Kritikat e Trumpit ndaj G-7, të paprecedente

Kritikat e Trumpit ndaj G-7, të paprecedente
  • 15 June 2018 - 08:39

POLITIKAT TREGTARE

Shkruan: Steve Hilton

Mund ta dini se jeni duke bërë diçka, nëse të gjithë kundërshtarët tuaj ju sulmojnë në të njëjtën mënyrë. Pra, presidenti Trump duhet ta ketë një ndjenjë të kënaqësisë në lidhje me një punë të bërë mirë, pasi të largohet nga samiti i Grupit të paqëllimshëm G-7, për një tjetër takim shumë më konsekuent në Singapor me diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Kritikët e presidentit të SHBA-së po përdorin të gjithë gjuhën identike në denoncimet e tyre për pozicionet e tij politike.

Krijimi i politikës së jashtme globale

Ankesat e aleatëve amerikanë lidhur me politikat tregtare të presidentit Trump janë se këto politika janë "të paprecedente". Ata thonë se ai po e dëmton "rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla".Kjo, sa i përket krijimit të politikës së jashtme globale, është gjithçka që duhet të thuhet. Fund. Vini re se ata nuk angazhohen në thelb me esencën e argumenteve të presidentit Trump. Ne i dëgjojmë këto kritika nga pjesëtarët pompozë të elitës ndërkombëtare. Këtu përfshihen: • Udhëheqësit botërorë me komunikimet e tyre të hartuara me kujdes nga burokratët të cilët mendojnë se ata me të vërtetë e drejtojnë këtë shfaqje. • Lolot mendjemëdhenj dhe të papërgjegjshëm që drejtojnë institucione shumëpalëshe globaliste, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian. • Ekspertët e vetëquajtur të Uashingtonit, të cilët kalojnë disi shumë lehtë mbi katastrofat e botës reale të shkaktuar nga ideologjia e tyre pa pranuar kurrë se mund të ketë edhe defektin më të vogël. • Komentuesit syleshë dhe gazetarët që kapërdijnë çdo gjë që iu serohet, duke e paraqitur veten si ndjekës të patrembur të "së vërtetës". Kur mendoj për të gjithë këta njerëz që i 'ngjiten' presidentit Trump, vetëm që ka marrë guximin për të vënë në pikëpyetje pikëpamjen e tyre botërore, më kujtohet mendimi i autorit Nassim Taleb: "IYI - intelektualë, megjithatë idiotë". Këta njerëz më kujtojnë profesorët e mi të universitetit në Oksford në fund të viteve 1980. Si pjesë e kursit të Filozofisë, Politikës dhe Ekonomisë, unë po studioja "Qeverinë Komuniste në Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore" dhe "Ekonominë e Vendeve Komuniste". Kishte vetëm një problem mjaft të madh. Falë presidentit Reagan dhe udhëheqjes së palëkundshme të kryeministres Margaret Thatcher, Bashkimi Sovjetik ishte mundur në Luftën e Ftohtë. Muri i Berlinit ra. "Qeveria komuniste" u rrëzua. Kjo i la profesorët e mi "ekspertë" në Oksford, shumica e të cilëve kishin bërë reputacionin e tyre dhe jetonin si "Kremlinologë", të cilët mund të shpjegonin se çfarë po ndodhte brenda rendit të vjetër, duke u fishkur si peshku i artë jashtë ujit, pasi u përballën me realitetin e rendi i ri. Këta profesorë faktikisht nuk mund ta kuptonin apo shpjegonin rendin e ri. Dhe, unë kam përshtypjen shumë të fortë se ata ishin në të vërtetë shumë të trishtuar duke parë rënien e rendit të vjetër; të zhgënjyer meqë ishin dëshmitarë të revolucioneve popullore, që më në fund përmbysën regjimet brutale dhe të korruptuara autoritare në vendin tim - Hungari, në Gjermaninë Lindore dhe gjetkë në të gjithë ishperandorinë sovjetike. Pikërisht në të njëjtën mënyrë mua më duket se struktura e politikës së jashtme është aq e investuar në mënyrën e vjetër para-populiste të të bërit të gjërave - në rendin botëror elitist që na dha një globalizëm të pandërprerë dhe të padrejtë - sa që nuk mund t'i shohin të metat e veta, refuzojnë instinktivisht çdo kritikë ndaj tyre dhe luftojnë për ta ruajtur atë pavarësisht nga mizoritë e dukshme që u ka imponuar njerëzve punonjës në botën perëndimore. Le t'i hedhim një vështrim atij "rendi ndërkombëtar të rregullave" që elitistët janë aq të prirë për të mbrojtur.

Minimi i besimit te qeveria dhe demokracia

Në më shumë se një vend, rendi i vjetër i bëri të pasurit më të pasur dhe punëtorët më të varfër, ndërsa të ardhurat u pakësuan dhe vendet e punës u mbyllën. Ai 'shqeu pëlhurën shoqërore', duke ndihmuar në shkatërrimin e komuniteteve lokale dhe në shpërbërjen e familjeve. Ai minoi besimin te qeveria dhe demokracia, pasi qytetarët e panë se nuk kishte rëndësi se për kënd votojnë në zgjedhje - meqë do të ndiqen të njëjtat politika që shërbejnë për të mirën e elitës. "Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla" nuk është thjesht i padrejtë, siç e kemi parë në lidhje me tregtinë dhe tarifat, ku fusha e lojës është anuar fort kundër Amerikës dhe lejon proteksionizëm të shfrenuar nga BE-ja, Kanadaja dhe të tjerët. "Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla" është gjithashtu i paefektshëm. Ai nuk e pengoi Rusinë nga pushtimi i Krimesë dhe Ukrainës. Ai nuk ndaloi ngritjen e Al Kaedës dhe ISIS-it. Ai nuk e ndaloi Iranin të destabilizonte Lindjen e Mesme. Ai nuk e ndaloi Kinën që të dilte në prag të dominimit botëror. Oh - dhe ai nuk e ndaloi Korenë e Veriut nga marrja e armëve bërthamore. Por, për hidhërimin e madh të establishmentit të politikës së jashtme, presidenti Trump mund ta bëjë këtë. mPra, po, kur presidenti Trump ballafaqohet drejtpërsëdrejti me dështimet e "rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla", pas dekadave të pranimit të heshtur nga paraardhësit e tij, ju mund ta përshkruani atë si "të paprecedent". ,Por, bërja e gjërave që janë "të pashembullta" është vet përkufizimi i mandatit të Donald Trumpit. Kjo është ajo për çka ai u zgjodh për ta bërë. T'i shkundë gjërat. T'i ndryshojë gjërat. Kur bëni diçka të re, ajo është e pashembullt. Kjo është fjalë për fjalë domethënia e kësaj fjale. E, megjithatë, elitat e përdorin shprehjen "e paprecedent", si një kritikë. Asgjë nuk mund të zbulonte më shumë besimet e tyre të vërteta: ata vërtet e donin rendin e vjetër, sepse ata dhe miqtë e tyre të pasur përfitonin prej tij. Sa e turpshme që ata ulërijnë duke protestuar, kur presidenti Trump përfundimisht i vendos punëtorët në rend të parë.

(Steve Hilton është autor i "The Next Revolution with Steve Hilton", në "Fox News Channel" dhe autor i librit "Positive Populism: Revolutionary Ideas to Rebuild Economic Security, Family and Community in America")

 

(Kosova Sot)