Trump ka bërë më shumë sesa Clinton, Bush dhe Obama së bashku

Trump ka bërë më shumë sesa Clinton, Bush dhe Obama së bashku
  • 17 June 2018 - 12:04

Shkruan: Newt Gingrich

Unë besoj, megjithatë, se përmes një kombinimi të ashpërsisë, guximit, agresivitetit dhe fleksibilitetit, si dhe zgjidhjes dhe një zotërim të shpejtë të mundësive taktike, presidenti Trump mund të ketë filluar procesin e hapjes së Koresë së Veriut dhe ndryshimit të historisë

Me takimin e tij historik të martën me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, presidenti Trump ka bërë edhe një herë diçka befasuese dhe të paparashikueshme.Megjithatë, befasia rreth samitit, nuk duhet të ekzistonte aspak. Deri tani do të duhej që të ishim mësuar me befasitë e presidentit Trump. Merrni parasysh të bëmat e tij gjatë katër viteve të fundit. Katër vjet më parë, në qershor të vitit 2014, pothuajse askush nuk do të kishte ëndërruar që Donald J. Trump do të ishte një kandidat serioz për president. Pastaj, pothuajse tre vjet më parë, kur ai njoftoi kandidaturën e tij, më 16 qershor 2015, pothuajse askush nuk mendonte se ai mund të ishte një kandidat dominant. Në fakt, konvertimi im personal në Trump si një konkurrent i vërtetë ndodhi vetëm pas tubimit të tij më 11 korrik të vitit 2015 në Feniks, që e bëri kolegun tim të dikurshëm, Vince Haley, që të vinte në zyrë dhe të thoshte: "Duhej të shihje më mirë se çfarë është Trump duke bërë sepse tubimi i tij i Feniks ishte emocionalisht i fuqishëm kur ai e ktheu mikrofonin tek babai, fëmija i të cilit ishte vrarë nga një imigrant ilegal ".

Hendeku midis popullit amerikan dhe elitave

Më pas, më 6 gusht të vitit 2015, unë pashë Trumpin duke fituar mbështetjen e gati një të katërtës së votuesve republikanë të regjistruar (24 për qind) në një sondazh CNN / ORC pas debatit të parë presidencial. Kjo ishte një epërsi e madhe në një fushë prej 16 kandidatëve të tjerë - sidomos duke pasur parasysh se 58 për qind e atyre që u anketuan, patën një pamje të favorshme të Trump. Megjithatë, të gjitha elitat besonin fuqishëm se Trump kishte humbur debatin. Hendeku midis popullit amerikan dhe elitave nuk kishte qenë kurrë më i qartë. Dy vjet më parë, në qershor të vitit 2016, të gjithë ekspertët e elitës ishin të bindur se Trump do të humbiste zgjedhjet presidenciale nga Hillary Clinton. Edhe një herë, ata ishin duke gabuar. Vitin e kaluar, në korrik të vitit 2017, të gjitha elitat ishin të sigurta se kolapsi i planit për shfuqizimin e programit "Obamacare", do ta nënkuptonte fundin e arritjes legjislative të Trumpit, respektivisht republikanëve. Pothuajse asnjëri nuk parashikoi se Presidenti Trump do të mbijetonte dhe, pesë muaj më vonë, do të arrinte ta miratonte një taksë të madhe, e cila tani po e nxitë ekonominë në atë që do të kishte qenë një rritje e paparamenduar nën presidentin Obama. Tani elitat tona janë në siklet. Presidenti Trump ishte shumë i ashpër me aleatët tanë më të vjetër në samitin e G-7 në Kanada gjatë fundjavës, ndërkohë që ai dukej i përzemërt ndaj Kim Jong Unit. Elitat janë duke u habitur me këtë lloj manovrimi të zhurmshëm në një periudhë tre-ose katër-ditore. Megjithatë, ekziston një qëndrueshmëri e thellë në atë që presidenti Trump po bën. Ai e di saktë se aleatët tanë janë të lumtur, sepse ne kemi mbajtur barrën ushtarake aleate për 73 vjet (që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore) dhe kemi pranuar marrëveshje të këqija tregtare dhe rregullime protektive të njëanshme nga ana e tyre. Sigurisht, aleatët tanë janë të ofenduar se Amerika tani ka një president i cili në të vërtetë dëshiron që ata të paguajnë pjesën e tyre të drejtë për mbrojtje. Natyrisht, ata nuk duan të ndryshojnë tarifat dhe rregulloret e tyre për të pasur tregti të ndershme dhe të hapur ndaj Amerikës. Në të njëjtën kohë, kur presidenti Trump është i ashpër me aleatët tanë, ai ka vepruar në një reflektim të thellë në lidhje me dështimin e presidentëve Clinton, George W. Bush dhe Obama në raport me diktaturën e Koresë së Veriut. Nga viti 1994 deri më sot, Shtetet e Bashkuara i kanë shtrirë duart dhe janë ankuan në mënyrë joefektive, pasi koreano-veriorët marshuan me vendosmëri drejt prodhimit të armëve bërthamore dhe raketave balistike.

