Momenti i të së vërtetës i ekonomisë italiane

Momenti i të së vërtetës i ekonomisë italiane
  • 15 June 2018 - 08:36

Italia duhet të zhvillojë ekosistemet sipërmarrëse që mbështesin dinamizmin dhe inovacionin

Shkruan: MICHAEL SPENCE

Italia dhe Evropa janë në një pikë ndryshimi. Pas zgjedhjeve të marsit, në të cilat lëvizja anti-establishment "Pesë Yjet" (M5S) dhe partia e së djathtës ekstreme, Liga, siguruan një shumicë parlamentare të kombinuar, pasuar nga disa muaj pasigurie, Italia është bërë shteti i parë i madh i BE-së që qeveriset nga një koalicioni populist. M5S dhe Liga kërcënojnë haptazi përfitimet e anëtarësimit në eurozonë, ndonëse asnjëra palë nuk e bëri euron një angazhim të veçantë të programit të tyre qeverisës në fushatën zgjedhore, një dështim të cilin presidenti italian Sergio Mattarella, e shfrytëzoi, duke vënë veto në postin kyç qeveritar. Ata gjithashtu e përbuzin globalizimin në përgjithësi. Liga, në veçanti, është e fiksuar nga goditja e emigracionit. Në frontin e brendshëm, të dyja partitë kanë premtuar se do të luftojnë korrupsionin dhe do të rrëzojnë atë që ata e shohin si një establishment politik vetë-shërbyes, duke futur politika radikale për të ulur papunësinë dhe për të rishpërndarë të ardhurat.

Shlyerja e borxhit të Italisë

Megjithatë, nuk do t'i dimë dimensionet e sakta të agjendës së M5S / Ligës derisa koalicioni populist të fillojë të qeverisë. Ka zëra se partitë duan ta shlyejnë borxhin sovran të Italisë, i cili aktualisht qëndron në një nivel relativisht të qëndrueshëm, mbi 130% të GDP-së. Nëse ato do ta bënin një gjë të tillë, një konfrontim i stilit grek me Bashkimin Evropian do të dukej i sigurt, me rritjen e shpejtë të normave të interesit dhe përhapjes së borxhit sovran italian, veçanërisht nëse Banka Qendrore Evropiane do të vendoste që mandati i saj e pengon atë që të ndërhyjë. Në një skenar të tillë, bankat italiane, që aktualisht mbajnë sasi të konsiderueshme të borxhit qeveritar, do të pësojnë dëme të konsiderueshme në bilancin e gjendjes. Rreziku i largimit të depozitave nuk do të mund të përjashtohej. Ndryshe nga shumica e vendeve të eurozonës, rritja nominale e Italisë (e pa korrigjuar për inflacion) është shumë e dobët për ta shkaktuar një tkurrje të konsiderueshme të borxhit, edhe në bazë të normave të ulëta të interesit. Nëse gjërat e tjera do të ishin të barabarta, rritja e normave nominale të interesit do të sillte rritjen e raporteve të borxhit dhe do të kufizonte më tej hapësirën fiskale të qeverisë, me efektet negative për rritjen ekonomike dhe për punësim. Dhe, ndryshe nga shumica e pjesës tjetër të Evropës, GDP-ja reale e Italisë për kokë banori shumë nën pikun e saj të para krizës të vitit 2007, duke treguar që restaurimi i rritjes mbetet një sfidë kryesore. Se a do të materializohet ndonjëri prej rreziqeve me të cilat përballet Italia tani, varet nëse qeveria e re e pranon realitetin dhe ndjek veprime dhe politika të kujdesshme për të nxitur një rritje më gjithëpërfshirëse. Rezultati në Itali ka rëndësi edhe përtej Evropës, sepse zhvillimet politike janë në përputhje me një anim mbarëbotëror kah globalizimi dhe kërkesat në rritje për qeveritë kombëtare, për ta rivendosur kontrollin mbi rrjedhën e mallrave dhe shërbimeve, kapitalit, njerëzve dhe informacionit / të dhënave. Duke shikuar prapa, kjo prirje mbarëbotërore duket të ketë qenë e pashmangshme. Për vite të tëra, forcat e tregut global dhe teknologjitë e reja të fuqishme kanë kapërcyer qartë kapacitetin e qeverive për t'u përshtatur me ndryshimet ekonomike.

