! ÇKA DOLI ME AZEM SYLËN DUKE U LIDHUR ME SERBË EDHE ME TOKA... Kësaj radhe duke mos e zgjatur më shumë, se do të shkruajmë në vazhdime, dua të them se HASHIMI I BROJËS,MATRAPAZI PËRPOS QË DEKOROI HAJNAT QË VODHËN DJERSËN E POPULLLIT, QEVERIA KUSLINGE, BANDITËSH DHE tyxharësh me para të taksapaguesve po i dërgojnë nëpër spitale të EVROPËS, SI RASTIU I HAJNAVE BUJAR BUKOSHI E ISA MUSTAFA, E MOS U QOFSHIN! KY FAT DO T'I NDJEKË ME DORËN E MALLKIMIT TË GJITHË KËTA HAJNA,QË NGA HASHIMI E DERI TE I FUNDIT PA MERAK FARE. MBAJENI NË MEND. Po e mbylli për sot, TË GJITHA DO TË LAHEN NË KËTË BOTË, SA PËR TË BINDUR I KA GODITUR HAKU I POPULLIT QË VODHËN KËTA BANDITË SHKUAR BANDITËVE. Pos kopilëve të Titos,Isa Mustafës,Bujar Bukoshit, në radhë janë QË NGA PASHAI I MADH;MATRAPAZI Xhavit Haliti dhe e gjithë kopeja langonjsh që e vodhën popullin. Ilaçe nuk do t'ju dalin, e mos qofshi! Dhe, krejt ne fund fare: HARAM DJERSA E BASHKATDHETARËVE! HARAM GJAKU I DËSHMORËVE TË KOMBIT! DAMLLAJA T´I PREKË TË GJITHË ATA QË PREKËN DJERSËN E ATDHETARËVE! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)