Dhjetë pikat e panegociueshme

Dhjetë pikat e panegociueshme
  • 20 June 2018 - 08:12

SHKRUAN:DR. HAKIF BAJRAMI

Lufta e drejtë e UÇK-së dhe bombardimet 78- ditëshe të NATO-s e kishin transformuar epokën. Po mbaronte një epokë krimesh serbiane mbi Kosovën, duke ia coptuar gjymtyrët e saj (1878, 1912, 1918,1945). Sa më parë që ta kuptojë këtë realitet neofashizmi serbian për serbët, për Ballkanin dhe Evropën do të jetë më mirë

Konferencës do t'i paraprijë një aktivitet intensiv, për ta bindur palën shqiptare për të marrë pjesë. Në konferencë nuk do të marrë pjesë shefi i Zyrës Politike të UÇK-së me seli në Prishtinë, Adem Demaçi. Shkaktar për mospjesëmarrje ishin 10 pikat e panegocueshme, të cilat ishin: 1. Është e domosdoshme ndërprerja e dhunës dhe respektimi i armëpushimit; 2. Zgjidhja përmes dialogut; 3. Marrëveshja është kalimtare, ndërsa pas tri vitesh pason ajo përfundimtare; 4. Mosndryshimi ulitareral i statusit kalimtar; 5. Integriteti territorial i RFJ-së nuk diskutohet; 6. Mbrojtja e të drejtave të bashkësive nacionale garantohet; 7. Zgjedhje të lira në nivel lokal në Kosovë në mbikëqyrjen e OSBE-së; 8. Mosndjekja penale e atyre që kanë marrë pjesë në luftë (përjashtim krimet e rënda dhe shkelja serioze e të drejtave ndërkombëtare); 9. Amnesti për të burgosurit politik; 10. Pjesëmarrja ndërkombëtare në implementim të marrëveshjes. (shiko: E. Tahiri, Konferenca e Rambujesë, Pejë 2001, f. 56). Në Projekt marrëveshje theksohet se në Kosovë mbesin 2500 ushtarë dhe 3000 policë serbë(aty; f. 66 dhe f. 68 - anekset 1-2). Marrëveshja e Rambujesë nënshkruhet më 18 mars 1999 nga Kosova, BE-ja dhe SHBA-ja. Nuk nënshkruajnë: Serbia, Jugosllavia dhe Rusia. Tani tërë "fjalën" e fatit të luftës për Kosovën e merr në duar NATO, sidomos SHBA dhe Anglia. Fillon numërimi i vendimeve nga Kaptina VII e Kartës së OKB, sidomos neni 42/3 (I Kartës OKBsë,Kaptina VII), sipas Rezolutës 1160 i KS të OKB-së, nga 31 marsi 1998.

Evropa po dridhet nga ZGJIMI NACIONAL e jo nga politikanizmi morbid kolonial

Në opinion është përfolur se po mos të nënshkruante delegacioni i Kosovës bombardime nuk do të kishte. Jo, rrenë e fabrikuar, për t`ia kthyer meritat atyre që koha tregoi diçka tjetër sepse nga viti 2001 Millosheviqi ishte në Hagë, se Serbia kishte filluar të trajtohet si agresore, përkundër faktit që përballë kësaj diplomacie vepronte lobi shqiptar me propagandë se: "Na çliroi NATO", krejt me qellim për ta defaktorizuar luftën e drejtë të UÇK-së. Bile prapaskenat shkuan deri aty sa që UNMIK i kishte detyruar TRE historianë të nënshkruajnë dokument se "NË Kosovë ka pasur konflikt e jo LUFTË", injorancë kjo që u zbulua rastësisht dhe pastaj janë bërë 12 reagime faktogarfike në institucionet e UNMIK-ut dhe KFOR-it, por ndryshim nuk ka pasur kurrë, sepse edhe sot frikësohen se mos UÇK po bëhet MODEL BOTËROR. Shtrohet pyetja: a ka sot një sër popujsh në Evropë, sepse gjetiu ka shumë më tepër, të kërkojnë pavarësi. Evropa po dridhet nga ZGJIMI NACIONAL e jo nga politikanizmi morbid kolonial. Dhe a ka lidhje Katalonia me Kosovën. Spanja në Kataloni nuk ka bërë gjenocid, por populli Katallonas është më i pasuri në vend dhe nuk duron më shfrytëzim. Kosova 100 vjet është mbajtur në robëri dhe ka mbetur vendi më i pazhvilluar në Evropë. Madje në Kosovë kemi gjenocid, sepse mbi 1 milion janë deportuar, sepse nga 1327 lokalitete të Kosovës, 1007 janë bombarduar nga Ushtria jugosllave, se …

