Verifikimi i realitetit dhe i historisë pati shumë ndryshime

Verifikimi i realitetit dhe i historisë pati shumë ndryshime
  • 19 June 2018 - 08:17

SHKRUAN: ALI HERTICA 

Pas publikimit të listave për pasurinë e zyrtarëve publikë nga Agjencia Antikorrupsion, doli se listat nuk ishin si më parë. Ato ishin "fryrë dhe rënduar" edhe më tepër nga shtimi i pasurisë së zyrtarëve

Rasti ynë për shpërbërjen me forcë të kësaj qeveria të politikës komuniste dhe kriminele në Kosovë është e paligjshme dhe anti-demokratik, për shkak se ky është një rrezik për qytetarët, kolektivitetin si dhe popullin. Duke pranuar se kryengritja është e garantuar vetëm sepse nuk ka rrugë tjetër për të hequr tërësisht të korruptuarit dhe kriminelët nga pushteti, ne do të luftojmë që të gjithë populli të ngrihet në këmbë që ta rrëzojnë këtë qeveri kriminale, që fëmijët tanë nesër të kenë jetë të dinitetshme.

Disa gjatë luftës ishin vetë arkëtarë, vetë komandantë

Pas luftës në shoqërinë kosovare pati shumë ndryshime të mëdha. Sidomos në ndryshimin e statusit të pasurisë. Shumë njerëz që ishin të varfër u bënë të pasur, ndërsa të pasurit dikur e humbën pasurinë. Elitës së të pasurve iu shtuan gati të gjithë komandantët. Këta me siguri edhe gjatë luftës kishin para për dore, sepse një pjesë ishin, vetë arkëtarë, vetë komandantë. Pas publikimit të listave për pasurinë e zyrtarëve publikë nga Agjencia Antikorrupsion, doli se listat nuk ishin si më parë. Ato ishin "fryrë dhe rënduar" edhe më tepër nga shtimi i pasurisë së zyrtarëve. Megjithatë, rasti që na shtyri për ta bërë këtë koment është deklarimi i njërit nga ish- komandantët lidhur me shifrën" Zero". Ai u mundua që ta sqarojë opinionin se zeroja është, si tha ai, abstrakte, apo ai ndoshta nuk e kishte në dijeni se shtimi i një zeroje pas një shifre tregon vlerë matematikore. Shifra e pasurisë së tij që kapte shumën mbi 5 milionë eurosh i dukej se i ka faj zeroja që vetë ia kishte vënë dhe e kishte vlerësuar shtëpinë prej 1600 metrash katrore në një vend të diskutueshëm dhe të cilin pas lufte e kishte uzurpuar. Dhe jo vetëm kaq. Uzurpimi i shumë lokaleve dhe banesave u solli këtyre para dhe atë pasuri të majme dhe milionëshe.

Shteti ku komandon mafia dhe krimi i organizuar

Kështu shkon në një shtet ku komandon mafia dhe krimi i organizuar, sepse intelektualët janë jashtë rrethi, ose ata fare nuk lejohen që të futen në të. Dhe kur qe fjala tek zeroja, kalkuluese, e cila pas vete ka shtuar edhe shumë zero të tjera, sepse komandanti dikur nuk kishte as para që t'i blejë një palë pantallona, por duhet që të arnohej disi. Nga kjo zero kalkulator, këta ish- komandantë dhe të gjithë ata që bënë pasuri enorme e fituan edhe një zero tjetër. Zero denigruese ku në syrin e shoqërisë së ndershme shikohen si hajna dhe njerëz të pafytyrë e plaçkitës. Prandaj zeroja denigruese e tyre pas atyre shumë zerove që ua shtuan pasurisë do t'u vijë si zero negative që do t'u mbetet damkë ndër breza. Por më shumë se kjo nuk është puna e tyre. Megjithatë, nuk e kuptojmë se verifikimi i realitetit dhe historisë në lidhje me konkluzionet që rezulton është një aktivitet thelbësor i rrezikshëm për jetën. Këto përfaqësime domethënë gjallëri të regjistruara, të vendosur për persona të kulturuar. Kjo është në kontrast me të gjitha aspektet duke lëvizur historinë e filozofëve. Kjo histori bie çdo dogmë, çdo interes, çdo qëllim,të përkohshmërisë dhe lokalitetit. Kjo do të thotë si një shkatërrim të definuar të jetës dhe e rregulluar se ajo do të mjaftojë të perceptohet me të drejtë si një kërcënim.

(Kosova Sot)