Më shumë punësim, më shumë të ardhura

Në përgjithësi, situata e Italisë nuk është unike. E megjithatë, më shumë se shumë vende të tjera, ajo ka nevojë për një agjendë që siguron stabilitet makroekonomik dhe inkurajon rritjen e përfshirjes. Kjo do të thotë më shumë punësim, më shumë të ardhura dhe pasuri të shpërndara në mënyrë më të barabartë, dhe mundësi më të mëdha sipërmarrëse. Pa një përfshirje më të madhe ekonomike, Italia së shpejti mund të zbulojë se eksporti kryesor i saj janë njerëzit e talentuar. Punëtorët e lëvizshëm në fillim të karrierës së tyre do të kërkojnë vend për të manifestuar aftësitë e tyre, kreativitetin dhe impulset e tyre sipërmarrëse, dhe Italia do të ketë humbur një nga motorët kryesorë të dinamizmit ekonomik, rritjes dhe përshtatshmërisë. Jashtë qarqeve financiare dhe ekonomike, të huajt tentojnë të shohin një anë të ndryshme dhe të rëndësishme të Italisë. Ata shohin një vend me bukuri mahnitëse që është e pasur me asete të paprekshme, kulturë dhe industri kreative, si dhe vend i disa prej destinacioneve më të kërkuara të udhëtimit në botë. Ata në akademi ose sektorë të caktuar të biznesit njohin qendrat e saj të shkëlqyera në shkencën biomjekësore, robotikë dhe inteligjencën artificiale dhe e dinë se hulumtuesit, teknologët dhe sipërmarrësit italianë figurojnë dukshëm në shpërndarësin e inovacionit në mbarë botën. Dhe të tjerët pa dyshim janë të vetëdijshëm se qeveritë italiane priren të vijnë e të shkojnë shumë shpesh, dhe se ekonomia dhe shoqëria rrallë kanë përjetuar ndonjë ndërprerje të panevojshme si rezultat i kësaj. Në fakt, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe italianët do të ishin të gjithë dakord: Italia ka potencial të madh ekonomik. Por, sfida qëndron te zhbllokimi i saj, gjë që do të kërkojë që të ndodhin disa gjëra. Për fillestarët, qeveria italiane duhet të çrrënjosë korrupsionin dhe vetëpunimin dhe të demonstrojë një angazhim shumë më të fortë për interesin publik. Populistët ndoshta kanë të drejtë për këto probleme. Dhe ata ndoshta kanë të drejtë që, një rivendosje e sovranitetit më të madh mbi rrjedhat kryesore të globalizimit është i nevojashëm për të luftuar forcat centrifugale politike, shoqërore dhe teknologjike që shtrihen në vende të përparuara.

Mbështetje për ndërmarrjet e reja

Për më tepër, Italia duhet të zhvillojë ekosistemet sipërmarrëse që mbështesin dinamizmin dhe inovacionin. Sipas asaj sikur që qëndrojnë çështjet, sektori financiar është shumë i mbyllur dhe siguron shumë pak fonde dhe mbështetje për ndërmarrjet e reja. Ka mundësi të mëdha në tregtinë elektronike, sistemet e pagesave mobile dhe platformat e mediave sociale për të ulur barrierat e hyrjes dhe për të promovuar inovacionin. Kina, nga ana e saj, po përparon me shpejtësi në këto fusha, duke krijuar mundësi të rëndësishme për të rinjtë në proces. Natyrisht, në lidhje me çdo teknologji digjitale, ekzistojnë shqetësime të justifikueshme në lidhje me sigurinë e të dhënave, privatësinë dhe aktorët e këqij të prirë për të manipuluar informacionet, për ta minuar kohezionin social dhe institucionet demokratike. Por, këto çështje nuk duhet të pengojnë realizimin e potencialit të jashtëzakonshëm të teknologjisë digjitale si motor i rritjes gjithëpërfshirëse. Së fundmi, vlen të përmendet se bashkëpunimi midis qeverisë, bizneseve dhe punës ka luajtur një rol kyç në vendet që janë përshtatur më mirë me globalizimin dhe ndryshimet strukturore të nxitura nga teknologjia. Për të qenë të sigurt, bashkëpunimi kërkon besim dhe besimi vendoset gradualisht me kalimin e kohës. Por pa të, strukturat ekonomike ngadalësohen, prodhimtaria mbetet prapa, konkurrenca vuan dhe aktiviteti në mallra dhe shërbime të tregtueshme ikë diku tjetër. Në këtë fazë, paqartësia për të ardhmen është e pashmangshme. Por, nëse një vend nuk është i përgatitur ta pranojë një ngecje afatgjatë, paaftësia për t'u përshtatur me ndryshimet e ardhshme, nuk është një opsion. Me një mandat të qartë për ndryshim, qeveria e re e Italisë mund ta zbatojë një agjendë të fuqishme, pragmatike dhe afatgjatë të politikave për të prodhuar rritje gjithëpërfshirëse. Përndryshe, potenciali i madh i vendit do të vazhdojë të mos realizohet plotësisht.

(Michael Spence, laureat i çmimit Nobel në ekonomi, është profesor i ekonomisë në Shkollën "Stern" të biznesit, të Universitetit të Nju Jorkut.

 

 

(Kosova Sot)