Pse rëndësia e Samitit Trump - Kim do të jetë më e madhe sesa që pritet?

Pse rëndësia e Samitit Trump - Kim do të jetë më e madhe sesa që pritet?
  • 16 June 2018 - 09:45
Ajo që bota do të shikojë është nëse Presidenti Trump do të mund të ndërtojë një marrëdhënie produktive me Kimin, të nevojshme për negociatat dhe marrëveshjet në vijim, mbi të cilat mbështetet thellësisht siguria jonë kombëtare P residenti Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kanë mbërritur dhe janë takuar në Singapor derisa qyteti ishte i shqetësuar me aktivitet në pritje të takimit të parë ndonjëherë midis një presidenti në detyrë të SHBA dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut. Çfarë duhet të arrihet në mënyrë që takimi të konsiderohet një sukses? Për vite me radhë, Koreja e Veriut ka kërkuar takime të nivelit të lartë me Shtetet e Bashkuara, duke dëshiruar të krijojë marrëdhënie diplomatike me Uashingtonin dhe të reduktojë regjimin e sanksioneve ekonomike të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Koresë së Veriut tani i është plotësuar dëshira dhe presidenti Trump e ka bërë të qartë se ka një rrugë për Korenë e Veriut për të arritur sukses të madh ekonomik në këmbim të denuklearizimit të Gadishullit Korean. Përvetësimi i dy mësimeve kyçe Por, ndërsa përgatitej të takohej me Presidentin Trump, Kim padyshim që kishte të paktën dy mësime kyçe historike për t'i përvetësuar.


Së pari, Kim ka nevojë për reforma ekonomike për të mbijetuar, por një reformë e tillë vjen - siç kanë treguar përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe e ashtuquajtura "Pranvera Arabe" - me rrezikun e humbjes së kontrollit politik dhe potencialit për rrëzimin e plotë të regjimit. Përplasja më e vogël në kontrollin e një diktature totalitare të pamëshirshme - e zbatuar në këtë rast përmes gulagëve të stilit sovjetik dhe represionit masiv - dhe njerëzit e humbasin frikën e protestës dhe të revoltës. Megjithatë, ekonomia e Koresë së Veriut është në rënie të lirë, duke u mbështetur në skemat masive të korrupsionit shtetëror, te trafikimi i narkotikëve dhe operacionet e falsifikimit për të mbijetuar pavarësisht rezervave të konsiderueshme të qymyrit, xeherorit të hekurit, zinkut, gurit gëlqeror, mineraleve dhe një fuqie punë- tore mirë të arsimuar ende të lirë në dispozicion të tij. Kim ka nevojë për ndihmën tonë.


Së dyti, Kim është i kujdesshëm për eliminimin e pengesës bërthamore, gjë që i bëri autokratët Saddam Hussein dhe Muamar Gadafi të pambrojtur ndaj ndryshimit të regjimit. Kështu, presidenti Trump mund të kërkojë nga ekipi i tij negociues se si Shtetet e Bashkuara mund t'i adresojnë këto shqetësime. Ai mund të pyesë se sa e mundshme mund të ishte që Koreja e Veriut të ndiqte një aftësi ICBM dhe prodhimin e armëve bërthamore të aftë për të goditur territorin e SHBA-së për të grumbulluar asete për negociata. Reformat ekonomike Ai mund të pyesë nëse Kim është me të vërtetë i interesuar në eliminimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut në këmbim të ushqimit, asistencës energjetike dhe marrëdhënieve të frytshme ekonomike me komunitetin botëror - ose thjesht ai përpiqet që të blejë kohë, ashtu siç ka vepruar në të kaluarën? Ai mund të pyesë nëse Penjani është i gatshëm të bëjë reforma ekonomike dhe politike të ndryshimit të kursit të regjimit? Dhe, ai me siguri duhet të pyesë se si bashkësia ndërkombëtare do të trajtojë në fund të fundit abuzimet e të drejtave të njeriut të Koresë së Veriut, të cilat ndoshta e bëjnë Kimin dhe grupin e tij t'i nënshtrohen ndjekjes penale për krime kundër njerëzimit? Në skenarin më të mirë, ky samit - dhe ato pyetje - do të shënojë fillimin e një sërë negociatave dhe samiteve të mëtejshme, me grupet punuese diplomatike të përqendruara në çështjet kyçe. Ne duhet të jemi në kërkim të hapave të përkohshëm dhe marrëveshjeve të hartuara për të ndërtuar besimin e ndërsjellë dhe të përgatisim skenën për zgjidhjen e çështjeve më sfiduese dhe kontestuese.

Presidenti Trump mund të diskutojë mbi negociimin e një traktati për t'i dhënë fund Luftës së Koresë. Negociatat mbi aftësinë ICBM të Koresë së Veriut mund të përfshijnë një ndalim testimi të dizajnuar për të parandaluar përparimet teknologjike shtesë dhe potencialisht eliminimin e rezervave të raketave. SHBA-ja dhe Koreja e Veriut gjithashtu mund të konsiderojnë hapjen e seksioneve të interesit në kryeqytetet e njëri-tjetrit për të siguruar një kornizë më të strukturuar për angazhimin dypalësh. Me aq shumë të panjohura që shkojnë në këtë samitin, ajo që është e sigurt është se marrëdhënia e SHBA-së me Korenë e Veriut do të nisë një kurs të ri dhe të paprecedent që nga momenti kur presidenti Trump u ul në takimin e tij të parë me Kimin. Bazuar në dy takime në Penjan, sekretari Pompeo ka krijuar tashmë një marrëdhënie pune me diktatorin e Koresë së Veriut. Ajo që bota do të shikojë është nëse Presidenti Trump do të mund të ndërtojë një marrëdhënie produktive me Kimin, të nevojshme për negociatat dhe marrëveshjet në vijim, mbi të cilat mbështetet thellë- sisht siguria jonë kombëtare.

(Kosova Sot)