POPULL, ÇOHU, KËTA JANË HAJNAT!

POPULL, ÇOHU, KËTA JANË HAJNAT!
  • 15 June 2018 - 07:56

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

I dashur populli im, Jam i shqetësuar tej mase për vendin tim dhe për popullatën e atjeshme që jeton në varfëri të skajshme (nuk e kam për veten dhe familjen time,sepse punojmë me vite familjarisht në Gjermani), sepse shteti ka rënë pameritueshëm në duart e mafiozëve më të rrezikshëm të kanaleve të nëntokës kriminale. Nami i këtyre hajnave tashmë ka marrë dhenë jo vetëm në Kosovë e rajon, por deri në Bruksel e në Amerikën e largët, që i çojnë fjalë këtyre banditëve shtetërorë se duhet luftuar korrupsioni dhe se është në kulmin më të madh të saj. Dhe, se sherri i këtyre hajnave dhe banditëve, Evropa e ka ndarë pameritueshëm Kosovën, si delja e zezë dhe nuk guxojnë të lëvizin deri në Merdar, ndërkaq, këta hajna dhe vagabondë bashkë me familjarët e tyre hanë dreka e darka, ku kushtojnë mijëra euro. Jemi dëshmitarë të kohës dhe shumë sosh i njohim që para lufte këta langonj nuk kishin bukë për të ngrënë dhe me hajni u bënë supermilionerë duke ia kaluar edhe sheikëve arabë. Dhe, këta banditë shkuar banditëve, mendon se populli është thes me kashtë dhe nuk i njohin. Unë jam deklaruar disa herë publikisht, se banditi, hajni, para luftës, pos një kali të bardhë dhe atë asht e lëkurë ishin të këputur fare, kur e marton vëllain nuk kishin vello dhe shkuan e morën në fqinjësi, që të gjithë ata që e panë nusen të teleisur mbeten gojëhapur se vello-duvaku ishte i vjetër dhe se të nesërmen shkuan vajzat për t´i dhuruar lule sipas adetit, nuk kishin se çka t´i shtronin sofrabezë për t´i mbuluar këmbët nën sofër. A e dini ju populli im se ky hajn, ky vagabond, duke vjedhur djersen tonë, duke vjedhur taksat tona, duke vjedhur buxhetin e shtetit është bërë me i kamur se sheiku Al topuzi e bin hajvani!? Bile, ky qen para dy dite deklaroi se pasuria e tij është kështu. Po kush të beson ty mor hajn e mos e gëzofsh dhe nuk je duke e gëzuar,sepse të ndjek pas për hajninë dhe atë hajni tepricë ia ke hedhur djalit tënd. Mos e gëzofsh!