Marrëveshja e Kumanovës, më 9 qershor 1999

Dihet se makineria e Milosheviqit në fund të majit e kuptoi se luftën e ka të humbur në Kosovë nga UÇK dhe NATOja. Dhe do të fillojë diplomacia shatëll, kuptohet e përkrahur edhe nga Rusia (V. Qernomirdin dhe ekipi i tij). Në Kumanovë do të nënshkruajnë mbarimin e luftës nga përfaqësuesi i NATO-s, Gjenerali Xhekson dhe oficeri serbian. Nuk do të ftohet fare komandanti i UÇKsë, Agim Çeku, apo Hashim Thaçi që ende hiqej si kryeshef i luftës. Kjo do të thotë shkencërisht se "UÇK nuk i ka shpallë luftë Serbisë" dhe si e tillë lufta e saj është çështje e brendshme serbiane". Do të pasojë degradimi (demobilizimi i UÇK-së) duke i dorëzuar armët në tërësi. Nënshkrues i këtij degradimi të Ushtrisë ÇLIRIMTARE në TMK do të mbetet në histori se është Hashim Thaçi më 21 qershor 1999 në Stadiumin e futbollit në Prishtinë ku isha edhe unë, mjerisht.

Bisedimet në Vjenë dhe roli i Mati Ahtisarit

Vitet po kalonin dhe statusi i Kosovës po bëhej barrë e rëndë për UNMIK-un. Dhe, më 23 V 2005, Kofi Anan (Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së) do të kërkojë raport për statusin e Kosovës, sepse UNMIK-u ishte bërë organizatë "konfuze që nuk është kah di çka do". Lidhur me këtë në qershor të të njëjtit vit Kofi Anan e ngarkoi Kei Aidën, përfaqësues i Norvegjisë në NATO, që si specialist ta shqyrtojë statusin e ardhshëm të Kosovës. Pas një pune intensive profesionale, më 7 tetor 2005 Kai Aide e dorëzon raportin zyrës së Kofi Ananit, që të gjeturat e tij juridike t`i plasohen KS të OKB-së. (Shiko: Bardhul Mahmuti, 'Mashtrimi i madh', Prishtinë , f. 319). Më 24 tetor 2005 KS i OKB aprovoi raportin e Kai Aidës. Duke vepruar konform këtij raporti, më 31 tetor 2005 KS i OKB-së i cakton Marti Ahtisarin dhe Albert Rohanin për ta propozuar një status për Kosovën. Propozimit i Marti Ahtisarit i dorëzohet më 10 nëntor 2005 KS të OKB-së. Pas këtij rrugëtimi diplomatiko-politik, do të fillojnë aksione tjera të mundimshme, gjithnjë duke u fokusuar që çështja nga bisedimet politike për Kosovën, që kishin përfunduar, të konvertohet në diçka që vazhdon.