Presioni me sanksione

Presidenti Trump kaloi më shumë se një vit duke folur me udhëheqësit e Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut. Ai u konsultua rregullisht me këshilltarët e tij të lartë për politikë të jashtme dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare. Ai zbatoi një fushatë me presion maksimal të sanksioneve shumë më të ashpra - dhe madje edhe gjuhë më të ashpër. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dha një fjalim të fortë ku përshkruante se sa shumë sanksione më të ashpra mund të ndërmerrnin nëse Koreja e Veriut nuk do të pajtohej me një denuklearizim. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton ka një histori të gjatë i të qenit i ashpër me Korenë e Veriut. Me vendosmëri të madhe - dhe një gatishmëri amerikane për të ndërmarrë një qëndrim edhe më të ashpër - Kim Jong Un iu tregoi koreanoveriorëve se ishte i gatshëm të takohej me presidentin Trump. Gjëja mbresëlënëse rreth reagimit të presidentit Trump, ishte shpejtësia dhe vendosmëria e tij. Ai pa një hapje që mund të ishte historike dhe, ai e mori atë. Kjo vendosmëri dhe gatishmëria për të ndërmarrë rreziqe, hedhë poshtë një traditë të thellë elitare diplomatike të punës së ngadalshme dhe të kujdesshme të vartësve për të zhvilluar gradualisht një agjendë. Në librin tim të ri, "Trump's America: The Truth About Our Nation's Great Comeback", theksoj më shumë se një herë se presidenti Trump ka qenë vazhdimisht një arritës i marrëveshjeve dhe një negociator shumë i durueshëm dhe i ashpër, i cili vendos qëllime të mëdha dhe pastaj punon pa u lodhur për t'i arritur ato . Në fakt, unë shkrova për këto tipare vitin e kaluar në librin tim "Understanding Trump". Babai im luftoi në Luftën e Koresë në vitin 1953. Unë kam studiuar koreanoveriorët gjatë pjesës më të madhe të jetës sime. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Është e mundur që kjo të jetë një përpjekje tjetër për ta gënjyer një presidenti amerikan. Megjithatë, unë dyshoj.

I gatshëm ta luajë një rol të ashpër

Presidenti Trump ka komunikuar në mënyrë të qartë pozicionin e SHBA-së nëpërmjet sanksioneve, fjalëve të tij, deklaratave kyçe nga vartësit shumë kompetentë dhe me anë të veprimeve. Merrni parasysh se si koreanët e veriut mund të studiojnë sulmet ushtarake të SHBA-së kundër sulmeve siriane me armë kimike, zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së Jerusalem dhe anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Presidenti Trump gjithashtu ka këmbëngulur vazhdimisht për një ngritje të konsiderueshme ushtarake. Është e qartë se ai është një njeri i ashpër, i gatshëm ta luajë një rol të ashpër. Tani, unë nuk besoj se gjithçka është bërë. Ne nuk po hyjmë në një botë "Pollyanna" duke qenë miq të ngushtë me Korenë e Veriut. Unë besoj, megjithatë, se përmes një kombinimi të ashpërsisë, guximit, agresivitetit dhe fleksibilitetit, si dhe zgjidhjes dhe një zotërim të shpejtë të mundësive taktike, presidenti Trump mund të ketë filluar procesin e hapjes së Koresë së Veriut dhe ndryshimit të historisë. Presidenti Trump tashmë ka arritur më shumë me Korenë e Veriut sesa presidentët Clinton, Bush dhe Obama së bashku. Dhe, ky është vetëm fillimi.

(Newt Gingrich është bashkëpunëtor i "Fox News") 

(Kosova Sot)