I çmuari populli im,

Ngrihu, mos fle, mos hesht, sepse këta hajna lëvizin me limuzina me te mira se të John F. Kenedyt, që deri dje këta qen nuk kishin bukë për të ngrenë, kurse sot jo vetëm që kanë siguruar pasuri për dhjetë-njëzet breza, por iu kanë siguruar edhe rrospive të tyre. Vetëm ndaluni dhe shikoni rrospitë e tyre se sa mijëra euro i mbajnë në trup, edhe pse nuk u ka hije këtyre kurvave që më parë i kanë shtrirë hallku përtokë, për punë ushkuri e punë lezeti. Këta hajna po ju tregoj unë ku e kanë adresën dhe po ua mori mendja le t´i lidhin kijet me mua publikisht dhe të shohim se çka po del, po këta hajna janë kurva dhe nuk guxojnë të dalin në pazar. Gazeta "KOSOVA SOT" është e hapur,e lirë,e paanshme për te gjithë lexuesit njësoj,pra dua të them le ta bëjnë reagimin këtu dhe pastaj t´ia numërojmë një nga një hajnitë që kur është ulur në shkamin e drurit e deri te shtëpitë me pishina e që disa kanë edhe robot brenda, që ndoshta këtë ju nuk e keni dëgjuar dhe ju duket e pabesueshme, që roboti i merr drutë dhe i sjell deri te stufa...Që nga mëngjesi deri në darkë thuaj KURVËS SE JE KURVË ËSHTË NORMALE,PO PROVO DHE THUAJ NJË FEMRE SERIOZE QË JE KURVË DHE TË HA KALI. Prandaj, këto kurva nuk guxojnë të dalin në mejdan, sepse janë të përlyer në hajni. Përpos që janë hajna,këta dilenxhinj, janë edhe tradhtarë, sepse kanë tradhtuar edhe gjakun e DËSHMORËVE TË KOMBIT, as varr nuk i ndërtuan këta qen, jo më pak se 50 ish-luftëtar të UÇK-së bënë vetëvrasje, që nuk kishin bukë t´u shtronin fëmijëve në sofër, nuk kishin para as për ilaçe dhe ikën nga kjo botë dhe i vraftë ofshama e tyre këta zagarë dhe langonj. Dora e mallkimit do t´i ndjekë kudo që të shkojnë. Këta janë të futur thellë në krim të organizuar. Këta janë banditë, këta janë vagabondë shkuar vagabondëve, këta janë mafio-oligarkë dhe ky soj banditësh nuk njohin as shtet,as ligje, as Kushtetutë, as fe e as KOMB, këta njohin vetëm lekun, e haram e paçin! Për të vërtetuar një gjë, këta hajna qoftë që nga presidenti, ndonëse i zgjedhur pa votën e popullit po me pazare me kopilin e Titos, Isa Mustafën, qeveria bandite, me banditë të pistë. Kuvendin rrugaçësh që shahen në nanë e në babë, që përmendin fjalët më banale, duke harruar se i dëgjon një popull milionësh, Kuvendi me plot e përplot me gjysmanalfabetë dhe vagabondë palaço dhe deri te këlyshët e rrahmanzinjve në sistemin e kalbur gjyqësor, TË MARRIN GUXIMIN DHE TË PUBLIKOJNË VETËM FOTOGRAFI SE NË ÇFARË SHTËPIE KANË FJETUR PARA LUFTËS DHE Ç´KISHIN DHE BINDUNI...?

TALLJA ME POPULLIN

I respektuari populli im, Banditët dhe hajnat pa fije turpi, ditë më parë, para jush publikuan edhe "pasurinë " e tyre duke u tallur paturpësisht me popullin. Tallen me popullin dhe nuk kanë fare dert se janë të pafytyrë , janë rrenacakë,janë idiotë. Keni parë ju, apo keni lexuar a dëgjuar të skuqet hajni,vagabondi. Unë për veten time nuk kam parë,dëgjuar dhe lexuar. I shikuat se çfarë limuzina vozisin këta dhe kurvat e tyre? I shikuat pasuritë e tyre, i shikuat që edhe në emër të djemve të tyre i kanë hedhur. I shikuat gënjeshtrat e këtyre vagabondëve dhe shikoni hallin e popullit se si mbledhin bukë nëpër kosha të plehut, i shikon se si gënjejnë idiotet paturpësisht, që kinse këtë pasuri e trashëgojnë nga baballarët e tyre, që ne i njohim që as gomarit nuk kanë ditur t´i japin ujë. Po, ne i njohim këta kopilë familjarisht. Po, mendoni ju se nuk ju njohim që deri dje keni fjetur me një dhomë deri në shtatë persona dhe jo në dyshekë, se nuk keni pasur, keni fjetur në shpuzë, se për të kuptuar më mirë në "shilte". Mendoni se nuk e dimë këtë. T´i kopil, a të kujtohet kur zbritje nga fshati që as shejtani nuk bënte ve dhe ndërroje çizmet plot lloç, se me të thënë baltë edhe sot nuk e kupton, dhe i fshije në ferrë me qese najloni dhe ke veshur këpucët ashtu, ashtu për marre të zezë. Po deri dje ke ecur me "jemeniadikush në disa rajone i thonë magasinga" dhe me opinga që ke kullotur dhitë nëpër skerka. Thuaj tani ku jeton. Fol qen bir qeni! Si e ndërtove shtëpinë dhe jo vetëm për vete, kush ta la ketë pronë?Tapi nga baba që nuk dinte t´i japë magarit ujë,apo e uzurpove? Bëhu burrë dhe rrëfehu dhe të shohim. Nuk guxon, sepse të derdhet mielli dhe nuk guxon të dalësh në publik.