Bisedimet e Vjenës, 2005

Nga ana shqiptare në Vjenë marrin pjesë kohë pas kohe: Fatmir Sejdiu (president i Kosovës), Agim Çeku (kryeministër), Kolë Berisha (kryetar Parlamenti), Hashim Thaçi (kryetar i PDK-së), Veton Surroi (ORA), Blerim Shala (nga shoqëria civile) etj. Nga Serbia kishin marrë pjesë diplomatë dhe politikanë të rangut të ulët, "për të treguar se statusin e Kosovës e diskutojmë, por kurrë diçka që nuk është në favor të Serbisë, nuk pranohet. Pra theksi bie që Kosova serish të mbetet koloni e saj". Në këtë mjegull politike Serbisë i shkëputet edhe një pjesë e dorës gjakatare, ashtu si ishin të gjitha republikat deri më 4 korrik 1992 kur Badinteri deklaroi se Jugosllavia është shtet inekzistent. Këtë konkluzë e forcoi më 21 V 2005 Mali i Zi me referendum për pavarësim nga Jugosllavia e mbetur. Referendumi i Malit Zi aprovohet më 3 qershor 2005. Më 28-29 tetor 2006 në Serbi pason referendumi, prej të cilit Qeveria e dalë më 15 maj 2007 deklaron se Kosovën e pavarur nuk do ta pranojnë kurrë." Në këtë drejtim Ban KI -Mon (sekretar i OKB-së), propozon zgjidhje për statusin e Kosovës, në çka Mati Ahtisari do të propozojë që Kosova të fitojë status të mbikëqyrur nga OKB. Nevojitej pra një dokument që do të sponzorizohej në KS. Sponzorizimin e bënë: Belgjika, Franca, Gjermania, Anglia, Irlanda Veriore dhe SHBA. Kjo Rezolutë (sponzorizuese) u prolongua, sepse dihej se Rusia do të ushtrojë veto. (Bardhyl Mahmuti, vep, cit. f. 332). Deri më 10 dhjetor 2007 bisedimet do të mbahen në BE e jo në KS. Kështu nga 9 gusht - 3 dhjetor 2007 do të drejtohen nga ana e BE-së përmes Vollfgang Ishinger, nga ana e ShBA-s nga Frank Visner dhe nga ana e Rusisë do të marrë pjesë Aleksandër Harashenko, gjithnjë statusi i Kosovës. Maratona e bisedimeve të tyre do të rrugëtojë nga Londra në Beograd, Prishtinë, Vjenë dhe më 27 shtator 2007 do të "përmbyllën" në Nju Jork. Në lidhje me këtë duhet theksuar se më 17 dhjetor 2007 Hashim Thaçi (kryetar Qeverie) dhe Jakup Krasniqi (kryetar parlamenti) nga PDK-ja dhe Fatmir Sejdiu president, do ta drejtojnë timonin e shtetit të Kosovës. Procesi i forcimit të bindjes së Kosova duhet të shpallë pavarësinë do të vijë pas vizitës së presidentit të SHBA-së, XORGJ BUSH, në Shqipëri, i cili "papritmas" më 10 qershor 2007 kishte deklaruar: "Çka është mjaft, mjaft është, Kosova duhet ta shpallë PAVARËSINË". Ky prononcim ishte rreshtimi i drejtë dhe forcim i pakthyeshëm për statusin e Republikës së Kosovës, me çka autorizimet e UNMIK-u relativizohen dukshëm, me çka alienimi i Serbisë nga Kosova bëhej çështje definitive që duhej vulosur në mënyrë legale dhe legjitime. Lidhur me këtë gjendje, diplomacia serbiane përmes Pavle Jeremiqit, më 4 janar 2008, do ta shfaqë qëndrimin se Serbia pranon autonomi substanciale për Kosovën. Në vijim, më 16 janar 2008, Boris Tadiqi do ta njoftojë KS të OKB se Serbia mbi Kosovën ka sovranitet". Më 14 shkurt KS i OKB-së provon ta mbajë një seancë për ta vënë Kosovën para aktit të kryer, por seanca kthehet në tubim PRIVAT, që do ta ketë vlerën e komunikatës, që do të thotë nga rrafshi juridik ndërkombëtar se KS OKB kishte pasur shkëmbim mendimesh, dhe asgjë tjetër. (Bardhyl Mahmuti, v. cit. f. 341). Rrugët politike dhe