E majta evropiane, me qëndrim djathtist ndaj imigracionit

E majta evropiane, me qëndrim djathtist ndaj imigracionit
  • 21 June 2018 - 08:37

Shkruan: MICHAEL BRONING

E majta tradicionale në Evropë po përballet me kërcënimin e zhdukjes. Për më pak se dy vjet, partitë socialdemokratike të kontinentit kanë pësuar humbje historike në Francë, Holandë, Gjermani dhe Itali. Në një kontinent që gjatë është përcaktuar nga konkurrenca demokratike ndërmjet partive të qendrës së djathtë dhe atyre të qendrës së majtë, kolapsi i së majtës mund të ketë pasoja të gjera, përtej interesave të veçanta partiake. Shumë faktorë janë shkaktarë të rënies së majtë, duke përfshirë shpërbërjen e klasës punëtore tradicionale. Por, njëra nga arsyet më të rëndësishme është aq e zymtë sa është e thjeshtë: votuesit evropianë gjithnjë e më shumë kundërshtojnë imigracionin dhe nuk i besojnë të majtës për ta kufizuar atë. Të përballur me një fluks të vazhdueshëm refugjatësh dhe emigrantësh, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, votuesit evropianë kanë transformuar një sërë zgjedhjesh të kohëve të fundit në referendume popullore mbi imigracionin. Lëvizjet populiste të krahut të djathtë kanë luajtur me shkathtësi me frikën e votuesve të paarsimuar, duke i bindur ata se partitë tradicionale të punës do t'u lejojnë emigrantëve të vijnë pothuajse të pakontrolluar. Në prill, kryeministri hungarez Viktor Orban korri një fitore zgjedhore, pasi drejtoi një fushatë që u përqendrua tek "kërcënimi" ndaj "vlerave të krishtera" të supozuara nga imigrantët myslimanë. Qeveria e re e koalicionit anti-establishment e Italisë u vendos në pushtet nga popullariteti i partisë Liga, që ka qëndrim të ashpër kundër emigrantëve, kryesuar nga Matteo Salvini, i cili tani është ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër.

Retorika ndezëse

Në Slloveni, partia e opozitës së krahut të djathtë të ishkryeministrit Janez Jansha siguroi vetëm nën 25% të votave në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji, që do të thotë se Jansha do të formojë qeverinë e ardhshme të vendit. Duke i bërë jehonë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jansha bëri fushatë për një platformë kundër emigrantëve "Sllovenia në rend të parë". Kur populistët e krahut të djathtë filluan të ishin politikisht atraktivë, partitë e qendrës së majtë të Evropës shpresonin se forcat e tyre tradicionale do t'u mundësonin atyre ta përballonin sfidën. Për ta shmangur forcimin e partive të krahut të djathtë, zyrtarët e kampanjës së qendrës së majtë u përpoqën të zhvendosnin debatin publik drejt zonës së tyre të rehatisë ideologjike: papunësia, pabarazia dhe drejtësia sociale. Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) mbështeti fushatën e saj zgjedhore të vitit 2017 te slogani "Është koha për më shumë drejtësi". Megjithatë, humbje pas humbjes së dhimbshme, kanë nxitur partitë e qendrës së majtë drejt një realiteti të zymtë: votuesit të cilët janë të shqetësuar kryesisht me emigracionin nuk do të përfitohen me thirrje - sado të justifikuara - për barazi. Si rezultat, partitë e qendrës së majtë në të gjithë Evropën kanë filluar ta ndryshojnë kursin, me socialdemokratët në disa vende kyçe që ndryshojnë qëndrimet e vjetra ndaj migracionit. Në Gjermani, qeveria e koalicionit (që përbëhet nga SPD, Bashkimi Kristian Demokratik dhe partia simotër bavareze e CDU-së, Bashkimi Kristian Social) është përfshirë në një luftë të ashpër mbi imigracionin që kërcënon mbijetesën e koalicionit. Edhe pse SPD synon një zgjidhje evropiane dhe kundërshton mbylljen e kufijve të Gjermanisë, kreu i partisë Andrea Nahles bëri thirrje për procedurat e përshpejtuara të azilit që do t'u mundësonin autoriteteve të përfundojnë aplikimet për azil nga vendet e treta të sigurta brenda një jave. Muajin e kaluar, Nahles filloi debatin brenda SPD-së, kur, dukshëm duke i bërë jehonë retorikës së krahut të djathtë, deklaroi se Gjermania "nuk mund t'i pranojë të gjithë". Disa nga udhëheqja e SPD-së dhe në krahun e të saj të të rinjve, mbetën tepër të zemëruar. Megjithatë, Nahles ka forcuar qëndrimin e saj, duke miratuar publikisht një analizë kritike, të hartuar nga një bord i vëzhguesve të pavarur, rreth humbjes së zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ky raport identifikoi "mungesën e një qëndrimi stabil socialdemokratik" mbi çështjet e migrimit si një nga dobësitë strukturore të partisë. Partia Social Demokrate e Austrisë ka quar më tej shkarjen e saj rreth imigracionit. Udhëheqja e partisë ka paraqitur një platformë të re, që do të zyrtarizohet më vonë këtë vit, që formalisht ridefinon pozicionin e partisë si "pro-integruese", në një parti që e kundërshton një gjë të tillë. Edhe pse platforma i referohet "përgjegjësive humanitare" të vendit, ajo gjithashtu kërkon "mbrojtje funksionale" të kufijve të jashtëm të BE-së. Social demokratët e Danimarkës janë një hap para homologëve të tyre austriakë: në përgatitje për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ata kanë miratuar një dokument të ri të qëndrimit mbi emigracionin me titull "I drejtë dhe realist". Duke vendosur "qendrat pranuese" jashtë Evropës për të vendosur mbi pretendimet për azil, thuhet se rrjedha e emigrantëve në Danimarkë mund të zvogëlohet. Dokumenti gjithashtu bën thirrje për bashkëpunim më të fortë me Kombet e Bashkuara dhe një "Plan Marshall" për Afrikën, që me sa duket do të bindte më shumë emigrantë për të qëndruar në shtëpi.