I nderuari populli im,

Kopilët dhe hajnat që po e vjedhin djersen tonë, hajnisë nuk ia dinë skajin,përpos që janë bërë supermilionerë, këta vagabondë në emër të familjarëve kanë edhe firma të ndryshme ku vjelin paratë tona, të mos flasim për keqpërdorime të këtyre idiotëve, a e dini sa prona të uzurpuara kanë, a e dini sa plantacione kanë, a dini se kanë uzurpuar edhe vendin ku dikur ka bërë sefanë dhe dyzen ahengu,krimineli dhe antishqiptari që kishte lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare, Aleksandër Rankoviqi, ministër i Brendshëm i asaj kohe i Serbosllavisë dhe mendoni se ne nuk e dimë ketë. Deri atje keni shkuar. Po a nuk je t´i kopil që deri para luftës me shat ke punuar kallamoq. Fol! Ku keni parë ju në ndonjë vend të botës që ministrat akuzohen për vepra të ndyra dhe të mos shkarkohen. Vetëm te këta kopilë. Kopilët nuk kanë hallin e popullit, kopilët kanë hallin e hajnisë se si t´i rrisin rrogat. Po filluan t´i rrisin rrogat këta hajna dhe nuk janë të kënaqur edhe me hajninë supermilionëshe, populli, domosdoshmërisht duhet të ngrihet në këmbë në mënyrë paqësore kundër horrave,kundër hajnave, kundër banditëve se boll u bë, boll! Ne do ta çlirojmë vendin nga këta hajna dhe kopilë, Kosova do të ecë përpara dhe do të zhvillohet. Do të zgjidhen njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi,popullit, fukarasë, jetimit dhe do të zgjidhen njerëzit e zot të vihen në drejtësi, jo si ky biçim i rrahmanzinjve që është para krimit të organizuar të rrjeteve kriminale që po e shkatërrojnë popullatën dhe buxhetin e shtetit. Të vihen që të japin betimin që të mbrojnë Kushtetutën e vendit dhe interesat e qytetarëve të saj dhe jo të vihen në mbrojte të mafio-oligarkëve,kriminelëve dhe hajnave. Me konfiskimin e pasurisë së këtyre hajnave dhe banditëve që janë në organet e larta dhjetë vjet i tërë vendi do të jetojë me paratë që kanë vjedhur këta banditë që janë në skenën politike. Edhe një fjalë desha të pyes një kategori tjetër:T´i që luftove dhe ja dhe edhe jetën atdheut,po a i more diçka atdheut dhe çka i more? Çka je duke i marrë vendit,apo mbajte karakterin e pastër të luftës,apo je i lagur deri në fyt. Këtë e dimë mirë, prandaj, mos guxo të hiqesh CUB, se përpos që je i zhytur në krim, a ke marrë edhe nga 1500 euro për një imza se të them nënshkrim nuk e kupton dot. Lëri salltanetet,ore tyryfyl!.A ke uzurpuar tokë të vendit a të ka lanë babai yt që ka jetuar në kolibe qensh. Rrëfehu! Prandaj, të këshilloj mos leh si qen dhe mos bëj bam kot, se po t´i them tri gjera t´i mbash në mend, edhe pse je i shtyrë në moshë, nuk je burrë: "Pushka pas dasmës nuk dëgjohet",Mos bëjë dasmë,kur fqinji ka mort" dhe "Mos e përmend tërkuzën-litarin, në atë shtëpi ku janë varur në tra", kështu thuhet për burrat që kanë themel dhe nga viset tona, në Zhur të krahinës së Lumës. Dhe, krejt ne fund fare, për të larguar murtajën dhe kolerën e zezë, populli duhet të ngrihet i madh e i vogël,pa dhunë, në mënyrë paqësore,sepse nuk guxon të dëmtohet pasuria që është ndërtuar me djersen e ballit nga populli ynë, sepse ky biçim hajnash e banditësh këtë e kërkojnë që të rrinë në pushtet dhe të thonë:"Behania e çervishit, një lugë tëlyen". Nuk duhet ra në prenë e këtyre të babësve, të këtyre kusarëve se të zënë pritë dhe te bien sakicë e hanxhar pas shpine. Ky biçim hajnash të vrasin natën e të vajtojnë ditën. Qëllimi është që të largohet kjo kope hajdutësh të dalë nga stanet mafio-oligarkësh, e populli të punësohet dhe të jetojë si të gjithë popujt e botës së qytetëruar e jo si delja e zezë...

Po e mbylli: POSHTË HAJNAT,BANDITËT...! RROFTË POPULLI SHQIPTAR! LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)