diplomatike po shkonin në një kahe të sigurt dhe më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës e shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Të nesërmen më 18 shkurt 2008 Kuvendi i Serbisë nga 234 deputetë, do të votojnë 225 kundër pavarësisë së Kosovës. Ishte kjo një manovër varfanjake dhe neokoloniale e radhës, duke menduar se janë më 1o shkurt 1878, më 29 XI 1912, më 1 XII 1918, më 10 korrik 1945; ose më 23 mars 1989. Lufta e drejtë e UÇK-ës dhe bombardimet 78- ditëshe të NATO-s e kishin transformuar epokën. Po mbaronte një epokë krimesh serbiane mbi Kosovën duke ia coptuar gjymtyrët e saj (1878, 1912, 1918,1945). Sa më parë që ta kuptojë këtë realitet neofashizmi serbian për serbët, për Ballkanin dhe Evropën do të jetë më mirë. Këshilli i Ministrave të Evropës prononcohet për Kosovën Më 21 shkurt 2008, Këshilli Ministrave të Evropës njofton zyrtarisht, përmes Romano Prodit (kryetar i Këshillit të Ministrave të BE-së) se "Njohja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga disa shtete të BE-së nuk e dobëson miqësinë me Serbinë". Kjo frazë diplomatike ishte lëshuar për ta "amortizuar bregun para rrotave që po lëviznin për forcimin e Kosovës shtet i pavarur". (Bardhyl Mahmuti, 'Mashtrimi i madh', "Çabej" 2015, f. 367). Serbia neofashiste ende nuk e pranon realitetin Më 13 mars 2008 Boris Tadiq shpërndan një pamflet ku "alarmon" Botën se 2 milionë shqiptarë e rrezikuakan Evropën prej 600 milionëve. Kur e humbin edhe këtë rreth të thatë, Beogradi e aktivizon Karla Del Pontën dhe Dik Martin (ka fakte që është korruptuar), për të akuzuar ata që e luftuan fashizmin serbian në fund të shekullit XX. Kur e humbin edhe këtë front invalidësh, Vuk Jeremiq në OKB më 8 tetor 2008 kërkon që çështja e shpalljes së pavarësisë Kosovës të dërgohet në GJND. Këtë kërkesë Ban Ki Mon e plason në GJND më 9 tetor 2008. Dhe pas një gjykimi intensiv më 22 korrik 2010 GJND në 121 paragrafë sqaron se: Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk e cenon dhe nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare". (Shiko gjerësisht: Bardhyl Mahmuti, 'Mashtrimi i madh', 2015, f. 389; f. 390; f. 393). Përpjekja e mëtejme RusiSerbi për ta defaktorizuar Kosovën Serbia do të lëvizë çdo gur në Bruksel më 19 prill 2013 duke nënshkruar një Marrëveshje me Kosovën. Një marrëveshje të re më të konkretizuar do ta nënshkruajë edhe më 25 gusht 2015 në Bruksel. Shkencërisht të dy marrëveshjet janë jo transparente. Jotrasparenca po shihet me rastin e deportimit të shtetasve turq nga Kosova se është një kancer politik. Prej kësaj shkolle makiaveliste duhet Kosova të mësojë shumë, se këtu ka Kushtetutë dhe ligje që dalin prej saj. E pra, të gjithë ata që kanë punuar prapa shpinës së opinionit të Kosovës duhet të përgjigjen. Me këtë, kujtoi se Parlamenti do ta forconte miqësinë me Perëndimin: SHBA-në dhe BE-në, do të garantonte se KFOR-i është në vendin e sigurt për siguri. Duhet të dihet se Serbia nuk ka nënshkruar asgjë e po kërkon çdo gjë? Me fajin e kujt, me injorancën politike të kujt që është bërë mbret i pashpallur i Kosovës. Me kreditin e popullit jo. Atëherë kujt i shërben ky njeri, që ku e "ka prekur e ka prekur bryma që 20 vjet, nga Rambujeja e deri te