Ekuilibri ndërmjet solidaritetit kombëtar dhe ndërkombëtar

Ky qëndrim pasqyrohet në masë të madhe nga socialdemokratët e Suedisë, pasi ata përpiqen të përballen me mbështetjen e fuqishme të publikut për demokratët e ekstremit të djathtë suedezë, që kanë qëndrim kundër imigrantëve. Kryeministri Stefan Lofven, i cili po bën fushatë për rizgjedhje në shtator, kohët e fundit e quajti politikën e emigracionit tradicionalisht të hapur, si "jo të qëndrueshme". Politika e tij e propozuar, e titulluar "Një politikë e sigurt e migracionit për një kohë të re", do të përgjysmonte numrin e refugjatëve të lejuar Suedi dhe do të parandalonte azilkërkuesit e refuzuar që të marrin mbështetje sociale - një qëndrim që grupet pro-migrimit e kritikojnë ashpër. Kritika thekson një sfidë kyçe. Në një nivel, ndryshimi i qëndrimit të socialdemokratëve ndaj imigrantëve, është një përgjigje e domosdoshme ndaj kërkesave të votuesve. Përpjekjet për të kufizuar ose menaxhuar migracionin nuk janë domosdoshmërisht të bazuara në racizëm ose ksenofobi. Çështja kryesore është që të sigurohet që reagimet e politikave të mbeten moralisht të pranueshme. Në të njëjtën kohë, një ndryshim shumë drastik mund të jetë vetë-mposhtës për partitë që luftojnë në qendrën e majtë. Ato, në mënyrë të qartë, nuk mund të kopjojnë recetat nativiste të ashpra radikale, të cilat jo vetëm që do të ishin ekonomikisht kundërproduktive, por gjithashtu do të binin në kundërshtim ndaj vlerave progresive, duke larguar mbështetësit kozmopolit. Në vend të kësaj, partitë e qendrës së majtë të Evropës duhet të krijojnë një ekuilibër ndërmjet solidaritetit kombëtar dhe ndërkombëtar me një strategji trepalëshe që përfshin kufij efektivë mbi imigracionin, një fokus në integrimin dhe përpjekjet humanitare për të lehtësuar vuajtjet njerëzore në shkallë të gjerë. Një qasje e tillë do të shmangte retorikën ndezëse dhe në vend të kësaj do të ofronte zgjidhje reale, të mendimit përpara dhe moralisht të qëndrueshëm që nuk janë populiste, por me siguri mund të jenë të njohura. Kryeministri kanadez Justin Trudeau e ka përqafuar këtë qasje, siç ka pasur edhe presidenti francez Emmanuel Macron. Pjesëmarrja e partive të qendrës së majtë në Evropë duhet të ndjekë shembullin, duke pranuar se një rivendosje e tillë mund të jetë çelësi i mbijetesës politike. Në vend të kësaj, partitë e qendrës së majtë të Evropës duhet të krijojnë një ekuilibër ndërmjet solidaritetit kombëtar dhe ndërkombëtar me një strategji trepalëshe që përfshin kufij efektivë ndaj imigracionit, një fokus te integrimi dhe përpjekjet humanitare për të lehtësuar vuajtjet njerëzore në shkallë të gjerë. Një qasje e tillë do të shmangte retorikën ndezëse dhe në vend të kësaj do ta ofronte zgjidhje reale, të mendimit përparimtar dhe moralisht të qëndrueshme që nuk janë populiste, por me siguri mund të jenë të njohura. Kryeministri kanadez Justin Trudeau e ka përqafuar këtë qasje, sikur edhe presidenti francez Emmanuel Macron. Partitë e qendrës së majtë në Evropë duhet ta ndjekin këtë shembull, duke pranuar se një rivendosje e tillë mund të jetë çelës i mbijetesës politike.

(Michael Broning është kryesues i Departamentit të politikës ndërkombëtare në fondacionin "Friedrich-EbertStiftung") Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për Project Syndicate, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot" 

(Kosova Sot)