KRIMINEL, ULE DORËN!

KRIMINEL, ULE DORËN!
  • 11 June 2018 - 08:06

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Kësaj radhe me ngacmoi trurin për të shkruar një dukuri shumë shqetësuese që po ndodh në kombin tonë në përgjithësi. Që nga mëngjesi deri në darkë, në shtypin e shtypur, elektronik dhe në TV, dëgjon DHUNËN që ushtrohet në familje, e sidomos fjalën e kam në vrasjen e femrave dhe ngacmimet seksuale nga individë të profileve të larta shtetërore,profesorët dhe nga biznesmenët . Ditë më parë, u hap lajmi se shumë femra shqiptare jo vetëm që u vranë me pistoletë, kallashnikovë, por pati raste se u vranë dhe u masakruan me thikë deri në 25 herë, pra u bë kasaphanë në trupin e tyre. Raste janë të ndryshme; nuk deshi të martohen me ta, për motive xhelozie dhe se kishte raste që një fjalosje tejet të vogël, që kishte mbushur kokën plot raki dhe vret gruan e shkretë.

Aferat dhe skandalet seksuale

Po ashtu, tepër shqetësuese janë rastet kur shume femra denoncojnë se për një vend pune, shefat banditë kërkoj seks dhe të shesë trupin e saj të ndonjë banditë,vagabondë, analfabetë vetëm e vetëm që ka bërë para pa djersë, pra para të pista, ka raste qe një pedagog në këmbim të një note në Indeks kërkon seks. Mjerisht, disa kanë rënë në ketë ujdi, sepse janë bërë afera dhe skandale seksuale, në provokimet e këtij soj banditësh dhe këtu me përkujtoi një vaki:"Thuhej se një hoxhë edepsëz shkruante hajmali dhe kinse ai i bënte femrat shterpa me fëmijë. Kishte lidhur një ushkur në tra dhe sa hynte femra brenda, edepsëzi, i pafytyrë pas pak bisedash me të i thoshte zgjidhe ushkurin (ushkuri, formë konopi i hollë qe mbante dimitë, si burrat rripin), po të ishte femra serioze do ta pështynte në syrrat hoxhën edepsëzin dhe se hoxha për të mbrojtur vetin u thoshte e kisha fjalën për ushkurin që është i lidhur në tra, po të ishte bishtdredhur ajo zgjidhte ushkurin dhe fillonte lezetin...". Nga kjo dukuri tepër negative shumë fëmijë mbetën pa prindër dhe në fatin e ZOTIT, dikush degdisej nëpër kopshte fëmijësh që ishin të vegjël,por ata të rritur pa edukatën familjare përfundonin në duart e lypsarëve dhe për të marrë pastaj me vjedhje xhepash,duke lypur rrugëve dhe edhe me punë kriminale. Babai përfundon në burg dhe e shkreta nëna në varrë që nuk kthehej më kurrë. Raste të shumta ka edhe nga politikanët banditë, që për një vend pune,po ashtu kërkojnë seks, vetëm për të bërë "sekretareshë" dhe ka shumë raste që bëjnë denoncime në prokurori dhe askush nuk merr masa. Në fund të fundit, kjo do të zgjidhej sipas ligjit. Por, rastet që nuk ka ditë që nuk dëgjon krimet në familje dhe vrasje të femrave dhe aq më keq është kur t´i shtohet kësaj se në shumtën e rasteve, del se pas vrasjes, këto femra del se kanë trokitur disa herë në dyert e policisë,kanë bërë denoncime edhe në polici, për rrahje,maltretime dhe kërcënime me vrasje dhe ndodhen rastet kriminale.

Dora e shtetit duhet të ndalë dorën kriminale

Tani shtrohet pyetja ku është dora e shtetit, që nuk ndalin dorën kriminale kur paraqesin rastet në polici dhe nuk marrin masa kundër këtyre kriminelëve. Ka edhe shumë forma të tjera të përdoren para se të ndodh krimi, por, as që kanë dhënë pesë para për një jetë njeriu dhe qe familja dhe fëmijët e tyre do të jetojnë terë jetën me trauma. Shih për ketë, pas vrasjes ose pas masakrimeve që bëhen sallatë me sakicë dhe pastaj futen ne qese najloni dhe copat e saj, të trupit futen nëpër plehra,tokë dhe në kosha (kontejnerë), marrin guximin dhe flasin se ky kriminel ka pasur procedurë penale, është i njohur për policinë... dhe se nuk marrin kurrfarë masa të parandalimit të tyre. Dhe krejt në fund fare, për të mos e zgjatur me tej nuk dhashë shumë raste të tjera se ku ka ndodhur dhe në cilin qytet, por, SHTETI DUHET TË VËRË DORËN MBI KRIMINELËT,QË TË PARANDALOHEN VRASJET DHE SE TË PËRDOREN METODA PSIKOLOGJIKE DHE TË IZOLOHEN KRIMINELËT. RASTET JANË TË SHËMTUARA DHE TË SHUMTA, MJERISHT NDËR SHQIPTARËT. Nga anët tona në Zhur, të krahinës së Lumës thuhet:"Burri që ngre dorë në femër, nuk është BURRË!" Shkrimin po e përfundoj me ULE DORËN, KRIMINEL, SE NUK VRITEN FEMRAT, VETEM PSE NUK VJEN NË SHTRAT ME TY, ME HAMSHOR HAJVAN,OSE KËRKON DIVORC QË NUK SHOHIN DITË TË BARDHË ME TY. Jeta është e ëmbël dhe secili duhet ta shijojë atë si lulja kur pret diellin e prillit...

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. 

 

(Kosova Sot)