deportimi i qytetarëve turq hajnisht".Tani shtrohet pyetja nga kjo ODISE e bisedimeve në Bruksel (2013- 2018), kush ka përfituar dhe kush ku ka gabuar? Serbia së pari nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë, duke u bërë vasal primitiv i Rusisë, e cila tregoi fytyrë në Krime. Serbia zyrtare nuk e ka nënshkruar as Dokumentin e Ahtisarit, prej të cilit ka dalë Kushtetuta e Kosovës. Serbia e ka nënshkruar Marrëveshjen për asociacionin e komunave serbiane, ku ndër të tjera figuron se ky dokument do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, institucion ky që i gjeti 23 shkelje të Kushtetutës. Lidhur me këtë shtrohet pyetja si ka mundësi që një dokument që ka të bëjë me funksionimin administrative të komunave të një shteti tjetër, aq më parë kur Serbia Republikën e Kosovës nuk e pranon. Ky fakt tregon se në çfarë aventure e ka vënë Kosovën Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa sa ishin kryeministër dhe ministër. Shtrohet tash pyetja çka dhe si po sillet Hashim Thaçi me këto nënshkrime, kur Serbia nuk ka nënshkruar asgjë, kur pala serbe nuk pranon dhe nuk implementon asgjë, nëse nuk i shërben për ta nxjerrë një "Republika serpska" në Kosovë, me 7% të popullsisë për ta grabitë 30% të territorit Kosovës. Këtij yryshi i shërben edhe nënshkrimi i Demarkacionit në një ilegalitet të thellë. Dhe kulmi i veprimit të tillë ilegal dhe antikushtetues po mbetet tradhtia e radhës, dhurata Erdoganit me 6 shtetas të Turqisë, të cilët atje ndiqen penalisht, ku mund të pushkatohen dhe të torturohen deri në likuidim. Shtrohet tash pyetja vijuese: a janë dorëzuar ata qytetar me "veprimet e tyre ndonjë institucioni prokurorial, në mënyrë që pastaj gjykata në bazë të provave dhe ligjit respektiv të marrë vendim. Vetëm kur do të pasonte vendimi i Gjykatës, atëherë do të pasonte ekstradimi ose mos ekstradimi, duke zbatuar strikt ligjin. Shkurt, kush e ka autorizuar Hashim Thaçin që t`i vazhdoi bisedimet në Bruksel? Kush e ka autorizuar delegacionin e Kosovës të nënshkruajë me një palë, e cila Kosovën nuk e pranon dhe në kontinuitet thirret në Rezolutën e KS të OKB-së nr. 1244. Po, a nuk ka ndonjë politikan të Kosovës që do të ia përkujtonte Serbisë se Rezoluta 1244 bazohet edhe në Rezolutën 1160 të 31 marsit 1998 ku mbështetje finale është Kaptina VII (SHTATË) e Kartës së OKB-së, e cila e mban në ajër mundësinë e bombardimeve, e të cilin akt e vërtetojnë edhe rezolutat tjera ( e dyta e treta, e katërta … për Kosovën). Po, pala kosovare po hyn në bisedime TEKNIKE dhe po del me fusnotë dhe e larguar pa asnjë mbështetje në paragrafët e Rambujesë, Vjenës dhe Brukselit, duke e kryer Kosovën në diskutime politike ku Serbia dikton si ish shtet kriminal. Plus, Serbia në kohën e fundit kërcënohet se "për një orë do ta okupojë Veriun e Kosovës"? Këto gracka Hashim Thaçi po i toleron që 20 vjet. Deri kur dhe kush fshihet pas pushtetit për ekstradimit të turqve është çështje e njohur. Deri kur kjo papërgjegjësi kushtetuese do të zgjatë, varet nga indolence ose vigjilenca e Parlamentit Kosovës, i cili do të duhej ta shkarkonte menjëherë pas ilegalitetit të Demarkacionit të cilin e ratifikoi me makinacione të ulëta politike politika e Hashim Thaçit. 

(Kosova Sot)